Intervistë e kryeministrit Aleksandër Meksi dhënë pas emërimit të qeverisë së re
Drejtimet kryesore të qeverisë do të jenë aksët kryesore të programit të Partisë Demokratike: Ritme të shpejta të zhvillimit ekonomik, rritje të shpejta të mirëqenies, rikthimi i pronave, privatizimi, zhvillimi i infrastrukturës ekonomike dhe njerëzore, hapja e vazhdueshme drejt Europës, çështja kombëtare dhe përparësi të tjera.
FAQE 3
Qeveria e koalicionit më të gjerë
Dje Presidenti Berisha emëroi qeverinë e re
Qeverisja si bashkëpunim Dje Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në mbështetje të nenit 28, pika 19 dhe të nenit 33, paragrafi 3 të Ligjit nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese” mbi bazën e propozimit të bërë nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Aleksandër Meksi emëroi Këshillin e Ministrave. Duke komentuar përbërjen e qeverisë, Presidenti Berisha tha se tre janë tiparet më thelbësore të kësaj qeverie: Qeveria e koalicionit më të gjerë që ka njohur vendi në përbërjen e tij. Pas një dialogu intensiv të PD-së me forca të tjera politike është rënë dakord që në përbërjen e kësaj qeverie të marrë pjesë PD, PR, PBSD dhe PDK. Qeveria mbetet e hapur për bashkëpunimin dhe me forca të tjera politike me programe të ngjashme me nivelçe të ndryshme qeverisëse. Kjo qeveri përbëhet nga ministra e sekretarë shteti, parlamentare të partive parlamentare individe të shquar për aftësitë e tyre profesionale e organizative në drejtimin e institucioneve apo në punë të tjera me përkushtim të madh ndaj reformave, të shquar për ndershmërinë e tyre. Ajo i përgjigjet plotësisht stabilitetit aktual të zhvillimit të reformave të vendit. Kabineti i ri ka përfaqësimin më të gjerë të gruas shqiptare në histori e vendit në 2 ministre e 2 sekretare shteti. Në ndërtimin e kësaj qeverie dy janë fushat që fuqizohen më shumë: 1) arsimi, krijohet për këtë qëllim Ministria e Arsimit të Lartë e Kërkimeve Shkencore e 2) Privatizimi për realizimin e shpejt të privatizimit të sektorëve të quajtur strategjikë: bankave, minierave, energjitikës, telekomunikacionit dhe ndërmarrjeve të tjera të mesme e të mëdha, krijohet Ministria e Privatizimit. KORRESPI “RD” Qeverisja si bashkëpunim Dje Presidenti Berisha dekretoi qeverinë e re. Ajo ka një ndryshim cilësor në përbërjen dhe vizatimin e saj. Duket se i është mëshuar në masën e kohës një standartizimi të qeverisjes, në atë të Evropës Perëndimore dhe modelet për këtë parashikojnë funksionimin e saj në koherencë me zhvillimet e reja shqiptare. Ministrat janë të verifikuar nga reforma pra nga një situatë pune që mbështet plotësisht edhe besimin e Presidentit për një qeveri efikase dhe normale për një shtet tashmë normal siç është Shqipëria. Para krijimit të qeverisë Kryeministri dhe zëvendëskryeministri i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike ushtruan një konsulte të gjerë me partitë e tjera politike. Konsulta rezultoi me propozime interesante të cilat u morën parasysh edhe në rreshtimin e ministrive dhe ministrat përkatës. Bashkëpunimi qeveritar është një normë demokratike për një vend në demokraci ndërsa është civilizim demokratik për forcën politike fituese në zgjedhje. Partia Demokratike krijoi tryezën e bisedimeve pasi e ndjen detyrë të respektojë edhe elektoratin që nuk votoi për të. Pavarësisht mundësive të saj drejtuese, të cilat janë nënvotuar tashmë për shkak të katër viteve të para të qeverisjes së saj, kjo parti është në gjendje të operojë sipas pikave ku konvergojnë dhe përputhen më së shumti interesat e shumicës dhe të njerëzve. Po ashtu kjo mënyrë përgatitjeje e stafit qeveritar është në përshtatje të plotë me sloganin që përfaqësoi fushatën elektorale të PD-së “Me ne fitojnë të gjithë”. Kuptohet që nuk është fjala e posteve qeveritare por për ... posteve qeveritare por e bashkëpunimit të alternativave që konsumojnë më së shumti interesat e shqiptarëve. Bashkëpunimi është i gjithanshëm. Më së miri ai verifikohet tek alternimi drejt së drejtës dhe përhershmërisë. Qeveria e Partisë Demokratike është në gjendje të përsoset dhe të funksionojë në vijim të reformës dhe ruajtjes së ritmeve të zhvillimit çfarë është edhe aspirimi i përditshëm i votuesve dhe i të tjerëve. Bashkëpunimi është një koeficient i pjesëmarrjes në sukses më shumë se sa i pjesëmarrjes në përgjegjësi. Qeveria e re ka realizuar në përmbajtjen e saj edhe një element tjetër. Tani ajo ka katër gra në përbërjen e saj gjë që do të thotë pjesëmarrje e denjë për figurën e gruas në drejtimin e vendit. Kjo përmbajtje mishëron atë çfarë tani është realizuar në organet drejtuese të Partisë Demokratike dhe deri edhe në Parlament. Pjesëmarrja e tyre në drejtim është në funksion të kontributit për reformën që jep gruaja shqiptare. Ndërkohë në sinkron me angazhimet e tjera të Partisë Demokratike dhe programit të saj, qeveria ka ngritur në rang ministrie problemin e privatizimit si dhe ka hapur një portofol për Arsimin e Lartë dhe kërkimet Shkencore. Të dy këto kabinete nuk kanë funksionuar më parë në këtë vlera. Shihët se çështja e arsimit është një subjekt i rëndësishëm i qeverisjes së PD-së, ndërsa privatizimi duke u vendosur në rangun e një kabineti ministerial është hapra hapa përfundimtare të tij. Nuk është fjala për një etatizëm të privatizimit por për një administrim të drejtë të këtij procesi si dhe për formimin kapitalist të tij. Qeveria që u shpall dje ka të dhënat e suksesit.
Në fotografi shihen dy burra, njëri duke folur në podium dhe tjetri duke qëndruar pranë tij.
Mirënjohje për mbështetjen franceze
Urdhëri i artë “Nënë Tereza” për ambasadorin francez
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i dorëzoi Urdherin e Arte, ambasadorit, Lui Domenici,
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, i dorëzoi dje ambasadorit francez në Tiranë, Lui Domenici, urdhërin e artë Nënë Tereza në një ceremoni të organizuar në presidencë. Urdhëri Nënë Tereza me motivacionin: për veprimtari të shquar në marrëdhëniet miqësore midis popullit shqiptar dhe popullit francez, u dha me rastin e largimit të ambasadorit francez nga Shqipëria. Presidenti Berisha tha në fjalën e rastit, se Presidenti Shirak dhe Franca, vendin i deklaratës së të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe inspirues i madh i luftërave dhe përpjekjeve të njeriut kundër diktaturave, ka mbështetur fuqishëm forcat demokratike në Shqipëri. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen që Franca na ka dhënë drejtpërdrejt në Bashkimin Evropian. Berisha shtoi se, gjatë katër vjetëve të fundit marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona kanë marrë një zhvillim të fuqishëm në të gjitha fushat. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen që qeveria franceze dhe institucionet e tjera franceze na kanë dhënë në përpjekjet tona për integrimin e Shqipërisë në Evropë, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës për arritjen e marrëveshjes së asociimit me BE dhe së fundi për mbështetjen e parlamentarëve francezë ndaj përpjekjeve të forcave demokratike shqiptare për të ecur pa ndërprerje përpara, tha presidenti Berisha, duke shtuar: Dua të ceremoni e organizuar me presidencë. Ambasadori Domenici e quajti veçanërisht për kontributin e tij në realizimin e nënshkrimit të traktatit të miqësisë, të marrëveshjes për mbrojtjen e investimeve, të marrëveshjes mbi kooperimin në fushën e mbrojtjes, të asaj në fushën e drejtësisë dhe të marrëveshjeve të tjera, si dhe në vendosjen e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve. Ambasadori Domenici e quajti urdhërin e akorduar një vlerësim i madh për të, për ambasadën franceze në Tiranë dhe për Francën. Ai shtoi se, Presidenti Shirak i kushton një rëndësi të veçantë forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë.
Përbërja e Qeverisë së re
Kabineti i ri ka përfaqësim në 2 ministri e 2 sekretare shteti. Në
KORRESPI “RD”
1. Z. Tritan Shehu, emërohet Zv. Kryetar i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme.
2. Z. Halit Shamata Ministër i Brendshëm
3. Z. Ridvan Bode, Ministër i Financave
4. Z. Safet Zhulali, Ministër i Mbrojtjes
5. Z. Kristofor Peçi, Ministër i Drejtësisë
6. Znj. Suzana Panariti Ministër i Industrisë, Transportit dhe Tregtisë
7. Z. Abdyl Xhaja Ministër i Burimeve Minerare dhe Energjitike
8. Z. Albert Brojka, Ministër i Punëve Publike, Rregullimit të Territorit dhe Turizmit
9. Z. Maksim Cikuli, Ministër i Shëndetësisë dhe Ambientit.
10. Z. Bamir Topi, Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit
11. Z. Edmond Lulja, Ministër i Arsimit dhe Sporteve
12. Z. Besnik Gjongjecaj, Ministër i Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore
13. Z. Teodor Laço, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Gruas.
14. Z. Arlinda Keçi, Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale
15. Z. Dylber Vrioni, Ministër i Privatizimeve.
16. Z. Hasan Halili, Ministër pa Portofol.
17. Z. Arjan Madhi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
18. Z. Selim Belortaja, Sekretar Shteti për Marrëdhëniet Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme
19. Z. Robert Çeku, Sekretar Shteti për Turizmin në Ministrinë e Punëve Publike, Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
20. Z. Niazi Kosorvasti, Sekretar Shteti për Pushtetin Lokal në Ministrinë e Brendshme
21. Z. Leonard Demi, Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes.
22. Z. Sokol Bejleri, Sekretar Shteti në Ministrinë e Burimeve Minerare dhe Energjitike.
23. Z. Arben Babameto, Sekretar Shteti për Transportet në Ministrinë e Industrisë, Transportit dhe Tregtisë.
24. Znj. Marjeta Pronjar, Sekretar Shteti për Sportet në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.
25. Znj. Roza Pati, Sekretar Shteti për Rininë dhe Gruan në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Gruas.
Partia e qendrës ende pa një elektorat të qëndrueshëm
Rrëfimet e një të penduari
Kola Zonja 5
Zofia Zonja
PSD apo PAD - Në qendër ka vend për një parti të vetme
Parti… e ty
…pesha politike
FAQE 3
Gjermania do të ndihmojë në zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës
Presidenti Rugova zhvillon bisedime me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Klaus Kinkel
Dorëheqje, apo zvarritje pas kryesisë
Vonon përgjigjja e Nanos për zhvillimet në PS
Kryetarët të burgosur i kanë humbur argumentat, mjetet dhe njerëzit. Ndërkohë, i ka me shumicë kryesia
FAQE 3