14/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 qershor 1996

Kancelari austriak reagon negativisht ndaj letrës së PSD dhe PAD

Zëdhënësi i kancelarit austriak, Frac Vranitcki, zoti Karl Kramer i deklaroi agjensisë austriake të lajmeve (APA) në emër të Vranitcki se, Austria përjashton në mënyrë të prerë mundësinë e ndërhyrjes apo të ndërmjetësimit në lidhje gjoga me manipulimet e krijuara në zgjedhjet e 26 majit. Austria hedh poshtë kërkesën e liderëve shqiptarë të opozitës mbi mbështetjen e kancelarisë federale austriake. Ky deklarim bëhet pas një letre që Vranitcki ka marrë nga liderët e partive opozitare shqiptare, asaj socialdemokrate (PSD), Skënder Gjinushi dhe Aleancës demokratike (PAD), Neritan Ceka, në të cilën kërkohet ndërmjetësimi i kancelarit austriak në lidhje me këto manipulime.

Procesi zgjedhor ecën në drejtimin e duhur

Dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme, OSBE-ja bëri publik raportin e vëzhguesve të saj afatgjatë dhe afatshkurtër për zgjedhjet e zhvilluara me 26 maj dhe 2 qershor në Shqipëri. Raporti është bërë i njëjtë me padurim për t’u përdorur nga opozita e majtë, në parlamentarët e tij nuk e vënë në diskutim vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare dhe nuk kërkon në asnjë rast ribërjen e tyre. Rekomandimet për të teknike me interes për të ardhmen dhe të pranishme për një vend që po ndërton demokracinë pas një diktature komuniste, respektimin në fund të fundit verdiktin e popullit shqiptar, që përfundimisht i preu rrugën rikthimit të komuniste në Shqipëri, duke votuar për vazhdimësinë e reformave dhe ruajtjen e konsolidimin e institucioneve të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës. Raporti i vëzhguesve të OSBE-së, që nga institucionet e rëndësishme të politikës ndërkombëtare është njohur autoritativ për vlerësimin e zgjedhjeve në Shqipëri, ka ngjallur reagime të ndryshme në spektrin politik. Ndërsa të majtët nuk e fshehin pakënaqësinë kur nuk gjenden në asnjë radhë të raportit të mbështetur për qëndrimin e tyre që kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në të 115 zonat elektorale, demokratët marrin mesazhin e qartë se procesi zgjedhor, (me gjithë disa ta meta të kuptueshme për një demokraci të brishtë siç është demokracia shqiptare) ecën në drejtimin e duhur. Ndërkaq demokratët prezantojnë disa të pakënaqur me mënyrën sesi është proceduar nga disa përfaqësues të OSBE-së për të vlerësuar procesin elektoral. Publikimi i një skandali në shtypin e ditës, ku bëhet e ditur se rreth 30 përqind e njerëzve të përdorur nga OSBE për të vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri i përkasin grupeve marksiste-leniniste që ishin vënë më parë në shërbim të Partisë Socialiste, ka ulur predispozicionin e elektoratit për të besuar në të gjitha vlerësimet që i bëhen procesit zgjedhor. Mirepo, me gjithë këto vërejtje, nuk mund të gjesh në asnjë rast një kërkesë të OSBE-së për të përsëritur zgjedhjet elektorale në Shqipëri, duke lënë përfundimisht në vetmi të majtët ekstremistë që ende këmbëngulin europiane për të gjetur zgjidhje aziatike për krizën që provojnë të provokojnë sistematikisht në vendin e tyre. Përshëndetjet e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian për vendimin e autoriteteve shqiptare që lejoj përsëritjen e zgjedhjeve në 17 zona ku janë provuar devijime nga ligji elektoral mbeten tepër të rëndësishme në vlerësimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Nikolas Burns, duke vlerësuar qëndrimin e Tiranës zyrtare për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme, si një hap në drejtimin e duhur, kishte përsëritur angazhimin e vendit të tij për marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Së bashku me deklaratën e BE, prononcimi që i parapriu raportit të OSBE-së është vlerësuar se hap në rrugën e njohjes se shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve, që zhgënjon opozitës së majtë kërkoi ta prezantonte të manipuluar para opinionit.

Fitorja e PD në zgjedhjet e maj-qershorit konfirmoi disfatën e Partisë Komuniste

Sali Berisha drejton vendin që prej vitit 1992, ku ka pasuar Ramiz Alinë, presidenti i fundit komunist. Fitorja e Partisë Demokratike të Berishës në zgjedhjet e maj-qershorit konfirmoi disfatën e Partisë Komuniste.

Shqipëria përfundimisht hapet me demokracinë e vërtetë dhe me BE

Sekretari i Përgjithshëm i EUCD, z.Klaus Welle uron Partinë Demokratike për fitoren e shkëlqyer të zgjedhjeve Nga kancelaritë e Unionit Kristian Demokrat Evropian mesyjnë urimet për fitoren e shkëlqyer të Partisë Demokratike në zgjedhjet legjislative. Sekretari i përgjithshëm i EUCD, z.Klaus Welle, me anë të një mesazhi drejtuar kryetarit Tritan Shehu, shpreh përkrahjen e tij të qartë “pro” fitimtares së zgjedhjeve legjislative shqiptare. “Me anë të këtij mesazhi unë dëshiroj t’u drejtoj juve në emër të gjithë kristiandemokratëve të Europës dhe emrin tim personal, urimet e mia më të zjarrta për rezultatin e shkëlqyer që Partia juaj arriti në zgjedhjet legjislative”. Sekretari i përgjithshëm i kristiandemokratëve të Europës me lejën mesazhin e tij e cilëson fitoren e Partisë Demokratike si një “fitore të shkëlqyer” në sajë të së cilës “Shqipëria hapet përfundimisht me demokracinë e vërtetë dhe me Bashkimin Evropian”. “Urimet më të mira drejtuar një suksesit të plotë të përmbushjes së kësaj detyre të rëndësishme dhe të vështirë”- përfundon mesazhi i z.Klaus Welle. Partia Demokratike që nga pranvera e ’95, është partia e vetme në Shqipëri që ka statusin e anëtarit të plotë të Unionit Demokratkristian Evropian, që së bashku me Unionin Demokrat Europian, ku edhe aty PD-ja gëzon statusin e anëtarit me të drejta të plota, përbëjnë formacionet politike më të fuqishme evropiane. Në të njëjtën parti e presidenti francez Shirak, atij gjerman Kohl, kryeministrit anglez Major, kryeministrit spanjoll Aznar, Partia Popullore austriake z.v kancelarit Shussel, Partia “Demokracia e re” greke. Sekretari i përgjithshëm i EUCD, Welle, ia ka uruar mbajtjen e zgjedhjeve fitore që në Kuvendin e tyre të Tretë të mbajtur në Prill të këtij viti ku ai u deklaroi “Ne jemi këtu për të dhënë shembullin e Evropës, ju takon të gjithëve shqiptarëve që më 26 maj të bëheni shembull për të dhe t’i tregojmë Evropës se e duan atë”. Dhe shqiptarët e treguan mençurinë e tyre të kuptimit të rrugës më të drejtë dhe më të sigurtë drejt Evropës dhe me saktitë e zgjedhjeve me shazhit të gjuhës? politikës evropiane.

Libofsha përqafon alternativën e zhvillimit

Kryetari i PDSH-së zhvillon takime ne zonat elektorale 81, 82 ne komunat Libofshe, Topoj, Patos dhe Sheqisht Libofsha tregon se si evoluon dhe ndryshon njeriu, tregon se si ai largohet nga regresiva dhe kërkon të marrë progresiven, të shikoj nga e ardhmja, të harroj të kaluarën. Ajo që këtu po ndodh dhe ndodhi tregon që Shqipëria është e gjithë demokratike, që populli shqiptar aspiron për një jetë më të mirë, aspiron që secili të jetojë e fitojë me djersën e vet, aspiron të jetoj më mirë për vete dhe fëmijët e tyre në të ardhmen. Dje ishin zonat elektorale 81 dhe 82 të Fierit ku kryetari i PDSH-së Tritan Shehu zhvilloi takime me elektoratin për zgjedhjet e pjesshme elektorale që do të zhvillohen më 16 qershor ’96. Parrullat e hedhura nga pjesëmarrësit në këto takime si “PD-ja fituare”, “Vasil Ndreko ka fituar”, apo “Vizioni ka fituar dhe do të fitojë përsëri”, ishin shenja pakënakësie për përsëritjen e zgjedhjeve në këto zona. Por njëkohësisht shprehnin sigurinë e fitores së padiskutueshme të PD-së përsëri në këto zona. Takimin e parë dhe të dytë zoti Shehu e bëri në komunën e Libofshës

Fronti i Kuq u përça

Krerët e Polit Q në një dëshpërim të thellë për humbjen e merituar të 26 Majit dhe për vakancat e Brukselit e të Athinës, të deziluzionuar dhe nga përgjigjja e prerë negative e kancelarit austriak Vranicki, më në fund siç merret vesh nga burime të mirëinformuara kanë pranuar që mund të falin në zgjedhjet e pjesshme të 16 qershorit në 17 zona. Gjithsesi, këmbëngulës në luftën e mullinjve e erës, ata pranojnë të futen në zgjedhje, me kushtin që të shtyhet data e zgjedhjeve dhe të vijnë monitorë ndërkombëtarë. Me këtë gjest ata tregojnë se i ngjajnë atij të mbjatur që përpiqet të shpëtojë duke u mbajtur nga një fije kashte. Porkjo është një përpjekje e dëshpëruar totalisht, pasi ata u diskredituan jo vetëm brenda vendit, por edhe nëpër Evropë. Ndryshe nga Poli Q, gjysma tjetër e Frontit të Kuq, domethënë ekstremi i majtë i PS-së, nëpërmjet Pëllumbit, lëshon kushtimin enverist: “Ne nuk dorëzohemi”, pra PS insiston në përsëritjen totale të zgjedhjeve, një opsion i përbuzur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa. Sidomos Fronti i Kuq u përça, dhe kjo do të thotë akoma më shumë se humbja e këtij Fronti ishte e merituar. Dhe kjo do të thotë se fitorja e PD-së me domosdo do të çonte në rrënimin përfundimtar të Frontit të Kuq.

Shqipëria dëshmi stabiliteti

Pas pjesëmarrjes në seancën plenare, në takimin e konferencës së 2-të OKB për strehimin dhe vendbanimin, Presidenti Berisha u kthye dje në Atdhe. Pjesëmarrës në seancën plenare të Habitat II krahas 11 kryetarëve të tjerë të shteteve Presidenti Berisha do të shprehte kënaqësinë që pas 50 viteve të izolimit, Shqipëria merr pjesë në këtë konferencë të rëndësishme botërore. Në hotel së ky më i miliardë të pashtë, ndërkohë parashikohet që pas viteve 2000, 2/3 e popullsisë së botës do të jetojnë në qytete. Shifra të tilla bëjnë që Habitat II të ketë si temë bazë strehimin e përshtatshëm për të gjithë dhe zhvillimin e vendbanimeve njerëzore, në kushtet e një urbanizimi të shpejtë të tyre. Në ndryshimin nga ajo çfarë u shtrua në Habitat I, 20 vjet më parë në Vankuver të Kanadasë, konferenca e dytë mbi vendbanimet njerëzore pohoi se sot sfida e botës janë qytetet dhe zhvillimi i tyre jo vetëm nga qeveritë por në përshtatje dhe partneritet me organizmat që qeveritarë do të zgjidhë më shumë këto probleme. Duke pasqyruar atë gjendje të strehimit që Shqipëria trashëgoi pas 50 viteve të komunizmit, Presidenti Berisha tha se në Shqipëri sot, strehimi për familjet e ish të përndjekurve politikë dhe të atyre që banojnë në pronat e ish-pronarëve është problem i mprehtë e cilin qeveria po përpiqet ta zgjidhë. Ashtu si edhe problemin tjetër, atë të ç’vendosjes së madhe të popullsisë nga zonat rurale drejt qyteteve. Strehimin shprehën të kërkesat e rreth 30% të popullsisë për të përmirësuar kushtet e jetesës. Ndodëse akoma në Shqipëri nuk ekzistojnë të përshtatshme klasike, mijëra familje banojnë në banesa të mbipopulluara ose në nivel cilësor jo të përshtatshëm. Shqipëria sot, tha Berisha është në fazën e projekteve të zhvillimit të madh ekonomik e njëkohësisht ka nevojë për investime e asistencë teknike, për hartimin e politikave strategjike të zhvillimit. Pas seancës plenare përmbi 30 minuta Presidenti Berisha do të takohej me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Butros Ghali. Dr. Butros Ghali e përgëzoi Presidentin Berisha dhe i uroi sukses në konsolidimin e demokracisë dhe prosperitetin e vendit. Ndërsa Presidenti Berisha në fjalën e tij, nënvizoi se Shqipëria është një vend stabil dhe se demokracia në Shqipëri do të njohë konsolidim të vazhdueshëm. Fushata elektorale dhe dita e zgjedhjeve e 26 majit pati çrregullime dhe parregullsi të vogla, por plotësisht brenda standarteve të një fushate elektorale, dhe ditë zgjedhjesh – tha Berisha. Bojkotimi i zgjedhjeve vetëm tre orë para mbylljes së votimeve është i pa precedent në të gjithë historinë e bojkotimeve. Për kjo nuk pati asnjë pasojë në pjesëmarrjen e njerëzve në votime, shifra arriti në mbi 89%. Unë, theksoi Berisha me sugjerimin e komisionit elektoral 17 zona për rizgjedhje por për fat të keq komunistët vazhdojnë bojkotimin. Bojkotuesit individë apo grupe përpiqen sot nëpërmjet bojkotimit të mund të mbanin peng demokracinë, stabilitetin, e pse jo edhe sovranitetin e Shqipërisë, gjë e cila nuk mund të ndodhë. Unë dua të theksoj se garantues për demokracinë, stabilitetin dhe sovranitetin e Shqipërisë janë shqiptarët të cilët me një votë plebishitare vlerësuan demokracinë dhe arritjet e tyre dhe i dhanë komunizmit përgjigjen përfundimtare. Problemi i Kosovës, ishte një tjetër pikë e rëndësishme e takimit Berisha-Ghali. Situata në Kosovë, shprehet Berisha, është e rëndë dhe një ndjenje dëshpërimi ekziston pas Dejtonit, e njohjes së Jugosllavisë nga Bashkimi Europian. Është e domosdoshme, vijon Berisha që të vendoset dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit në prani të një pale të tretë, por për fat të keq në këtë aspekt nuk ka ende hapa përpara. Gjatë ditës me mërkurë Presidenti Berisha pati takime të veçanta me Presidentin e Izraelit Vajzman, të cilin Berisha e ftoi të vizitonte Shqipërinë. Kjo ftesë u pranua nga Presidenti Vajzman. Në këtë takim dhe në takimet e tjera me Presidentin rumun, Iliesku, me Presidentin bullgar Zhelev u diskutua për marrëdhëniet e dyanshme, si dhe për zhvillimin e intensifikimin me tej të tyre si dhe për rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri. Mbrëmja e të mërkurës u mbyll me darkën që Presidenti turk Demirel dha për kryetarët e shteteve pjesëmarrëse në Habitat II. Në një takim gjatë darkës mes Berishës dhe Presidentit polak Kvasnjevski u fol për intensifikimin e marrëdhënieve të palës, dhe gjendjen në rajon. Presidenti Kvasnjevski pranoi ftesën e Berishës për një ftesë të afërt në Shqipëri. Ndërsa disa gazeta e përditshme në anglisht “Turkish Daily Nuz” në titullin: Berisha shprehet: “Komunistët nuk kanë më shanse për të kthyer botën intervistën ekskluzive te Presidentit Berisha. Paraqitja e djeshme shënoi takimin e Presidentit Berisha me Presidentin turk Demirel. Berisha e falenderoi mikpritësin për organizimin shumë të mirë të konferencës Habitat II. Ai shprehu kënaqësinë për ecurinë shumë të mirë të marrëdhënieve me të gjitha fushat midis dy vendeve tona dhe theksoi interesin e Shqipërisë për tërheqjen e investimeve të sektorit privat turk në Shqipëri. Presidenti Berisha u kthye në atdhe.

Shqipëria dëshmon stabiliteti

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË Shqipëria dëshmon stabiliteti

Institucionet shqiptare garantojnë dialogun

Faqe 3