19/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 maj 1996

Zgjedhjet e 26 Majit duhet të konsolidojnë fitoret e katër viteve

Pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë - Sipas radios Zëri i Amerikës Pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë Zgjedhjet e 26 Majit duhet të konsolidojnë fitoret e katër viteve - Sipas radios Zëri i Amerikës Sekretari Amerikan i Shtetit, Uoren Kristofer u takua kohët e fundit me ministrin e jashtëm shqiptar Alfred Serreqi. Në takim u diskutua rreth zgjedhjeve parlamentare të 26 Majit, të cilat organizohen në një pikë kritike për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet do të ndiqen nga vëzhgues Amerikanë dhe Europianë. Zoti Serreqi siguroi zotin Kristofer se zgjedhjet do të jenë të drejta dhe të lira. Në to do të marrin pjesë mbi 12 parti. Sipas sondazheve Partia Demokratike ka të ngjarë të fitojë numrin më të madh të vendeve në parlament. Partia Demokratike erdhi në pushtet më 1992, duke fituar zgjedhjet e para të lira në 70 vjet. Nën udhëheqjen e presidentit Sali Berisha, Partia Demokratike e ka futur vendin në rrugën e reformave ekonomike dhe politike. Partitë e opozitës shpresojnë të përfitojnë nga akuza për korrupsion në qeveri dhe nga vështirësitë e krijuara nga reformat ekonomike. Sekretari Amerikan i Shtetit dhe ministri i jashtëm shqiptar biseduan edhe rreth gjendjes në Kosovë. Ashtu si Shqipëria, Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për rritjen e dhunës dhe tensioneve në Kosovë. Në rajon vazhdon keqtrajtimi i shumicës shqiptare. Disa shqiptarë janë marrë nga policia serbe. Shtetet e Bashkuara kanë interes të fuqishëm në procesin e vendosjes së demokracisë dhe shtetit juridik në Shqipëri. Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në përpjekje për të krijuar një ekonomi tregu dhe një qeveri demokratike. Në zgjedhjet e 26 majit populli shqiptar do të ketë një mundësi për t’i konsoliduar këto fitore.

22 marsi - vota e lirisë, 26 maji - vota e mirëqenies

Presidenti Berisha në Tropojë, Has, Kukës dhe Pukë -Kryetari i Bashkisë së Tropojës Zenel Neza i Partisë Socialiste u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij të votojnë për PD dhe të distancohen nga lidershipi socialist. -Po në këtë miting u bënë thirrje nga kandidatura e tyre Guxim Byberaj, kandidati i PBSD-së dhe Ram Muja, kandidati i LDSH-së, duke u bërë thirrje elektoratit të tyre të votojnë për PD-në. Presidenti i Republikës Sali Dje në mesditë Presidenti i do të votojë për Partinë Demokratike, Në miting përshëndeten edhe pritën me brohoritje të fuqishme Presidentin Berisha. Berisha pati dje një takim entuziast me banorët e qytetit të Bajram Currit dhe të zonave përreth që kishin mbushur qendër e të mërkurës sheshin kryesor të qytetit. Malësorët e Tropojës përshëndetën për minutat tëra Presidentin Berisha duke shprehur besimin për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 26 majit. Duke ju drejtuar bashkëqytetarëve të tij në këtë miting madhështor Berisha tha se ju votuat në 22 mars për lirinë kurse në 26 maj do të votoni për mirëqenien tuaj, sepse pas lirisë vjen mirëqenia prandaj ne themi se me ne fitojnë të gjithë, sepse ne mendojmë mirëqenien e të gjithë popullit. Presidenti Berisha u ndal pastaj në programin e Partisë Demokratike i cili hap perspektiva të reja edhe për rrethin e Tropojës dhe krejt Malësinë e Gjakovës nëpërmjet investimeve që do të bëhen për infrastrukturën, minierat, turizmin, etj. Valbona tha Presidenti Berisha duke folur për këtë luginë të bukur e me emër, nuk do të jetë më një perlë vetëm e Tropojës dhe e Shqipërisë por edhe për turistët e huaj. Duke folur për problemin e Kosovës Presidenti Berisha tha se çështja e saj është bërë sot një çështje e gjithë botës dhe ne nuk do të heqim dorë nga lufta për Kosovën për të mbrojtur të drejtat kombëtare dhe njerëzore të vëllezërve tanë. Presidenti Berisha shprehu bindjen e plotë se populli demokrat i Tropojës do të votojë për alternativën e Partisë Demokratike dhe ftoi edhe anëtarët e PS-së të votojnë për programin e PD-së, sepse tha ai ky program nuk merr ideologji por me objektiva konkrete. Kryetari i Bashkisë së Tropojës Zenel Nezha në këtë miting dhanë dëshmi nga kandidatura e tyre Guxim Byberaj, kandidat i PBSD-së dhe Ram Muja, kandidat votojnë për PD-në. Dje në mesditë Presidenti i Republikës Sali Berisha pati një takim me banorë të rrethit të Hasit. Në mitingun e organizuar në qytetin e Krumës, Presidenti Berisha u shpreh mirënjohjen e thellë hasjanëve të cilët i dhanë Partisë Demokratike, që në ditët e themelimit të saj, përkrahje të fuqishme. Partia Demokratike tha Berisha u krijua nga dëshira e vajzat e Shqipërisë, të cilët u besonin ndjenjave të lirisë dhe e përçmonin diktaturën. Ata donin të ishin njerëz të lirë, qytetarë të lirë të një vendi të lirë. Duke evidentuar arritjet e këtyre katër vjetëve të qeverisjes së Partisë Demokratike Presidenti Berisha tha se ato dëshmojnë se Shqipëria tashmë është tokë e zonërve të lirë. Sot, vazhdoi ai, Shqipëria është 100 herë më e fortë e më e sigurtë se 4 vjet më parë. Alternativa e Partisë Demokratike, tha Presidenti Berisha, duke iu drejtuar mijëra të pranishmëve në këtë miting, është alternativa juaj, e identitetit tuaj, e njerëzve të lirë. Ndërsa alternativën e Partisë Socialiste ai e cilësoi si alternativë të izolimit të Shqipërisë, e përçudnimit të njerëzve, alternativë që çëron lirinë dhe pronën. Përkrahësit, për këtë arsye, tha duke përfunduar Presidenti Berisha, u drejtohem ju që votuat edhe në emër të Partisë Demokratike, sepse me ne fitojnë të gjithë, fiton Shqipëria. Kandidati për deputet i PD-së në këtë zonë, Maxhun Peka, në fjalën e tij shprehu besimin se populli i Hasit do të votojë për Partinë Demokratike, për integrimin e Shqipërisë në Evropë. Rreth 20 mijë veta banorë të Kukësit e nga rrethet e tij u mblodhën dje në mitingun e organizuar në qendër të qytetit, ku mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Sali Berisha. Në miting përshëndetën edhe kandidatët për deputetë të PD-së, Urim Muja dhe Jemin Gjana. Dje pasdite, Presidenti i Republikës, Sali Berisha u takua me banorë të komunës së Shëmrisë në rrethin e Kukësit. Duke i përshëndetur malësorët e kësaj komune për ndihmën që i dhanë demokratëve, Presidenti Berisha theksoi se kjo ndihmë e shndërrua në liri të individit dhe vendosjen e lëvizjes së lirë të njerëzve. Praktikisht, çdo qytetar, vazhdoi ai, gjen tek programi i Partisë Demokratike liritë e drejtat e tij. Me punën e saj PD-ja bëri të mundur krijimin e qindra e mijëra pronarëve, duke mundësuar që Shqipëria të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Evropën Lindore. Këtu qëndron edhe suksesi i gjithë atyre që votuan për PD-në më 22 mars të vitit ’92. Me peshët Presidenti Berisha u ndal në ndihmën që do t’i japë qeveria demokratike këtyre zonave sidomos në përmirësimin e infrastrukturës, ujitjen, telekomin si dhe në organizimin e një emigracioni sezonal. Në këtë takim përshëndeti edhe kandidati për deputet i PD-së, Bashkim Kopliku. Po dje pasdite Presidenti Berisha u takua me banorët e qytetit të Fushë-Arrëzit. Mijëra banorë të këtij qyteti dhe të fshatrave për rreth që kishin mbushur plot sheshin e qytetit e pritën me brohoritje të fuqishme Presidentin Berisha. Berisha u shpreh para banorëve të Fushë Arrëzit se diktatura u hakmor në mënyrën më çnjerëzore dhe tragjike ndaj jush duke djegur për së gjalli dhjetra njerëz të pafajshëm. Fushë-Arrëzi, tha ai u shndërrua në një shesh - arenë ku u desh diktatura me dëshmorët e saj. Ata që kryen krimin e shëmtuar dhe makabër të djegies së qytetarëve do të vihen para ligjit. Por, tha ai, po aq sa i shëmtuar ishte krimi, po ishte e shëmtuar edhe fshëhja e gjurmëve të krimit. Në këto katër vjet, tha ai, ne do të donim të kishim realizuar më tepër. Por rëndësi ka që realizuam mundësitë më të mëdha për katër vjetët e ardhshme. Ai u bëri thirrje socialistëve dhe njerëzve pa parti të këtij qyteti dhe të gjithë Shqipërisë të votojnë për PD-në sepse u shpreh ai ato janë shumë më afër programit të PD se sa lidershipit të inkriminuar dhe marksistëve të PS-së. Edhe banorët e qytetit të Pukës e mbushën plot e për plot sheshin kryesor të qytetit të tyre në pritje të Presidentit Berisha. Lëvizja e lirë, tha Berisha, është promotori i demokracisë. Ai u premtoi pukjanëve se do ta mbështesë lëvizjen e lirë në veçanti për këtë zonë. Puka, tha ai ka sot lidhje të ngushta me Zvicerën. E këtë e bëjnë sepse ne dëshmuam se dimë të ndërtojmë demokracinë. Dëshmuam se jemi partnerë seriozë. Frontin e Kuq, tha ai sot nuk e ndihmon asnjëri. Enveristët shqiptarë sot janë më të izoluar se kurrë, tha Berisha. Në vizitën që bënë krerët socialistë në SHBA, tha Berisha ata nuk gjetën te fuarnga asnjë institucion shtetëror për shkak se u duhën me ekstremistët më të egër antishqiptarë. Ai u premtoi pukjanëve investime në infrastrukturë, pyllëzime e sidomos nxitje të industrisë përpunuese të drurit. Ai u premtoi dhe për lidhjen me korporata të fuqishme të Kanadasë dhe Australisë për shfrytëzimin e nëntokës. Ndryshë nga ky program taksor Presidenti Berisha rrëzoi që propozon Fronti i Kuq mbjelljen papunësi dhe varfëri ndaj unë ju propozoj juve që parimeve të Marksist të mos u besoni. -Kryetari i Bashkisë së Tropojës Zenel Neza i Partisë Socialiste u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij të votojnë për PD dhe të distancohen nga lidershipi socialist. -Po në këtë miting u bënë thirrje nga kandidatura e tyre Guxim Byberaj, kandidati i PBSD-së dhe Ram Muja, kandidati i LDSH-së, duke u bërë thirrje elektoratit të tyre të votojnë për PD-në.

Në qershor marrëveshje e Shqipërisë me BE

- Intervistë e ambasadorit të BE zotit Germano dhënë TV-së Në aspektin e politikës së jashtme vendimi i ditëve të fundit të Këshillit të Ministrave të BE lidhur me Shqipërinë padyshim përbën një ngjarje të madhe për politikën e Shqipërisë. Lidhur me këtë ne biseduam me ambasadorin e Komisionit të BE në Tiranë zotin Elio Germano i cili u shpreh: - Siç dihet tashmë Këshilli i Ministrave të Punëve të Jashtme të BE në mbledhjen e tij të 13 majit bëri të njohur faktin se Komisioni Europian do të paraqesë së shpejti një mandat për përfundimin e një marrëveshje me Shqipërinë që përbën një hap të rëndësishëm, drejt asocimit. Veprimi i Këshillit të Ministrave, është jo vetëm i rëndësishëm por edhe i pritur, sepse thekson në mënyrë të qartë se objektivi final i marrëdhënieve në mes Shqipërisë dhe BE është përfshirja e vendit tuaj në këtë bashkim. - Kur mendoni se mund të fillojnë negociatat? -Në rast se marrim në konsideratë veprimin e Këshillit të Ministrave, them se nuk do të ketë vonesa te karakterit teknik dhe besoj se gjithçka do të zgjidhet brenda muajit qershor, pra nën presidencën italiane. - Cila do të jetë përmbajtja e kësaj marrëveshje? - E thashë edhe në fillim se problemi i asociimit nuk është në vetvete një fakt i ri. Problemi është nënvizuar nga Këshilli i Ministrave i BE, është të dimë kur Shqipëria me gjithë reformat e lavdërueshme politike, ekonomike e sociale që ka kryer do të jetë në gjendje të suportojë pasojat ekonomike të një marrëdhënie të re shumë të thellë me Europën. Pra përmbajtja e kësaj marrëveshje do të jetë një përmbajtje përgatitore derisa Shqipëria të jetë në gjendje të integrohet në raporte ekonomike shumë të gjera me BE. Kjo nuk do të thotë natyrisht t’i presim gjatë. E theksoj edhe njëherë se BE me klauzolën evolutive për Shqipërinë shpreh qartë objektivat e këtij bashkimi në marrëdhëniet me vendin tuaj.

PS është po ajo, PPSH e 50 viteve

ZËRI I POPULLIT ORGAN I PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË KONGRESI I 10-të Luftë i ri për partinë? [?] VENDIM I Kongresit të 10-të të PPSH-së Faqe 5

Mbështetje e qartë për Partinë Demokratike

Nënshkrimi i dy marrëveshjeve me Greqinë Faqe 3

PS në konferencë shtypi Vendimi “i paligjshëm” është i ligjshëm Mbas deklaratave amerikane në mbështetje të PD

PS në konferencë shtypi Vendimi “i paligjshëm” është i ligjshëm Faqe 3 Mbas deklaratave amerikane në mbështetje të PD -Islami: “Nuk përgjigjem për departamentin e shtetit”