07/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 maj 1996

Kristofer fiton Serregin në SHBA

Nesër ministri i jashtëm shqiptar në Departamentin amerikan të shtetit Ministri shqiptar i punëve të jashtme, Alfred Serregi, do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Uorren Kristofer, gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA me 8 maj njoftoi zëdhënësi i ministrisë së jashtme. Ministri Serregi do të shkojë në departamentin amerikan të shtetit, i ftuar nga sekretari amerikan i shtetit, Uorren Kristofer. Zëdhënësi tha se në takimin Serregi-Kristofer do të diskutohet me hollësi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimin e mëtejshëm të tyre në fusha të ndryshme, për situatën në Ballkan. Gjendjen në Kosovë si dhe për probleme të tjera me interes për të dyja palët.

Ne do të fitojmë sepse e meritojmë fitoren

Takim i Presidentit Berisha me banorët të qytetit Pogradecit dhe të komunës së Starovës Ne zotohemi para fermerëve shqiptarë se do të krijojmë në mbarë vendin një sistem kreditimi të leverdishëm për ta, ndaj u bëj thirrje atyre të mos mashtrohen nga socialistët, të cilët në programin e tyre kanë vendosur taksën progresive, e cila është forma më e egër e tatimeve që ekziston. Po kështu, shteti do të subvencionojë për fermerët farërat, plehrat kimike, shërbimin veterinar dhe mbrojtjen e bimëve. Dje, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, bëri një takim me banorët e Starovës në rrethin e Pogradecit. Duke hapur takimin, kryetari i komunës, Ruzhdi Myftallari, në emër të banorëve u uroi mirëseardhjen Presidentit Berisha, dhe përmendi disa nga rezultatet që janë shënuar gjatë 4 viteve të qeverisjes demokratike, ai premtoi se populli i kësaj komune do të votojë më 26 maj për Partinë Demokratike. Pastaj e mori fjalën Presidenti Berisha, i cili tha: Më lejoni t’ju përshëndes ju, banorëve demokratë të Starovës, dhe të shpreh bindjen time të thellë se më 26 maj ju do të votoni për Partinë e fermerëve dhe të sipërmarrësve të vegjël shqiptarë, do të votoni për parinë e lirë dhe të drejtave të njeriut, për parinë që bujqit e mirë kooperativistë shqiptarë, skllevërit e shtetit në tokën e tyre, i shndërron në qytetarë të lirë, zotër të tokës dhe të pronës së tyre. Duke u ndalur në programin e PD-së, të zbatuar gjatë 4 viteve, Presidenti Berisha përmendi ndarjen e tokës dhe tapive dhe fermerët shqiptarë, liberalizimin e çmimeve, blerjen e grurit nga shteti me çmime më të larta se në vendet e tjera të përparuara të botës, vendosjen e sistemit të përkrahjes sociale për të varfërit në fshat, investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi etj, rrjetin e treta e fshatarëve shqiptarë, theksoi Presidenti Berisha. Mori kredi gjatë këtyre katër viteve. Po kështu gjatë kësaj kohe ne kemi përmbysur imazhin dhe emrin jo të mirë, që i kishte krijuar Shqipërisë diktatura komuniste me burgjet, kampet e izolimit dhe varfërinë. Pastaj Presidenti Berisha u ndal në programin e ri të PD-së, duke theksuar se zbatimi para fermerëve shqiptarë se do të krijojmë me mbare është forma më e egër e tatimeve që ekziston. Për banorët e komunës së Starovës, Presidenti Berisha tha se u garantojmë ujitje me rrjedhje të lirë, ndërlidhje telefonike nga më modernet që ka vendi, ujësjellësa, shkolla dhe qendra shëndetësore të reja. Po kështu, shteti do të subvencionojë për Starovën dhe mbarë fermerët e Shqipërisë farërat, plehrat kimike, shërbimin veterinar dhe mbrojtjen e bimëve. Duke shprehur besimin në fitore Presidenti Berisha tha: ne do të fitojmë sepse e meritojmë fitoren. Dhe ju, demokratë të Starovës dhe të tërë Shqipërisë deri më 26 maj do të shpërndaheni derë më derë, vatar më vatar për të shpjeguar se çfarë kemi bërë së bashku, për të shpjeguar se çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Më pas, Presidenti Berisha prezantoi kandidatin për deputet të kësaj zone, zotin Pandeli Pasko, duke e cilësuar atë si një nga intelektualët më të mirë të Shqipërisë. Pas përfundimit të takimit, Presidenti Berisha bëri një vizitë në xhaminë e fshatit. Po dje, dega e Partisë Demokratike të rrethit të Pogradecit hapi fushatën elektorale me një miting të madh në sheshin e qytetit, në prani të më se 10 mijë vetëve, në të cilin mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Sali Berisha. Kryetari i degës së PD të rrethit, Zihni Pollozhani, pasi i uroi Presidentit Berisha mirëseardhjen në qytetin e traditave të shquara patriotike e kulturore të Pogradecit, e siguroi atë se në zgjedhjet e 26 majit Pogradeci do të votojë për alternativën e PD-së. Presidenti Berisha, në fjalën e tij, falënderoi për pritjen e ngrohtë do të jetë për të gjithë festa e madhe e demokracisë shqiptare. Programi i Partisë Demokratike, tha Presidenti Berisha, është programi i përgjegjësisë së madhe historike të qytetarëve të lirë shqiptarë për fatin e demokracisë dhe arritjeve të tyre në këto katër vjet. Është programi i ngritjes së shpejtë të mirëqenies së individit, i shkëputjes sonë përfundimtare nga varfëria që trashëguam, është programi i shtetit të vërtetë social, punësimit, arsimit, sigurisë së integrimit të Shqipërisë në kontinentin e zhvilluar europian. Këto janë e duam dhe përkasim. Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e privatizimit të plotë të bankave, energjitikës, telekomit, turizmit, minierave, dhe pasurisë sonë kombëtare në tërësi, nga kjo do të përfitojnë e pronësohen të gjithë shqiptarët. Duke u ndalur në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me vendet e huaja dhe organizatat ndërkombëtare, Presidenti Berisha theksoi se ne kemi krijuar burime të shumta financiare, për dy vjet që vijnë, tha ai, ne kemi garantuar mbi 2 miliard dollarë për të investuar në furnizimin me ujë të qyteteve dhe fshatrave, në ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, rrjetit elektrik, shkollave dhe spitaleve, në katër vitet që vijnë janë dhjetra kompani ndër më seriozët nga Europa, Amerika, Japonia, Australia që kanë vendosur të investojnë miliarda dollarë në turizëm dhe në fusha të tjera, në Pogradec dhe në mbarë Shqipërinë Demokratike, por jo në Shqipërinë socialiste. Më pas Presidenti Berisha tha se në katër vitet që vijnë, ne jemi të vendosur kufijtë tanë të jenë kufijtë e paqes dhe miqësisë me fqinjët tanë dhe Shqipëria të jetë vendi, e saj të merituar në Europë. Ne jemi të vendosur të punojmë intensivisht për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve kudo që janë dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Duke u ndalur në qëllimet destruktive të opozitës, Presidenti Berisha tha: fronti i kuq po kërcënon demokracinë dhe të ardhmen e vendit me çmontimin e vlerave tona, me mohimin e arritjeve tona, me përbuzjen e drejtësisë shqiptare, rikthimin në pushtet të atyre që urdhëruan masakrat, vrasjet në kufi, të atyre që grabitën ndihmat humanitare që organizuan shkaktimin në Pogradec, Shkodër e mbarë Shqipërinë. Unë ftoj elektoratin e Pogradecit dhe elektoratin shqiptar të përçmojnë, të refuzojë antialternativën e demokracisë, ose alternativën e frontit të kuq. Presidenti Berisha shprehu bindjen se elektorati pogradecar do të votojë për alternativën e Partisë Demokratike. Në miting përshëndeti edhe kandidati për deputet në këtë zonë, Pandeli Pasko. Për të pranishmit grupi artistik të forumit rinor të PD-së dhënë koncertin vizion 2000.

Ne zotohemi para fermerëve shqiptarë se do të krijojmë në mbarë vendin një sistem kreditimi të leverdishëm për ta, ndaj u bëj thirrje atyre të mos mashtrohen nga socialistët, të cilët në programin e tyre kanë vendosur taksën progresive, e cila është forma më e egër e tatimeve që ekziston. Po kështu, shteti do të subvencionojë për fermerët farërat, plehrat kimike, shërbimin veterinar dhe mbrojtjen e bimëve.

Rikthimi i komunizmit në Shqipëri, do të ishte fatal për Europën

Konferencë e përbashkët shtypi Shehu-Perikard Faqe 3

Partia Socialiste falenderon

Deklarata të zëdhënësit të PDSH

Partia Socialiste falenderon terroristët e MAVI-t

Deklarata të zëdhënësit të PDSH Krerët e PS lidhur me udhëtimin e tyre në SHBA pasi mashtruan njëherë opinionin shqiptar se kishin ftesë nga Departamenti i Shtetit i SHBA dhe e detyruan këtë të fundit të mohojë e përgjegjësojë kategorikisht ftesë të tillë, u detyruan të pohojnë para dy ditësh se ata në këtë udhëtim ishin të ftuar nga Fondacioni Mediteran Ccuaterli. PD sqaron opinionin shqiptar se ky Fondacion në revistën që boton, jo në një për disa shkrime nga viti ’90 - ’94 ka kërkuar copëtimin e Shqipërisë, kurse në bordine këtij fondacioni janë elementë, që sipas burimeve autoritative greke kanë sponsorizuar veprimet terroriste të “MAVI”-t ndaj Shqipërisë. Fondacionet që i drejtojnë këtij fondacioni Servet Pëllumbi e Kastriot Islami janë dëshmi e qartë se terroristët e çdo ngjyre mund të bashkëpunojnë e të merren vesh mirë me njëri - tjetrin. Partia Demokratike duke informuar opinionin publik për aktin e të dënarkusve Pëllumbi dhe Islami shpreh bindjen se me këtë akt të pandërgjegjshëm nuk do të pajtohet asnjë shqiptar.

Partia Socialiste përvetëson fotot elektorale të PD

Partia Demokratike Shqiptare i konsideron veprimet e fundit të liderëve të inkriminuar të Partisë Socialiste si pjesë e fushatës së fundit elektorale të ish Sigurimit të Shtetit. Humbjen e elektoratit, mungesën e alternativave, inkriminimin dhe kapitulimin politik të PS përpiqet që t’i kompensojë me mjete ant ligjore provokime dhe thirrje antikushtetuese dhe kërcënuese me qëllim tensionimin e situatës politike në vend. Kësaj politike tashmë të dështuar, PS i shton edhe manipulimin dhe vjedhjen e informacionit dhe fotove elektorale të PD-së, duke treguar kështu se ajo është dhe vazhdon të jetë manipulator e demokracisë. Partia Demokratike Shqiptare dënon me forcë këto provokacione dhe akte që bien ndesh me normat ligjore dhe morale të shoqërisë demokratike që ne po institucionalizojmë. Partia Demokratike Shqiptare shpreh edhe një herë gatishmërinë dhe vullnetin e saj të plotë që të bëjë të gjitha përpjekjet ligjore për të garantuar një fushatë të ndershme elektorale.

Ndaloni të inkriminuarit të bëjnë thirrje për gjakderdhje

Shtatë parti dhe dy shoqata i nisën një peticion Presidentit Berisha -Ngjarjen e Burrelit e provokuan Pëllumbi, Dokle, Islami, Abdiu, etj. genocistë të PS -Rendi arriti të shmangë me kompetencë gjakderdhjen - Ngjarjen e Burrelit e provokuan Pëllumbi, Dokle, Islami, Abdiu, etj. genocistë të PS - Rendi arriti të shmangë me kompetencë gjakderdhjen Faqe 3

NJOFTIM

Qe sot gazeta “Albania” do te dale me 12 faqe. Çmimi i saj nuk do te ndryshoje Faqe 3