Lordi FINSBERG deklaroi:
Ne i shprehëm përfaqësuesve të partive politike nga Shqipëria rekomandimet tona për fillimin e dialogut.
Ato të ulen së bashku dhe të diskutojnë në mënyrë konstruktive problemet midis qeverisë dhe opozitës. Shumë nga pretendimet e opozitës ishin jo të logjikshme.
Bojkotimi i zgjedhjeve jolegjitim
Legjitimiteti i parlamentit të sapozgjedhur shqiptar nuk mund të vihet në dyshim.
Kështu përcaktoi dje rezoluta e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës duke lënë të braktisur opozitën e majtë shqiptare që pa pushim u përpoq të realizojë një opinion antiparlamentar në Evropë.
Rezoluta e djeshme e Asamblesë parlamentare të Evropës definon përfundimisht legjitimitetin edhe për opinionin evropian fitore të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 26 Majit.
Duke u ndalur në parregullsitë e procesit zgjedhor Asambleja parlamentare legjitimon fajësinë e opozitës që u tërhoq nga zgjedhjet. Përfundimisht përgjegjësia e socialistëve, socialdemokratëve dhe aleancistëve u formulua me të njëjtat terma si në Shqipëri ashtu edhe në Strasburg. Legjitimiteti i bojkotimit të opozitës është thelbësor për të përcaktuar qartë realitetin politik në Shqipëri. Qëllimi i Frontit të Kuq për frenimin e shkëputjes së sistemit të vjetër në Shqipëri dhe bashkë me të edhe të atyre elementëve që realizuan Shqipërinë e diktaturës e vendos ata në pozicionin antipod ndaj gjithë zhvillimeve shqiptare në katër vitet e fundit.
Ata nuk janë sjellur si opozitë dhe ky është thelbi i komunikimit të këtyre forcave me proceset e demokratizimit të ekonomisë, institucioneve dhe politikës së vendit. Pozicioni i tyre ka qenë destruktiv dhe ka synuar një reversibilitet të sistemit dhe jo thjesht ndryshimin e pushteteve që do të ishte normale në Shqipërinë demokratike. Bojkotimi i ndjeshëm demokratik i konsiderohen zgjedhjet është një metodologji revolucionare dhe mund të gjejë shtratin e vet vetëm tek teoria marksiste që nuk u munguar në program socialiste shqiptar.
Pikërisht për këtë fakt largimi i opozitës nga dita e rinovimit të institucioneve shqiptare sjell edhe ndëshkimin e Frontit të Kuq nga Këshilli i Evropës.
Për sa i përket përgjegjësisë së partisë në pushtet lidhur me çrregullimet e zgjedhjeve ajo e ka deklaruar këtë që në fillim dhe ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në zonat me më parregullsi. Ato u bënë dhe Partia Demokratike fitoi në të gjitha këto zona.
Ishte pjesa tjetër e përgjegjësisë që përpiqet të kamuflojë nëpërmjet veprimeve populiste dhe paralauve të tipit elektoral dhe pse fushata kishte mbaruar. Asnjëherë ekstremi i majtë nuk ka marrë përgjegjësinë e veprimeve të veta ashtu si edhe nuk ka reaguar ndaj intrigave të pozitës për të marrë pjesë në zgjedhje. Liderët e këtij ekstremi nuk e kanë parë pushtetin të lidhur me format demokratike të funksionimit të një vendi por me dhunën që e kanë paralajmëruar që përpara humbjes së tyre.
Nëse as në mes të mungojnë në parlament dëshmojnë se nuk janë në gjendje të përballojnë klimën demokratike të Shqipërisë dhe lirinë e zgjedhjeve për të zgjedhur sipas aspiratave të tyre.
Rezoluta e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës është një mundësi për ekstremim e majtë për të verifikuar veten, nëse mund të përkasë një vendi që drejtohet nga zhvillimi i tij dhe të respektojë të siguron një sistem tjetër nga ai komunist.
Ndryshe atyre u mbetet vetëm të vazhdojnë largimin e tyre deri në fundin e vet.
1. Asambleja indinjohet nga dhuna dhe parregullsitë që janë vënë re në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri.
2. Disa parti të opozitës u larguan nga zgjedhjet në fund të ditës së parë të votimit. Ata vendosën të bojkotojnë raundin e dytë dhe zgjedhjet vijuese të pjesshme në 17 zona elektorale.
3. Asambleja vëren raportin unanim të delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së se megjithëse legjitimiteti i Parlamentit shqiptar të sapozgjedhur nuk mund të vihet në dyshim, kredibiliteti i procesit demokratik është dëmtuar. Asambleja te marrë në shqyrtim edhe raportet të tjera. Komisioni i politikës së jashtme organizoi një seancë dëgjimore me partitë kryesore politike shqiptare në Strasburg për më 24 qershor 1996.
Nga informacioni i mbledhur në këtë seancë Asambleja e shikon se ndërsa qeveria mban përgjegjësi për dhunën, siç vepria ashtu edhe opozita janë përgjegjës për parregullsitë.
4. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gurë themeltar i demokracisë pluraliste. Ata përbëjnë një kusht esencial për anëtarësimin në KE, dhe për të njëjtën arsye për pjesëmarrjen në Asamble Parlamentare.
5. Besimi duhet të rivendoset në demokracinë shqiptare. Pajtim midis dialogu midis forcave politike janë esenciale.
Shprehja e lirë, e vullnetit të të gjithë shtresave të popullsisë shqiptare duhet të garantohen. Kështu që Asambleja propozon një tryezë të rrumbullakët të të gjitha forcave politike për të siguruar kuadrin për një dialog demokratik, midis qeverisë dhe opozitës. Do të ishte thelbësore mbi bazën e bashkëpunimit të plotë midis të gjitha forcave politike në Shqipëri dhe KE-së.
Për të ndryshuar legjislacionin në përkates në përputhje me rekomandimet e caktuara në raportin e Asamblesë së OSBE-së dhe me angazhimet e ndërmarra nga Shqipëria me rastin e pranimit në Këshillin e Europës.
Partitë politike duhet të marrin në konsideratë zgjedhjet e reja pas këtyre ndryshimeve në legjislacion.
6. Asambleja bën thirrje Parlamentit shqiptar të ndihmojë në procesin e sipër përmendur duke krijuar kuadrin e duhur, duke i dhënë përparësi legjislacionit që zbaton rekomandimet e OSBE-së dhe KE-së.
Duke përfshirë amendamentin ose heqjen e ligjit të genocidit.
7. Asambleja u bën thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri për të kapërcyer krizën e tanishme. Ajo është e gatshme të sigurojë një bashkëbisedim të vazhdueshëm për këtë dialog.
KE: Zgjedhjet në Shqipëri janë të ligjshme
Intervistë me Kryetarin e PDSH Prof.Dr. Tritan Shehu
Faqe 3
Asambleja Parlamentare e KE-së i thotë PO Parlamentit të Ri shqiptar
-Finsberg: “Nëse opozita nuk kthehet në Parlament kjo do të jetë shenjë e mungesës së dëshirës për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri”
-Hidhen poshtë amendamentet e propozuar nga një pjesë e të majtës
-Edhe Dokle voton rezolutën që e konsideron legjitim parlamentin shqiptar
Nga EDI PALOKA
Faqe 3
Ngushellime për sauditët dhe amerikanet e vrare
Telegramë te Berishës per Presidentin amerikan dhe Mbretin e Arabisë Saudite
Presidenti i Republikës, Sali Berisha u dërgoi Mbretit të Arabisë Saudite, Fahd Bin Abdul-Aziz Al Saud dhe Presidentit amerikan Bill Klinton telegramë ngushëllimi në të cilat ai dënon aktin terrorist kundër bazës ushtarake ajrore në Khobar ku shumë njerëz, midis tyre dhe amerikanë humbën jetën ose u plagosën rëndë.
Presidenti Berisha u shpreh atyre dhe familjeve të viktimave ngushëllime të sinqerta.
Bojkotimin e institucioneve dhe izolimin e vendit
Komunistët shqiptarë përdorin strategjitë e nazistëve
Ish-komunistët shqiptarë për parlamentare europiane nuk janë as shumë më as pak, por nazistët e viteve ’30.
Bojkotimi permanent që ata kanë zgjedhur për të mbajtur peng demokracinë e brishtë shqiptare, e ka modelin e saj vetëm në shoqërinë gjermane që ka viktimë e diktaturës naziste. Duke ndjekur hapat e të majtës që 26 majt, qe majta e inkriminuar shqiptare zgjodhi bojkotimin si strategji për të imponuar rikthimin e shpejtë në pushtetin që vota e lirë e popullit ia mohoi sistematikisht pas rrëzimit të diktaturës së Enver Hoxhës. Strategjia e të majtëve të inkriminuar shqiptarë për të ardhur në pushtet kësaj radhe ka zgjedhur mdelin e një njerëzve që kanë treguar se janë të papërmbajtshëm për dhunën dhe terrorin që bënë ndaj njerëzimit.
Para parlamentarëve europianë Çeka, Dokle, Gjinushi dhe Kakalulla ishtë parti të rean treguan se për të ardhur në pushtet po synojnë të kombinojnë bojkotimin e tyre me izolimin që duan t’i rikthejnë Shqipërisë. Kërcën e inkriminuar e dinë fare mirë se kufinjtë e mbyllur të vendit të tyre janë shumë të favorshëm për të triumfuar teoritë e tyre të dhunës dhe terrorit mbi jetën e lirë të shqiptarëve. Vërejtjet e cilin kërkët e Frontit të Kuq kanë folur për demokracinë e vendit të tyre dhe insistimi me të cilin ata kërkonin ndëshkimin e shtetit shqiptar i ka detyruar parlamentaret europianë që të shikojnë me dyshim çdo pretendim të të majtëve.
Vetëdemaskimi, kërcënimet dhe intrigat e tyre parlamentare në Asamblenë e KE-së që të shohin tek komunistët shqiptarë të vitit ’96 nazistët e viteve ’30.
Shteti komunist shqiptar me i pashembullt per krimet ndaj shtetasve të vet
Interviste me Kryetarin e Gjykates se Tiranes, z.Qazim GJONAJ
Faqe 6
Miss Europa ’96 në Tiranë
Në një një intervistë që i dha Televizionit Shqiptar e që u transmetua dje zoti Rozher Zejler, President i Komitetit Ndërkombëtar “Miss Europa” pohoi se Miss Europa ’96 do të mbahet në Tiranë, në muajin shtator.
Faqe 5
Miss Europa ’96 në Tiranë
Rezolutë e Asamblesë Parlamentare të KE
Legjitimiteti i Parlamentit shqiptar nuk mund të vihet në dyshim