15/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 maj 1996

Berisha priti Presidentin e UEFA-s

Dje Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti në një takim të veçantë z. Leonard Johannson, Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA-s) dhe zotin Gerard Aignë, Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s si dhe persona që i shoqëronin ata. Në bisedën tepër miqësore e të hapur, pas u diskutua në përgjithësi mbi vështirësitë e kapërcyera dhe situatën optimiste të futbollit shqiptar, u theksua veçanërisht domosdoshmëria e forcimit të lidhjeve të bashkëpunimit midis UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe vazhdimi e thellimi i mbështetjes e ndihmës së UEFA-s - për futbollin shqiptar.

Nuk ka zhvillim pa vijimësi të reformës

Deklaron Ives Berthelot, Sekretar Ekzekutiv i Komisionit Ekonomik për Evropën në OKB. Komisioni ekonomik për Evropën i OKB-së botoi muajin e kaluar raportin vjetor Evropian për Evropën Perëndimore dhe Lindore. Në të Shqipëria zinte vendin e parë për rritjen e GDP me 13.4%. Në edicionin e fundit ne kemi botuar atë që Shqipëria pa dyshim ka shkallën e rritjes më të madhe të GDP për vitin 1995 me 13.4% dhe në intervistë Ives Berthelot, Sekretar ekzekutiv i komisionit ekonomik për Evropën i OKB-së. Kjo është një shkallë e lartë zhvillimi, por ajo që është e rëndësishme është se treguesi i zhvillimit ruan një dinamizëm të fuqishëm, shton Berthelot. Stabiliteti është një problem i rëndësishëm në momentet e reformës, ajo që është e rëndësishme është ruajtja e politikave të zhvillimit, theksoi Berthelot duke iu referuar situatës aktuale të Shqipërisë në prag të zgjedhjeve.

Tirana dhe Shijaku festojnë fitoren e PD-së, fitoren e tyre

PS e dorëzuar dhe e dësh­t uar në Tiranë dhe Shijak Qyteti i lirisë nënshkroi kontratën e re me PD Më 26 maj ne do të votojmë për garantimin e atyre çfarë kemi arritur, për liritë që i kemi fituar, për pronën, për lëvizjen e lirë. Do të votojmë për konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve të saj, do të votojmë për progresin, për më shumë mirëqenie për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në Evropë. Ky qe mesazhi kryesor që përcolli dje Presidenti i Republikës në takimet e tij me banorë të rretheve Durrës e Tiranë në kuadrin e fushatës elektorale. Në takimet me banorë të fshatrave Pezë dhe Ndroq, Presidenti Berisha u prit ngrohtësisht dhe mori premtimin e tyre për të mbështetur PD në zgjedhjet e 26 majit. Presidenti Berisha u premtoi këtyre banorëve se më tepër investime në katër vitet e ardhshme, në infrastrukturë, telefonizim, telefonizim, ujësjellësa, shkolla, rrugë e spitale. Këto premtime - tha ai, ne do t’i realizojmë sepse PD-ja në këta katër vjet ka dëshmuar se i realizon premtimet. Garanci për realizimin e këtyre premtimeve evidentoi Berisha, tanimë janë edhe dhjetra e qindra marrëveshje tanimë të nënshkruara me shtete e institucione europiane e ndërkombëtare. Takimet e paradites së djeshme patën si kulm pritjen e jashtëzakonshme që rezervuan për Presidentin Berisha banorët e qytetit të Shijakut. Ata kishin dalë për ta pritur zotin Berisha me mëse 5 0 [?] makina të zbukuruara me flamuj që 10 km larg qytetit të tyre. Dhe Presidenti Berisha për t’i nderuar shijakasit për këtë manifestim e pritje entuziaste që i rezervuan që nga Katër Rrugët e deri në qendër të qytetit për afro 2 km bëri rrugën me këmbë së bashku me ta. Përgjatë gjithë rrugës nuk reshtën përshëndetjet duartrokitjet dhe lulet. Shijaku e kishte kthyer ditën e djeshme në ditë feste, si për të dëshmuar se në këtë qytet rezultati i votimeve të 26 majit është “vulosur” në favorin e garantuar e të thellë të PD-së. Mbi 10 mijë banorë që kishin zbukuruar sheshin e qytetit brohoritën gjatë për mirëseardhjen e Presidentit. Presidenti Berisha duke iu drejtuar popullit demokrat të qytetit të Shijakut, tha, se Shijaku është një qendër e fuqishme e ekonomisë së vendit, është ndër më të suksesshmit në Shqipëri në këto katër vite, por ai do të bëhet edhe më i suksesshëm në të ardhmen. Ai u premtoi banorëve të këtij qyteti investime shumë më të mëdha në infrastrukturë. Zgjedhjet e 22 marsit 1992, tha Berisha ndanë sistemet ndërsa zgjedhjet e 26 majit këtë vit vënë në dijeni historinë. Në takimin me banorët e Sukthit Presidenti Berisha ndër të tjera u premtoi atyre se shpejti Sukthi do të bëhet asfalt bashki. Ai i garantoi fermerët se toka do t’u jepet në pronësi. Gjithashtu zoti Berisha u tha atyre të kenë besim tek programi PD-së sepse ai, vendoset në iniciativën tuaj të lirë. Ndërsa socialistët flasin për taksa progresive do t’u ulim ato, garantoi Berisha, sepse ne besojmë tek ju. Ne besojmë tek privati sepse ai është investitori i sigurtë. Në fshatrin Rubjek të komunës së Maminasit Presidenti Berisha pasi evidentoi arritjet dhe garantoi për investime e rritje të mirëqenies u ftoi socialistët (jo marksistë) të votojnë për PD-në sepse ato, tha, janë shumë më afër programit të PD-së se sa me enveristët marksistë nga të cilët drejtohet sot PS-ja. Në takimin e zhvilluar me banorët e Kamzës, takim i cili qe mjaft entuziast, Berisha i garantoi banorët e ardhur dhe të vendosur këtu, se janë të mirëseardhur, dhe se qeveria do të investojë për urbanizimin dhe infrastrukturën sidomos në telefonizim, shkolla, qendër shëndetësore, ujë, etj. Ata që i tremben lëvizjes së lirë, tha ai, i tremben urbanizimit, i tremben civilizimit qytetërimit. PD-ja, tha Berisha nuk u largoju [?] sepse ajo është parti e lirive tuaja. Ndaj ju, tha ai nuk duhet ti besoni Frontit të Kuq sepse me idenë e tyre djallëzore të pronës pluraliste qëndron ideja për ndryshimin e pronës suaj. Presidenti Berisha u takua dje edhe me banorët e Shkozës dhe të Krrabës. Në këto takime Presidenti Berisha i ftoi banorët të mos bien në lojën e Frontit të Kuq. Fronti i Kuq, tha ai, e dorëzoi Tiranën. Atë e fyen elektoratin e tyre duke qenë zona të lira në kryeqytet për ato njerëz që kanë dalë nga parapraparët e Ramiz Alisë. Banorëve të Krrabës Presidenti Berisha, mes të tjerave u tha se programi i PD-së parashikon ristrukturimin e minierës, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe infrastrukturës, etj. Kontrata ime me studentët është e përjetshme, u deklaroi Presidenti i Republikës Sali Berisha mijëra studentëve, të mbledhur si në dhjetorin e ’90, në sheshin historik “Demokracia”. Presidenti Berisha shprehu krenarinë për veprën e studentëve shqiptarë dhe për Universitetin e Tiranës, ndër më të mirët në Europë. Presidenti Berisha parashtroi para të pranishmëve të shumtë në takim, objektivat e PD dhe 4 vitet e ardhshme, përcaktimin e buxhetit si të njëjtës përqindje me vendet e pasura për arsimin, dyfishimin e numrit të studentëve në universitetet e Shqipërisë, synim ky që do të jetë i vazhdueshëm, si dhe përmirësimin e përhershëm të kushteve të jetesës në konvikte. Në prezantimin e deputetit të kandiduar nga PD në zonën që përfshin qytetin Studenti, drejtorin e Galerisë së Arteve, Alush Shima, Berisha paralelizoi jehonën botërore të veprës historike të studentëve për rrëzimin e diktaturës me të egër të Europës me jehonën botërore të veprës artistike dhe disidente të Shimës. Në vijim të takimeve të ditës së djeshme, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, zhvilloi pasdite takime me zgjedhësit e zonave elektorale 50, 52 dhe 44 të Tiranës. Presidenti Berisha u bëri thirrje banorëve të këtyre zonave që ditët që kanë mbetur t’i shfrytëzojnë në fushatë për Partinë Demokratike, e cila, siç u shpreh ai është alternativa e së ardhmes. Fronti i Kuq, tha Berisha, e ka dorëzuar Tiranën në 10 zona. Unë ju bëj thirrje që edhe ju ta dorëzoni Frontin e Kuq dhe ta ktheni shpresën e tyre në disfata. Kjo është në nderin e Tiranës. Berisha nënvizoi në këto takime idenë se një nga motivet që duhet të votojnë për PD në zgjedhjet e 26 majit është konsolidimi i institucioneve të shtetit sepse nëpërmjet tyre ne mund të luftojmë korrupsionin, mund të mbrojmë ligjet që ditëm të hartojmë në këto katër vjet, mund të konsolidojmë demokracinë. Berisha garantoi banorët e këtyre zonave se ashtu sikundër në këto katër vjet në ristrukturuan 70 përqind të strukturave të Partisë Demokratike edhe në katër vitet në vazhdim ripërtëritja do të vazhdojë të jetë motoja e Partisë Demokratike. Gjatë këtyre takimeve Presidenti i Republikës i bëri thirrje banorëve të këtyre zonave, të cilët ishin të shumtë në këto takime të votojnë për kandidaturë e PD. NDREKE GJINI

Kur hajduti thërret “kapeni hajdutin” A do t’i kthejë Dokle 400 mijë dollarët e grabitur? Ku i gjeti Angjeli 70 mijë dollarët e vilës së tij? Shefi i gazetës së PS “përgatit valixhet” Partia Socialiste dorëzohet Dje zv kryetari i PS nuk ka zhvilluar dot asnjë takim elektoral Nipi i N.Hoxhës, shofer i Hajdaragës kundër forcave të rendit Faqe 3