23/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 korrik 1996

Partia Demokratike paraqet programin për zgjedhjet lokale

Aktivi i zgjeruar i Këshillit Kombëtar të PD-së Merr pjesë Presidenti i Republikës, Sali Berisha Aktivi i zgjeruar i Këshillit Kombëtar të PD-së Partia Demokratike paraqet programin për zgjedhjet lokale Merr pjesë Presidenti i Republikës, Sali Berisha F 2

Shqipëria 2000 - mirëqenie dhe dinjitet

Kryeministri Meksi starton në Parlament Programin e Qeverisë Qeveria Demokratike e krijuar si rezultat i zgjedhjeve të 26 majit, paraqitet përpara jush me programin e vet, me të cilin synon të ecë me ritme të shpejta në reformimin e plotë të ekonomisë shqiptare drejt një ekonomie tregu të zhvilluar, duke ruajtur të njëjtat ritme të shpejta të rritjes ekonomike dhe të rritjes së mirëqenies së shqiptarëve. Ky objektiv madhor i ynë do ta shkëputë përfundimisht Shqipërinë nga varfëria dhe do ta integrojë me dinjitet në Evropë. Detyrat e sotme janë shumë të mëdha sa ato që morëm përsipër dhe përmbushëm 4 vjet më parë, sepse tashmë është hedhur një bazë e sigurtë institucionale e ligjore, është siguruar stabiliteti makroekonomik, si dhe

Fatos Nano në orën e së vërtetës sublime

Fatos Nano pohon më në fund të vërtetat e hidhura. I mbërthyer nga kriza totale që po përjeton partia e tij, ai hedh në shesh të vërtetat me një guxim të admirueshëm. Kryetari i partisë më të madhe të opozitës pohon me gojën e tij se forumet më të larta të partisë janë të mbushura me mediokër, meskinë “mēkatarë”, frikacakë që kanë frikë nga debati dhe mendimi alternativ, vanitozë të pandreqshëm, njerëz që përpiqen të mbijetojnë jo për shkak të mendjes por për shkak të spaletave. Ky është ndoshta fjalori më i ashpër politik që një politikan shqiptar ka përdorur për partinë e tij dhe ndoshta rasti i rrallë në botë kur një kryetar partie e përdor këtë gjuhë për partinë e tij. Fjalori i cili do të ishte i denjë ndoshta për faqet e gazetave kundërshtare përfshi dhe faqet e gazetës sonë apo ndonjë analizë të shefave të partisë sonë, është zëb ardhur i tërë në faqet e mesazhit që vetë kryetari socialist ua dërgon anëtarëve të partisë kundër formueve të saj. Hamendjet gjithsesi nuk i japin dot përgjigje bindëse, as idesë së një Jagojë dhe as asaj të hijesh kryeministër. Shpjegimi më i arsyeshëm që mund t’i jepet këtij fjalori është ora e vërtetë sublime që po kalon Fatos Nano, dëshpërimi i tij për situatën në të cilën është degraduar partia më e madhe e opozitës. Dhe pikërisht në këto momente dëshpërimi Nano përpiqet të ngrihet për të ndryshuar diçka qoftë edhe sikur të ecë në shtegun e ofruar nga kundërshtarët e tij politikë. Mesazhi i tij i cili ka shkatëluar hutim në radhët e kundërshtarëve tashmë me radhë të ngjeshura brenda partisë, përbën një precedent të rrallë politik, një sfidë dhe njëkohësisht pohim të sinqertë të asaj situate të cilën po kalon partia më e madhe e opozitës. Ne nuk mund ta përshëndesim këtë sinqeritet, ne jemi partizanë të së vërtetës. Ka një çast kur gjithkujt i duhet të jetë të paktën i sinqertë me veten. I mbetur gati vetëm pa formues të simpatitë së tij, Fatos Nano përpiqet nga fitojë simpatinë e anëtarëve të tij kundër formueve. Kjo është punë e brendshme e tyre, por ajo nuk mund të mos reflektohet gjithsesi në sallonin politik shqiptar si një precedent i pashëmbullt. Rebelimi i një kryetari kundër formueve të partisë dhe përdorja në një moment sinqeriteti i një fjalori politik të cilin ende nuk e kanë konsumuar gazetat shpesh kjo shumë profesionale kundër tij, gjithsesi, duhet përshëndetur si një guxim për të futur në politikë sinqeritetin e liderit. Në një moment të tillë delikat që po kalon Partia Socialiste vetëm një pikë e këtillë e referimi, një autopsi e tillë mund të garantojë shkaqet e debatit politik. Një parti që ashtu siç thotë Nano e mbushur me mediokër, vanitozë, meskinë, është e mbushur frikë nga vota e lirë dhe konkurrenca njerëz që kanë frikë “spaletat”, pra në një parti me kaq e mendjes me “spaletat”, sinqeriteti i Nanos është e shumë “zhavorishtër” për të mbajtur të ndezur debatin, vetmja rrugë për të mbajtur të ndezur debatin. Ky debat do të njohë një pikë kulmore Kongresin e afërt të socialistëve dhe ndoshta edhe për këtë e afërt të socialistëve dhe ndoshta edhe për këtë afërt të socialistëve dhe ndoshta edhe për këtë arsye se ende nuk mund të njihtohem për tu përjashtuar se në cilën prej këtyre kategorive (ndoshta në asnjërën) përfshihet zoti Nano. Ajo që mund të bëjë me sot është vetëm ta përshëndesim atë në orën e së vërtetës sublime.

Qeveria Demokratike e krijuar si rezultat i zgjedhjeve të 26 majit, paraqitet përpara jush me programin e vet, me të cilin synon të ecë me ritme të shpejta në reformimin e plotë të ekonomisë shqiptare drejt një ekonomie tregu të zhvilluar, duke ruajtur të njëjtat ritme të shpejta të rritjes ekonomike dhe të rritjes së mirëqenies së shqiptarëve.

Fitore të thellë e të merituar edhe në nivelin lokal

Fjala e Presidentit Berisha mbajtur në Këshillin Kombëtar të PDSH-së Zgjedhjet lokale përbëjnë evenimentin politik më të rëndësishëm të këtij viti pas zgjedhjeve të 26 majit. Në këto zgjedhje PD, shkon e vendosur e synon një fitore tjetër të thellë e të merituar në historinë e demokracisë. Ajo synon me këtë, të zgjerojë pjesëmarrjen në pushtet, në qeverisje të qytetarëve, të realizojë përsosjen e qeverisjes lokale të korrigjojë gabimet dhe të metat serioze që ka patur pushteti lokal gjatë këtyre katër viteve të shkuara dhe nga ana tjetër synon të shënojë një dinamikë progresive të procesit elektoral në Shqipëri. Partia Demokratike duke qenë forca politike kryesore, forca politike e besimit më të madh të njerëzve, padyshim krijon për ne lehtësira dhe një avantazh shumë të madh. Ashtu sikundër në zgjedhjet e 26 majit paraqitëm kandidatura ndër më të mirat po ky faktor do të favorizojë mundësinë tonë, do të bëjë të mundur që t’u paraqesim shqiptarëve burrat dhe gratë, djentë dhe vajzat më të shquara të komuniteteve lokale, për të votuar për ta. Në përzgjedhjen e kandidatëve duhet të kemi parasysh se, ripërtëritja mbetet motoja e jonë e përhershme për të qenë një parti e së ardhmes. Ne, me ripërtëritjen nuk synojmë një ndryshim njeri, ne me ripërtëritjen synojmë të mbetemi gjithnjë parti e së ardhmes. Në fakt, në parti 5 - së vjeçare e cila u ripërtëri në 18 muajt e fundit në masën 72% të strukturave të saj drejtuese dëshmoi vitalitet, dëshmoi, gjallëri të jashtëzakonshme. Dhe ishte kjo një ndër faktorët themelorë e besimit të vazhdueshëm mbi PD. Kështu që duke mos ia mohuar asnjërit meritat, kontributin e duhej t’i harmonizojmë këto merita dhe kontribute dhe me kërkesën e pakundërshtueshme të elektoratit shqiptar, një kërkesë konstante për ripërtëritje. Duhet të korrigjojmë në pushtetin lokal raportet të cilat janë të papranueshme. Në rast se në Parlamentin shqiptar u sollën rreth 24% apo më tepër përfaqësuese gra dhe vajza të denja, këto raporte duhet të vazhdojnë dhe në pushtetin lokal. Intelektualë të shquara dhe të përkushtuara eksperte të afta dhe të zonjat, ekzistojnë sot në çdo komunë, në çdo lokalitet, në çdo bashki në çdo rreth e kudo. Në detyrimin në procesin e ripërtëritjes do të kemi parasysh këtë raport që ka një rëndësi shumë të madhe. Mendoj se në këtë proces të kemi parasysh uljen e moshës së qeveritarëve lokalë. Unë nuk them të përjashtojmë brez(at), por ulja e moshës do të ishte një avantazh i madh për ne, do t’i dinamizojmë me shumë këto struktura. Të përzgjedhim ekspertë, specialistë, intelektualë, njerëz të ndershëm kudo në çdo fshat, në çdo komunë, njerëz të përkushtuar të njohur ndershmërinë për virtytet, për tiparet e tyre. Kjo është rruga e sigurtë e fitores. Së dyti në rast se në programin e zgjedhjeve politike legjislative ne kishim sfiduar objektiva madhore kombëtare edhe në këto zgjedhje do të ketë objektiva madhore kombëtare, por nuk do të jenë objektivat madhore kombëtare ato që do të përcaktojnë fitoren tonë. Fitoren tonë në këto zgjedhje do ta përcaktojnë programi lokal për çdo komunë, për çdo bashki. Të studiojmë bashkërisht çfarë i duhet më shumë kësaj komune dhe të premtojmë atë që mund të bëjmë. Ne jemi forcë politike e fuqishme, ne kemi provuar e provojmë se mund të mbanemi dhe mund të fitojmë por nga ana tjetër ne jemi të hapur për koalicion. Në ç’kuptim? Së pari në balancat, ne do të përkrahim pavarësisht nga qëndrimi që do të adoptojmë, ato parti të cilat i konsiderojmë se programet e tyre janë të afërta me programin tonë. Disa probleme janë shumë të rëndësishme përsa i përket përsojes së procesit elektoral. Ne duhet ta konceptojmë procesin elektoral si një nga proceset shumë të rëndësishme për zhvillimin e demokracisë. Ne duhet të lëmë mënjanë orkestrimin dhe duhet të merremi intensivisht dhe seriozisht në përmirësimin sepse ky është një proces dinamik i një rëndësie kapitale për funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Atëherë mbi këtë bazë rekomandimet e KE dhe OSBE-së të cilat ne i gjykojmë se janë më të vërteta në interes të procesit elektoral, duhet t’i aplikojmë. Po marr psh komisionin permanent. Vende me një demokraci të zhvilluar kanë komisione permanente. Ne do t’i ndërtojmë menjëherë ato. Fillimisht nuk mund të pretendojmë se mund të ndërtojmë një komision me njerëz jo partiakë se është e vërteta akoma në këtë fazë pasionet partiake janë normale, të pranueshme tek individi. Ajo çfarë më sugjeroj është që të ndërtojmë një komision permanent partia[k?] me figurat e sugjeruara nga partitë. Këtë e gjykoj shumë të domosdoshme. Në mënyrë që ky komision të ketë përgjegjësinë zyrtare jo vetëm për të kryer disa formalitete 20 ditë, apo muajin e fundit, por të ketë një përgjegjësi zyrtare për tu përkujdesur për përmirësimin e dinamikë të vazhdueshme të procesit elektoral, të kulturës elektorale të gjitha këtyre aspekteve. Do të sanksionohet në ligj shmangia e bojkotit, jo bojkotit politik por bojkotit të numërimit. Sipas disa ekspertëve në historinë e zgjedhjeve të atyre ku ka ndodhur vetëm një herë ky kurth bizantin kurse të tjerë thonë se kjo nuk mund të ndodhë. Atëherë ligji do të sanksionojë përgjegjësinë e komisionerit për të mos mundur më të largohen nga largohet nga zgjedhjet pa patur sanksione të caktuara ligjore. Sepse në këtë mënyrë forcat staliniste mund të zëvendësojnë teorinë e revolucionit permanent me bojkotin e numerimit. Kjo është një formë moderne, një variant i ri i revolucionit proletar ndaj të cilit ne do të qëndrojmë. Kush të dojë le të marrë pjesë në zgjedhje, kush të dojë të mos marrë. Kjo është për çdo forcë politike. Por komisioneri i cili emërohet me ligj dhe paguhet për detyrën nuk do të largohet pa patur sanksione të qarta ligjore. Një problem tjetër që unë do ta shtroj këtu me ju është çështja e dosjeve. Ne si forcë politike kemi qenë harbapen e dosjeve vetëm politikane të lartë. Kjo është e vërteta. Jam dakord me ligjin e verifikimit të figurave dhe ligjin e antigendocidit. Por një nen me verifikimin e figurave bie ndesh me principin tonë. Ne qoftë se ne themi se ligji i dosjeve është ligji i mbylljes së dosjeve, praktikisht hapja e dosjeve për këshilltarët e komunave e shndërron atë në të kundërtën e asaj që themi ne. Sepse detyrohemi të hapim 40 mijë dosje. Unë propozoj dhe mendoj që të kërkojmë Parlamentin të heqë këtë. Kjo bie në kundërshtim të qartë dhe të hapur me principin tonë për mbylljen e dosjeve. Principi ynë ka qenë dosje për politikanët e lartë. Problemi i rëndësishëm për ne është decentralizimi. Ne duhet të synojmë të decentralizojmë kompetencat në pushtetin lokal. Ajo që mund të konceptohet si centralizim ajo është kërkesë për të zbatuar ligjet, kurse decentralizimi i kompetencave të pushtetit lokal, decentralizimi financiar është jashtëzakonisht i rëndësishëm në zbatimin e programeve zhvillimore. Fushata lokale elektorale është më e vështirë, se fushata elektorale e përgjithshme. Sepse mesazhet e përgjithshme efektin e kanë më të reduktuar se mesazhet lokale. Është shumë e rëndësishme që shtëpitë të jetë dinamikë që të mund të paraqesë sa më shumë kandidatë dhe të organizohet debati. Janë të gjitha mundësitë e një fitoreje të dytë shumë të thellë. Kjo fitore do të përcaktohet, sa do të punojmë ne për ta arritur atë. Ne jemi parti e besimit të palëkundur. E majta përjeton një proces të cilin unë do ta konsideroja pozitiv dhe e konsideroj pozitiv, reformimin duke theksuar su larmjen e Shqipërisë do tu duhet të tridhjen për shumë kohë që të lajnë enverizmin dhe stalinzmin e tyre. Por përsëri është një proces pozitiv. Sepse ne nuk mund të mos përshëndesim denjimin e E. Hoxhës, Marksist, të etatizmit në ekonomi dhe të gjitha përpjekjet e tjera janë përpjekje pa asnjë lloj hezitimi me një kahe pozitiv. Unë shpreh keqardhjen për mënyrën se si i përcjell shtypi këtë si rivalizime klanesh apo si tendenca për t’i thyer krahun njëri-tjetrit, në një kohë kur unë shoh përpjekje serioze për të dalë dhe për tu shkëputur nga e kaluara, nga forca kryesore e opozitës, PS. Sigurisht kjo përbën për ne, një avantazh të pakundërshtueshëm, por ne nuk mund ta mbështesim fushatën tonë elektorale në vështirësitë e kundërshtarit. Jo, fushata jonë elektorale do të mbështetet parësorish mbi të gjitha në alternativën tonë ndërtuese. Kështu që të bindur në një fitore të thellë dhe të merituar të mos humbasim asnjë ditë, sot e deri ditën e zgjedhjeve lokale në mënyrë që të shënojmë atë fitore që meritojmë, atë fitore që meritojnë PD dhe në nivelin lokal.

Përcaktohet agjenda e bisedimeve

ligjore, është siguruar stabiliteti makroekonomik, si dhe ndihma e mbështetja e huaj, ekonomia është në një stad shumë më të lartë zhvillimi e me ritme mjaft të mira të rritjes, kemi kontrolluar deficitin buxhetor dhe inflacionin, kemi shumë më tepër njerëz të aftë dhe kemi mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, pra kemi një Shqipëri të qëndrueshme në aspektin politik. Qeveria e hartoi këtë program duke iu përmbajtur vazhdimësisë së reformës dhe me synimin e afrimit sa më të shpejtë në Evropë, për të qenë pjesë integruese e saj në fillim të shekullit XXI. FAQE 3 PD - PS pas tavolinës së të mëdhenjve, dialog në nivel ekspertësh Përcaktohet agjenda e bisedimeve FAQE 2 Përcaktohet agjenda e bisedimeve mes PD dhe PS, ndërsa janë trajtuar probleme të rëndësishme teknike. Ekspertët do të takohen prapë të mërkurën, ndërsa kryesitë e të dy partive së shpejti.