08/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 maj 1996

Shqipëria - jo lindje por perëndim

Takimet e Presidentit Berisha në rrethet e Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës - Ju premtoj në emër të PD investime katër herë më të mëdha se deri më sot, ristrukturimin e rrugëve, shkollave, spitaleve, industrinë e përpunimit të bumbetrave, i garantojmë fermerët se do të përkrahim fermat e tyre me subvencione nga shteti, fidane, plehra kimike, raca, do të ripërtërijmë të gjithë sistemin ujitës dhe do grumbullojmë grurin me çmime më të larta se tregu botëror. Ju ftoj të votoni - u tha në fund kolonjarëve Berisha - për kandidatin për deputet të PD, zotin Uran Butka, një prej parlamentarëve më të përkushtuar të kësaj partie, - u tha në fund kolonjarëve Berisha - prej parlamentarëve më të përkushtuar të kësaj partie, Pastaj Presidenti Berisha vazhdoi takimet në qytetin e Leskovikut. kreditimin e leverdishëm, do dërgojë punëtorë sezonalë në Greqinë fqinje dhe në Itali. Në orën 13.30 Presidenti Berisha mbërrin në qytetin e Ersekës. Edhe këtu sheshi kryesor i qytetit ishte mbushur plot e përplot me banorë të cilët me policinë sekrete, vijoi Berisha janë hedhur në një bashkëpunim tjetër me terroristë antishqiptarë, duke filluar nga ata, të cilët janë direkt të implikuar me gjakun e shqiptarëve, me ata të cilët jo më 1912, as më 1990, po më 1993, kanë kërkuar copëtimin e Jugosllavisë, duke synuar copëtimin e Shqipërisë. Pastaj Presidenti Berisha vazhdoi takimet në atë qytetin e Leskovikut Në qendër të qytetit, mijëra njerëz presin Presidentin Berisha. Vetë Presidenti me këtë rast përuroi ujësjellësin e ri të qytetit. Salla e kinemasë është e vogël për numrin e madh të njerëzve. Auditori me i preferuar për mitingun mbetet Sheshi tek rrapi simbolik, që tashmë do të hyjë në historinë e re shqiptare. Duke marrë fjalën në këtë takim Presidenti Berisha ftoi qytetarët e Leskovikut të votojnë për PD-në. Unë ju ftoj ju, burrat dhe gratë e mençur të Leskovikut - tha ai që të votoni për PD, të votoni për këtë flamuj, të Shqipërisë dhe Komunitetit Europian, që ata të jenë përherë bashkë. Flamuri ynë është simbol i qëndresës. Ai e ka vendin aty ku e vendosi Kryezoti shqiptar, është atje ku e vendosi Skënderbeu, ndaj të votojmë për lirinë, mirëqenien, Europën e cila na do shumë e na përkrah ne... Leskoviku voton kësaj here për flamurin, të cilin e zbuluoi një leskovigar i madh, ndoshta shqiptari më i mençur i të gjitha kohërave, të valvitet atje ku e ka vendin në Perëndim, jo në Lindje. Berisha kritikoi ashpër përpjekjet e frontit të kuq që në lidhje me grupe dhe individë të ndryshëm, luftojnë për prishjen e marrëdhënieve miqësore me Greqinë. Unë ju garantoj - tha Berisha - se miqësia me Greqinë është dhe do të jetë një përparësi e madhe e jona, e Greqisë dhe e Europës. Më poshtë tha: Unë kam ardhur edhe herë të tjera këtu dhe ju më keni ngritur çështjen e pikëkalimit të Tre Urave, të kësaj pike kufitare. Vendimi është marrë nga të dy qeveritë për t’u hapur kjo pikë kufitare, ajo do të hapet, ndaj ju garantoj ju se lëvizja juaj do të institucionalizohet dhe do të jetë shumë e lirë. Ne premtojmë gjërat që realizojmë dhe Berisha por ne nuk realizojmë vetëm, ne realizojmë bashkë me ju. Dje paradite, duke u larguar nga qyteti i Pogradecit, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, u ndal në komunën e Çërravës, ku zhvilloi një takim me banorë të kësaj komune dhe të fshatrave përreth. Në fjalën e tij presidenti Berisha u bëri thirrje banorëve të kësaj komune që më 26 maj të votojnë për PD. Gjatë 4 vjetëve, tha Berisha, banorët e komunës së Çërravës ia dolën që të shndërrohen në fermerë dhe nga më të suksesshmit, ia dolën që të shndërrohen në njerëz të lirë, njerëz që jetojnë me punën e tyre të lirë. PD paraqet sot para jush programin më të mirë, për mirëqenien tuaj, për punësimin tuaj, për sigurinë tuaj, për integrimin e Shqipërisë në Europë. Presidenti Berisha u premtoi banorëve të kësaj komune ndërtimin e ujësjellësave, zbatimin më shpejt të teleferizimit që do të jetë një projekt pana me të avancuar në Shqipëri, investime në infrastrukturë, ujitje, si dhe përkrahje sociale për familjet që kanë mbetur pa pronë. Gjithashtu ai u garantoi banorëve të Çërravës se do të jenë aksionare të pronës kombëtare. Duke folur për alternativën e Frontit të Kuq, presidenti Berisha tha se ajo është alternativa e izolimit të Shqipërisë, e prishjeve të lidhjeve dhe miqësive që kemi krijuar. Duke paralajmëruar, presidenti Berisha foli banorëve të komunës së Çërravës të votojnë për kandidatin për deputet të PD-së, z. Isat Hyka, të cilin e cilësoi si vlerësat të armës së madhe të shkollës së demokracisë, intelektual dhe të ndershëm dhe të talentuar. Të pranishmit e përshëndetën dhe kandidatin për deputet z. Hyka, i cili evidentoi disa nga arritjet e PD gjatë këtyre viteve në komunën e Çërravës dhe premtoi se zërin e tyre do ta shpjerë në parlamentin e ri. Presidenti i Republikës Sali Berisha po dje shkoi në qytetin e Bilishtit në rrethin e Devollit. Në mitingun e organizuar me këtë rast, Presidenti Berisha u bëri thirrje të pranishmëve që në zgjedhjet e 26 majit të votojnë të gjithë për alternativën e PD-së që është alternativa e së ardhmes, e përparimit të Shqipërisë, e integrimit të saj në strukturat Europiane. Presidenti Berisha u ndal në arritjet e Shqipërisë gjatë 4 viteve të fundit, duke theksuar se tashmë vendi ynë ka hedhur hapa të sigurta drejt Europës, pasi ne e duam Europën dhe ajo na do dhe na përkrah. Arritje edhe më të mëdha do të shënojë Shqipëria gjatë 4 viteve të ardhshme, pasi alternativa e PD-së është alternativa e progresit. Në fjalën e tij Presidenti Berisha u ndal edhe në alternativën antidemokratike të Frontit të kuq, i cili sipas tij, do ta fusë Shqipërinë në Lindje, por kjo nuk do të ndodhë kurrë, se vendi i Shqipërisë është në perëndim dhe atje ka për të qenë gjithmonë. Duke përfunduar, Presidenti Berisha tha se PD-ja do të paraqesë programin më të mirë për të ardhmen, do të zbatojë programin e rritjes së shpejtë të mirëqenies, të rritjes së shpejtë ekonomike të Shqipërisë. Një takim i shkëlqyer i Presidentit Berisha në komunën e Mollasit përçolli emocione midis banorëve, që kishin dalë me kohë në pritjen Presidentin. Dua të garantoj të gjitha qytetarët në Shqipëri, nënvizoi Presidenti, se ato do të trajtohen në të ardhmen me më shumë se të veçantë. Për këtë qëllim PD do mendojnë për punësim, shërbimet komunale, do të inkurajojë rritjen kreditimin e levedisshëm, do dërgojë punëtorë sezonale ardhur edhe nga fshatrat përreth. Kryetari i degës së PD të rrethit, Paqësor Cane, pasi foli për arritjet në këto katër vjet demokraci, tha se kolonjarët do të votojnë për PD për të mos u kthyer kurrë më e kaluar e hidhur diktatoriale, përbuzja, injorimi dhe harrresa e Kolonjës. Po. Kolonja e bukur do votojë për Presidenti Berisha. Në këto katër vjet ne kaluam nga hapësira e vdekur, as lindje as perëndim, në hapësirën europiane perëndimore, ku kemi lindur, në atë hapësirë ku na përcakton Nolizmi, aty ku kemi të ardhmen tonë. Në këtë katër vjet ne kaluam nga vendi që nuk i shkëlqente kush tek pragu i derës, ose i vëmin terroristë nga Europa e Bota, në vendin që vizitohet sot nga mijra e mijra njerëz të shquar, nga personalitetet më të larta të shteteve me demokraci më të zhvilluara, kryeministra e Presidentë. Kjo tregon se ne i treguam Europës e botës se dimë ta përdorim lirinë, kjo tregon vlerat e qytetërimit tonë, besimin tek e ardhmja... Drejtuesit aktualë të Frontit të Kuq shqiptar në bashkëpunim të ngushtë 1993, kanë kërkuar copëtimin e urove shqiptare. Turpi është i tyre. Shqipëria s’coptohet kurrë! Ata që përinat të Sali Berishës puthe me amigatë e Fan Nolit, janë dhe armiq të gjithë Shqipërisë, ata s’kanë të ardhme, Shqipëria është e demokracisë... Fronti i kuq, - nënvizoi Berisha - këto ditë qarkullon nëpër Shqipëri sloganin se do të fitojmë, pse edhe komunistët fituan në Lindje. Ne u themi atyre se Shqipëria është perëndim,

PD - programi më i mirë, njerëzit më të mirë

- Kryetari i PDSH-së Prof.Dr.Tritan Shehu zhvillon takime me elektoratin në tre komuna të Lushnjës si dhe merr pjesë në Koncertin e Madh Festiv “Vizion 2000” organizuar në stadiumin e qytetit të Lushnjës Kryetari i Partisë Demokratike, Prof.Dr. Tritan Shehu, bëri dje disa takime në Lushnjë. Takimet e ditës së djeshme filluan në Dushk. Duke prezantuar kandidatin Agim Fuga, kryetari i PDSH-së Prof.Dr. Tritan Shehu, iu dha banorëve të mbledhur se “programi i Partisë Demokratike ka si përparësi industrinë e vogël përpunuese, e cila duhet të ngrihet pranë qendrave të prodhimit, pra sa më pranë jush”. Ne nuk do ndërtojmë gjigandë magjikë që cilët kishin mbushur plot shkallet dhe fushën e stadiumit të qytetit të tyre. Mes duartrokitjeve dhe thirrjeve entuziaste “Me ne fitojnë të gjithë” e mori fjalën Kryetari i PDSH-së zoti Tritan Shehu, i cili fillimisht falenderoi pjesëmarrësit për mbështetjen që i kanë dhënë demokracisë shqiptare. Lushnja, tha zoti Shehu, ka qenë gjithmonë në krye të zhvillimeve progresive gjatë gjithë historisë së Shqipërisë. Edhe votimi Ne, tha ai ndër të tjera, - do t’i japim frymëmarrje më të gjerë përkujdesjes sociale me kredi për çiftet e reja, për ata me status të pastrehësh, etj, do lehtësojmë premisat për investimet prodhuese dhe kështu do ulim papunësinë nën vlerën 9%. Në Fier-Shegan, zoti Shehu, e cilësoi opozitën si strukturë amorfe në krizë për emra të përveçëm. Është tragjike dhe komike - tha ai - që figura të padjena edhe për kohën e tyre si Faskot të kërkojnë ende votën e njerëzve të ndershëm. “Ndihmojeni Shqipërinë të ecë në rrugën e nisur dhe ajo do t’ju jetë përjetë mirënjohëse” - tha në mbyllje Shehu. Takimi në Kolonjë filloi me prezantimin e kandidatit Gjovalin Daka. Në fjalën e tij Shehu u ndal në fatkeqësinë kombëtare që e majta ekstreme po i ofron vendit me orientimin e saj aziatiko - lindor. “Ata që deklarojnë se në Europë po fryjnë erërat e Lindjes, nuk munden kurrësesi ta integrojnë Shqipërinë në Perëndim”. Ata - tha Shehu - po shfaqin linjat e një pushteti që shqiptarët e rrëzuan njëherë e garantoj - tha Berisha - realizojmë vetëm, ne realizojmë bashkë me ju. Në mbledhjen e ditës së djeshme në Stadiumin e qytetit të Lushnjes mëse 20.000 vetë morën pjesë në takimin me kryetarin e Pd-së Entuziazmi, flamuj dhe lule. Kjo qe atmosfera festive e kësaj pasditeje entuziaste. Me një hollësi të gjallë cili fillimisht falenderoi lushnjarët gjatë gjithë historisë së Shqipërisë. Edhe votimi jua pro-demokracisë pra qe një vazhdimësi e këtyre traditave të vyera tuajat. Në këto katër vjet, tha ai, Lushnja ka patur zhvillime të rëndësishme dhe shumë më tepër do të zhvillohet në katër vitet që vijnë. Në këtë katër vjet ne kuam individin e lirë, individin pronar. Zoti Shehu u ndal më pas në fjalën e tij në rëndësinë që do të marrin në këtë katër vjetët e ardhshme investimet në infrastrukturë në këtë rreth, si në ujësjellësa, rrugë dhe industrinë e përpunimit të produkteve ushqimore e samë panë fermerëve prodhues. PD-ja paraqet para jush jo vetëm programin më të mirë por dhe njerëzit më të mirë. Ajo paraqet njerëzit më të zotë më të ndershëm më të aftë, njerëzit e viteve 2000. Me ne fitojnë të gjithë, tha zoti Shehu, sepse ne mendojmë e punojmë për të gjithë. Duke prezantuar kandidatin Maksim Cikuli zoti Shehu shprehu sigurinë e tij se fitorja e Partisë Demokratike është një fakt i padiskutueshëm, një mesazh që tashmë e dinë dhe e urojnë të gjithë. Qytetarët lushnjarë që kishin mbushur plot e përplot stadiumin dhe fushën e sportit ndoqën më pas për afro tre orë interpretimet e këngëtarëve më të mirë shqiptarë si Ardit Gjebrea, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Mimoza Selimi etj., të cilët u duartrokitën gjatë nga të pranishmit.

Dje paradite, duke u larguar nga qyteti i Pogradecit, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, u ndal në komunën e Çërravës, ku zhvilloi një takim me banorë të kësaj komune dhe të fshatrave përreth.

Presidenti i Republikës Sali Berisha po dje shkoi në qytetin e Bilishtit në rrethin e Devollit.

Presidenti Berisha.

Në këto katër vjet ne kaluam nga hapësira e vdekur, as lindje as perëndim, në hapësirën europiane perëndimore, ku kemi lindur, në atë hapësirë ku na përcakton Nolizmi, aty ku kemi të ardhmen tonë.

Entuziazëm, flamuj dhe lule. Kjo qe atmosfera festive e kësaj pasditeje entuziaste.

Protestë

Zgjedhënësit i Partisë Demokratike Shqiptare proteston publikisht për: 1- Për pasqyrimin jo të saktë dhe jo të plotë viziv, me të cilin TVSH po paraqet në kronikat e Partisë Politike, aktivitetet e Kryetarit të Partisë Demokratike duke shtrembëruar elementin e pjesëmarrjes masive të njerëzve në to. Kjo pakasaktësi profesionale sjell dëmtimin e drejtpërdrejtë të marrëdhënieve publike që Partia Demokratike ka me elektoratin shqiptar. 2- Zgjedhënësit i Partisë Demokratike po ashtu e gjykon të nevojshme t’i tërheqë vëmendjen Departamentit të Informacionit të TVSH-së, i cili në kundërshtim me ligjin elektoral nuk po zbaton ndershmërisht raportet e kohës së transmetimit duke dhënë më shumë kohë në dispozicion për partitë opozitare. Duke bërë këtë protestë, zgjedhënësit i PDSH-së shpreson se Televizioni shqiptar do të reflektojë mbi këto probleme duke mbajtur qëndrimin përkatës.

Deklaratë e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

BIBLIOTEKA KOMBËTARE Deklaratë e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Lusim Zotin të fitojë demokracia Faqe 3

“Spiunët dhe genocidistët do t’i bëjmë ministra”

Dritëro Agolli paralajmëron shqiptarët Faqe 3