Presidenti i Republikës, Sali Berisha u nis dje për në Krans Montana të Zvicrës, ku do të marrë pjesë në Foumin Vjetor të liderve politik dhe të biznesit, i cili zhvillon punimet nga data 20-23 Qershor 1996.
Presidenti Berisha do të ketë takime me shumë politikanë dhe përfaqësues të shquar të qarqeve afariste pjesëmarrës në këtë forum.
Për të përcjellë Presidentin Berisha në aeroportin e Rinasit kishin dalë Kryetari i kryesisë së Kuvendit Popullor Pjetër Arbnori dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.
Aleancat antishqiptare
Funksionojnë ende aleancat e Frontit të Kuq me qarqet më antishqiptare në vende të ndryshme.
Të mërkurën në një dëshmi të dhënë në anekset e Kongresit amerikan një nga liderët e Frontit të kuq Gramoz Pashko u ul në një fron me antishqiptarin dhe shovinistin më të madh grek Nikolas Geixh. Ndërsa Geixh deklaronte se në Shqipëri 55 për qind e popullsisë janë grekë, Pashko deklaronte se 45 për qind e partisë së tij, ishin minoritarë. Financuesi i MAVI-it, organizatë terroriste që realizoi vrasjen e dy ushtarëve shqiptarë në Peshkëpi të Gjirokastrës, Nikolas Geixh ka gjetur në mesin e Frontit të Kuq elementë që do ta mbështesin atë në qëllimet antishqiptare. Ishte po ky që sponsorizoi udhëtimin e treshes socialiste në Washington disa ditë para 26 majit për të krijuar opinionin se socialistët mbështeten nga SHBA nëqoftëse do të marrin pushtetin. Forcat e majta politike të Shqipërisë kanë gjetur aleatë tek armiqtë e Shqipërisë. Në mungesë të aleancave normale ata për hir të mbajtjes gjallë të komunizmit në Shqipëri nuk kursejnë as historinë e vendit të tyre. Elementët të tillë kriminalë është vështirë të gjësh në të gjithë historinë politike të Evropës. Në fillim të fushatës elektorale, një ndër drejtuesit e Partisë Socialiste deklaroi asistencën e socialistëve bullgarë në fushatën e Partisë Socialiste. Tashmë janë të njohura qëndrimet e kësaj partie lindore një nga më të majat e kësaj zone të Evropës. Deputetët e saj kanë votuar kundër aderimit të Bullgarisë në NATO, ndërsa anjëherë ata nuk e kanë fshehur marrëdhëniet e tyre të ngushta me socialistët serbë të Milosheviçit. Fytyret e asistentës bullgare u panë edhe gjatë fushatës, edhe ditën e zgjedhjeve edhe tani. Nuk është larg mendsh se në asistencën pranë Partisë Socialiste në Tiranë e ka vendin e vet edhe një Zhubanovi e pse jo edhe shërbime sekrete të ish-lindjes komuniste. Në ekipin e vëzhguesve të OSBE-së deri tani janë identifikuar tre janë identifikuar tre agjentë të Sigurimit të Shtetit të OSS-së varg socialist shqiptarë të cilët bënë të pamundurën që raporti përfundimtar i OSBE-së të dalë sa më zi të jetë e mundur. Duke patur parasysh shërbimet që më parë ata i kanë bërë shtetit diktatorial të Hoxhës dhe paratë e majme që kanë marrë atëherë mendohet se nuk ka munguar edhe asistenca bullgare e Fondacionit të Partive komuniste që në Shqipëri ka funksionuar si fondi i Solidaritetit dhe po ashtu edhe paratë e federatës panhelenike që drejtohet nga Nikolas Geixh në SHBA. Rikiaktivizimi i shoqatave të miqësisë që atëherë Shqipëria kishte krijuar me marksistët e Europës të konvertuara sot në zyra turistike mbyllin skemën e plotë që Fronti i Kuq përpiqet për të shkatërruar imazhin e mirë që ka krijuar Shqipëria dhe institucionet shqiptare në katër vitet e qeverisjes demokratike. Një skenar i tillë antishqiptar nuk ka ekzistuar as në vitin 1913 kur Shqipëria u copëtua apo kur disa feudale nga jugu i Shqipërisë kërkonin konfederatë me Greqinë. Duke u përpjekur të krijojnë vitin e mbrapshtë për Shqipërinë, Fronti i Kuq, kërkon të shmangë vitin e vet të mbrapshtë. Ajo që ndodhi me 26 maj është irevërsibel në historinë e ardhshme shqiptare. 26 maji ishte një objektivitet që nuk llogarit skenarët tashmë të djegur të qarqeve antishqiptare të botë po aq sa edhe llogaritë e komunistëve dhe sigurimsave të Shqipërisë.
Intervistë me Kryetarin e PDSH, Prof. Dr.Tritan Shehu
-Zoti Shehu! Cili është reagimi juaj pas njoftimit për miratimin e një rezolute të Parlamentit Europian ku kërkohet rishqyrtimi i zgjedhjeve në Shqipëri?
Së pari, dua të them që në Parlamentin Europian u paraqitën dy rezoluta; një e grupit të majtë dhe tjetra e grupit të djathtë. Rezoluta e grupit të majtë ishte një rezolutë agresive, e cila kritikonte ashpër procesin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe në një mënyrë apo në një tjetër kërkonte një përsëritje të procesit elektoral. Ishte edhe rezoluta e forcave të djathta të Parlamentit Europian ku përfshiheshin Partitë Demokristiane, ato Popullore e realitetit shqiptar. Nga 624 delegatë, në sallë asistonin vetëm 174 anëtarë të Parlamentit Europian, të cilët me shumicë votash miratuan rezolutën e majtë. Parlamenti Europian dominohet nga të majtët. Në rezolutat e tij ai ka vetëm funksione këshillimore, jo vendimore dhe çdo ditë miratohen mjaft të tilla. Ato nuk kanë asnjë fuqi detyruese qoftë mbi Komunitetin Europian, qoftë edhe mbi vendet e tjera europiane. Sot ishte qeveria italiane që në një debat të hapur në parlamentin italian, foli mjaft qartë për marrëdhëniet e saj me Shqipërinë: nuk kërkon zgjedhje të reja në Shqipëri, përkundrazi, megjithëse shkeljet që janë vënë re. Ishin deputetët italianë që kritikuan ashpër masmedian për spekullimet ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Mos harrojmë se Italia ka presidencën e Komunitetit Europian. Çdo gjë po shkon normalisht, po shkon mirë, pavarësisht nga disa sulme që mund të bëhen. Një fitore kaq e madhe, siç është shkatrërimi i komunizmit në Shqipëri nuk mund të mos kishte edhe disa shqetësime kalimtare. -Zoti Shehu! Sa shqetësim mund të përbëjnë për ju deklarime të tilla si e Parlamentit Europian, ndërkohë që kanë mbetur edhe 10 ditë që të mblidhet parlamenti dhe Komunitetit Europian. Shtypi ekstremist të majtë dhe ekstremist i majtë në këtë rast gjithmonë janë përpjekur që ta izolojnë Shqipërinë. Ata kanë psikologjinë e tyre izolimin dhe ksenofobinë. Ata gjithmonë janë përpjekur që të bllokojnë ndihmën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë, jo sot por që nga ’92-shi ata po bëjnë vetëm këtë punë, por gjithmonë kanë dështuar. Edhe kësaj rradhe ata janë përpjekur të dështu ar, aq më shumë që tashmë ata nuk janë një forcë politike ekzistente dhe e fuqishme në Shqipëri. Me këtë propogandë ata propagandë ata nuk bëjnë dot gjë tjetër vetëm se shtojnë më tepër izolimin, vetën e tyre dhe ata që projektojnë këtë politikë destabilizuese për Shqipërinë.
Komunitetin Europian e zgjidhjeve forcave të djathta të Parlamentit Europian ku përfshihen Partitë Demokratiskiane, ato Popullore e Demokratike, pra partitë e Mjexhertit, të Kohlit, Shirakut, Moxkut, të Aznarit... të të gjitha partive të djathta të Europës.
Ishte një rezolutë që mbështeste proceset demokratike shqiptare, i konsideronte të drejta rezultatet e zgjedhjeve dhe bënte thirrje për dialog ndërmjet forcave politike shqiptare në këtë fazë të zhvillimeve politike në Shqipëri. Ishte një rezolutë normale dhe e drejtë e që i përshtatej Shqipërisë.
Të gjitha vërejtjet që bëhen në gjykojmë me serioitet, mundohemi e nxjerrim vërejtjet për të korrigjuar punën tonë. Natyrisht nuk mendojmë që demokracia është e përkryer dhe me mbështetjen e Komunitetit Europian padyshim do t’i korrigjojmë edhe ato dobësi e mungesa që janë vënë re, që janë mungesa të rritjes. Por më shumë se me çdo gjë tjetër kaq e madhe, që është shkëputja e judeklarime të tilla si e Parlamentit Evropian, ndonëse kohë kanë mbetur edhe 10 ditë të këtij parlamenti dhe po punohet për ndërtimin e qeverisë së re?
Shqipëria ka miq, Shqipëria tashmë është një vend i hapur që gëzon mbështetjen e Komunitetit Ndërkombëtar. Ajo do ta vazhdojë këtë rrugë dhe padyshim e ardhmja është integrimi i plotë i Shqipërisë në Europë.
Do të vazhdojnë marrëdhëniet miqësore
Nënsekretari Serri mbi marrëdhëniet Italo-Shqiptare
ANSA- Romë,- Qeveria Italiane konsideron se zgjedhjet e fundit që mbajtën në Shqipëri lanë vend për një “përfaqësim të pjesshëm të vendit, ngaqë disa forca politike u tërhoqën nga gara elektorale”.
Kështu është shprehur Nën-sekretari për Marrëdhëniet e Jashtme, Rino Serri në Dhomën e Senatëve duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve Nicandro Marinacci dhe Rocco Butiglione. Megjithatë, falë “ekuillibrave tepër të brishtë në rajonin e Ballkanit, - ka shtuar Serri, - si dhe nevojës për të shmangur qoftë dhe shakët më të vogla të “ekuilibrit”, qeveria italiane nuk ka pranuar t’i përgjigjet ftesës për zëvëngim e zgjedhjeve të balotazhit dhe synon të mbajë marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi me Shqipërinë.
“Nevoja e parë urgjente, - ka vijuar më tej nënsekretari Serri, - është ajo që në Shqipëri të favorizohet sa më parë rifillimi i dialogut politik pa paragjykime midis partive. Zgjedhjet lokale të parashikuara brenda këtij viti mundet të shërbejnë për të verifikuar nëse janë vendosur apo jo garancitë demokratike”.
Z. Marinacci ka shprehur pakënaqësinë e tij duke mbajtur një qëndrim kritik mbi zgjedhjet e pamotivuara, fryt i një pasqyrimi të gabuar dhe të ekzagjeruar nga ana e medias mbi zhvillimet politike shqiptare, sepse vetëm Partia Socialiste
Bashkëpunim në interes të proceseve të mëtejshme demokratike
Projekt - Rezolutë e paraqitur nga grupi i Partive Popullore Europiane Paraqitur nga znj.Pack, z.Oostlander, znj.Lenz
Bashkëpunim në interes të proceseve të mëtejshme demokratike
Mbi procesin elektoral në Shqipëri
Faqe 3
Fitorja e PD bekim për demokracinë shqiptare
Intervistë me z.Ylli Vejsiu Sekretar organizativ i PD
Braktisja e Parlamentit nga deputetët e PS nuk do të sillte gjë tjetër veçse zgjerimin total të elektoratit të majtë dhe thellimin e krizës së identitetit të Frontit të Kuq
Faqe 3
Ish-komunistët të humbur dhe në Strasburg
Godo: ”Për ne është e papranueshme ribërja e zgjedhjeve”
Faqe 3
Dënime të rënda për gjashtë ”ish funksionarë të lartë të PPSH”
Në gjykatën e Tiranës:
Faqe 2
Nano dhe Rexhina kanë gjetur të tjerë
Lesi dhe shkruesi i tij gjejnë konservatorët në PS
Fatos Nano përdori dje emrin e botuesit të gazetës “Koha Jonë” për të bindur opinionin se ai është në anën e reformatorëve të Partisë Socialiste. Një analizë e gazetarit në Nikollë Lesi ka gjetur për t’i bërë shkrimet ku ai do të vërë emrin e tij, si laqirninë burgosur të PS-së në anën e socialistëve të rinj që kërkohen në kohët e erës. Duke bërë kurban Pellumbin, Doklen dhe Ruçin, analiza që ka firmosur Lesi nxjerrin na paparaqësë Nanon të shkëputur nga krahu i konservatorëve. Është e dukshme se poroseri e fundit të ardhura nga Bënça e gjejnë Lesin përsëri të gatshëm për të shërbyer. Pas intervistës së Rexhinës, e cila nuk e fshihte dot faktin se kishte gjetur besnikë të të shoqit edhe në radhët e eurosocialistëve, janë Lesi me njërin që e ka bindur se mund t’i shkruajë edhe analiza, që shtyhen më tej duke folur për domosdoshmërinë e udhëheqjes së PS-së nga socialistët e rinj.
Duke i ribërë biografinë, analiza përmend krejt pa kuptim se Nano është reformator pasi ka moshë më të re se Ruçi, Dokle dhe Pellumbi. Analiza në mënyrë me idiote e nxjerr Nanon pa asnjë lidhje me të kaluarën, kur të gjithë shqiptarët e dinë fare mirë se ai është i zgjedhuri i Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Është e qartë për të gjithë se kryetari socialist që mbahet në burg për grabitjen e ndihmave humanitare është zgjedhur me unanimitet nga kasta e vjetër e regjimit komunist për t’u mbrojtur interesat e tyre pas largimit të detyruar nga skena politike. Pasi ka flirtuar gjatë me sekretarin e përgjithshëm dhe dy nënkryetarët më të moshuar se vetën, Nano shpall se ka vendosur që ata duhet të eliminohen për të mos u eliminuar të gjithë të tjerët. Lesi me shkruesin e tij kujtojnë se duke dalë tre pleqtë trymë me vetë në Partinë Socialiste, strofkulla e komunisteve do të quhet parti e tipit perëndimor.
Ai vetë korigjon Rexhinën, analiza e porositur nga Bënça
vijon faqe 3