Presidenti Berisha priti ambasadorin e Austrisë
Gatishmëri për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat
Presidenti i Republikës ftohet në takimin e nivelit të lartë në Salzburg, në korrik ku do të marrin pjesë dhe disa kryetarë të tjerë shtetesh
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti dje Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Federale të Austrisë, dr. Georg Calice, i cili i paraqiti Letër Kredencialet.
Ambasadori austriak i përcolli Presidentit Berisha përshëndetjet e përzemërta të Presidentit Klestil si dhe i përsëriti ftesën e Presidentit austriak për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë së bashku me disa kryetarë të tjerë shtetesh në Salzburg gjatë muajit korrik.
Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën dhe mbështetjen e Austrisë, kësaj vendi mik, dhe i kërkoi t’i përcjellë Presidentit Klestil përshëndetjet e tij të përzemërta dhe ta falënderojë për ftesën së cilës iu përgjigj pozitivisht.
Presidenti Berisha dhe Ambasadori Calice shprehën dhe njëherë gatishmërinë dhe vullnetin e vendeve të tyre për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Dështrim tjetër i Frontit të Kuq në Bruksel
Fronti i Kuq vazhdon humbjen
Në takimet dhe bisedat që liderët e Frontit të kuq zhvilluan në Bruksel u përsërit edhe njëherë qëndrimi tashmë i njohur në Tiranë për zgjedhje të pjesshme pas identifikimit të zonave në të cilat janë bërë shkelje të rënda. I dalë fillimisht nga zyrat e Partisë Demokratike dhe i mbështetur në të njëjtën kohë nga institucionevepropiane propozimi i mësipërm tashmë ka fituar qytetarinë e vet dhe është në fazën e konkretizimit. Pak ditë pas 26 majit komisioni elektoral verifikoi katër zona me shkelje të cilat i shpalli të pavlefshme. Disa parti përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike kanë paraqitur ankesat për zona të veçanta. Nga selia blu kanë dalë deri tani fakte dhe dokumente që vërtetojnë manipulime të socialistëve përfshirë edhe një presion të madh psikologjik ndaj zgjedhësve në zona të veçanta. Theksuar edhe nga deklarata e Departamentit amerikan të Shtetit, socialistët dhe pjesa tjetër e Frontit të Kuq mbajnë përgjegjësi për bojkotimin e procesit të votimeve duke humbur kështu edhe vlerën morale të ballafaqimit për shembull apo probleme të tjera që lidhen me ditën e votimit. Largimi tyre ka qenë një akt që drejtpërdrejtë kuptohet si veprim antishtetëror i cili do të sabotonte votimet duke sjellë amulli në jetën politike, ekonomike dhe shtetërore të vendit për ditët e tjera. Nuk mund të thuhet ndryshe për veprimin e ekstremit të majtë qoftë edhe pse ata në Bruksel shkuan vetëm me inatin ndaj Berishës, Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri. Në valixhet e tyre përveç vërejtjeve nuk kishin asnjë dokument ku të vërtetoheshin memorandumet e tyre antizgjedhore. Secili nga ata ka mbetur si guak ndërsa komisionerët e Brukselit prisnin dosjet e shkeljeve. Demagogjia që mund t’ju ecë me treqindëshet e pesëdhjetëvjeçarëve në Tiranë e Fier nuk mund të shkojë edhe me parlamentaret e kontinentit. Të shash Berishën në Bruksel nuk fiton asnjë vlerë po aq sa nuk ikën në vlerë po aq sa nuk je në kufinjtë e besueshmërisë për ta. Lajmërimi i bërë dje nga gazeta të opozitës së majtë për të verifikuar shekëljet tregon se largimi tyre nga votimet si dhe gjithë veprimtaria antishtetërore që kanë bërë më pas ka qenë i pambështetur nga fakte dhe argumente bindëse. Bojkoti i zgjedhjeve dhe tendenca për mitingje të paligjshme në Tiranë kanë në bazë të tyre vetëm paragjykimin marksist për marrjen e pushtetit me çfarëdo mënyre. Shkaku më thellë ata kanë ushtruar opozicionin e tyre për dëme të drejtpërdrejta ekonomisë shqiptare, marrëdhënieve të saj me Evropën e më gjerë, reputacionit të saj të rikthyer katër vitet e fundit, gjëra që nëse realizoheshin viheshin drejtpërsëdrejti kundër vendit dhe duhen gjykuar si veprime antikombëtare. Asnjë opozitë realiste dhe me qëllime zhvillimi nuk mund të kontribuonte për shkëputjen e vendit sa ekstremi i majtë shqiptar. Kjo u tentua prej tyre vetëm me qëllimin për të bllokuar funksionimin e shtetit në Shqipëri në mënyrë që të krijoheshin kushte për ardhjen e tyre në pushtet gjë që do të çonte në bllokimin e reformës shqiptare si dhe shumë restriksione të tjera për vendin dhe njerëzit e tij. Prania e tyre në Bruksel ishte rast që ata të merrnin edhe leksion të mirë demokracie nga parlamentarët evropianë dhe komisionerët e atjeshëm. Sigurisht që t’i flasësh për demokracinë Pellumbit, Cekës, Gjinushit pa llogaritur Kallakun është një gjë e vështirë dhe pa shumë rezultat. Kjo u mor vesh edhe nga produkti që nxorrën ata nga qëndrimi i tyre në Bruksel. Të tre dhe Kallaku arritën të sjellin në Tiranë vetëm lajmin e keqinterpretuar prej tyre për anulimin e vizitës së Santerit në Shqipëri. Po të ishte ashtu ata le të gëzoheshin por Santer vetëm se ka shtyrë vizitën e tij në Tiranë për shkak se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende.
BE shprehet për thellimin e marrëdhënieve me Shqipërinë
Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e BE-së lidhur me zgjedhjet në Shqipëri edhe pas vizitës së delegacionit të Frontit të Kuq atje. Në një intervistë zëdhënësi i BE-së, Niko Vafter i ka dhënë BBC, është r i k o n f i r m u a r qëndrimi i këtij institucioni që zgjedhjet në Shqipëri duhen përsëritur vetëm në ato zona ku janë konstatuar parregullsi. Përgjigjet e zëdhënësit të BE-së, zotit Vefter, largojnë përfundimisht edhe mjergullën që shtypi i majtë shqiptar dhe disa media të huaja hodhën rreth shtyrjes së vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian Zhak Santer për në Shqipëri. Pra, zoti Vatter konfirmon se Zhak Santer nuk e ka anulluar vizitën e tij në Shqipëri por e ka shtyrë atë, pasi sipas tij, procesi zgjedhor në Shqipëri akoma nuk ka përfunduar dhe nuk është bërë me vend që Zoti Santer ta bëjë këtë vizitë gjatë kësaj periudhe zgjedhore. Lidhur me qëndrimin e metejshëm të BE mbi zgjedhjet në Shqipëri, zoti Vatter shprehet se BE do të vendosë duke u mbështetur në të dhëna të besueshme nga burime të besueshme. Pra ai shprehet qartë se ky delegacion i Frontit të Kuq që ka marrë udhë drejt BE-së për tu ankuar pa disponuar paraprakisht asnjë provë apo fakt konkret për parregullsitë në zgjedhje, veç të vetmin fakt, duke shpalosur zellin marksist për aplikimin e metodave leniniste të marrjes së pushtetit, fakt i cili nuk përbën të dhëna të besueshme e as burim të besueshëm për ta. Zoti Vatter në intervistën e tij për BBC shprehet se shpreson që të gjitha palët, përfshirë edhe partinë në pushtet do të jenë të gatshme të gjejnë një zgjidhje konstruktive në interes të Shqipërisë. Ndërsa i pyetur rreth të ardhmes së marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në zoti Vatter shprehet: “Sic e dini që në vitin 1992 ne kemi një marrëveshje bashkëpunimi dhe tregëtie me Shqipërinë. Këshilli i Punëve të Jashtme na ka dhënë mandat që së shpejti të paraqesim propozimet për të negociuar një marrëveshje të një tipi të ri për thellimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Në thelb ne synojmë t’i thellojmë marrëdhëniet me Shqipërinë, pasi është në interes të përbashkët që marrëdhëniet të intensifikohen, por një gjë e tillë do të bëhet në përputhje me vlerat e përgjithshme të demokracisë dhe parimet e ekonomisë së tregut. Pra duket sheshit se krerët e Frontit të Kuq që shkuan në BE për tu ankuar morën prej andej vetëm rikonfirmimin e humbjes së tyre të merituar duke dëshmuar se nuk përfaqësojnë gjë tjetër në politikën shqiptare veçse të shkëputurën e saj. Atë të shkuar që Evropa e ka denoncuar me kohë si një diktaturë, izolim e barbarni njerëzore. Këta krerë të Frontit të Kuq morën nga Evropa atë çka realisht meritonin. Morën mesazhin se Shqipëria është e vendosur të ecë në rrugën e demokracisë të ekonomisë së tregut, të zhvillimit dhe integrimit dhe se divorcin me socializmin e ka bërë me që në vitin 1992 duke dëshmuar vlerat më të larta të civilizimit evropian. Edhe zgjedhjet e 26 Majit të këtij viti nuk qenë gjë tjetër veçse rikonfirmim i këtyre vlerave. N.GJINI
Zoti Arbnori u nis për në Hungari
Die u nis për në Budapest kryetari i kryesisë së kuvendit popullor, z. Pjetër Arbnori, që do të marrë pjesë në konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Europës, që zhvillohet në Hungari nga 7-9 qershor 1996.
Sipas programit të parashikuar në konferencë do të diskutohen per këto çështje kryesore:
-Roli i parlamentit në ndërtimin e funksionimin e demokracisë në kushtet e ekonomisë së tregut.
-Roli i parlamentit në zgjedhjen e problemeve sociale në kushtet e ekonomisë së tregut.
-Integrimi dhe bashkëpunimi europian i parlamenteve nacionale me një këndvështrim të veçantë lidhur me konferencën ndërqeveritare të BE-së të vitit 1996.
Raporteri për këtë çështje do të jetë zonja Leni Fisher presidente e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, z. Kalus Hansh, presidenti i parlamentit europian, zonja Rita Sismuth, presidente e parlamentit gjerman, zoti Filip Segen, president i asamblesë kombëtare të Francës, si dhe personalitete të tjera të larta europiane.
Kritikohet media italiane
Dëshira e PS është e pamjaftueshme për rilindimin e Shqipërisë
“ZP” dhe “KJ” japin “alarmin” e izolimit të Shqipërisë
Në dy javët e fundit Shqipëria u pranua anëtare e Iniciativës së Evropës Qendrore, Serregi u ftua në Austri, Zhvalulli u ftua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Arnordi dëgjoi për takimin e kryetarëve të Parlamenteve të Evropës, NATO-s, Arbënori dhe u nis për takimin e krerëve të Parlamenteve të Evropës, KE lejoi 3 milion ECU për Shqipërinë dhe Presidenti i SHBA Klinton kërkoi zgjatjen e statusit të kombit më të privilegjuar për Shqipërinë. Dhe Presidenti Berisha ju përsërit ftesa për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë me kryetarë shtetesh në Austri.
Në dy javët e fundit Shqipëria u pranua anëtare e Iniciativës së Evropës Qendrore, Serregi u ftua në Austri, Zhvalulli u ftua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Arnordi dëgjoi për takimin e kryetarëve të Parlamenteve të Evropës, NATO-s, Arbënori dhe u nis për takimin e krerëve të Parlamenteve të Evropës, KE lejoi 3 milion ECU për Shqipërinë dhe Presidenti i SHBA Klinton kërkoi zgjatjen e statusit të kombit më të privilegjuar për Shqipërinë. Dhe Presidenti Berisha ju përsërit ftesa me kryetarë shtetesh në Austri.
Qiriazati: “KJ” ka mashtruar
PBDNJ e “Omonia” përgënjeshtrojnë “KJ”
Nuk e kam formuluar unë deklaratën e botuar në “KJ”
Kritikohet media italiane për njëanshmëri
Konferencë për agjensitë e shtypit italian, e sekretarit për marrëdhëniet me jashtë e z. Albert Brojka, z. Marinaçi dhe tre përfaqësues të Partisë Kristiandemokrate të Italisë në mjediset e Parlamentit italian
FAQE 2
Nga idiotësia në çmenduri
“E treta, t’u bëhej thirrje mercenarëve të huaj të vinin në Shqipëri përpara zgjedhjeve për t’u mahnitur me llokumet e demokracisë së Sali Berishës dhe për të lavdëruar atë dhe PD-në që të mbeteshin në fron përtej viteve 2000. Dhe këta mercenarë europianë dhe aziatikë ishin deputetë, ministra, presidentë dhe afarista. Madje njëri prej tyre, si presidenti i Italisë, zoti Scalfaro, nuk duroi t’i varte në gjoks Sali Berishës për fat dhe një patkua italian.”
(D. Agolli, “ZP” dt. 6.6.1996)
FAQE 3
Dobrovoda do të përgjigjet për veprimtarinë antligjore
-Musa Dobrovoda: “Policia dhe repartet speciale do të vazhdojnë të bëjnë zbor...”
-Minj si Dobrovoda tolerancën e marrin gjithnjë për dobësi
FAQE 3