Meksi dhe Shehu do të presin përfaqësues të partive politike
Në kuadrin e takimeve që Partia Demokratike organizon me Partitë politike shqiptare, z. Tritan Shehu, Kryetar i Partisë Demokratike dhe z. Aleksandër Meksi, Kandidati demokrat për Kryetar i Këshillit të Ministrave do të presin në takime të veçanta në Pallatin e Kongreseve përfaqësues të partive politike shqiptare për të diskutuar mbi përbërjen e qeverisë dhe shqyrtimin e opsioneve politike lidhur me këtë qeverisje.
Ditën e mërkurë, më datë 3.07.1996 z. Shehu dhe z. Meksi do të presin respektivisht në orën 12:00 z. Sabri Godo të Partisë Republikane dhe në orën 13:00 z. Teodor Laço të Partisë Bashkimi Social Demokrat; ditën e enjte më datë 4.07.1996 z. Bushati të Partisë Demokratiane dhe z. Melo nga Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, ndërsa ditën e premte, me datë 5.07.1996 z. Shehu dhe z. Meksi do të presin z. Selfo të Partisë “Balli Kombëtar” dhe z. Maluka të “Partisë së Gjelbër”.
Parlamenti i lirë, dinjitetit dhe sovranitetit të Shqipërisë
Dje filloi punimet Sesioni i Parë i Kuvendit Popullor
Mesazhi i Presidentit të Republikës, z. Sali Berisha me rastin e hapjes së Sesionit të Parë të Kuvendit Popullor, 1 korrik 1996
procedurave tërësisht demokratike do t’i japë vendit të tërë sistemin ligjor dhe institucional të modelit evropian që do të përbëjë infrastrukturën e vërtetë ligjore të integrimit të plotë Shqipërisë në Evropë.
Parlamenti i ri shqiptar me ligjet e fuqishme që do të krijojë me parlamentet e vendeve mike në rajon, në Evropë dhe botë, si dhe me institucionet parlamentare ndërkombëtare me ratifikimin e marrëveshjeve, traktateve dhe konventave të bashkëpunimit me vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare do të japë ndihmesën e tij thelbësore në konsolidimin e miqësisë e bashkëpunimit të Shqipërisë me këto vende dhe institucione.
Përfitoj nga ky rast të ftoj deputetët e opozitës së majtë të braktisin bojkotin e kuq, dhe të mos bëhen bashkëautorë me njërin nga aktet më të shëmtuara në tërë historinë e demokracisë botërore, akt i cili u përgatit me kujdes gjetiu
Parlamenti që do të çojë Shqipërinë drejt shekullit të ri
Në Parlament morën pjesë deputetët e PD,PS, PR, PBK dhe PBDNJ
Kuvendi Popullor çeli dje sesionin e tij të parë të legjislaturës së re.
Në punimet e seancës plenare të ditës së djeshme morën pjesë pothuajse të gjithë deputetët, si ato të PD të PR, PBK, PBDNJ si dhe njëri prej dhjetë deputetëve të PS.
Qe deputeti i PR-së Sabri Godo i cili në emër të dhjetë deputetëve me të njohur Partinë[?] hapi punimet e kësaj seance të parë plenare të legjislaturës së re.
Godo në fjalën e tij të hapjes shprehu besimin se Kuvendi do të
Fjala e hapjes e deputetit të Partisë Republikane Sabri Godo
Kuvendi do të bëjë ligje që dëshiron populli
Fjala e hapjes e deputetit të Partisë Republikane Sabri Godo
. Deputetët socialistë të ndjekin rekomandimet e Këshillit të Europës. të dhjetë deputetëve më të moshuar të Parlamentit besimin se ky Kuvend do të bëjë ligjet që dëshiron populli të bëhen në mbrojtje të kombit të lirive të individit dhe të prosperitetit ekonomik e shoqëror. Ai uroi që të zotërojë fryma e mirëkuptimit dhe e tolerancës.
Pas fjalës së hapjes drejtuesi i seancës Godo i ftoi deputetët të ngrihen në këmbë dhe të këndojnë “Hymnin Kombëtar”. Më pas ai ftoi Presidentin e Republikës, zotin Sali Berisha, i cili u drejtoi deputetëve të këtij Parlamenti mesazhin e tij. Ky Parlament do t’i japë vendit të gjitha ligjet që i mungojnë, tha Berisha, dhe do të përsosë ligjet e reja në mënyrë që Shqipëria të hyjë në vitet 2000 me një kuadër të plotë dhe të përsosur të shtetit ligjor, institucioneve dhe ligjeve të tij.
Dhjetë deputetët më të vjetër moshuar me zgjedhjen mua për të hapur e drejtuar këtë seancë të parë të legjislaturës së re të Kuvendit Popullor. Uroj punë të mbarë, me besimin se ky Kuvend do të bëjë që e të lirive të individit dhe për prosperitetin ekonomik e shoqëror.
Uroj që ndërmjet nesh të zotërojë fryma e mirëkuptimit dhe tolerancës, duke mënjanuar gjithnjë më tepër ndërhyrjet partiake. Pavarësisht nga ngjarjet që paraprinë, Kuvendi duhet të kërkojë rrugët për zgjidhjen e problemeve të ngutshme që përjetojnë, gjë që mund të arrihet nëse secili nga ne dhe të gjithë bashkë, do të mbajmë me nder mbi supe detyrimet e deputetit. Këtu duhet të flitet e vërteta dhe politika të jetë mjet i marrëveshjes qytetare për qeverisje të përbashkët. Anjëherë nuk duhet të harrojmë se jemi nën vëzhgimin qortues të popullit si edhe demokracive të Perëndimit që po tregojnë një kujdes të madh ndaj Shqipërisë.
Në këtë Kuvend mungon sot opozita e majtë e përfaqësuar nga Partia Socialiste. Do të ishte e udhës që deputetët e kësaj partie të ndjekin rekomandimet e Këshillit të Europës dhe të zinin këtu vendet e tyre. Mosmarrëveshjet, sado të vështira qofshin, mund të zgjidhen vetëm me dialog të hapët, dhe Kuvendi, ndër të tjera, jep mundësinë e dialogut. Besoj se do të procedojmë shpejt në rizgjedhjen e strukturave parlamentare duke bërë hapin e parë për funksionimin e rregullit në institucionin më të lartë të Kombit.
Edhe një herë uroj për punë të mbarë në Kuvend dhe lumturi në jetën e secilit.
vijon faqe 3
Mandati i PD konsolidon drejtimin europian të Shqipërisë
Fjala e Presidentit të Republikës Sali Berisha në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Kombëtar dhe grupit të deputetëve të PD-së
. Mandati i PD konsolidon drejtimin europian të Shqipërisë. Fillimi i punimeve të legjislaturës së re shpreh parlament shqiptar dhe ju ligjvënës të zgjedhur me votën e lirë, nderimet e mia më të thella dhe t’u uroj suksese në punën tuaj fisnike.
Me këtë mesazh unë dëshiroj të shpreh bindjen time se Parlamenti shqiptar që doli nga zgjedhjet e 26 majit, do të vazhdojë me përkushtim rrugën e nisur nga Parlamenti i mëparshëm dhe do të përmbushë misionin e tij historik në këtë fund shekulli.
Ky Parlament do t’i japë vendin të gjitha ligjeve që mungojnë dhe në mënyrë që
Parlamenti me veprimtarinë e tij, kontrollin e tij mbi ekzekutivin, do të japë ndihmesën e tij të madhe në përsosjen e qeverisjes në Shqipëri, konsolidimin e institucioneve të reja, zbatimin rigoroz të ligjit.
Parlamenti i ri ligjet dhe tërë veprimtarinë e tij do të ketë rol përcaktues në zbatimin në Shqipëri të programit elektoral të PD-së, nga vënia në jetë e të cilit do të fitojnë një lloj të gjithë shqiptarët. Parlamenti i ri ligjet e reja që do të miratojë, do të zgjerojë dhe konsolidojë hapësirën e tregut dhe lirisë, dhe do të jetë shtyllë kryesore e dinjitetit, sovranitetit kombëtar të Shqipërisë.
Ai nëpërmjet ligjeve dhe institucioneve e ligjeve të tij.
Ky Parlament të Shqipërisë.
Ai nëpërmjet ligjeve dhe demokracisë botërore, akti i lu përgatit me kujdes gjeniu për të destabilizuar demokracinë shqiptare dhe nëpërkëmbur sovranitetin e Shqipërisë.
Duke i shprehur respektin tim të palëkundur, të gjithë atyre, i ftoj ata të marrin pjesë për të gjitha përgjegjësitë që burojnë nga mandati i të zgjedhurve, të përfaqësojnë me dinjitet elektoratin që u besoi votat, shpresat dhe idealet e tij demokratike dhe atdhedashëse, dhe të marrin pjesë aktive në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë shqiptare.
Unë dua t’i siguroj deputetët e opozitës së majtë dhe të opozitës në tërësi për luajalitetin e palëkundur të pushtetit që doli nga zgjedhjet e 26 majit ndaj opozitës dhe rolit të saj në zhvillimin e demokracisë.
Duke përfunduar, ju uroj edhe një herë punë të frytshme për mbarësinë e Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare.
Sinitis zgjidhet lider i PASOK-ut
Bojkoti socialist kundër shqiptarëve
Fjala e z.Tritan Shehu, në Këshillin Kombëtar të PDSH
. Bojkoti socialist kundër shqiptarëve.
Arbnori dhe Meksi do të vazhdojnë në postet e larta
Këshilli Kombëtar i PD zgjodhi kandidaturat që do të drejtojnë parlamentin dhe qeverinë e re. Mori pjesë në mbledhje Presidenti i Republikës z.Sali Berisha. -Kryetari i PD, z.Tritan Shehu zëvendëskryeministër
Këshilli Kombëtar i PD zgjodhi kandidaturat që do të drejtojnë parlamentin dhe qeverinë e re. Mori pjesë në mbledhje Presidenti i Republikës z.Sali Berisha. Arbnori dhe Meksi do të vazhdojnë në postet e larta. -Kryetari i PD, z.Tritan Shehu zëvendëskryeministër.
Nëpërmjet një votimi të fshehtë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në të cilin mori pjesë edhe Presidenti Berisha përcaktoi përfundimisht të dielën më 30qershor kandidaturat që do të drejtojnë qeverinë dhe parlamentin shqiptar për katër vitet e ardhshme. Aleksandër Meksi, kryeministër i suksesshëm i qeverisë demokratike për vitet 1992-'96, do të kryesojë përsëri kabinetin e ministrave, ndërsa Pjetër Arbnori kryesinë e Kuvendit Popullor.
Dy kandidaturave të sipërpërmendura të qeverisë dhe parlamentit, do t’u duhet votëbesimi i Kuvendit të ri popullor që se bashku me kandidaturat e tjera të larta të fillojnë nga detyra.
Është z.Tritan Shehu (Kryetari i Partisë Demokratike) që është caktuar për zëvendëskryeministër, ndërsa për postin e nënkryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor zonja Margarita Qirko deputete e Tiranës. Vendit tjetër i nënkryetarit do t’i lihet në dispozicion opozitës.
Po kështu janë miratuar të dielën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, z.Alfis[A?]hia (nënkryetari i PD) për kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie. Ndërsa sekretar i Përgjithshëm i grupit parlamentar të PD është zgjedhur Fatos Beja deputet i Gjirokastrës.
E veçanta në kandidaturat e reja të KK të Partisë Demokratike është se kësaj radhe në emërimet e posteve të reja janë patur parasysh kriteret prurëndimore, sipas modelit bashkëkohor të strukturave partiake europiane ku PD merr pjesë.
Pra qeveria e ardhshme do të ketë vetëm një zëvendëskryeministër, ndërsa grupet parlamentare nuk do të kenë nënkryetarë të tyre, por vetëm sekretar të përgjithshëm të grupit parlamentar.
Presidenti Berisha - i cili mori pjesë në këtë mbledhje - i ftoi deputetët, të zgjedhurit e rinj në strukturat qeveritare dhe parlamentare, si dhe gjithë Partinë Demokratike për një përgjegjësi të ... vijon faqe 2