Rilindja Demokratike
31 maj 1996
Fronti i Kuq të tërheqë dhunën
Një sondazh i Institutit Republikan Amerikan i shpallur dje zhvlerësoi pretendimet e partisë së opozitës për një fitore të mundshme të tyre. Sondazhi revizion rezultatet të votimit gjatë ditës së 26 majit në zona të ndryshme të vendit. Nga të gjitha rezultatet e këtij votimi bëhet e diskutueshme fitorja e Partisë Demokratike, si dhe mbetet në kufijtë e sondazheve të mëparshme përqindja që merr Partia Socialiste. Pas fitoreve të thella të Partisë Demokratike nuk ka vlerë analiza e përqindjeve, por ajo fiton vlera vetëm kur gjykohen motivet e largimit të Partisë Socialiste dhe satelitëve të saj nga zgjedhjet. Padashje që arsyeja kryesore mbetet ajo e sigurisë për një humbje të plotë. Rezultati 56 për qind i marrë në disa zona, disa prej tyre të konsideruara nga socialistët dhe si zona të tyre konfirmojnë lashtë metodat e thellë të Partisë Demokratike. Natyrisht që tani nuk është e nevojshme që ilegalët e Partisë Socialiste të zbresin natën nëpër shtëpitë e njerëzve për të mbledhur firma antivoto, njësoj si në periudhën e shoqatës së Enverit. Kjo nuk i shpëton ata nga shkatërrimi i plotë i partisë as aq edhe nuk justifikon braktisjen që ata i bënë elektoratit të tyre. Socialistët janë ndeshur të zhvillojnë punën ilegale. Ata e provoan edhe dhe disa zona gjatë fushatës elektorale duke u bërë thirrje njerëzve të mos dalin në mitingjet e Berishës. Fimët që mbledhin tani, janë vetëm një manovër që vetëm majas plagën që tashmë ata kanë marrë nga vota e lirë e shqiptarëve po aq sa edhe thirrjet për të pushtuar sheshe dhe rrugë. Socialistët të ndeshur nga vendimi i sovranit nuk mund të bashkëjetojnë me një shoqëri civile dhe demokratike duke e dhunuar atë. Pra nuk mund të bashkëjetojnë me njerëzit e qetë, të përkushtuar e të ardhshëm, për demokratizimin e vendit duke frikësuar për prishjen e kësaj qetësie. Dashira e tyre për të kapërcyer sistemin demokratik shqiptar dhe për të fituar pushtetin që nuk u shton entuziaste brenda e jashtë vendit, por me Deshira e tyre për të turbulluar sistemin demokratik shqiptar dhe për të thyer ligjet vetëm që nuk u shton entuziazmin brenda e jashtë vendit, por me ato që kanë arritur në zgjedhje ata mund të konsiderohen vetëm një tangjente në jetën shqiptare, qoftë politike, qoftë ekonomike. Braktisja e dialogut me njerëzit nëpërmjet votës është në të njëjtën kohë edhe braktisja e metodave demokratike për të komunikuar me të dhe kthimi tek instiktet e diktaturës nga e kanë origjinën edhe vetë. Gjakut Ruci i ka të gjitha mundësitë të heshtë në planet e tij kriminale kur nuk mund të sillet normal në jetën e re shqiptare. Po të njëjtën gjë i takon të bëjë edhe Enveri [?] shtëfi i tij i seleksionuar në tre parti. Një komunikatë e ministrisë së Brendshme tregon edhe për trazimet me terror në socialistëve në Patos, Tepelenë, Përmet dhe Fier. Në një nga qytetet, socialistët kanë përdorur edhe armë zjarri si dhe kanë plagosur disa pjesëtarë të forcave të rendit me mjete të forta. Duket se Fronti i Kuq e ka të vështirë të forcojë Kuq e ka të vështirë të pranojë humbjen dhe përpiqet të sekuestrojë qetësinë e të tjerëve. Kjo duket e natyrshme për një parti ku njerëzit e mbarimtë [?] si tani është Gramoz Ruçi, një autor i dhunës pikërisht në periudha zgjedhjesh. Është ende periudhë zgjedhjesh dhe Fronti i Kuq përpiqet të prishë atmosferën. Ata nuk dëshirojnë një Shqipëri të qetë, zgjedhje të qeta dhe të ardhme të qetë.
-Ministri i Jashtëm Serreqi në Austri
Nga data 31 maj-1 qershor 1996 do të zhvillohet në Vjenë Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Europës Qëndrore. Në këtë mbledhje do të vihet në jetë vendimi i marrë në Mbledhjen Kryetarëve të Shteteve të Qeverive të Nismës së Europës Qëndrore në tetor 1995 në Varshavë mbi anëtarësimin e plotë në këtë organizatë të vendeve të asociuara, ndërmjet të cilave edhe Shqipëria. Vendi ynë do të marrë pjesë me një delegacion të kryesuar nga Ministri i Jashtëm, z. Alfred Serreqi.
Hyrja me të drejta të plota në Nismën e Europës Qëndrore i jep mundësinë Shqipërisë që të plotësojë të gjithë kuadrin e bashkëpunimit brenda këtij bashkëpunimi rajonal dhe pjesëmarrjen në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Shqipëria do të marrë gjithashtu, sipas rregullave organizative të Nismës së Europës Qëndrore, kryesinë e një prej grupeve të punës.
Gjatë qëndrimit në Vjenë, Ministri Serreqi do të takohet me homologët e tij të vendeve anëtare si dhe do të pritet nga Presidenti i vendit organizator, z. Klestil dhe nga zv/kancelari e Ministri i Jashtëm austriak, z. Shusel.
Presidenti i Senatit francez uron fitoren e 26 majit
Presidenti i senatit francez, z. Rene Monory, i dërgon kryetarit të kryesisë së Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, zotit Pjetër Arbnori, urimet më të mira për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 26 majit 1996 në Shqipëri, njofton drejtoria e shtypit dhe informacionit të Kuvendit Popullor.
Sondazh në ditën e zgjedhjeve
Instituti Ndërkombëtar Republikan konfirmon fitoren e PD
IRI nga Kairo konfirmën Pikëpamje Shqiptare, një firmë amerikano-shqiptare për kërkimin e opinioneve publike kryesuar nga z. David Hansen, të zhvillonte
Rikthehet PBDNJ
PBDNJ rishikon qëndrimin për zgjedhjet, do të marrë pjesë në turin e balotazhit
Kryesia e PBDNJ.
pozicionimin e saj
Instituti Ndërkombëtar Republikan konfirmon fitoren e PD
IRI nga qendra e tij në Pëkjanë Shqiptare, një firmë amerikano-shqiptare për kërkimet e opinioneve publike kryesuar nga David Hansen, të zhvillonte një sondazh për votuesit në ditën e votimeve sapo ata linin qendrën e votimit, pasi kishin votuar, një praktikë e përgithshme e njohur si sondazhi i daljes. Duke shtuar eksperiencën e Z. Hansen në zhvillimin e sondazheve për fushatat politike në Shtetet e Bashkuara, ai gjithashtu ka zhvilluar sondazhe të ditës së zgjedhjeve në Rusi dhe Palestinë në vitin e kaluar.
Sondazhi shqiptar i ditës së zgjedhjeve konsistoi në më shumë se 2400 intervista nga votues, në 160 qendra votimi të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Kufinitë e gabimit të këtij sondazhi janë plus ose minus 3.5 % me një shkallë besueshmërie 95%.
Sondazhi i ditës së zgjedhjeve i IRI-t parashikoi që: Partia Demokratike do të fitonte 56% të votave dhe Partia Socialiste 22%.
Sondazhi i ditës së zgjedhjeve të IRI-t tregoi që 85 % e të gjithë votuesve shqiptarë në ditën e zgjedhjeve besonin që Shqipëria po ecën në rrugë të drejtë, 12 % u shprehën që po shkon në drejtim të gabuar. 71 përqind ishin të kënaqur me zhvillimet e demokracisë, 67% ishin të kënaqur me progresin e reformave ekonomike. 62% shprehën aprovimin e tyre për punën e Presidentit Berisha, 61% aprovojnë punën e parlamentit të fundit.
Rikthehen PBDNJ
PBDNJ rishikon qëndrimin për zgjedhjet, do të marrë pjesë në turin e balotazhit
Rikthehen në turin e balotazhit
Kryesia e PBDNJ, duke analizuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 26 Majit dhe duke konstatuar se, qoftë edhe pjesërisht, u pranuan se kishte patur parregullsi dhe shkelje të ligjit elektoral dhe u rikthyen për votim disa zona dhe kaluan në balotazh mjaft zona të tjera, rishikon pozicionimin e saj të mëparshëm dhe deklaron se do të marrë pjesë në balotazh në zgjedhje në të tria zonat, thuhet në shkresën me numur protokolli 83 që kryesia e kësaj partie i dërgoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
“Na kanë paraqitur si eurosocialistë në që nuk e shohim dot me sy socializmin”
Shokët e Eduart Kullollit në redaksinë e “RD”
“Kur po vinim kurorat tona na u afrua Gjinushi që ti prekte por e përzumë duke e sharë. Po ashtu dhe Namik Doklen...”
Kanë ardhur dje të revoltuar në redaksinë tonë disa nga shokët e 24 vjeçarit Eduart Kullolli të vrarë dy ditë më parë. Duke parë fotografinë e botuara në “ZP” dhe “KJ” si dhe dokumentet e bëra në këtë gazetë Leonard Zani, Besnik Zemblaku, Ilir Kuta dhe Artan Sejdini erdhën në redaksi. “Na kanë nxjerrë në fotografi dhe na kanë quajtur eurosocialistë ne që nuk e shohim me sy socializmin. Edhe cunat tjerë të lagjes që kanë qenë aty skane punë me socialistët po nuk i kam parë gazetat”, kanë protestuar ata duke treguar më pas rrjedhën e ngjarjes. “Eduart Kullolli ishte shoku ynë që nga fëmijëria dhe ne i bënim respektet si shokë. Nuk duam që të jetë ngatërruar ndonjëherë me politikë. Sa për ne kemi qenë e do jemi me PD”.
Fotografi e një grupi njerëzish; disa fytyra janë rrethuar.
Zgjedhjet do të quhen të ligjshme vetëm po fitoi opozita?!
-Ditën e djeshme K.Islami pranoi përpara dy gazetarëve të “KJ” se kanë humbur gati në 70%: “Do të tërhiqemi”
-Vëzhguesit e PS morën informacione se kishin humbur
Faqe 3
Tentativa të forcave opozitare për të zhvilluar mitingje të paligjshme dhe kundërshtime me dhunë ndaj policisë
Njoftimi Ministrisë së Brendshme
Faqe 3
Vetdiskretitimi i opozitës
-Ndërsa ishin qindramijë ata që festuan fitoren e PD, protestuesit e opozitës nuk bëhen më shumë se disa dhjetra
-Ata që votuan të lirë për demokracinë nuk do të lejojnë që dhuna e pakicës të vendos mbi shumicën
Njoftim i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas ftesës që Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i bëri opozitës për të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve për në Kuvendin Popullor, i drejtohet të gjitha subjekteve elektorale që kanë fituar të drejtën për të konkurruar në raundin e dytë të votimeve, sipas listës bashkëngjitur, që brenda orës 12.00 datë 31.05.1996, të njoftojnë pjesëmarrjen pranë komisioneve përkatëse të zonave, të cilat në bazë të paragrafit të fundit të nenit 8 të ligjit për zgjedhjet e Kuvendit Popullor në Republikën e Shqipërisë, kanë detyrimin për të bërë shpalljen e kandidatëve për në raundin e dytë.
Gjithashtu, për sa më sipër, të njoftohen dhe këto komisione.
PËR KOMISIONIN QËNDROR TË ZGJEDHJEVE:
Sekretari KRESHNIK SPAHIU
Kryetari EDMIR KAPIDANI
Tiranë, më 30.05.1996
Faqe 2