E majta europiane përshëndet fitoren e demokratëve shqiptarë
Mësimet e viteve tragjike të izolimit gjatë regjimit komunist dhe socialist nuk janë harruar dhe shqiptarët nuk do të duan ta kthejnë orën prapa, ka shprehur bindjen e tij në një mesazh urimi për Partinë Demokratike Shqiptare, z. Jan Peterson, Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Norvegjisë.
Z. Peterson nëpërmjet mesazhit të tij dërguar kryetarit të PDSH-së Tritan Shehu, ka dërguar vlerësimet për arritjet vërtet impresionuese që ka përmbysja e diktaturës socialiste me të gjerë në Europë që ka bërë Shqipëria nën drejtimin e PD-së e të Presidentit Berisha.
Në emër të partisë së tij, ai vlerëson me kënaqësi se demokracia në Shqipëri është tashmë e konsoliduar dhe se Shqipëria, hap pas hapi po merr vendin që i takon në bashkësinë ndërkombëtare.
Kryetari i socialdemokratëve norvegjezë i quan të admirueshme rezultatet e arritura në fushën ekonomike dhe shprehet se ato janë frymëzuese për vendet e tjera të Europës Lindore dhe për Europën në përgjithësi. U bë i dërgoj urimet e mia më të mira për një zgjedhje tjetër të suksesshme presidentit Berisha dhe PDSH, e mbyll përshëndetjen e tij, kreu i socialdemokratëve norvegjezë, duke shprehur dëshirën për një bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen.
Me 26 maj e gjithë Shqipëria do të votojë: PD
Presidenti Berisha në Berat, Lushnje, Elbasan dhe Librazhd
Berat Banorë të të gjitha lagjeve të qytetit të Beratit, më shumë se 10 mijë vetë, u grumbulluan të martën pasdite në stadiumin e futbollit Tomor për t'i uruar mirëseardhjen presidentit të republikës, Sali Berisha. Në takimin e organizuar nga dega e PD-së përreth, ishin edhe vendit. Entuziazëm dhe brohoritje të vazhdueshme eshëruan takimin e Presidentit Berisha në qytetin e Lushnjes. Dhjetra mijra lushnjarë brohoritën fitoren e Partisë Demokratike më 26 maj. Presidenti Berisha pasi falenderoi Lushnjen për për ecjen e sigurt të vendit drejt viteve 2000. Mes entuziazmit te furishëm e mori fjalën Presidenti Berisha. Presidenti Sali Berisha, duke përshëndetur të pranishmit për pritjen tepër të veçantë që i rezervuan, tha se Berati, qyteti i kulturës dhe i traditës së lashtë, do të dijë t’i japë sërish kontributin e vet për demokracinë. Sot ju dhe Shqipëria ndodheni përpara alternativës së paraqitur nga PD-ja dhe asaj të Frontit të Kuq. Alternativën e PD-së Berisha e cilësoi shpresë, përparim e begati të sigurt të vendit drejt viteve 2000, ndërsa alternativa tjetër, tha ai, kërkon të kontrollojë sektorin shtetëror. Duke folur për perspektivat e qytetit të Beratit, Berisha nënvizoi se Partia Demokratike do të punojë që ky qytet i mrekullueshëm, qendër e madhe e kulturës shqiptare të lidhë rrugë ajrore, rrugë automobilistike të reja e të tjera me rrugë të shkurtër për t’u lidhur me detin. Në këtë drejtim, ai përmendi për shtatjen e aeroportit edhe për përdorim civil, lidhjen e qytetit me rrugë në drejtim të urave. Pasaj ai paraqiti kandidaturët për deputetë të PD-së për Beratin, zëvendëskryeministrin Dylber Vrioni, promotor të reformave ekonomike, negociues kryesor i borxhit të jashtëm, demokrat e njeri me zemër të madhe, Agron Musaraj, demokrat i përkushtuar, ministër i brendshëm, që me punën e tij ka ndikuar në vendosjen e rendit; Kozeta Menkulasi, mike e zonja, demokrati e përkushtuar, Kreshnik Pasti dhe Miko Haxhistasa, mesues të talentuar e njerëz me vizion të gjerë shkencor e politik. Paraqitja e kandidatëve për deputetë u shoqërua me miratim të ndjeshëm nga të pranishmit. Pasaj e pranishmëve iu drejtua koncerti festiv “Vizion 2000”, me pjesëmarrjen e artistëve më të mirë të vendit. Entuziazëm dhe brohoritje të vazhdueshme shoqëruan lushnjarë brohoriten falenderoi Lushnjen për voten e saj gjithnje pro demokracisë paraqiti perspektivat që i hapen këtij qyteti me fitoren e PD. Berisha shprehu bindjen se Lushnja do të votojë edhe njerëz kundër Frontit të Kuq, kunder izolimit kunder të shkuarës për një të ardhme me të mirë. Edhe Elbasani vulosi madhërishëm fitoren e PD dje pasdite në tubimin qytetar të organizuar në stadiumin e këtij qyteti. Mbi dyzet mijë vetë të mbushën shkallët dhe fushën e blertë si asnjëherë tjetër, teksa prisnin me mesazhin e ngrohtë elektoral të Presidentit Berisha. Katër vitet që shkuan ishin për ju, për ne të gjithë, katër vitet e “normales së demokracisë”, - theksoi dr.Berisha në fjalën e tij. Sot pas 4 vjetësh të gjithë së bashku si dëshmi të kësaj “shkolle” kemi liritë e ndertuara pronësinë e shqiptarëve, miqësitë e ndërtuara, Shqipërinë e integruar drejt Perëndimit, Shqipërinë drejt Europës. Më poshtë Presidenti, duke folur për rrugën e bërë në këta vitet e demokracisë u shpreh se ne edhe gabuan por patëm meriten që edhe korrigjuam. Në programin e PD për katër vitet e ardhshme Elbasani zë një vend tejet të rëndësishëm. Me krijimin e parkut industrial, zonës së lirë të këtij rajoni, jo vetëm që fitojnë ata që i kanë në rrugë diktatura me e egër komuniste me krijimin e të ashtuquajturës industri me teknologji mesjetare, por edhe Elbasani e mbarë rajoni krijojnë një garanci për të ecur përpara, duke shpëtuar njëherë e përgjithmonë nga bloza e tymi i gjigandomanisë kaba të socializmit, duke projektuar një industri moderne e me parë bashkëkohore perëndimore. Garantuar kjo nga bashkëpunimi konkret që kemi realizuar me një kompani serioze perëndimore. Më tej dr. Berisha garantoi integrimin e plotë në Europë me fitoren e PD më 26 Maj, duke uftuar jo vetëm demokratët, por edhe socialistët e Elbasanit e cilët besojnë në vlerat e socialdemokracisë dhe jo në parimet e Marksit për të votuar për PD, sepse kështu ato mbrojnë liritë e tyre, pronësinë e tyre. Në këtë manifestim, ku fjala e Presidentit Berisha pushtoi jo vetëm stadiumin, por edhe Elbasanin, ishin të pranishëm dhe përshëndetën Kryetari i PD z. Tritan Shehu, Kryeministri Peksi si dhe z. Azem Hajdari. Të pranishmit ndoqën më pas koncertin “Vizion 2000” organizuar nga FRPD, ku interpretuam zërat më të njohur të muzikës së re shqiptare. Po dje Presidenti Berisha u takua me banorë të Prenjasit. Në mitingun e organizuar në sheshin e këtij qyteti dr.Berisha theksoi se ky qytet me programin e PD do njohë arritje shumë më të mëdha për këto katër vite. 500 mijë ton hekur-nikel presin të eksportohen në Kanada e SHBA, sipas marrëveshjes me firmat e kompanisë më serioze të vendit. Ai u premtoi atyre investime në telefonizim, ujësjellës, energji, kanalizim dhe trefishimin e numrit të studentëve. Gjithashtu u premtoi emigracion sezonal me përparësi. Edhe banorët e Hotolishtit dhe Dorezit, në rrethin e Librazhdit, patën mes tyre dr.Berishën. Në takimet me ta ai u premtoi subvencione për farërat, plehrat kimike, ujitje, infrastrukturë e emigracion sezonal. Më pas dr.Berisha u ndal në Librazhd, ku mijëra vetë që kishin mbushur sheshin e qytetit, pritën me duartrokitje mesazhin që përcolli Presidenti për fitoren e garantuar të 26 Majit. Programi i PD, theksoi Berisha, garanton mirëqenie, punësim dhe integrim. Duke folur për alternativën që përfaqëson “Fronti i Kuq” dr.Berisha u shpreh se Europa nuk mund të pranojë një parti që në udhëheqje ka një ish-ministër të policisë sekrete, të një prej diktaturave më të egra që ka njohur Europa. Ata në vitin 1991 e festuan me gjakun e të rinjve shkodranë, duke dëshmuar se janë terroristë dhe fitoret nuk dinë t’i mbajnë ndryshe, veçse me gjak. Socialdemokratët gjermanë urojnë PD për fitore, tha Berisha, socialdemokratët norvegjezë në telegramin e tyre theksojnë se fitorja e socialisteve është izolim, socialistët grekë nënshkruajnë vetëm pak ditë para fitores së PD marrëveshjen qeveritare të punësimit. Ai u premtoi telefonim me prefiks, kreditim për industrinë ushqimore, ripërtëritje infrastrukture, ujësjellës, etj. 70 për qind e fshatrave do të përjashtohen nga taksat, - u tha Berisha, - duke u garantuar se lëvizja e lirë e tyre do të jetë prioritet i vazhdueshëm i programit të PD. FATMIR TERZIU NDREKE GJINI
Socialdemokratët europianë urojnë fitoren e Partisë Demokratike ndërsa PS ka mbetur krejtësisht e izoluar me
“Suksese dhe [?]
Thatcher i shkruan Berishës dhe Shehut
Socialdemokratët europiane urojnë fitoren e Partisë Demokratike ndërsa PS ka mbetur krejtësisht e izoluar me shpresat tek Kuba dhe Korea e Veriut.
Socialdemokratët europiane e izoluar me shpresat tek Kuba dhe Korea e Veriut.
Socialdemokratët europianë urojnë fitoren e Partisë Demokratike ndërsa PS ka mbetur krejtësisht e izoluar me
Elbasan
“Suksese dhe Fitore PDSH”
Thatcher i shkruan Berishës dhe Shehut
Margaret Thatcher, solli dje në mëngjes nga zyrat kancelarike të Shtëpisë së Lordëve, në Londër, në selinë e PDSH mbështetjen e saj për fitoren e PDSH.
Zonja Thatcher që drejtoi Britaninë me pozicionin e kryeministres për 17 vjet me radhë, deklaron në mesazhin e saj se “Shqipëria ka bërë një progres shumë të madh që nga fundi i shtypjes komuniste dhe është shumë e rëndësishme dhe jetësore që forcat demokratike dhe ndërmarrja e lirë të mbizotërojë pas zgjedhjeve të 26 Majit”.
Në mesazhin që Thatcher i dërgon Prof. Dr. Tritan Shehu i uron “Suksese dhe Fitore PDSH”, dhe përcjell urimet më të mira për Presidentin Berisha.
Ky është prononcimi i fundit i zonjës Thatcher e cila ka dhënë mbështetjen e saj për PDSH dhe në një formë tjetër. Zonja e nderuar Angleze ndihmoi përgatitjen e fushatës së PDSH për zgjedhjet e 26 Majit, me anë të dërgimit të një stafi specialistësh të paguar nga Fondacioni “THATCHER”, i cili punoi për një periudhë prej tre javësh pranë degëve të PDSH në rrethe.
ARTA SAKJA
Njoftime
BIBLIOTEKA [?]
Njoftime
Ditën e premte 24.05.96 ora 19.00 në sheshin “Skenderbej” zhvillohet miting-koncert festiv: “Me ne fitojnë të gjithë”, me rastin e mbylljes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike Shqiptare.
Marrin pjesë artistë dhe këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj nga Italia.
Personal që aktivizon PS, kontigjente të ish sigurimit dhe kriminelë ordinerë
Strategjia e kërcënimeve, strategji e fushatës së PS
Terroristët e kuq do të përgjigjen rëndë
Faqe 3