Worth: SHBA dëshiron një qeveri demokratike në Shqipëri
SHBA po ndjekin nga afër zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
- Politikanët e mbrapshtë të mos pengojnë proceset demokratike
- Shumë ish komunistë nuk u lejuan të kandidonin për deputetë. Shumica ishin të PS dhe dhe nuk u lejuan të kandidonin në bazë të ligjit të ri, dhe kjo ndoshta është diçka e dobishme për të ardhmen e Shqipërisë
- SHBA do të vazhdojnë të jenë të angazhuara për të ndihmuar thellimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri
- Në rast se zgjedhjet nuk do të kishin sukses dhe do të triumfonin elemente negative dhe të errët ose në rast se ata do të përpiqen të dalin fitues e do të ndikojnë mbi zgjedhjet, kjo gjë natyrisht që do të zbënte entuziazmin e SHBA si dhe të europianëve për të bashkëpunuar me Shqipërinë
Shehu - Worth
F.3
Miliona dollarë presin fitoren e PD
Presidenti Berisha takohet me banorë të rretheve Dibër, Bulqizë, Mat dhe Lushnje
-Presidenti Berisha rikonfirmoi edhe njëherë pikëpamjen e PD-së, e cila e konsideron korrupsionin një armik të sajën dhe se lufta kundër tij do të duke ju shprehur kështu mundin e sakrificën e bërë gjatë 50 viteve. Një vëmendje të veçantë PD-ja në katër përurimin e fillimit të punimeve të ujësjellësit të këtij fshati, pikërisht atë vend ku me 1944 krimineli dhe Jerroslav Alla. Presidenti Berisha ishte dje paradite, mes banorëve të Çermës në vazhdojë pa ndërprerje. -Ndonjë ose disa prej jush, mund të jenë zemëruar nga ndonjë ose disa gabime të PD, por ndaluni për një çast, kujtoni se me ne fituat pronën, fituat lirinë e fjalës dhe të lëvizjes, jeni zot të vetes dhe jetoni shumë më mirë se dje. Presidenti Berisha në vijim të turit të tij elektoral, ishte të dielën në Dibër, Bulqizë, Mat për të paraqitur kandidatët e PD-së në zgjedhjet e 26 majit të 96-ës. Takimet në Dibër nisën në fshatin Kastriot me përurimin e fillimit të punimeve të ujësjellësit të Sofanikës i cili do të furnizojë me ujë të pijshëm 25 fshatra të Dibrës. Për këtë ujësjellës u shpreh Berisha se shteti demokratik ka investuar rreth 1 milion e 300 mijë dollarë. Dibra e historive, kjo trevë atdhetare e përsekutuar nga regjimi komunist dëshmoi të dielën vlerat e lirisë e të demokracisë, duke i përcjellë Presidentit Berisha mesazhin për fitoren e sigurtë të demokracisë në zgjedhjet e 26 majit. “Duke patur besim tek vetja, tek zoti dhe tek e ardhmja”, u shpreh zoti Berisha. Presidenti Berisha duke folur në këtë tubim madhështor, “në kufijtë e Shqipërisë nga Europa”. Pas katër vitesh Shqipëria është sot aleate e vërtetë e vendeve më të zhvilluara të Europës, dhe e SHBA-së. Këto ditë në nënshkruam marrëveshjen e emigracionit sezonel me Greqinë, u shpreh Berisha, e së shpejti një marrëveshje e tillë do të nënshkruajmë me Italinë. Kjo do të përfitojnë Dibra dhe e gjithë Shqipëria. kundër tij do të vazhdojë pa ndërprerje. Prandaj nuk duhet të biem pre e propagandës së Frontit të Kuq, theksoi Presidenti. Pastaj Presidenti Berisha u prezantoi dibranëve kandidatët për deputet të PD-së zoterinjtë Luan Lazimi, Shkëlqim Hoxha si dhe zonjën Natasha Shehu të cilët ai i cilësoi intelektualë të zotë, reformatorë dhe të përkushtuar për idealet e demokracisë e të progresit. Duke marrë fjalën në këtë miting kandidatët për deputet të Dibrës shprehën besimin e plotë se dibranët do të votojnë për PD-në, “për Shqipërinë në Europën e viteve 2000”. Pas këtij takimi në Peshkopi Presidenti Berisha takohet me banorët e Maqellarës, Shupenzës etj. Në këto takime ai u premtoi banorëve të këtyre zonave se në katër vitet e ardhshme PD-ja do të subvencionojë për farërat, plehrat kimike, për përmirësimin racor të bagësisë, për karburantet, etj. Do të investojë për ujësjellësat, për infrastrukturën dhe telefoninë në këto zona. Do të ruajë të pandryshuar çmimin e grurit si dhe do të rrisë më tej pensionet e fshatarëve. Edhe në Bulqizë Presidentin Berisha e presin mijëra e mijëra banorë të këij qyteti e të rrethinave të saj. Marrëveshja e nënshkruar para disa ditësh në njërën prej kompanive më të mëdha të kromit do të bëjë të mundur, u shpreh Berisha në këtë takim, ndryshimin e krejt faqes së Bulqizës. Po ashtu në katërvjeçarin e ardhshëm PD-ja do të lehtësojë barrën e studentëve për fëmijët tuaj duke ju shpërblyer vëmendje të veçantë PD-ja në katër vitet që do të vijnë do t’ju kushtojë edhe rritjes së pensioneve për minatorët. Presidenti Berisha prezantoi dy kandidatët për deputet të PD-së në rrethin e Bulqizës, zotërinjtë Safet Zhulali e Azem Hajdari. Edhe këtu në Bulqizë e Martanesh ashtu si edhe në Peshkopi përshëndetën kandidatët për deputet Safet Zhulali e Azem Hajdari të cilët siguruan se populli në Bulqizë, Martanesh, Orenj, Çermenikë etj do t’i thotë “Jo” alternativës shkattërrimtare të PS-së. Në takimet e zhvilluara në Krasë të Martaneshit e Klosin e Matit, Presidentin Berisha e presin me entuziazëm mijëra e mijëra njerëz çfarë tregon një mbështetje dhe fitore e sigurtë për PD-në në zgjedhjet e 26 Majit. Në këtu vimë krenarë e me guxim për të parë njëri tjetrin në sy u tha Berisha banorëve të Klosit e të fshatrave përreth sepse katër vjet më parë premtuam lirinë, pronën, premtuam integrimin në Europë, e sot shohim se këto i kemi bërë realitet. Minatorët, -vazhdoi Berisha në Krasë të Klos do të jenë shumë shpejt aksionarë në minierat e kromit. Gjatë rrugës për në qytetin e Burrelit Presidenti Berisha ndalon në fshatin Kurdalis ku merr pjesë në pikërisht aty vend ku me 1944 krimineli Shefqet Peçi dhe banda e tij e kuqe morën vendimin e kobshëm që Kurdaria të bëhej shkrumb e hi e të mos mbetej gur mbi gur. I njëjti entuziazëm, e njëjta pritje madhështore për Berishën edhe në qytetin e Burrelit. Sot para jush qëndrojnë dy alternativa, tha Berisha: Ajo e mirëqenies së sigurtë, e punësimit të individit të lirë, emigracionit sezonal dhe integrimit të Shqipërisë në Europë. Por krahas kësaj ngrihet si hije e së kaluarës alternativa e Frontit të Kuq, e atyre që i thurin hymne fitoreve të ish-komunistëve në Europën Lindore duke harruar faktin se Shqipëria falëkeqësisht i ka patur nga lindja, ndërkohë që lumturinë e përparimin e ka gjetur në perëndim. I ftoj, vijoi Berisha të gjithë socialistët matjanë, të gjithë kritikët e PD-së që të votojnë për PD-në pasi programi i saj i ka përmbushur kërkesat e të gjithë shqiptarëve. Zgjedhjet e 26 majit u shpreh Presidenti nuk janë zgjedhje për qeverinë, ato janë zgjedhje për idealet tona kombëtare për të ardhmen e konsolidimin e demokracisë shqiptare. Në takimet në qytetin e Burrelit në Klos e Kurdari të rrethit të Matit, Presidenti Berisha prezantoi dhe dy kandidatët për deputet që PD-ja ka paraqitur zotërinjtë Idriz Xhumara dhe Jerossllav në rrethin e Lushnjës. Ai u rikonfirmoi fermerëve të kësaj zone synimin e PD për ta grumbulluar grurin me çmim më të lartë se në vendet e tjera të Europës. Një masë e tillë, tha ai, është pjesë e programit tonë për mbështetjen e prodhimit bujqësor kombëtar. Berisha shtoi se shteti do të ndihmojë fermerin edhe nëpërmjet subvencioneve për farërat, fidanët, plehrat kimike etj. Ndërsa në takim me banorët e Dushkut, Presidenti Berisha theksoi alternativën e PD që nuk është kolektivizimi, por mbështetja e gjerë në iniciativën krijuese. Fshatari lushnjar, tha Berisha me punën, dijen e tij, ka ditur të mbështesë vështirësitë e tranzicionit dhe të krijojë besimin se, nëpërmjet iniciativës dhe pronës private jetohet shumë më mirë se në ekonominë kooperativiste. PD në zgjedhjet e 26 majit shkon e sigurt për të fituar ndaj Frontit të Kuq, tha Presidenti Berisha në takimin e ngrohtë me banorët e Plugut. Alternativa e tyre për fshatin është kolektivizimi, bllokimi i iniciativës së lirë, tha ai. Nga doni të shkoni, iu drejtua Berisha të rinjve që kishin mbushur plot sheshin përpara shkollës 8 vjeçare “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjës. Në Perëndim apo në Lindje? E njëzëri dhurata vetë brohoritën, liri, demokraci, sinteza e të cilës mbetet Perëndimi. Lushnja, tha më tej Presidenti Berisha, qëndron në krye të rritjes ekonomike dhe kjo në sajë të punës kolektivizuese e pa planet e shtetit. Iniciativa e lirë, ekonomia e tregut është rruga jonë, tha ai, e në këtë rrugë ne kemi mbështetjen e miqve të mëdhenj në Europë dhe të SHBA. Berisha u ndal tek korrupsioni dhe premtoi luftë totale ndaj tij. Ju jap garanci, tha ai, se vetëm PD mund ta luftojë korrupsionin dhe se ky fenomen negativ nuk mund të luftohet nga Fronti i Kuq. Kujtoni radhët e gjata për një pako gjalpë, për një kilogram mish, për vajguri, njerëzit
Urimet më të mira për fitoren
Xhefri Pat - lider i Partisë Konservatore angleze i shkruan kryetarit të PDSH
Në një letër dërguar kryetarit të PDSH, lideri i Partisë Konservatore angleze Sir Geoffrey Pattie shkruan:
Partia Konservatore e Britanisë ju dërgon urimet më të mira për fitoren në këto zgjedhje.
Na vjen keq që nuk ndodhemi atje me ju fizikisht por shpirtërisht ne jemi me ju.
Në se fitojnë ish-komunistët dyert e Evropës do të mbyllen
Përfaqësues të Forca Italias në selinë e PD-së
Në se fitojnë ish - komunistët dyert e Evropës do të mbyllen
Në se fitojnë ish - komunistët dyert e Europës do të mbyllen
Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të PD-së, zoti Albert Broyka dhe Sekretari Organizativ zoti Ylli Vejziu, dje pasdite në selinë e PD-së pritën në një takim të veçantë të dërguarin e Partisë së Berlusconit, “Forca Italia”, senatorin Giuseppe Zamberletti.
“Në qoftë se fitoni ju, çdo portë është e hapur, ndërsa po humbët çdo portë është e mbyllur”. Ky ishte mesazhi kryesor i ardhur nga njëri prej vendeve të Bashkimit Europian. Ky mesazh i transmetuar edhe nga politikanë të tjerë të shumë të niveleve të ndryshme partiake dhe qeveritare nga Gjermania, Austria, Franca, Anglia, SHBA dhe nga Italia tregon për rëndësinë historike që kanë rezultatet e zgjedhjeve të 26 majit për Shqipërinë.
“Para katër vjetësh, tha zoti Zamberletti, unë pata thënë se do të vij në Tiranë më 22 mars për të festuar fitoren bashkë me ju, dhe tani jam i bindur se më 26 maj do të vij përsëri dhe të festojmë fitoren e Partisë Demokratike të gjithë së bashku”.
“Unë nuk kam qenë kaq optimist në vitin ’92 sa jam tani - tha Zamberletti. Shatero ishte e vështirë në një kohë të shkurtër do të ndryshohej ekonomia e centralizuar që në ekonomi tregu, sepse më e lehtë është të kalohet nga ekonomia e tregut në ekonomi të centralizuar sesa e kundërta. Tani jemi të bindur se ju meritoni të udhëhiqni vendin tuaj për shekullin e ri. Mos harroni se 26 Maji është si të jetë dita jonë e zgjedhjeve. Fitoni zgjedhjet që të fitojë vendi juaj!”
Më pas u diskutua për mundësitë e reja që do të krijohen për rritjen e investimeve italiane në Shqipëri, për përkrahjen politike të Italisë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian etj.
Në foto shihen njerëz në një tubim; në pankartë duken fjalët “JO KOMUNIZMIT”.
Fitorja i takon demokracisë, Partisë Demokratike
Shprehen intelektualë të shquar, shkrimtarë dhe artistë të të gjithë vendit
Faqe 6-7
Klasikët e rinj të marksizmit
“Skandali” i proceseveverbaleve mban nënshkrimin e PS
Faqe 3