10/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 maj 1996

Schussel, zevendeskancelar dhe Ministër i Jashtëm i Austrisë

Ministri i jashtëm austriak, Wolfgang Schussel, vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare ministrore. Schussel, aktualisht edhe nënkancelar i Austrisë, pritet të takohet me homologun shqiptar Alfred Serreqi, kryeministrin Aleksandër Meksi dhe Presidentin Berisha. Ministri Schussel është i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të partisë popullore austriake, Andreas Kohl. Gjatë vizitës së tij, Bashkia e Tiranës do t’i japë ministrit Schussel titullin qytetar nderi i Tiranës. Kjo është vizita e parë në Shqipëri e ministrit Schussel dhe e dyta e një ministri të jashtëm austriak. Bashkëpunimi shqiptaro-austriak ka filluar dy shekuj më parë, që në shekullin e 18- të Austria kishte konsullatat e saj në qytetet kryesore të Shqipërisë. Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u vendosën në vitin 1956, në vitin 1992 në Tiranë u hap një zyrë përfaqësimi, dhe në vitin 1995 me nënshkrimin e traktatit të miqësisë midis dy vendeve u vendosën marrëdhëniet diplomatike në rang ambasadorësh. Në vitin 1992, Austria i dha Shqipërisë statusin e kombit më të favorizuar në tregti. Midis Shqipërisë dhe Austrisë ekzistojnë aktualisht dy marrëveshje dypalëshe: marrëveshja për mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve dhe marrëveshja për bashkëpunimin ekonomik. Bashkëpunimi midis dy vendeve në këta vitet e fundit ka përfshirë fushat e mbrojtjes, arsimit dhe kulturës. Ndihma që Austria i ka dhënë Shqipërisë gjatë viteve 1993-1995, kap shifrën 16 milionë dollarë. Në Shqipëri ndodhen tre firma austriake, koncerni i naftës OMV, firma Rogner dhe firma e pastrimit Saubermachen.

SHBA urojnë fitoren e Partisë Demokratike

Serreqi u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit Kristofer: “Urojmë dhe besojmë në fitoren e forcave demokratike” Serreqi u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit SHBA urojnë fitoren e Partisë Demokratike Kristofer: “Urojmë dhe besojmë në fitoren e forcave demokratike” Mbas deklaratës së qeverisë amerikane në mbështetje të Qeverisë Demokratike dhe forcave demokratike për zgjedhjet e 26 majit kemi konfirmimin tjetër të mbështetjes amerikane për Partinë Demokratike. Më 8 maj 1996, sekretari i Shtetit të SHBA, Warren Kristofer, priti në një takim zyrtar ministrin e jashtëm të republikës së Shqipërisë, Alfred Serreqi. Në këtë takim, që u konsiderua i rëndësishëm nga të dy palët, sekretari Kristofer vlerësoi lart realizimet dhe arritjet e shënuara nga këto katër vjet nga Qeveria shqiptare dhe presidenti Berisha në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut, në krijimin e një shteti ligjor dhe të institucioneve demokratike. Shqipëria, shembulli më i shëmtuar i diktaturës komuniste, u vlerësua si vendi i suksesit surprizë të reformave dhe rritjes së madhe ekonomike. Administrata amerikane, nënvizoi sekretari i shtetit, Kristofer, është e bindur se zgjedhjet legjislative të 26 Majit do të jenë të lira, të drejta e demokratike dhe vlerësoi angazhimin dhe masat që kanë marrë qeveria shqiptare në këtë drejtim. Ai u shpreh se besimin se forcat demokratike do t’i fitojnë këto zgjedhje shumë të rëndësishme. Në takimin Kristofer - Serreqi, në vend të rëndësishëm zunë marrëdhëniet bilaterale, të dy bashkëbiseduesit, duke vlerësuar shumë të e tyre në të ardhmen, në fusha me interes të ndërsjellë, veçanërisht për mundësitë e rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri. Ministri Serreqi pasi falënderoi për ndihmën e rëndësishme dhe mbështetjen e gjithanshme të qeverisë amerikane në procesin e reformave demokratike në Shqipëri, theksoi angazhimin e plotë të qeverisë demokratike për intensifikimin e marrëdhënieve me SHBA, si një ndër prioritetet kryesore të politikës shqiptare. Të dy bashkëbiseduesit u ndalën gjatë në situatën e rëndë të krijuar në Kosovë. Sekretari i shtetit, Kristofer, nënvizoi se, SHBA vlerësojnë lart politikën dhe qëndrimin e Presidentit Berisha e të qeverisë shqiptare si faktor stabiliteti e paqeje në rajon dhe përgëzoi qeverinë shqiptare për përpjekjet e saj për një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës. Ministri Serreqi vlerësoi edhe njëherë angazhimin amerikan për zgjidhjen e problemit të Kosovës si problem më delikat për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Ai theksoi se ky problem kërkon domosdoshmërisht një zgjidhje nëpërmjet negociatave në praninë të një pale të tretë. Sekretari i shtetit, Kristofer, e siguroi ministrin Serreqi se çështja e Kosovës do trajtohet mjaft seriozisht nga administrata amerikane, duke vënë theksin edhe në angazhimin e SHBA për zgjidhjen e drejtë të çështjes. Warren Kristofer. REUTERS

Homazh dhe dhimbje për ata që humbën jetën

U varrosen viktimat e ligenit te Prespes Dy mijëra e mijëra pogradecarë përcollën për në banesën e fundit, me dhimbje të thellë e lot në sy trupat e nxënësve dhe mësuesit që humbën jetën dy ditë më parë gjatë një shetitje në liqenin e Prespës. Nderim dhe homazh për këto fëmijë të pafajshëm që u ndanë nga jeta dhe për mësuesin e tyre. Lule dhe lotë. Kortezhi i gjatë që përcillte trupat e tyre qe i pafund. Pesha e dhimbjes qe shumë më e rëndë se pesha e trupave të tyre të pajetë. Dhimbjen për humbjen e tyre e përjetoi dhe e tërë Shqipëria. Flamuj në gjysmështizë dhe muzikë funebër. Dhimbje dhe lotë. Në ceremoninë e varrimit të tyre morën pjesë edhe Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor zoti Pjetër Arbnori dhe kryetari i PDSH-së zoti Tritan Shehu. Kurora me lule, që u ngjanë ëndrrave të tyre. Kurora nga familjarët, të afërmit, partitë, shoqatat, Kuvendi Popullor, Këshilli i Ministrave, Presidenti i Republikës. Shumë kurora me lule në shenjë nderimi dhe respekti për këto jetë të shuara pafajësisht. Presidenti Berisha u dërgon telegram ngushëllimi familjeve të të mbyturve. E kështu dita e përlotur u sos me peshën e dhimbjes ngarkuar. Dje u varrosen 11 viktimat që arritën të gjenden, ndërkohë që forcat speciale vazhdojnë intensivisht punën për gjetjen e tre viktimave të tjera.

Pranë jush në këtë dhimbje të madhe

Telegram ngushëllimi i Presidentit të Republikës Sali Berisha Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i dërgoi telegram ngushëllimi familjeve për humbjen e fëmijëve të tyre në Liqenin e Prespës. Të dashur prindër, motra e vëllezër, të afërm, mësues, bashkënxënës dhe bashkëmoshatarë të 13 nxënësve dhe mësuesit të shkollës së mesme të Starovës, që më datë 7 maj humbën jetën në Liqenin e Prespës. Në këtë ditë dhimbjeje, pikëllimi dhe zie për të gjithë ju, Starovën, Pogradecin dhe mbarë Shqipërinë unë ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe të mbarë popullit shqiptar për humbjen e pazëvendësueshme të fëmijëve, motrave, vëllezërve, të afërmve, miqve, shokëve dhe shoqeve tuaj të dashur. Unë dua t’ju siguroj se unë dhe gjithë familja ime, çdo shqiptar dhe çdo familje shqiptare, me shpirt dhe zemër ndodhet sot pranë jush, ndan sot me ju pikëllimin, dhimbjen dhe zinë që ka rënë në zemrat dhe vatrat tuaja dhe që të gjithë së bashku lutemi sot për njerëzit tuaj të dashur, të cilët humbën jetën që shpirti i tyre fisnik dhe i papasëm të prehet në paqe dhe qetësi. Lutemi të gjithë për ju me shpresë dhe besim se ju, me forcën tuaj shpirtërore, me ndihmën e Zotit dhe solidaritetin tonë vëllazëror do të duroni dhe mposhtni këtë dhimbje. Zoti i bekoftë shpirtrat e njerëzve tuaj të dashur! Zoti i bekoftë familjet tuaja, Starovën, Pogradecin dhe Shqipërinë!

PS në fushatë

Shaqir Vukaj mbledh celulën në varreza

A ka të drejtë Ruçi të sulmojë Pëllumbin?

Spiunët kundër njëri tjetrit Të jesh me pseudonimin “CIGARJA” nuk ke asnjë avantazh ndaj atij që mban pseudonimin “YLLI”

Premtime të çuditshme të PS-së

Hajdaraga: S’do ketë më përmbytje

PS-ja përgatitet të protestojë për humbjen e 26 Majit

Anastas Angjeli mblodhi në miting vetëm 20 veta

PS nuk respekton zinë kombëtare

- Kryetari i PS Berat konfliktohet me forcat e rendit sepse nuk pranon të ulë flamurin në gjysëm shtizë - Durrësi dje gdhihet me parullat e kuqe socialiste Nuk ka pranuar dje kryetari i PS Berat ta ulë flamurin në selinë e PS në gjysëm shtizë. Absurditeit i socialistëve nuk njeh limite vetëm sepse sekretari për zënë kombëtare është nënshkruar nga Presidenti i Republikës, kryetari i PS Berat nuk ka pranuar ta zbatojë duke treguar përbuzje për viktimat e pafajshme të tragjedisë në Pogradec. Megjithatë, pavarësisht nga dëshira apo jo e socialistëve për të nderuar duke mbajtur zi, 14 viktima, 14 shqiptarë të vdekur tragjikisht, dekret i Presidentit është një akt ligjor që duhet zbatuar kështu kur punonjësit e rendit i kanë kërkuar kryetarit socialist të zbatojë këtë dekret ajo jo vetëm nuk ka pranuar por është konfliktuar me forcat e rendit. Ndërkaq në Durrës pikërisht dje ditën e zisë kombëtare socialistët dursakë kanë shkruajtur për gjithë natën parullat e tyre të kuqe nëpër mure. Përveç zhgaravitjeve që ju kanë bërë lokaleve privatë militantët e PS nuk kanë respektuar as zinë kombëtare e për këtë arsye janë ndaluar në komisariat Aljosha Qama, Iljaz Labi, ish-punonjës policie dhe Alfred Dhuli. Sjellja njerëzore e këtyre militantëve të PS tregon den n’[?] shkallë arrin çmenduria socialiste. Veprimi i kryetarit të PS Berat dhe ai i socialistëve në Durrës nuk është fyërje për Presidentin Berisha përkundrazi. Fyerja i drejtohet mbarë shqiptarëve. Në raste dhimbjesh shqiptarët janë gjendur gjithnjë bashkë por ata që janë mësuar prej 50 vjetësh t’i ndajmë njerëzit edhe me festa edhe me mort sipas bindjeve politike, vazhdojnë traditën e tyre. E.P.

Slloganet përballë njëri tjetrit

PD: “Me ne fitojnë të gjithë Mirëqenie, Punë, Siguri” PS: “Bashkë me ne për një demokraci të vërtetë” Faqe 3

Marrim pjesë në hidhërimin tuaj

Qeveria shqiptare ju shpreh ngushëllimet e saj familjeve dhe të afërmve të viktimave të tragjedisë së rëndë në liqenin e Prespës , ku humbën jetën 14 vetë. Qeveria merr pjesë në hidhërimin e tyre të thellë dhe ndodhet pranë tyre për shpenzimet dhe shqetësimet e rastit. Qeveria përgëzon repartet speciale të zbulimit, forcat e rendit dhe të gjithë ata që në kushte shumë të vështira punuan dhe po punojnë për gjendjen e trupave të mbytur. Gjithashtu Qeveria shqiptare falënderon qeveritë greke dhe maqedonase për gadishmërinë dhe ndihmën e tyre të menjëhershme.