20/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 korrik 1996

HILLARI KLINTON: Shqipëria është ribashkuar me vendet demokratike

Duke iu përgjigjur pyetjes së bërë me telefon nga një dëgjues nga Tirana, zonja Hillari Klinton vlerësoi hapat që ka realizuar Shqipëria këto vitet e fundit dhe tha se shpreson që ta vizitojë një ditë Shqipërinë. Shpresoi se do ta kenë rastin ta vizitojë Shqipërinë një ditë. Është një vend që shumë njerëz i ka mahnitur sepse ka qenë aq i mbyllur dhe nën një kontroll mjaft të rreptë për shumë vite me radhë, kurse tani është ribashkuar me familjen e vendeve demokratike dhe përpiqet për një të ardhme më të mirë. Pyetjen për zonjën e parë të Shtëpisë së Bashkuara e bëri dëgjuesja Lajla Përnaska, përfaqësuesja e fondacionit për mbrojtjen e grave dhe të fëmijëve, e cila donte të dinte nëse zonja Klinton kishte ndonjë projekt edhe për gratë shqiptare. Zonja Klinton shprehu kënaqësinë që në Shqipëri ekziston një fondacion për gratë dhe fëmijët dhe që zonja e parë e Shqipërisë angazhohet për këto probleme. Zonja Klinton njihet si një personalitet aktiv në SHBA për problemet e grave dhe të fëmijëve dhe është autore e një libri të botuar kohët e fundit, ku trajtohen gjerësisht këto probleme, kur të vizitoj Shqipërinë ju dhe të tjerët do të keni rastin të më tregoni rezultatet që ka sjellë demokracia, jo vetëm për gratë, por edhe për burrat në vendin tuaj, tha zonja Klinton. Intervista me zonjën Klinton u realizua në kuadrin e emisionit: Bisedë Amerikën, që transmetohet në anglisht dhe ku dëgjues nga vende të ndryshme të botës bëjnë pyetje të drejtpërdrejta, me telefon, për të folur në studio.

Sorosi kërcenon fjalën e lirë në Shqipëri

Deklaratë e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë tepër e shqetësuar nga zhvillimet e fundit në shtypin shqiptar përkatësisht me falimentimin e gazetës Koha Jonë për shkak të borxhit që kjo gazetë ka ndaj shtypshkronjës “Demokracia” dhe zhbllokimin e gjendjes nga ndërhyrja e menjëhershme e fondacionit Soros në Tiranë deklaron për opinionin publik se: Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë organizata më e madhe gazetarëve në vend e ka pritur me keqardhje lajmin për falimentimin e gazetës “Koha Jonë”. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë e konsideron një çështje të brendshme grindjen e dy botuesve të gazetës “Koha jonë” për shpenzimet e pakontrolluara të ish drejtorit të gazetës Lesi. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë e mirpriti daljen sërish në qarkullim të gazetës “Koha Jonë” por mënyra, dhe rrugët se si Fondacioni Soros në Tiranë kontribuoi, në zhbllokimin e borxhit prej afro 200 mijë$ të kësaj gazete ngrënë shqetësime serioze jo vetëm për botuesit e gazetave private e partiake, por edhe për të ardhmen e shtypit të lirë në Shqipëri dhe konsolidimin e pushtetit të katërt. Duke qenë një eveniment i rëndësishëm në jetën e pushtetit demokratik vlen aktivizimi i tërë mundësive që ato të zhvillohen të përfunduara me sukses. Duket e panatyrshme qëndrimi i PSD-së, parti e cila nuk u paraqit në tryezën e partive politike në presidencë. Vazhdimi i bojkotit nga ana e tyre nuk i bën ata më socialdemokratë se sa janë e po ashtu është e mundur të mbeten krejt në hije pasi kësaj radhe aleati i tyre i 200 mijë $, nga një prej filialeve të fondacionit Soros, vetëm për një gazetë private, shtypi opozitar ndjen peshën e një konkurence të pandershme dhe vihet përballë gjendjes së falimentimit. Njoftimit për shtyp që dha dje Fondacioni Soros qartëson deri në njëfarë mënyre se ç’ndihmë është dhënë në drejtim të gazetave private e të pavarura, por le krejt të errët nxitimin për të shqytuar në mbledhjen e bordit të datës 15 korrik, kërkesën e bërë po në datën 15 korrik (!!!) dhe zhbllokimin e menjëhershëm të borxhit një ditë më pas më 16 korrik. Parimi i njohur më të cilin punon Fondacioni Soros është granti dhe jo borxhi, apo kredia pa interes. Nxitimi i Sorosit në Tiranë për të shpëtuar falimentimin e gazetës, do të përligjej nëse do të bëhej edhe në raste të tjera kur kanë falimentuar gazeta të tjera private. Përfshirja e gjithshme e një diplomati amerikan në këtë nxitim të Sorosit për të larë borxhet e një gazete vë në pikëpyetje skemën e dhënë në njoftimin për shtyp të Sorosit për rrugën e kalimit të parave. Në kushtet e një konkurrence të sapo ravijëzuar mes gazetave private mijë $ të parë të Sorosit për gazetën “Koha jonë” është kërcënim direkt për fjalën e lirë në Shqipëri. Pilotimi i rrufeshëm i 200 mijë $ vë në pikëpyetje të madhe jo vetëm qëllimin e Sorosit; -strukturimin bashkëkohor të gazetës dhe shndërrimin e saj në një institucion të vërtetë demokratik të fjalës së lirë-, por edhe parimet e punës dhe statusin e këtij fondacioni në Shqipëri”. Është llogjikë e mbrapshtë të deklarosh si qëllim kthimin e një gazete në institucion. Ashtu si monopolizimi i tregut të shtypit nuk i shërben lirisë, se shtypit ashtu dhe dhuratat, borxhet apo kambizmat nuk të çojnë në rrugën e pavarësisë së shtypit. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, përballë këtij pilotimi të rrrezikshëm, me pasoja vdekjeprurëse për shtypin shqiptar i bën apel të gjitha gazetave shqiptare që të mbrojnë vetveten duke përdorur të gjitha mjetet demokratike që kanë në dispozicion për sensibilizimin e opinionit të brendshëm e të jashtëm, për mënjanimin e situatës së rrezikshme që është krijuar. Për Lidhjen e Gazetarëve të Shqipërisë Kryetari YLLI RAKIPI Gjatë bisedimit të përzemërt, që lejoj një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi temat kryesore ndërkombëtare me interes të përbashkët, ministri Tritan Shehu pasi nënvizoi dëshirën e sinqertë të Shqipërisë për të integruar në Evropë e në institucionet perëndimore të sigurimit, shprehu vlerësimin e presidentit të republikës të qeverisë Shqiptare për marrëdhëniet intensive të kooperimit që ekzistojnë midis Italisë dhe Shqipërisë, duke uruar zhvillim të mëtejshëm, e duke mbrojtje vetëdën duke përcaktuar për ... [teksti i prerë/paqartë] Ministri ... i Shqipërisë, ... Andreat(a), duke përgëzuar përpjekjet e bera nga Shqipëria, formuloi urimet më të mira për veprimtarinë e qeverisë së re dhe konfirmoi interesimin Italian për të zhvilluar marrëdhëniet në sektorin e mbrojtjes, duke përcaktuar iniciativat e duhura si në planin shumëpalësh dhe në atë dy palësh. Ministri Andreat(a) nënvizoi, gjithashtu se do të ketë shpejt rastin të themelojë perspektivat e të risë marrëdhëniet dypalëshe gjatë takimit të ardhshëm me ministrin e mbrojtjes të Shqipërisë, Safet Zhulali, të cilit ai i dërgoi me anë të ministrit Shehu një përshëndetje të përzemërt, duke kujtuar takimin e fundit të tyre në Bruksel.

Zgjedhjet lokale - të lira dhe të drejta

Zgjedhjet lokale që do të zhvillohen nga fundi i muajit tetor të këtij do të kryhen sipas të gjitha standarteve ndërkombëtare. Zhvillimi i tyre në mënyrë demokratike është një shprehje tjetër e afirmimit të vlerave civile të shtetit shqiptar sa edhe të partive politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje. Tavolina e rrumbullakët e bërë dy ditë më parë në Presidencë është një sinjal i mirë i organizimit të këtyre zgjedhjeve sipas kërkesave konverguese të të gjitha partive politike që do të arrijnë të përfaqësohen në këto zgjedhje lokale. Presidenca e shtetit nuk mungon në këtë rast ashtu si edhe nuk ka munguar në zgjedhjet e tjera. Përgjegjshmëria e organeve shtetërore është një element thelbësor për zgjedhje të drejta dhe të lira. Në rast se shteti është plotësisht i ndërgjegjshëm për funksionin e tij në raste fushate, kjo gadishmëri e tillë duhet mbështetur edhe nga partitë politike që do të konkurrojnë. Rëndësia e zgjedhjeve lokale nuk mund të hijëzohet nga zgjedhjet parlamentare aq më tepër kur dihet se pushteti lokal është një element i rëndësishëm funksionimi të tërë zinxhirit shtetëror, si dhe në kushtet e aplikimit të ligjeve moderne që sigurojnë pavarësi të mëtejshme të këtij pushteti. pasi kësaj radhe aleati i tyre i natyrshëm, Partia Socialiste, mori pjesë në këtë tavolinë si dhe paraqiti opsionet e veta për këtë problem. Lufta që kanë nisur dje PSD dhe PAD ndaj PS-së i rrezikon këto dy parti të mbeten edhe pa zona të lira, që do të thotë se do të mbeten edhe pa fitues. Ndërkaq nuk duhet harruar se të dy partitë do të kenë nevojë jo vetëm për zona të lira por edhe për kandidatë që do t’u duhet t’i iu besojnë nga kualiteti socialist, sepse kuptohet se as njera parti e as tjetra nuk kanë ku t’i gjejnë 4000 kandidatë për në pushtetin lokal. Për katër mijë natyrisht nuk bëhet fjalë se ka të vështirë edhe vetë Partia Socialiste, por as edhe për katërqind, bile është në pikëpyetje edhe shifra dyzet. Sa për PAD-në, deri tani ka të sigurtë vetëm katër kandidatura, dy prej të cilave janë Ceka dhe Imami. Pavarësisht kësaj politika shqiptare i ka mundësitë të barazpeshojë mungesat e disa partive të majta të cilat herëpashere harrojnë se kanë nevojë për mbështetje, dhe se nuk janë të zonjat të bëjnë më shumë se sa gazeta të përbashkëta. Mungesa e tyre në debatin për zgjedhjet lokale shpreh pikëpamje joprofesionale politike dhe përgjegjësinë për të ardhmen e partive të tyre. Zgjedhjet lokale nuk mund të konsiderohen larg. Janë edhe tre muaj që do të duhet të verifikohen kandidaturat më të mira. Partia Demokratike ka nevojë për një pushtet lokal ku të dominojë po ashtu si në pushtetin qendror. Ky raport do të jetë një regulator i mirë i komunikimit të pushtetit në qendër me atë në bazë.

Andreata uron Qeverinë e re shqiptare

Takim i Z. Tritan Shehu me Ministrin Italian të Mbrojtjes Ministri i Mbrojtjes dhe anëtari i parlamentit të Italisë Benjamino Andreata, siç bëri të ditur një komunikatë e Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë u takua dje pasdite në pallatin Barakini (selia e ministrisë) me zv.kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë, anëtarin e parlamentit, Tritan Shehu, që aktualisht ndodhet për një vizitë në Itali. Gjatë bisedimit të përzemërt, që lejoi një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi temat kryesore të marredhënieve bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes përbën një aspekt posaçërisht domethënës. Në këtë kontekst ministri Andreata, duke përgëzuar përpjekjet e bëra marrëdhëniet në sektorin e mbrojtjes, duke përcaktuar iniciativa e duhura si në planin

Ambasada gjermane përgjegjëson “KJ”

Qëndrim i Ambasadës mbi një artikull të gazetës së përditshme “Koha Jonë” të datës 18 korrik 1996 Lidhur me artikullin me titull: Ambasada: “Kush zbulon eshtrat e ushtarëve, 2000 marka”. Ambasada jep sqarimin e mëposhtëm. Me datën 14 prill 1994 në mes të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë është nënshkruar marrëveshja mbi gjetjen dhe varrimin e ushtarëve gjermanë të rënë gjatë luftës në Shqipëri. Marrëveshja e cila hyri në fuqi më datë 7 janar 1995. Sipas marrëveshjes është parashikuar që në Shqipëri të ndërtohen një varrezë për ushtarët gjermanë, ku do të prehen eshtrat e tyre të gjetura në të gjithë territorin e Shqipërisë. Lidhur me Ambasada gjermane Ministria e Ndërtimit dhe e Turizmit e Republikës së Shqipërisë ju përgjigj me lëshimin e një urdhërese në mars të 1996 në adresë të të gjitha administratave lokale për të dhënë ndihmën e tyre në kërkimin dhe lokalizimin e eshtrave të ushtarëve të rënë në vendet e ndryshme të territorit të Shqipërisë. Procesi i lokalizimit të varreve në Shqipëri akoma nuk ka përfunduar. Nuk është e vërtetë që Ambasada për gjetjen e eshtrave të ushtarëve gjermanë të ketë premtuar se për të gjithë ata që do të arrijnë t’i gjejnë ato do të marrin një shpërblim të caktuar. Informacioni i botuar në gazetën “Koha Jonë” është bërë publik pa pasur aprovimin nga ana e Ambasadës. Referenti i shtypit GERALD WOLF

Angazhim maksimal për zgjedhje cilësore

Nesër mblidhet Këshilli i Partisë Demokratike Sekretari Organizativ i PD Prof. Ylli Vejsiu komenton me këtë rast për PD Nesër mblidhet Këshilli i Partisë Demokratike Angazhim maksimal për zgjedhje cilësore Sekretari Organizativ i PD Prof. Ylli Vejsiu komenton me këtë rast për PD FAQE 3

Frymëmarrje artificiale për të humburit

Për ku janë nisur sorr (os) at e hipur mbi “Koha jonë” FAQE 3

“Suksesi” i dësh takëve

Ceka dhe Imami kthehen nga SHBA FAQE 3

“PS na ka tradhëtuar”

Poli Q. kundër dialogut dhe tryezës së partive - Krerët e PQ-së provokojnë sërish kriza përçarjeje në radhët e partisë më të madhe të opozitës, për të forcuar pozitat e tyre nga bashkimi me pjesën më afër saj. FAQE 3

Bashkëpunimi vazhdues i miqësisë së lashtë italo-shqiptare

Fjala e zotit Tritan Shehu mbajtur ne kongresin e Unionin Kristian demokrat italian FAQE 2 Vatikani mbështet rrugën e zgjedhur nga shqiptarët