Shqiptarët votuan për vendin e tyre në Evropë
Presidenti Berisha priti Senatorin Marinaci të Unionit Kristiandemokrat të Italisë, Partisë së Butilionit.
Senatori Marinaci e përgëzoi Presidentin Berisha në emër të partisë së tij dhe qeverisë italiane për fitoren e shënuar të PD.
Në rrugët e Tiranës, tha ai, pashë vetëm njerëz të qetë dhe shumë të lumtur që i gëzohen pa masë fitores së tyre.
Presidenti Berisha theksoi se shqiptarët si një nga kombet më të lashtë të perëndimit votuan për vendin e tyre në Evropë, vend të cilin janë të vendosur ta konsolidojnë nëpërmjet zhvillimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Ata votuan gjithashtu për miqtë e tyre që i mbështetën dhe i ndihmuan në rrugën e demokracisë në këta katër vjet.
Vlerat e demokracisë dhe parimet e saj, tha Presidenti Berisha, përbëjnë për shqiptarët faktorin e brendshëm më të rëndësishëm për të cilin ata u përcaktuan me votën e tyre të lirë më 22 mars 1992 dhe vazhduan po me të njëjtën vendosmëri dhe më 26 maj 1996.
Senatori Marinaci vuri në dukje se nga mënyra e të vepruarit të PS, për të gjithë u bë e qartë se gjithshka ishte e paramenduar dhe parapërgatitur.
Ai i shprehu Presidentit Berisha mbështetjen e partisë së tij dhe vullnetin për të bashkëpunuar.
PD do të fitojë përsëri
Sot zhvillohen zgjedhjet në raundin e dytë në nëntë zona elektorale të Republikës
Gara e lirisë përsëri e hapur
Sot zhvillohen zgjedhjet e raundit të dytë në nëntë zona elektorale të vendit, ndërsa në katër zona të tjera sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të mbahen më vonë (me dekret të Presidentit të Republikës z.S.Berisha), për shkak të paangullësve të konstatuara në raundin e parë. Kandidatët e Partisë Demokratike sot konkurrojnë në zonën 20 Mirditë, në zonën 68 Elbasan, në zonën 71 Librazhd, në zonën 76 Lushnjë, në zonën 97 Korçë, në zonën 99 Pogradec, në zonën 108 Vlorë, në zonën 110 Prrenjas, në zonën 111 Gjirokastër. Megjithëse kandidatët e frontit të kuq, kanë marrë urdhër të prerë nga shtabi i tyre marksist që të mos marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve sot konkurrojnë kandidatët e PD, PR, PBSD, PDK, PLL, PBK, PBDNJ. PD shkon e sigurtë për fitore edhe sot, për shkak se në raundin e parë ka arritur një fitore absolute, çka i ka siguruar asaj mazhorancën në parlamentin e ardhshëm. Shqiptarët votuan më 26 maj masivisht për PD dhe kundër frontit të kuq, duke dhënë një provë të madhe përparja një provimi historik, siç ishte kapërcimi dinjitoz i së kaluarës dhe trokitja e bujshme në dyert e Evropës. Edhe sot elektorati shqiptar do t’i besojë votën kandidatëve të PD. Ata shohin tek PD dhe Presidenti Berisha një mundësi serioze shohin tek PD dhe Presidenti Berisha një mundësi serioze dhe të garantuar të zhvillimit të vendit, inkuadrimit ekonomik dhe politik në Europë, si një partner i barabartë i saj. Fronti i Kuq duke tërhequr kandidaturat edhe në këtë raund, tregoi krizën e thellë të shtabit të tij, papërgjegjësinë ndaj elektoratit të majtë dhe, siç është shprehur shtypi, tradhtinë e plotë ndaj këtyre njerëzve të thjeshtë, që mund t’u kenë besuar deri më 26 maj. Fronti i kuq me këtë gjest, tregoi papjekuri të rrallë dhe mungesë të plotë të etikës politike. Ata injoruan jo vetëm elektoratin e tyre, por edhe sugjerimet e BE, Europës, SHBA dhe institucioneve demokratike botërore që vëzhguan zgjedhjet në Shqipëri, për të marrë pjesë në raundin e dytë, për të vendosur dialogun, mirëkuptimin dhe konsensusin në favor të prestigjit të vendit dhe ecurisë së proceseve demokratike. Në këtë mënyrë kreu socialistkomunist, po përpiqet të përdorë çdo mjet për t’u fajsuar përpara elektoratit të tyre, për qëllimin e vetëm që të ruajë postat në parti, ndërsa thirrjeve për njohje të votës së popullit të lëshuar disa herë nga Evropa, ata i janë përgjigjur me nervozizëm dhe ofendime banale. Veprimet e tyre tregojnë se ata e meritojnë “dënimin” që u bëri vota e lirë e popullit, ndersa sjelljet e tyre të mëvonshme shtojnë akoma më shumë përmasat e fitore së “Parisë Demokratike. PD do të fitojë edhe në garën e sotshme. Betimi e demokracisë e bilën shumë, por të gjithë i qëndrojnë deri në fund shtigjeve të saj. PD mendon se gara e lirisë është e hapur, prandaj dhe i shërben votës së popullit çdo minutë dhe orë. Ai është njëjti që ka në dorë rregullimin e punëve të kësaj bote demokratike. Prandaj gjithë me qetësi dhe durim duhet t’i bindemi atij. Prandaj PD është e vendosur t’i shërbejë jetës së tij, të ardhmes së tij, dinjitetit të tij, duke qenë korrekt gjithnjë me kontratën e nënshkruar me shqiptarët më 26 maj 1996. Ajo është kontrata e shekullit për Shqipërinë e shqiptarët, prandaj dhe PD kërkon sot dhe çdo herë një votëbesim sa më të gjerë. Në mënyrë që çdo shqiptar të hedh firmën e tij në Shqipërinë e viteve 2000. Dhe kjo është e mundur duke votuar edhe sot për çdo kandidat të PD.
Qeveria shqiptare të bëjë zgjedhje të pjesshme
Deklaratë e SHBA-së për zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri
Departamenti i Shtetit i SHBA-së i sugjeroi dje qeverisë shqiptare, nëpërmjet një deklarate përsëritjen e zgjedhjeve në ato zona ku gjykohen shkelje të procedurave apo të ligjit mbi zgjedhjet. Departamenti i Shtetit mendon se një gjë të tillë qeveria mund ta bëjë duke marrë parasysh vërejtjet e vëzhguesve të OSBE-së dhe BE-së. Deklarata vë në dukje se theksin tek manipulimi në numërimin e votave si dhe prezencën në disa qendra votimi të forcave të policisë që mund të kenë ndikuar në votim. Më poshtë deklarata vazhdon se heqja dorë e shumicës së kandidatëve të opozitës dhe anëtarëve të tyre nga komisionet e zgjedhjeve e bënë të pamundur vlerësimin real të problemeve në vijim të vëzhguara gjatë numërimit të votave dhe kontribuan në mungesën e integritetit zonat në të cilat duhet bërë përsëritja e votimeve. Qeveria shqiptare gjithashtu duhet të marrë në konsideratë me kujdes rekomandimet e vëzhguesve të delegacioneve për të përmirësuar procesin elektoral, të sigurojnë që këto parregullsi që u vërejtën në këto zgjedhje të mos përsëriten më. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin provokacionin dhe të mos përdorin dhunën. Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër zhvillimet e mëtejshme dhe të punojmë me qeverinë shqiptare dhe të gjitha partitë politike për forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, përfundon deklarata e Departamentit të Shtetit lidhur me raundin e parë të zgjedhjeve në Shqipëri.
Përsëritjen e zgjedhjeve në ato zona që mund të kenë ndikuar në votim.
Me poshtë deklarata vazhdon se heqjadore nga komisionet e zgjedhjeve e bënë të pamundur vlerësimin me kohë dhe kontribuan në mangësinë e integritetit të numërimit të votave.
Deklarata mbulon me përgjegjësi edhe ato parti opozitare që bojkotoan zgjedhjet.
Në fund Departamenti i Shtetit i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe gjithë partive politike që të kërkojnë ndihmë nga Komuniteti Ndërkombëtar në hetimin e parregullsive dhe të identifikojnë marrë parasysh vërejtjet e vëzhguesve të OSBE-së dhe BE-së.
Fitore historike e Shqipërisë
Presidenti Berisha priti delegacionin e Bashkimit për Republikën të Francës
të drejtuar nga sekretarja e përgjithshme e grupit të kësaj partie në Asamblenë Kombëtare Kristine Branshu.
Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partisë së Bashkimit për Republikën, partisë së Presidentit Shirak dhe Kryeministrit Zhype ndaj Partisë Demokratike që në fillimet e saj.
Presidenti Berisha nënvizoi se largimi i menjëhershëm dhe paprecedent i PS nga zgjedhjet, tre orë para mbylljes së kutive të votimit, ndonëse në çdo qendër votimi 2/3 e komisionerëve ishin të pranishëm dhe
Ndaj dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me seriozitetin më të madh po kontrollon votat pas çdo për identifikimin e tyre dhe në çdo rast do t’u qëndrohet procedurave të këtij Komisioni.
Presidenti Berisha theksoi se janë marrë të gjitha masat që edhe zgjedhjet në turin e dytë të zhvillohen normalisht. Ju vetë do të jeni dëshmitarë, tha ai, ndërsa deputetët e majtë ndonëse u ftuan prej meje të marrin pjesë në zgjedhjet e turit të dytë, u përgjigjën me grevë urie.
Zonja Branshu e përgëzoi Presidentin Berisha për fitoren historike të Shqipërisë në rrugën e demokracisë.
Ajo u shpreh se qëndrimi i PS
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe drejtimi politik i qeverisë janë treguar të hapur
Departamenti i Shtetit SHBA është prononcuar mbi mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve në disa zona ku janë vërejtur parregullsi serioze, cili është qëndrimi që do të mbajë qeveria shqiptare ndaj këtij propozimi?
Intervistë e Kryeministrit Aleksandër Meksi dhënë radios Zëri i Amerikës
-Qëndrimi që do të mbajë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndaj ankimimeve të partive të ndryshme politike dhe në përgjithësi ndaj zgjedhjeve në zona të ndryshme të Shqipërisë është verifikimi i çdo parregullsie dhe kur parregullsia është e tillë që ka komprometuar rezultatin e zgjedhjeve është në kundërshtim me ligjet, zgjedhjet do të përsëriten, në ç’a drejtim qëndrimi politik i qeverisë shqiptare është në një linjë me atë të BE-së.
Faqe 2
Fronti i Kuq një humbës pa dinjitet në zgjedhjet e majit
Fitorja e 26 Majit sjell edhe çrrënjosjen e komunizmit, ajo do të mbetet fitorja e shekullit për shqiptarët
Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Besnik Gjongecaj
Faqe 3
NJOFTIM
Më datë 3 qershor 1996, Kryetari i PDSH z.Tritan Shehu jep një konferencë shtypi në Pallatin e Kongreseve së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Bashkimi për Republikën, e Presidentit francez Shirak, znj. Christine Branchu dhe z. Jean-Christoph Ozil.
Konferenca zhvillohet në orën 09.00.
Lista e pjesshme e oficereve të ish Shërbimit Sekret,antare komisionesh dhe vezhgues te PS ne zgjedhjet e 26 majit
Faqe 3
Partia Demokristiane denon terheqjen e PS dhe te aleateve te saj
Faqe 2
Kandidatët për deputet të PUK i përgjigjen thirrjes së Berishës