05/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 korrik 1996

Rusia në rrugën e demokracisë

Presidenti Berisha përshëndeti fitoren e Presidentit Jelsin Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha përshëndeti fitoren e merituar të Presidentit Jelsin. Berisha e përcakton atë si fitore e cila jo vetëm garanton zhvillimin e Rusisë në rrugën e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut por dhe përbën një faktor të rëndësishëm për mbarë Europën dhe forcat demokratike.

Nanon krijon partinë e re

Përgjegjësia e fitores Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 26 majit është në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi e përmasave të fitores. Tani Partia Demokratike është në përgatitje të qeverisë së re. Është e domosdoshme të kihet parasysh arritja e madhe e 26 majit në mënyrë që edhe qeveria e re të cilës i përfaqëson ata parametra elektoralë që përdori partia në fushatë, të jetë e përshtatshme për një zgjerim të mëtejshëm të suksesit të reformave në Shqipëri. Nëse fitorja është meritë e Partisë Demokratike, pasojat e fitores janë kombëtare. Në këtë kuptim sjellja e organeve qeveritare të reja është në funksion kombëtar. Po aq më shumë vihet në dukje kjo kur edhe parulla kryesore e fushatës nuk ishte në këtë partiake por përfshinte interesa të mëdha kombëtare. Me ne fitojnë të gjithë, do të thotë se secili ka pjesën e vet në fitoren e 26 majit, edhe ata që votuan kundër PD-së. I rëndësishëm është fakti se sjellja e shqiptarëve ndaj të ardhmes është e përgjithshme dhe progresive. Nëse para katër vitesh ishte fjala për një fillim tani bëhet fjalë për vazhdim më të mëtejshëm. Përvoja e fituar është një bazë që verifikon cilësinë e qeverisjes së re. Pikërisht këtu duhet të përqendrohet vëmendja e instancave të PD-së që do të paraqesin alternativat e tyre drejtuese si në politikë edhe në proceset teknike të reformës. Nëse fitorja ishte e thellë, Partia Demokratike ka edhe një fushë më të madhe operuese. I duhet të justifikojë votat e mira e mira shqiptare në një mënyrë më perfekte. Vëmendja e madhe është ndaj fitores së madhe. Kështu që fusha e tolerancës është më e vogël. Në asnjë rast nuk duhet krijuar mundësia që dikush të mendojë se fitorja në demokraci i vlen vetëm fituesit. Nëse fitoi Partia Demokratike kjo do të thotë se fitoi vazhdimësia e proceseve demokratike në Shqipëri, fitoi mundësia e [vazhdimësisë?] dhe lëvizjes, por paqësia e Shqipërisë. Identifikimi për të drejtën dhe linjën e zgjedhur, po aq sa fitoi dhe Shqipëria. Identifikimi i fitorsës në një parti me fitore kombëtare është plotësisht i justifikueshëm po të kemi parasysh konkurentët kryesorë të PD-së në këtë betejë elektorale. Por aspirimi i fitores është i vazhdueshëm. Në një vend si yni ku demokracia është në proces dhe elementët e tjerë të mirëqenies janë në ndërtim e sipër, fitues duhet përdorur me kujdes të madh dhe me një respekt të madh. Njerëzit kanë kërkuar nga PD-ja një qeverisje të re dhe racionale, po aq sa edhe presin maksimumin e përmirësimeve në jetën e tyre të përditshme. Momenti i konvergimit të interesave të njerëzve me qëllimet e qeverisjes është një provë tashmë e fituar nga katër vitet e shkuara. Tani kërkohet peshimi tek cilësia e qeverisjes dhe kontrolli i fitoreve. Kjo do të thotë se të gjitha duhet të kalojnë përmes pasojave pozitive të 26 majit dhe askush të mos e ndjejë veten të humbur në aspektin ekonomik. Duhet kuptuar se alternativa “Frontit të Kuq” ishin alternativa të pasioneve të shkuara dhe reminishencave, ndërsa alternativat e demokratëve ishin reflekset e modernizimit të jetës shqiptare dhe përgatitjes së saj për shekullin tjetër. Një grup intelektualësh të “klasit të parë” themeluan dje në një nga laboratorët e Katedrës së Fizikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, partinë më të re të dalë nga spektri politik i majtë ekstrem. Partia e re e themeluar sipas një urdhëri të dërguar nga lideri i burgosur Fatos Nano është konceptuar të jetë një fole rezervë për kryetarin socialist të sistemuar në Bënçë, që ndërkohë ka vendosur të futet në një betejë për jetë a vdekje me kryesinë e Partisë Socialiste. Partia e re ndërkaq do të jetë edhe një bërthamë aktive që do të mbështesë Nanon në luftën e tij këmbëngulëse për të mbetur në krye të Partisë Socialiste. Burime të afërta me partinë e re të Nanos kanë konfirmuar për RD-në se grupi i nismëtarëve përbëhet nga intelektualë të shquar te socializmit dhe figura të tjera të shquara të Revolucionit Tekniko-Shkencor, që të kujton PAD-in e Çekës. Ndër firmosësit e parë të aktit të themelimit të kësaj partie janë intelektualët e shkolluar në perëndim dhe më pak në Rusi, Serbi dhe... Kamëz, si Kastriot Islami, Rexhep Mejdani, Lekë Gjiknuri, Hulusi Hako, Razi Brahimi, Koço Bihiku, Neshat Tozaj, Kiço Blushi, Martin Leka dhe Gavrosh Levonja. Të gjendur disi të befasuar nga urdhëri i Nanos, nismëtarët janë mjaftuar të bëjnë një program minimal tepër modest. Pika e parë, megjithëse tepër servile, kërkon lirimin e shpejtë nga burgu të Fatos Nanos, ndërsa pika e dytë defino[n?] se partia do të orientohet drejt intelektualëve më të shquar që kanë mbetur pa hyrë në partinë e Çekës. Burimi i afërt me partinë e re pohon gjithashtu se Nikollë Lesi është besuar detyra e shefit të propagandës dhe informacionit politik. Nikoll Lesi do të jetë gjithashtu zëdhënësi i partisë së sapokrijuar. Ndërkaq, shefi i ri Lesi nëpërmjet një deklarate pa vulë publikoi dje se në drejtim të partisë së re ka mbërritur edhe përshëndetja e parë e shkruar nga at[e?]ist Moikom (Mollotov) Zego. Ai pasi i uron njerëzve të Nanos suksesin në pushtimin e hapësirave të pafund të së majtës, lutet që teserën me nr. 007 t’ia lënë mënjanë sepse do ta rrëmbejë së shpejti.

Vendosmëria për të zvogëluar mundësinë e krimit

Presidenti Berisha priti Sekretarin e Shtetit për Punët e Brendshme të Bavarisë z. Regensburger Presidenti Berisha priti Sekretarin e Shtetit për Punët e Brendshme të Bavarisë, z. Herman Regensburger. Presidenti Berisha i shprehu dëshirën e tij Sekretarit të Shtetit Regensburger që t’i përcjellë falënderimet më të mira Ministrit ... vendosur dhe të hapur për të luftuar çdo lloj trafiku të paligjshëm, për të zvogëluar hapësirën dhe mundësinë e krimit. Në konsiderimin shumë të rëndësishëm krijimin e komisioneve të përbashkëta ndërmjet Bavarisë dhe Shqipërisë në këto fusha. Nga ana e tij Sekretari i Shtetit Federal të Ekonomisë, dhe Kryetarit të Partisë së Bashkimit Kristian Social, z. Teo Vajgel, i cili ishte ndër të parët që dërgoi urime të përzemërta për fitoren historike të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ndershme dhe të lira të 26 Majit. Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen për interesimin e Kryeministrit Shtoibel për forcimin e miqësisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Bavarisë në të gjitha fushat. Presidenti Berisha vlerësoi vizitën e Sekretarit të Shtetit Regensburger për vendosjen e bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit, për kualifikimin e personelit të policisë, shkëmbimin e informacionit dhe mbështetjen me pajisje. Ai u shpreh se ne jemi të Në konsiderojmë i Shtetit Regensburger, duke vënë në dukje shkallën e ulët të kriminalitetit në vendin, vlerësoi angazhimin dhe efektshmërinë e një policie të re demokratike. Ai u shpreh i gatshëm të konkretizojë bashkëpunimin në të gjitha fushat e luftës kundër krimit. Lidhur me zgjedhjet e 26 Majit Presidenti theksoi se ato ishin të lira dhe të ndershme dhe papërgjegjësitë e kufizuara u korrigjuan me vendosmërinë nga ana jonë. Sekretari i Shtetit Regensburger përgëzoi Presidentin Berisha për zgjedhjet korrekte të 26 majit dhe vuri në dukje se edhe në Gjermani, ku ka një traditë të gjatë demokratike, kur hasen parregullsi të kësaj natyre bëhen ripërsëritje zgjedhjesh aty ku janë vënë re.

“Nano është si unë”

Intervistë e shokut Servet Pëllumbi dhënë BBC “ Nano është si unë” Një kryetar partie nuk ka se si ta verë veten mbi partinë dhe mbi strukturat e veta dhe të kërkojë ndryshime radikale. Ndryshimet nëse duhen radikale ose jo këto do të vendosen nëpërmjet strukturave të partisë dhe mbi të gjitha është kongresi i partisë. Ai ka të drejtë të bëjë propozime, ai ka të drejtë që të propozojë deri dhe për kandidaturat se kush duhet të jetë e kush nuk duhet të jetë, siç kemi të drejtë dhe ne të tjerët, siç ka të drejtë përfaqësia e kongresit, siç kanë të drejtë delegatët Portret i Servet Pëllumbit

Gruaja- dimension real i politikës shqiptare

Interviste me As.Prof. Margarita Qirko, nënkryetare e Kryesisë së Kuvendit Popullor Përbri zotit Arbnori, në Kryesinë e Kuvendit Popullor, për katër vitet e ardhshme do të jetë një grua, As/ Prof. Margarita Qirko. E ardhur nga elita e shkencës shqiptare duket se pozicionimi i znj. Qirko lidhet me emancipimin tërësor të politikës shqiptare. Gatishmëria e saj për këtë komunikim të drejtpërdrejtë me lexuesit lidhet me vlerësimin dhe përkushtimin e saj ndaj elektoratit. Portret i Margarita Qirkos

Kanë firmosur burgime dhe internime për motive politike

Mbërrijnë në gjykatë dosjet e nëntë ish-funksionarëve të lartë të PPSH dhe shtetit komunist

Vendnumëroja Nano

Pas mocionit të liderit të burgosur të socialistëve Nano ka llogaritur që duke mos ndryshuar pothuajse asgjë, vetëm disa emra të stërllakuar në vitet e fundit, të mbajë të paprekur pushtetin e vet në parti, dhe në të njëjtën kohë të investojë për ta quajtur të paguar taksën e inkriminimit të partisë së tij, që lidhet më shumë me disa prej tyre, por po aq edhe me emrin e tij FAQE 3

Reagimi shqiptar mbi fitoren e Jelcinit

Sipas Reuter Unë e përshëndes fitoren e Jelcinit sepse ajo tregon se nostalgjia për komunizmin po shuhet,- deklaroi SHEHU. Në një koment të agjensisë Rojter, me autor Entoni Barker, ku pasqyrohen reagimet e liderëve të Evropës Lindore në lidhje me fitoren e presidentit Jelcin në zgjedhje, një vend i kushtohet edhe Shqipërisë. Autori i komentit përmend fjalët e presidentit Bullgar Zhelev që deklaroi: pas fitores frymëzuese të forcave demokratike në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe Mongoli. Triumfi i demokracisë në zgjedhjet presidenciale ruse është një ogur i mirë. Më tej autori shkruan: Komentet e tij (të Zhelevit) iu jehonë nga Tritan Shehu, lider i Partisë Demokratike antikomuniste shqiptare. nostalgjia për komunizmin po shuhet, deklaroi Shehu. Deklarata e Shehut qe radhitur mes deklaratave të presidentit polak Kvasnjevski, presidentit çek Havel, presidentit bullgar Zhelev dhe presidentit rumun Iliesku.