Fisher nuk i pranon akuzat e opozitës
Duke folur me gazetarët gjatë një pauze të punimeve të mini-sesionit të deputetëve të 39 vendeve anëtare, që po mbahet në Selanik, Fisher hodhi poshtë kërkesën për rishikim të statusit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës të bërë nga sekretari i përgjithshëm socialist Valen.
Duhet të kemi më shumë besim te ata që kanë kaluar deri në 25 vjet burg se sa te ata që për 25 vjet kanë ndaluar të tjerët të flasin, tha presidentja e deputetëve të Këshillit të Evropës, eksponente e së djathtës gjermane.
Faqe 3
Fitore absolute e Partisë Demokratike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet e votimit të raundit të parë
Më datën 26/5/1996 në të gjithë territorin e vendit u zhvillua raundi i parë i zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin Popullor të Republikës së Shqipërisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e ardhur nga Komisionet e Zgjedhjeve të 115 zonave shpall zyrtarisht rezultatet e mëposhtme: Nga 2204002 shtetas të regjistruar në listat e zgjedhësve morrën pjesë në votimet 1963344 persona ose 89%. Në përfundim të raundit të parë kandidatët e Partisë Demokratike kanë fituar në 95 zona, të Partisë Socialiste në 5 zona dhe të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut në 2 zona. Në 10 zona dhe konkretisht: Zona 20 Mirditë, 67 Elbasan, 68 Elbasan, 71 Librazhd, 76 Lushnjë, 97 Korçë, 99 Pogradec, 108 Vlorë, 110 Përmet, 111 Gjirokastër, për shkak se asnjë nga kandidatët nuk ka fituar më shumë se 50% të votave, ditën e dielë më datë 2/6/1996 do të zhvillohet raundi paragrafit 4 të nenit 8 të ligjit “Për Zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë”, “si kandidat zëvendësues paraqitet ai që ka përqindjen më të madhe të votave ndër kandidatët e tjerë që kanë marrë pjesë në raundin e parë të zgjedhjeve”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjykuan vendosi me unanimitet që për shkak të parregullsive të shumta të vërejtura që nga procedurat e votimit dhe deri në nxjerrjen e rezultateve të mos njihen këto rezultate në zonat numër 81 e dytë i takonte të konkuronin edhe kandidatët e Partisë Socialiste. Meqenëse me shkresën nr.187 datë 26/5/1996 Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Partisë Socialiste ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se tërheq kandidatët e vet për deputet dhe nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve, në mbështetje votimit dhe deri në nxjerrjen e rezultateve të mos njohë këto rezultate në zonat numër 81 e 82 Fier si dhe 11 Pukë, duke urdhëruar përsëritjen e tyre. Porositen Këshilli i Ministrave, Sekretariati i Pushtetit Lokal, Organet Lokale të Pushtetit dhe organet e tjera të ngarkuara me ligj që të marrin të gjitha masat teknike dhe organizative për zhvillimin normal të raundit të dytë të votimeve. Komisioni Qendror shpreh bindjen se edhe në këtë raund votimet do të jenë krejtësisht të lira dhe të drejta. lexoni në faqen 2
Parlament që shmang krizat
Rezultati zyrtar i zgjedhjeve u shpall mbrëmë. Partia Demokratike zotëron parlamentin duke siguruar kështu përgjithësisht atë që kishte synuar gjatë gjithë fushatës, krijimin e një mundësie qeverisëse lineare për katër vite.
Përfundimi i shmang edhe një tjetër mundësia e provokimit të krizave qeveritare dhe vazhdimi i pandërprerë i reformës duke evituar kapërcimin jo serioz të opozitës shqiptare. Në kushtet e një parlamenti stabil rregullohet ritmi i reformave dhe mundësohet përfundimi i tyre për një periudhë qeverisëse stabile. Kjo është një fitore e madhe e reformës në Shqipëri dhe stabilizohen përfundimisht drejtimi i ekonomisë shqiptare drejt një ekonomie tregu, ndërsa vendi drejt një kapitalizmi të veshur edhe me elemente sociale. Largimi i socialistëve nga zgjedhjet nuk prish formën e spektrit të parlamentit. Përsëri përket kontribuit të tyre në vendosjen dhe aprovimin e ligjeve, Parlamentit nuk do t’i ndjejë mungesën e tyre. Aq më pak po të hiqet një paralel me katër vite të shkuara, ku kontributi socialist ishte negativ me destruktivitetin e tyre dhe heqjen e vizave mbi ligjet themelore të sistemit legjislativ në Shqipëri dhe ligjeve që shoqëruan reformën ekonomike në katër vite të shkuara. Qëndrimi i tyre në parlament ka pasur dy herë pikëpyetje, ndërsa në pjesën tjetër kanë ushtruar të drejtën e kundërshtimit absolut. Fitorja e thellë e Partisë Demokratike në këtë kohë zgjidh edhe krizat të tjera në planin politik. Kështu vendi mund të vazhdojë qetësisht zbatimin e reformës pa të drejtën morale të opozitës për të kërkuar zgjedhje opozitës për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Fakti që ata filluan të shtrojnë këtë kërkesë që më 26 maj nuk përbën ndonjë gjë. Zgjedhjet e parakohshme janë kërkuar prej tyre në mënyrë permanente katër vitet e shkuara, ose më konkretisht çdo pranverë, ndërsa çuditërisht kanë menduar se kanë bërë gabim. Ata tani kërkojnë vazhdimisht për të gjetur përsëri vazhdimësinë. Është krejt e mundur se pas pak ditësh ata të vendosin të kthehen në Parlament për të kërkuar përsëri të përfundojë prapë sipas një rituali që tashmë është përsëritur më parë prej tyre. Prania politike e socialistëve tashmë është reduktuar shumë duke mbetur në shumë vende për të dytatën shqiptare e cila ka treguar një vëmendje më të madhe ndaj reformës dhe gjithë proceseve të tjera shoqëruese. Është brenda logjikës që qëndrimi i tyre ndaj reformës të ketë qenë një faktor që e ka çuar atë në një përmbajtje të mëndshme sasore dhe cilësore në parlament. Fenomeni i lustrimit (dekomunistizimit) pasi funksionoi mirë në ekonominë shqiptare, në institucionet e tjera administrative, në ligjshmëri, në policinë dhe ushtri, krijoi kushte për lustrimin e parlamentit. Numri i marksistëve, poliçikë dhe zyrtarë në atë institucion parlamentar të PS-së nuk përmban ndonjë kalë të tillë si Bardhyl Fasko, etj. Zgjedhësit shqiptarë amnistuan atë të reduktojë përqindjen e kryetarëve të kooperativave në parlament sa edhe atë të zyrave të Komitetit Qendror. Ndërkohë u realizuan hapa cilësorë në përmbajtjen e pjesës tjetër të Parlamentit duke lënë jashtë elementet më të suksesshëm të reformës shqiptare, ata në mënyrë të veçantë dhe më të spikatur për një Shqipëri të modernizuar dhe europiane.
Më datën 26/5/1996 në të gjithë territorin e vendit u zhvillua raundi i parë i zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin Popullor të Republikës së Shqipërisë.
Shqiptarët votuan për demokracinë “për vendin e tyre në Evropë”
Deklaratë e Presidentit të Republikës
Dëshiroj të theksoj se në Shqipëri situata është e qetë dhe stabiliteti i sigurt, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të zhvlerësojnë me dinjitet dhe qetësi çdo provokacion dhe çdo opozitën të respektojë rregullat e demokracisë dhe e siguroj se vendet e saj në parlamentin e ardhshëm do mbeten gjithnjë të rezervuara për të gjithë ata që merituan dhe do meritojnë të turin e dytë votën e lirë të popullit.
Ftoj kandidatët e opozitës që të marrin pjesë në votimet e zonave të balotazhit si dhe të gjithë votuesit që të marrin pjesë në turin e dytë. Të dëshiroj të siguroj se zgjedhjet do të zhvillohen në përputhje me ligjin. Në Shqipëri janë dhe do të jenë të garantuara të gjitha liritë dhe të drejtat e njeriut, e drejta e Por mendoj se thirrjet për të pushtuar rrugët dhe sheshet së shoqëruara me sloganet “votat tona plumba për ju” dhe “do t’ju varim në litar” janë thirrjet e ekonomizumit më të egër në Europë që në zgjedhjet e lira të datës 26 Maj pësoi disfatën e tij përfundimtare dhe nuk kanë asnjë përbashkët me një shoqëri demokratike. Në Shqipëri çdo qytetar, grup apo forcë politike mund të protestojë. Shqipëria nuk ka kufizuar dhe nuk kufizon manifestimet. Protestat e djeshme në sheshin “Skënderbej” nuk ishin në përputhje me ligjin ndaj i dënoj. Përgëzoj policinë për zbatimin e ligjit, sikundër i kam kërkuar prokurorisë të ndërmarrë një hetim për abuzimet eventuale dhe në përputhje me ligjin të marrë vendimin përkatës. Demokracia shqiptare sot është më e sigurt se kurrë në historinë e saj. Ajo më 26 maj mori me votën e lirë bekimin e saj të madh popullor shqiptar, bekimin e Zotit. Në krizë dhe pa asnjë shpresë është ish-policia sekrete e Enver Hoxhës por dhe “miqtë” e terroristëve shqiptarë që i ndihmuan këta dhe u përpoqën, sidomos tani së fundi të sjellin në pushtet Shqipërinë elementë që kishin marrë përsipër vrasje shtetërore dhe do të urdhëronin vrasjen e të rinjve shqiptarë. Shqiptarët votuan për demokracinë, për vendin e tyre në Europë.
PS spekulon me dhimbjen
Asnjë simpatizant i PS-së nuk është vrarë apo plagosur
Lidhur me një njoftim të dhënë sot nga ndonjë agjenci e huaj, ministria e brendshme sqaron se: Asnjë anëtar apo simpatizant i Partisë Socialiste nuk është vrarë apo plagosur gjatë fushatës elektorale. Njoftimi i dhënë nga Kastriot Islami për vrasjen e Eduart Kullollit është spekulues për motive politike.
Viktima nuk ka qenë as anëtar dhe as simpatizant i PS-së. Vrasja ka ndodhur në grindje e sipër për motive të tjera personale.
Në vazhdën e njoftimeve mbi spekulimet për vrasjen e Eduard Kullollit Ministria e Brendshme bën të ditur se:
Organet e Policisë së Komisariatit Nr. 1 kanë bërë të mundur ndriçimin e rrethanave të vrasjes dhe zbulimin e autorit të saj. Nga hetimet e para rezulton se:
Autori i vrasjes është Artan Ferdi Hasani, vjeç 24 banues në Tiranë i dënuar më parë në një herë për grabitje me 9 muaj.
Vrasja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit për motive të dobëta. Theksojmë se autori dhe viktima kanë qenë njohur më parë gjatë vuajtjes së dënimit.
Autori i vrasjes është kthyer nga Italia dhe në grindje e sipër në lokal pranë ish uzinës së mëngëve të Elbasanit në gjendje të dehur ka kryer aktin e vrasjes.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme
EUGEN BECI
Këshilltari i presidentit Shirak uron fitoren e PDSH
Kryetari i Partisë Demokratike Tritan Shehu mori një telegram urimi nga këshilltari politik i presidentit francez Shirak, z.Pierre Lelush.
Në emër të Bashkimit për Republikën dhe në emrin tim personal, me lejoni t’ju përçjell urimet e mia më të ngrohta dhe të sinqerta për fitoren e bujshme të partisë që ju drejtoni, -shkruan z.Lelush.
Bashkohem me turmën e panumërt dhe me rininë e Tiranës që u mblodhën në sheshin Skënderbej, për të festuar fitoren e ideve dhe vlerave demokratike, -thotë me tej këshilltari politik i numrit një të Francës.
Këto rezultate zgjedhore janë kurorëzime suksesi i luftës suaj politike dhe veprës së përparimit dhe reformës së ndërmarrë nga Presidenti Sali Berisha në Shqipëri, përmbyll Pierre Lelush urimin e tij dhe të partisë që e kryeson z.Zhak Shirak, “Bashkimi për Republikën”.
Casini shpreh solidaritetin me PD
Sekretari politik i kristiandemokratëve italianë Ferdinando Casini, në një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike i tha z.Shehu dhe u ra dakord që kristiandemokratët të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve elektorale.
Nga shtypi i huaj për zgjedhjet në Shqipëri
Shqetësimet për zgjedhjet janë shprehje e nervozitetit të madh të socialistëve
Deklaratë e sekretarës së përgjithshme së partisë popullore, konservatore austriake
Socialistët shqiptarë përpiqen të krijojnë trazira
Franca bën thirrje për një tur të dytë shembullor
Britania shpreh keqardhjen për tërheqjen e opozitës
Faqe 2