20/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 qershor 1996

Takime të rëndësishme me politikanë dhe afaristë të shquar

Presidenti Berisha në Krans Montana Presidenti i Republikës, Sali Berisha, niset sot për në Krans Montana, Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Vjetor të liderëve politikë dhe të biznesit, i cili zhvillon punimet nga data 20 - 23 qershor 1996. Presidenti Berisha do të ketë takime me shumë politikanë dhe përfaqësues të shquar të qarqeve afariste, pjesëmarrës në këtë forum.

Më 1 korrik mblidhet Parlamenti i ri shqiptar

Parlamenti i parë pa komunistë

Presidenti i Republikës dekretoi dje mbledhjen e parlamentit të ri shqiptar me një korrik. Ky është një evènement i rëndësishëm për politikën shqiptare dhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Zgjedhjet e 26 majit arritën t’i japin vendit një parlament pa komunistë. Ata u larguan nga zgjedhjet pasi e kuptuan humbjen e tyre të plotë ndërsa Shqipëria bëri një hap të madh përpara drejt Europës. Dekomunistizimi i parlamentit është një fenomen i ri i jetës parlamentare shqiptare. Për një periudhë demokracie katër vjeçare shqiptarët u bindën plotësisht se vendi i komunizmit në politikën e sotme ishte ai i destruktivëve të ecjes demokratike të vendit dhe inhibitorëve të zhvillimit të reformës ekonomike. Përjashtimi i tyre në fakt ndodhi që më 22 mars të ’92 kur ata nuk kishin më mbështetjen për farkëtimin e komunizmit në Shqipëri. Por pavarësisht reduktimit të tyre në një forcë politike pa kredibilitet si brenda dhe jashtë vendit ata nuk hoqën dorë nga shkatërrimi dhe pengimi i reformës me të gjitha mjetet që demokracia mund t’i vërë në dispozicion të opozitës. Ata shfrytëzuan për këtë parlamentin nëpërmjet bojkotimeve të njëpasnjëshme të ligjeve më të rëndësishme të reformës ekonomike duke mos kursyer edhe ligjet që kishin të bënin me demokratizimin e ushtrisë shqiptare, marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n, me Këshillin e Europës dhe Bashkimin Europian. Ata manifestuan antiamerikanizmin e tyre në të gjitha momentet kur ata kishin mundësi të përgojonin marrëdhëniet e shtetit shqiptar me SHBA-në ndërsa u munduan të parcelizonin dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët jugorë deri në kufijtë antikombëtarë. Shqiptarët që kanë vuajtur aq shumë nga regjimi komunist nuk mund të harronin tërë këtë negativitet që komunistët ushtruan për katër vite rresht. Me një korrik parlamenti shqiptar përfaqëson aspiratat reale të vendit të cilat mblidhen në një oklio: Shqipëria në Europë. Tashmë distanca me të është zvogëluar shumë. Parlamenti pa komunistë është mishërimi i afrimeve edhe më të mëdha me të. Një Shqipëri deri dje Lindore sot është në fazën e katarsisit të madh. Vetë përmbajtja e parlamentit shqiptar është korrikut e mishëron këtë. Ata që do të vendosin për fatet e ardhshme të Shqipërisë janë ndër më demokratët e vendit, njerëzit më specialistë dhe më të përgatitur për çështjet politike dhe ekonomike. Ata janë njerëz të dalë nga reforma dhe që kanë ushtruar njohuritë dhe aftësitë e tyre në realizimin e saj me sukses katër vitet që shkuan. Ata nuk kanë asnjë lidhje me komunizmin dhe nuk përfaqësojnë asnjë nga eshka e shkuara veçse stoicizmin që kanë manifestuar në periudhën e regjimit komunist. Me të ardhmen i lidh kontributi i tyre për të realizuar një Shqipëri moderne që hap vitet 2000 e vendosur plotësisht në Europë atje ku duhet të ishte gjithnjë dhe ku shqiptarët ka qenë gjithmonë. Parlamenti i ri do të shtyjë më përpara reformën ekonomike në vend. Ai do të realizojë një program tjetër më të rëndësishëm që do të konsolidojë më tej ekonominë e Shqipërisë, do të rrisë mirëqenien e shqiptarëve e njëkohësisht edhe dinjitetin e tyre të vendit.

Kontribut i ri në zhvillimet demokratike shqiptare

Intervistë me Kryetarin e PDSH, Prof.Dr.Tritan Shehu Pyetje:- Zoti kryetar, Presidenti i Republikës dekretoi Kuvendit Popullor. Cili është ... në bazë të procedurave të përcaktuara nga rregullorja e parlamentit. Pyetje:- Opozita e majtë është shprehur se nuk do të marrë pjesë në parlament megjithëse ka fituar një përqindje të caktuar si në sistemin mazhoritar ashtu dhe në atë proporcional. Cili është komenti juaj lidhur me këtë bojkotim? Përgjigje:- Mua është detyra morale e çdo force politike parlamentare, Përgjigje:- Së pari dua të nënvizoj se koncepti jonë lidhur me koalicionet është shumë më i gjerë se sa është konceptuar deri më sot. Koalicioni nuk është vetëm pjesëmarrja në qeveri në nivelet ministeriale. Koalicioni shtrihet më gjerë me bashkëpunime në nivele të ndryshme, si në nivelin parlamentar, nivelin shtetëror, nivelin qeveritar, nivelin e pushtetit lokal. Pra ne jemi të stimuluar këto apo nuk ka dëshirë të marrë

Dekret

Për thirrjen e sesionit të parë të legjislaturës së re të Kuvendit Popullor Në mbështetje të nenit 17 paragrafi i tretë dhe të nenit 28 pika 3 të ligjit nr 7491 datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, oj: NENI 1 Sesionit i parë i legjislaturës së re të Kuvendit Popullor thirret ditën e hënë datë 1 korrik 1996. NENI 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë më 20.06.1996 Nr.dekretit 1508 Presidenti i Republikës SALI BERISHA është një zhvillim normal ligjor dhe logjik i një procedure. Mbas zgjedhjeve si zakonisht mblidhet parlamenti. Caktimi i datës 1 korrik është bërë brenda afateve ligjore. Mbledhja e këtij parlamenti padyshim që do të jetë një kontribut i ri në zhvillimet demokratike shqiptare, tepër i rëndësishëm në thellimin e reformës legjislative dhe në përgjithësi në forcimin e demokracisë në vendin tonë. Ky parlament, i cili tani mblidhet pas një eksperiencë katër vjeçare të parlamentit të kaluar ku PD pati mazhorancën, do të shërbejë për një përmirësim cilësor të punës. Ky parlament përfaqëson në mënyrë të denjë elektoratin shqiptar, përfaqëson shtresat e ndryshme shoqërore. Në të marrin pjesë forca të ndryshme politike, pra është një parlament i larmishëm. Parlamenti ka tashmë një nivel intelektual të lartë dhe padyshim që do të shënojë një hap tjetër të rëndësishëm në zhvillimet shqiptare drejt integrimit dhe përsosjes së mëtejshme të sistemit demokratik, si në ekonomi, legjislacion dhe në tërë jetën politike dhe shoqërore të vendit tonë. Për mua kjo është një datë me një rëndësi të madhe politike, e cila do të pasohet nga puna normale e të hapur për të gjitha këto forma bashkëpunimi dhe koalicioni me forca të ndryshme politike. Dhe jemi të prirur për të stimuluar këtë forma bashkëpunimi apo koalicioni. Pastaj është detyrë dhe e drejtë e çdo partie politike të gjykojë vetë në ka dëshirë apo nuk ka dëshirë të marrë pjesë në këtë bashkëpunim apo koalicion. Kjo varet nga interesat që ka çdo forcë politike. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të krijojmë një larmishmëri ngjyrash politike në qeverisjen e ardhshme të Shqipërisë, në nivele të ndryshme të saj. Pyetje:- Në çfarë shkalle do të ndryshojë në qeverinë e ardhshme? Përgjigje:- Ndryshueshmëria, ripërtëritja, rigjenerimi, përsosja janë elementet më të rëndësishme të PD-së, në platformën e saj, në konceptin e saj. PD në këtë vit realizoi një proces ripërtëritje të fuqishëm që nga bazat deri në strukturat më të larta të saj, çka ishte një nga faktorët e rëndësishëm të fitores së saj të thellë në këto zgjedhje. Kjo tregon se kjo është rruga e vetme për ta kthyer një forcë politike në forcë të së ardhmes, për të qenë forcë e fitores. Kështu që padyshim ripërtëritja do të jetë një fenomen i cili do të shtrihet edhe në të gjitha nivelet ekzekutive. Kjo është e domosdoshme edhe për faktin se këto struktura duhet t’u përshtaten sa më mirë kërkesave të kohës. Ripërtëritja është një proces i vazhdueshëm dhe e vetmja metodë kundër stanjacionit, kundër qëndrimit në vend, çka realizon ecjen përpara dhe krijimin e një hapësire dhe frymëmarrje të re të drejtimit politik, social dhe ekonomik të vendit. Përgjigje:- Mu më duket se është krejt demokratike që çdo forcë politike të vendosë vetë të vijë apo të mos vijë në parlament. Kjo është demokracia. Prandaj është e drejta e tyre të gjykojnë lidhur me këtë veprim. Por kam mendimin se është detyra morale e çdo force politike ndaj elektoratit të saj që të qëndrojë besnike votës që i ka dhënë ai elektorat. Për ta respektuar këtë elektorat ata duhet të hyjnë në parlament dhe aty të zhvillojnë luftën politike sipas platformës që kanë. Bojkoti është një metodë jodemokratike, është metodë marksiste. Pra bojkoti në vetvete shpreh tendencën e pështjellimit për t’iu imponuar shumicës. Kjo nuk është demokratike. Është vota e lirë e popullit që vendos se kush ka shumicën dhe se kush ka pakicën. Megjithatë ne jemi të hapur për dialog. Për ne dialogu është një element i rëndësishëm. Do të vazhdojmë të jemi të hapur për forma të ndryshme dialogu si me opozitën e majtë ashtu dhe me opozitën e djathtë. Mungesa e socialistëve në parlamentin shqiptar, unë mendoj se është një mungesë e përkohshme. Ato do të rikthehen. Unë jam i bindur për këtë. Ato edhe herë të tjera në parlamentin e kaluar, janë larguar për muaj të tërë dhe janë rikthyer sërish. Pra nisur nga kjo them se ato edhe kësaj radhe do të rikthehen. Do të jenë më të arsyeshëm. Unë shpresoj që shumë shpejt edhe në PS do të ketë elementë të rinj rinovimi që janë mjaft të domosdoshëm për demokracinë dhe për opozitën e majtë shqiptare. Pyetje:- PD-ja ka mazhorancën. Në qeverinë e re do të udhëheqë e vetme apo në koalicion me partitë e tjera? Intervistoi: NDREKË GJINI

Kryetarja e Asamblesë së Këshillit të Europës Leni Fisher i shkruan Ministrit të Drejtësisë

Arritjet tuaja janë impresionuese

Kryetarja e Asamblesë së Këshillit të Europës Leni Fisher i shkruan Ministrit të Drejtësisë shkruan Ministrit të Drejtësisë Arritjet tuaja janë impresionuese Faqe ’2’ 600 mijë EKV nga BE për Shqipërinë

Edhe njëherë Pëllumbi kundër Nanos

- Konflikti i Nanos në kryesinë e PS është në shkallën më të lartë të acarimit - “Gjenerali” Ceka kërkon të bëjë ushtri me ushtarët e PS Faqe 3

Islami në vend të Ruçit

MEJDANI do të eleminojë DOKLEN Faqe 3

Kërkohet rinizolimi i Shqipërisë

Ish - komunistët kërcënojnë të hakmerren ndaj shqiptarëve F. 3