22/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 nëntor 1996

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për deputetët e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë

Komunikatë e Komisionit Qendror të zgjedhjeve Partia Demokratike Për Partinë Demokratike 914 218 vota -55,53% 122 deputetë Faqe 2

Shqipëria vlerëson lart ndihmën e vendeve mike

Nga takimet e Presidentit Berisha në Forumin e Krans Montanës Politika e fakseve Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet përfundimtare të tre raundeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Po ashtu në intervistë që Kryetari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka dhënë dhe deklaroi se procesi i zgjedhjeve në Shqipëri është mbyllur. Këto të dhëna janë sinjifikative se qeverisja e re e Partisë Demokratike është në fazën përfundimtare të përgatitjes për të marrë në dorë programin e kësaj partie për katër vitet e ardhshme. Diskutimi në Evropë lidhur me zgjedhjet në Shqipëri është një pjesë tjetër efektive që i mëshon edhe më tepër domosdoshmërisë për një të ardhme edhe më të mirë të vendit dhe demokracisë. Shqipëria tani nuk është më jashtë interesit të Evropës. Ajo është e përfshirë në interesat e saj duke e përcaktuar atë si Shqipërinë si një pjesë të saj të admirueshme për ta përfshirë sa më shpejt në institucionet e tjera të saj. Pa këtë vëmendje të Evropës vendi nuk do të kishte arritur këto rezultate që janë arritur deri tani dhe po ashtu nuk do të ishte siguruar rëndësia e faktorit shqiptar në Ballkan dhe Evropë. Evropa është e lirë të shprehet për pjesën e saj në Jug të Ballkanit dhe kjo përbën një rezultat të tërësisë që kanë siguruar shqiptarët për të konkretizuar atë në të gjitha sferat ndërkombëtare. Natyrisht nëse do të drejtojnë në Shqipëri Servet Pëllumbi, as ari dhe as të tjerë nuk do të kishin mundësi të debatonin në institucionet e Evropës dhe as Evropa nuk do të ishte pranuar me obeksionet e saj për zhvillimin e vendit. Rezoluta e miratuar dje nga të majtët e ekstremit në Parlamentin shqiptar është një nga reagimet e këtij institucioni. Ajo nuk duhet Për të gjashtin vit radhazi, në Krans Montanë të Zvicrës organizohet Forumi i Krans Montanë i cili konsiderohet në qarqet diplomatike si një takim i privilegjuar për kontaktet ndërkombëtare. Zviceranët krenohen me një eveniment të tillë. Edhe këtë vit në Forum marrin pjesë shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish. Merr pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha. Pjesëmarrësit këtu diskutojnë probleme që kanë të bëjnë me ekuilibrin ndërmjet rajoneve të ndryshme të botës me procesin e paqes dhe kooperimin. Të enjten në mbrëmje Presidenti zviceran shtroi një darkë zyrtare për ndarë të kryetarëve të shteteve, liderëve politikë e personaliteteve nga bota e biznesit, pjesëmarrës në Forumin e Krans Montanës. Ai pasi falënderoi për pjesëmarrjen e çmoi Forumin si ngjarje të rëndësishme vjetore që mban gjallë lidhjet ndërkombëtare të vendosura dhe u jep atyre dimensione të reja. Ky forum i ndihmon harmonisë dhe dialogut për të zhvilluar vlerat e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut. Gjatë seancave të forumit dje Presidenti Berisha zhvilloi një takim me ministrin e jashtëm zviceran dhe kryetarin e radhës të OSBE-së, Flavio Koti. Po dje Presidenti Berisha u takua me kryeministrin maqedonas Cërvenkovski. Gjatë këtij takimi u bisedua për marrëdhëniet në përparim të vazhdueshëm në mes të dy vendeve tona dhe mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit. Pasdite Presidenti Berisha u takua me zv/sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Petovski në Gjenevë. dhe kjo përbën një rezultat të lirisë gjitha sferat ndërkombëtare. Natyrisht nëse do të drejtonte në Shqipëri Servet Pëllumbi, as ai dhe as të tjerët nuk do të kishin mundësi të depërtonin ishte pranuar me obie kësionet nga të majtët e ekstremit në Parlamentin evropian marrë kurrsesi si një definicion pasi as nuk është shprehur si e tillë dhe as nuk gëzon largimin e votave për të përcaktuar zhvillimet e ardhshme në Shqipëri. Qendra dhe të djathtët hartuan një rezolutë tjetër ku përshëndeteshin zhvillimet shqiptare. Duhet thënë se është kjo pjesë e politikës evropiane që ka komunikuar më së shumti me Shqipërinë dhe ka ndjekur nga afër zhvillimet e saj. Kjo falë edhe komunikimit të madh të Partisë Demokratike me institucionet politike të Evropës dhe prania e saj në grupimet më të rëndësishme të këtij lloji. Ata janë ndodhur pranë Shqipërisë në ditë të mira dhe të këqia të saj, si miq dhe si luftëtarë të demokracisë dhe jo si arbitra të mbështetur në peticione dhe memorandume, po aq edhe në fakse të pa fund që nuk përtojnë të dërgojnë çdo ditë elementët më regresivë të Shqipërisë. Mbetet të themi se rëndësia e të majtës qëndron vetëm tek interesi për ta njohur Shqipërinë dhe po aq jemi të gatshëm për t’u siguruar kushte njohjeje. Nuk është nevoja që ata të vizitojnë burgun - muze të Burrelit por vetëm të lexojnë programin e Partisë Socialiste dhe të kalojnë lehtas curriculum vitae-t e Gjushit apo Çekës. Partia Demokratike është e bindur se Evropa është e pranishme në Shqipëri, me ndihmat e saj ekonomike dhe politike po aq sa edhe Shqipëria do të jetë e pranishme tek ajo nëpërmjet afirmimit të demokracisë dhe stabilitetit që përpiqet të sigurojë në rajonin e trazuar të Ballkanit. Shqipëria nuk ka me nevojë për politikanët e fakseve dhe për politikanë mbi fakse. Ajo është e hapur dhe në gjendje të përballojë sfidat që sjell ndryshimi i madh nga komunizmi në demokraci.

Gjatë këtij takimi u bisedua për marrëdhëniet në përparim të vazhdueshëm në mes të dy vendeve tona dhe mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit. Pasdite Presidenti Berisha u takua me zv/sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Petovski në Gjenevë.

Presidenti Berisha takohet me ministrin e jashtëm zviceran Flavio Cotti, kryetar i radhës së OSBE

Delegacion i PDSH në Strasburg

Sot niset për në Strasburg një delegacion i PDSH i kryesuar nga Prof.Dr. Tritan Shehu Kryetar i Partisë. I ftuar nga Komisioni Politik i KE, delegacioni do të marrë pjesë në debatin që do të zhvillohet për të sqaruar problemet e ngritura mbi zgjedhjet e 26 majit në Shqipëri. Gjithashtu sot niset për në Strasburg edhe nënkryetari i PDSH z. Ali Spahia i cili do të marrë pjesë në punimet e Sesionit të verës të Asamblesë Parlamentare të KE.

“Më kënaq fakti që

Intervistë e Kryetarit të Partisë Demokratike Tritan Shehu dhënë radios BBC

Bojkotim komunist për të mbajtur peng demokracinë shqiptare

Presidenti Berisha takohet me ministrin e jashtëm zviceran Flavio Cotti, kryetar i radhës së OSBE Po dje Presidenti Berisha u takua me kryeministrin maqedonas Cervenovski. Në lidhje me zhvillimet e fundit Presidenti Berisha theksoi se fushata elektorale 45 ditore dhe dita e zgjedhjeve 26 maj dhe në orën 6 pasdite, kur Sekretari i Përgjithshëm i PS, ish ministër i brendshëm i regjimit komunist, dha urdhërin për largimin e komisioneve të PS nga qendrat e votimit se “kemi humbur thellë”, janë zhvilluar në rregull dhe pa incidente serioze. Megjithë thirrjen për bojkotimin e zgjedhjeve nga opozita e majtë, pjesëmarrja e zgjedhësve në votim arriti 89%. Në të gjitha komisionet e qendrave të votimit qëndruan me shumë se dy të tretat e anëtarëve dhe më shumë se gjysma e tyre i përkiste opozitës. Sidogoftë, duke mos përjashtuar mundësinë e kompromiseve të papajtueshme në zona të caktuara, unë i kërkova Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se cilido që do të paraqiste ankesë apo kërkesë për parregullsi, t’i vih ej në dispozicion i gjithë materiali i zgjedhjeve. Por partitë që bojkotuan zgjedhjet nuk i paraqitën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve asnjë ankesë apo kërkesë për parregullsi nga 27 maji deri në ditën e sotme. Ata kanë vendosur bojkotimin e plotë jo vetëm të zgjedhjeve por dhe të institucioneve të shtetit ligjor në tërësi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë verifikimit të materialit të zgjedhjeve, në bazë të mbi 100 ankesave të paraqitura nga subjektet elektorale identifikoi parregullsi serioze në një zonë dhe parregullsi të dyshimta në një zonë të dytë dhe vendosi anulimin e menjëhershëm të zgjedhjeve në këto zona. Meqëllim që të krijohej hapësirë për opozitën, unë i kërkova Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që gjatë shqyrtimit të ankesave dhe kërkesave të subjekteve elektorale të zbatojë parimin “in dubio pro reo”, në bazë të të cilit të llogarisë të vlefshme për kandidatin socialist të gjitha votat e pavlefshme, pra ato në të cilat ishin shuar me vijë të gjithë kandidatët por që vija mbi kandidatin socialist ndryshonte sadopak në formë, trashësi, gjatësi dhe ngjyrë nga vijat e hequra mbi kandidatë të tjerë. Një ekspert i shquar ndërkombëtar të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi ta ndihmojë në trajtimin e dokumentacionit zgjedhor, i deklaroi se sipas të gjitha kritereve ndërkombëtare këto janë vota të pavlefshme, por ju mund t’i quani të vlefshme për hir të një kompromisi politik. Mbi këtë princip, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve identifikoi edhe 15 zona të tjera për të cilat unë dekretova ribërjen e zgjedhjeve dhe ftova opozitën të marrë pjesë në to. Opozita, sikundër bojkotoi raundin e parë dhe të dytë, bojkotoi edhe ribërjen e zgjedhjeve në këto zona. Nga data 11 deri 14 qershor, fshat e qyteteve në Tiranë dhe kryetari të radhës së BE, Italisë dhe SHBA, si dhe përfaqësuesit e ndonjë vendi tjetër mik, zhvilluan bisedime intensive me përfaqësuesit e opozitës së majtë. Këta të fundit përsëri, në pasditen e datës 15 qershor, njoftuan qeverinë shqiptare për gatishmërinë e dy partive të opozitës së majtë për të marrë pjesë në zgjedhje si dhe vendimin e tyre për t’i kërkuar Gjykatës Kushtetuese shtyrjen e datës së zgjedhjeve për të patur kohën e mjaftueshme për përgatitjen e tyre dhe monitorimin ndërkombëtar të këtyre zgjedhjeve. Qeveria vlerësoi këtë kërkesë dhe Partia Demokratike deklaroi se do të mirëpriste një vendim të Gjykatës Kushtetuese për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, çka do të mundësonte përgatitjen e pjesëmarrjes së opozitës në këto zgjedhje. Por në darkën e 14 qershorit, në kundërshtim të plotë me çka ishte bërë prezent qeverisë shqiptare nga përfaqësuesit e vendeve mike, drejtuesit e opozitës së majtë, jo vetëm nuk deklaruan pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 16 qershorit, por në kërkesën e tyre drejtuar Gjykatës Kushtetuese kërkuan deklarimin nga kjo Gjykatë si të paligjshëm vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përsëritjen e zgjedhjeve në 17 zona dhe rikonfirmuan qëndrimin e tyre se i konsiderojnë ilegale zgjedhjet e 26 majit. Gjykata Kushtetuese në 15 qershor gjeti të ligjshëm vendimin e KQZ për përsëritjen e zgjedhjeve në 17 zona dhe hodhi poshtë kërkesën e opozitës. Çdo kandidat, theksoi Presidenti, në bazë individuale ka të drejtë t’i drejtojë Gjykatës Kushtetuese fakte, argumente dhe pretendime dhe ky institucion është i vetmi institucion kompetent për të vlerësuar legjitimitetin e të zgjedhurve në Republikën e Shqipërisë. Duke përfunduar, Presidenti Berisha tha: Dua të theksoj edhe njëherë qëndrimin e qeverisë shqiptare. Ajo bën përpjekje të mëdha për të patur një fushatë elektorale dhe ditë zgjedhjesh brenda standarteve të pranu eshme për zgjedhjet. Ajo, pas bojkotimit të zgjedhjeve njohu parregullsitë e kufizuara dhe u angazhua vendosmërisht. vijon në faqen 2

Kush mund të marrë përsipër reformimin e PS?

- Një vit më parë Zeneli dhe Çuçi i kanë parashtuar kryesisë së PS nevojën e reformimit për u goditën - “KJ” që gjithë fushatën mbrojti klanin konservator dhe luftoi reformatorët në PS “ndryshon” papritur pozicion Faqe 3

“Më kënaq fakti që Evropa interesohet për Shqipërinë”

Tritan Shehu dhënë radios BBC Faqe 2

Dialog dhe mirëkuptim në të mirë të zhvillimit të demokracisë

Intervistë me zotin Ali Spahia nënkryetar i PDSH-së dhe anëtar i delegacionit Parlamentar shqiptar në Asamblenë e KE-së Faqe 3

Koalicioni Pashko - Mavi

Kur një ndër drejtuesit e Partisë Aleanca Demokratike Gramoz Pashko fill pas dëshmisë së Nikolas Gage tha se edhe partia e tij kishte 45 për qind minoritarë grekë edhe vetë Gage do të jetë habitur nga misioni emik ulet i tij shqiptar. Kjo gënjeshtër Pashkos pavarësisht se ishte jashtë thelbit të dëshmisë në kongresin amerikan të mbajtur të mërkurën kundër zgjedhjeve dhe kundër institucioneve shqiptare, hedh dyshimin e madh mbi moralin e atyre që kanë guximin të përdhosin kombin e vet për hir të interesave të tyre personale.