Interesim direkt i SHBA per Kosoven
Deklaratë e Presidentit të Republikës Sali Berisha
“Përshëndes hapjen e Zyrës së Informacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë si një dëshmi të interesit direkt të administratës amerikane dhe të Presidentit Clinton për zgjidhjen e problemit të Kosovës, që mbetet thelbësor për stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë”.
Bashkëpunim për konsolidimin e demokracisë
Prof. Dr. Tritan Shehu priti kryetarin e PDK
Dje pasdite Kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Tritan Shehu priti në selinë e kësaj partie kryetarin e Partisë Demokristiane, z. Zef Bushati, i cili e uroi z. Shehu për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 26 majit.
Të dyja palët shprehën nevojën e një bashkëpunimi më të mirë të zgjerimit të demokracisë dhe vazhdimit të reformave, në drejtim të forcimit të shtetit ligjor mbi bazën e principeve themelore demokratike si dy forca që bëjnë pjesë në Unionin Kristian Demoktr[a]t Europian. Në bisedime u diskutua dhe mundësia e bashkëpunimit në ato zona ku zgjedhjet do të përsëriten.
Takimi kaloi i ngrohtë dhe miqësor.
Asnjë lëshim Frontit të Kuq
Komisioni Europian kërkon një përsëritje të pjesshme të zgjedhjeve
Opozita fren ohet në Bruksel
Tre njerëz nga Shqipëria, pa llogaritur Kalakullën, ishin dje në Bruksel.
Shkuan enk as për t’u ankuar. Me zellin e ank imtarëve të mëdhenj u munduan t’i mbushin mendjen Evropës se Shqipëria ecën më mirë me komunizëm se sa me ekonomi tregu dhe se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira vetëm pesë vjet më parë e kurrsesi këtë vit. I pari në radhë është Servet Pellumbi ish-informatori i Sigurimit të Shtetit, verifikuar si i tillë nga Komisioni i Verifikimit të figurave politike, pa të drejtën të futet në Parlament. I dyti është Neritan Ceka, një nga ideatorët kryesorë të tërheqjes së Frontit të Kuq nga zgjedhjet, kolaboratori i Ramiz Alisë, në vitin 1990 dhe në vitin 1991, një ndër njerëzit që është munduar më së tepërmi të komprometojë vlerat demokratike të shqiptarëve me antivelrat komuniste, i larguar pikërisht për këtë shkak edhe nga Partia Demokratike. Skënder Gjinushi, i fituar në politikë nga Ramiz Alia dhe i përdorur prej tij që nga viti 1988 e deri tani. Shtypi shqiptar ka vizatuar disa herë deri tani grafikun e lëvizjes politike të tij që fillon tek ambientet e brendshme të zyrave të ish presidentit komunist Alia dhe që përfundon përsëri tek ai duke theksuar kështu vijimësinë e shërbimit total ndaj tij. Ndërsa i treti që ka shkuar në emër të tij, pasi nuk ka parti është Petrit Kalakulla. Sidoqoftë ky i fundit ka gjetur të ankohet për votat që nuk i morën socialistët, ndërsa nevojitej edhe një garniturë që mendon se është e djathtë, përpara Evropës. mendon se është i djathtë, përpara Evropës. Që të katër mund të shkonin në Evropë vetëm për t’u ankuar. Ata nuk mund të marrin këtë rrugë për një gjë të tillë, ta zemë për të vënë në dukje ecjen e Shqipërisë, për të nxitur marrëveshje të tjera të Evropës me Shqipërinë apo të paktën të mos shkojnë për asgjë, gjë që do t’i ishte më normale edhe për ata të katër. Një seleksion i tillë negativ për shqiptarët dhe jo vetëm për pozitën, por edhe për opozitën nuk ka qenë as kur Alia udhëtonte jashtë shtetit. Shqipëria këtë ditë ndjehet e lehtësuar në Tiranë por e interpretuar keq në Bruksel. Katërshja është e mundur në Tiranë nga shqiptarët dhe mëriemi që lexohet në fytyrat e tyre nuk mund të jetë shkak për një rëndim të Shqipërisë me sadopak pjesë të mjerimit të tyre. Brukseli s’është vend ku falen komunistët dhe njerëzit e implikuar në krime. Nga kjo nuk i shpëton delegacionit as kryetari pa parti Kalakulla. Fitorja e zgjedhjeve të 26 Majit nga Partia Demokratike nuk zbehet nga zvarritjet e këtyre liderëve naivë të vendit. Proceset demokratike nëse nuk kanë vepruar mbi Neritanin apo Pellumbin, mbi Gjirushin apo Kalakullën, nuk ndjehen fajtorë kur kanë dhënë frytet e veta në mbi 3 milionë shqiptarë. Katër njerëzit e mësipërm nuk mund të shfrytëzojnë fitoren e të tjerëve për të akuzuar. Fitorja është shkak për ta njohur atë dhe jo për të celebruar veten me këtë fitore për ta grabitur atë. Tregimdhësit socialistë që bredhin nëpër sheshet e Tiranës janë shumë pak për të lëvizur matjas koshiencën e Brukselit dhe po aq për të arritur një distancë të Evropës me Shqipërinë. Po ashtu janë pak tre ditë greve urie në një restorant për të afruar distancën e Shqipërisë me Zhuganonin deri në atë pikë ku ndodhen Pellumbi, Ceka, Gjirushi dhe ai që ka në të djathtë të tij të rregulltën, Kalakulla. Republika e tyre që të godasin demokracinë shqiptare nga Brukseli është një komprometim që ata përpiqen t’ia veshin dhe Evropës. Kuptohet që kjo gjë nuk mund të arrihet në Bruksel. Qëndrimi i Evropës është brenda qëndrimit të qeverisë shqiptare dhe Partisë Demokratike për zgjedhje vetëm në ato zona ku evidentohen shkelje të renda. Kjo iu bë e qartë edhe delegacionit të ramizistëve të Tiranës.
KE i konsideron krerët e Frontit të Kuq të papërgjegjshëm
Komisioni Europian kërkoi të mërkurën përsëritjen e zgjedhjeve në Shqipëri në zonat elektorale në të cilat do të jenë konstatuar parregullsi të rënda nga raporti përfundimtar i organizatës për sigurinë dhe bashkëpunimin në Europë (OSBE) bëri të ditur një zëdhënës.
Komisioni Europian do të mbështetet në konkluzionet e OSBE-së dhe në evolucionin e gjendjes për të propozuar bisedime për një marrëveshje të re me Shqipërinë, nënvizoi më tej ai.
Ky qëndrim iu komunikua delegacionit të zyrtarëve të opozitës shqiptare të cilët u pritën të mërkurën në Bruksel nga komisari europian Kristos Papucis.
Komisioni Europian shprehu keqardhjen për incidentet e rënda që ndodhën pas këtyre zgjedhjeve. Këto të fundit përfunduan me një fitore komfore të Partisë Demokratike në pushtet që prej vitit 1992, pas rënies së pushtetit komunist.
Papucis i rekomandoi Presidentit Sali Berisha dhe qeverisë të fillojnë një dialog me opozitën, duke nënvizuar megjithatë se partia e opozitës duhet të japin prova përgjegjësie dhe të rifillojnë dialogun.
Procedurat e votimit ishin të drejta dhe të lira
Raporti paraprak i misionit vëzhgues të grupit britanik të
të drejtave të njeriut për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri 26 Maj 1996
Faqe 3
CDU demaskon “komplotin e heshtjes”
Senatorët Foloni dhe Marinaci kritikojnë disa organe të shtypit italian
Pas bujës në shtypin ndërkombëtar, dhe italian, përse askush nuk është marrë me me Shqipërinë, ndërkohë që zhvilllua ...
Shqipëri, mbi bazën e së cilës mori konfirmimin se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë.
Madje dhe “ambasadori italian në Tiranë, Paolo Foresti, nuk e fshehu habinë e tij - tha Marinaci - për mënyrën se si shtypi italian i pasqyroi zgjedhjet në Shqipëri”.
“Kundonjë parregullsi kishte - shtoi ai, por kjo tregon, në mënyrë paradoksale se ka pasur zgjedhje të lira duke i krahasuar me zgjedhjet kurdoherë të përkryera dhe përherë të rregullta që zhvilloheshin në kohën e Hoxhës”. Në interpelancën për ministrin e Jashtëm, CDU-ja kritikon qëndrimin e ...
Këtë pyetje e bënë Guido Foloni, kryetar grupi në Senat dhe senatori Nikandro Marinaci, që të dy përfaqësues të CDU-së, të cilët mbajtën një konferencë shtypi të hënën, ku mori pjesë Albert Brojka, i Partisë Demokratike shqiptare dhe ambasadori i Shqipërisë në Itali, Pandeli Pasko.
Marinaci, i cili së bashku me Butilionen nënshkroi ...
“Ndonjë parregullsi kishte - shtoi ai, por kjo tregonte, e e Jashtëm, CDU-ja kritikoi qëndrimin e korrespondentit të TG1 sepse “nuk ika pasqyruar ngjarjet ashtu sikurse duhej t’i bënte shërbimi publik”.
“Ekstremisti i djathtë” që i lëpihet ekstremit të majtë
Kalakulla: “Këta socialistët paskan qenë pisa. Si nuk ma liruan zonën mua”
Vetëm një ditë përpara zgjedhjeve Petrit Kalakulla ishte ulur në një klub në zonën e tij elektorale, në praninë e disa politikanëve të Poliq Q [?] ku zakonisht mblidheshin ekstremistët e djathtë. Kalakulla u shpreh: Këta socialistët paskan qenë pisa. Si nuk ma liruan zonën mua.
Pra nuk qe deklaronte se do t’i zhdukte të gjithë komunistët, njëri që veshpaluan “ekstremisti i djathtë” kërkonte që PS t’i linte zonën e tij. Ky njeri veshpaloset së “ekstremist i djathtë” kërkonte të ishte bashkë me delegacionin që veshatuan votat e familjes së tij në protestën e “i kanë vjedhur votat”. E Fton në K... [?] për në Bruksel që të protestojë se “i kanë vjedhur votat”.
Një Shqipëri pa enveristë është e fituar
Intervistë me z.Ferdinand Xhaferri, sekretar për marrëdhëniet publike i PD
Faqe 3
Çfarë kërkonte Ceka në Bruksel ?
Ceka është ai që e quajti Evropën “shtrigë” dhe që fyu me fjalë banale Presidenten e Asamblesë Parlamentare të KE e mjaft personalitete të tjerë europiane.
Njeriu i Ramiz Alisë, Neritan Ceka është nisur për në Bruksel për të ankuar në Evropë për “padrejtësitë” që i janë bërë partisë së tij.
Neritan Ceka është ai njeri i cili gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve si dhe gjithë personalitetet europiane që në mënyrë realiste vinin në dukje arritjet e Shqipërisë. Ceka ishte njeriu që menjëherë mbas zgjedhjeve e quajti Evropën “shtrigë”.
Atëherë çfarë kërkonte Neritan Ceka në Evropë? Çfarë kërkonte ai njeri nga “shtriga” Evropë? Pse vajti ai ankohet Presidentit i PAD tek “shtriga”?
Sidomos ai dhe spiunët që e shoqëruan e morën përgjigjen që meritojnë nga Evropa. Jo nga komunistët që u bënë ftesa por nga ato personalitete që përfaqësojnë në të vërtetë Evropën dhe kur të kthehet në Tiranë Cekës nuk do t’i mbetet gjë tjetër veçse të shtojë dozën e sharjeve ndaj Evropës (por këtë herë në ambiente intime).
E.P.
Amerikanët e kanë të vështirë të kuptojnë kthimin e komunistëve në pushtet
Ligjvënësi amerikan Dejvid Fanderberg lidhur me Shqipërinë dhe situatën në Ballkan
Amerikanët e kanë të vështirë të kuptojnë kthimin e komunistëve në pushtet
Zhvillimi i Shqipërisë më ka mahnitur
Në një bisedë me gazetarët e sektorit të Europës Jugore të Zërit të Amerikës, zoti Fanderberg, foli për çështjet me interes për rajonin e Ballkanit.
Përsa i përket Shqipërisë, zoti Fanderberg tha se përparimi drejt vendosjes së institucioneve demokratike ka qenë më i shpejtë dhe më i qëndrueshëm se në vendet e tjera të rajonit.
Mua më kanë mahnitur zhvillimet në Shqipëri, e cila është konsideruar si vend më i prapambetur dhe më primitiv në mes vendeve të Ballkanit, në shumë drejtime ajo ka arritur më shumë rezultatet se disa vende të tjera të këtij rajoni. Duke folur ndërmjet të tjerave dhe për proceset demokratike në vendet e Ballkanit dhe të Europës Lindore, ligjvënësi Dejvid Fanderberg tha se amerikanët në përgjithësi nuk janë shumë të informuar për mentalitetet ndërkombëtare. Ata presin që ndryshimet në vendet e ndryshme, -theksoi ai- si p.sh ndryshimet demokratike në Europën Lindore, po ndodhin menjëherë.
Në Shtetet e Bashkuara mbizotëron përshypja se, me shembjen e komunizmit, demokracia do të vendoset brenda 24 orëve, - tha zoti Fanderberg, dhe kur ndodhin kthesa të tilla, si kthimi në pushtet brenda një kohe të shkurtër të komunistëve në vendet e Europës Lindore, amerikanët e kanë të vështirë t’i gjejnë shpjegim kësaj dukurie.
Demokracia është një proces evolucional,- tha ai,- për forcimin e së cilës do të duhet të kalojë muajt kohë. Për mendimin tim,- thotë zoti Fanderberg, -përveç faktorëve historikë, pengesa serioze për proceset demokratike në vendet e rajonit të Ballkanit janë dhe korrupsioni në shkallët e të gjerë, rusfeti dhe tregu i zi. Ai tha se ne kemi pranuar që në ish-udhëheqësi i lartë komunist, përgjegjës për vrasjen e një numri të madh njerëzish në vendin e tij, të jetë kandidaturën për t’u zgjedhur në postet drejtuese, gjë që nuk e kemi pranuar për udhëheqësit nazistë.
Ky qëndrim nuk është aspak objektiv- përfundoi ai,- për më tepër sepse ish-udhëheqësit komunistë nuk kanë shprehur asnjë pendim për krimet e tyre.
Dejvid Fanderberg është anëtar i komisionit të Helsinkit dhe i komisionit për punët e jashtme të kongresit amerikan. Ai ka qenë dhe ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rumani. Për një periudhë kohe 25-vjeçare ai ka shprehur një interesim të veçantë për çështjet ballkanike.
Tema e dizertacionit të tij pasuniversitar ka qenë për Shqipërinë.
Kastriot Islami “flet ndryshe”
-Krerët e PS deklaruan mbas zgjedhjeve se nuk njohin asnjë qëndrim të Europës e SHBA e se nuk dilnin nga greva e urisë pa u bërë zgjedhje të tjera por...folën ndryshe
Faqe 3