Kryesia e PS-së kundër mbretërimit nga burgu
Poli Q. synon PS-në
Përçarja e madhe në Partinë Socialiste ka rritur nubatjen e Polit të Qendrës. Pasi është përjekur për një grusht brenda aleancës në qershor pikërisht dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme, polistët janë përqendruar në lëvizjet politike të PS-së për të siguruar sa më shumë terren brenda socialistëve.
Në funksion të këtij qëllimi janë edhe kritikat e pafundme që dërgon Poli i Qendrës në drejtim të socialistëve në rastin e fillimit të tavolinës së bisedimeve mes saj dhe Partisë Demokratike. Drejtues të dy partive të Polit deklaruan në shtypin e tyre se iniciativa e socialistëve për të biseduar me Partinë Demokratike pa praninë e polistëve është një tradhti që drejtuesit socialistë po i bëjnë kauzës së tyre të bojkotimit të plotë të iniciativave që fillojnë nga selia e Partisë Demokratike.
Polistët i tremben çdo lëvizjeje që çon në një bashkëpunim të mundshëm lidhur me zgjedhjet lokale mes PD-së dhe PS-së. Nëse do të ndodhte kjo ato do të ndjeheshin të vetmuar vetëm me zyrat e tyre pasi elektorat nuk kanë, ndërkohë që ende kanë nevojë për socialistët që të bëjnë zgjedhjet lokale. Një izolim i PS-së ndaj lëvizjeve politike që kryen PD do të ishte në favor të Polit pasi kështu ata do të siguronin edhe vendin e një pale që i nevojitet edhe vetë PS-së për të realizuar në unison qofte edhe të pjeshëm iniciativat e veta.
Situata parazgjedhore në të cilën ndodhet tani Shqipëria dhe aleancat që mund të lindin për shkak të këtyre zgjedhjeve nuk kanë zbehur tek Poli grabitqarin që pret viktimën.
Kryesia e socialistëve që në zhvillimet e fundit që kanë përfshirë Partinë Socialiste është vënë nën goditjet e Nanos dhe njerëzve të tij që lëvizin nëpër korridoret e selisë, duket se dje i ka lënë në hije teoritë reformatore të Nanos. Ndërsa në mocionin e tij Nano kërkonte të mbetej i vetëm në krye të PS-së duke përjashtuar kryesinë nga drejtimi i partisë, kryesia i ka paralajmëruar atij rrezikun e moszgjedhjes. Pas kufizimit që kryesia i bëri përsëritjes së lirë të mandatit të kryetarit vetëm dy herë, Nano rrezikon të kthehet një socialist odiner i burgosur.
Faqe 3
pas kësaj të kapërcejnë unison këtë e të pjesëshëm inisiativat dhe alençant kanë zbebur tek Poli grabiqarin që pret viktimën.
Fill pas mocionit të parë të Nanos, kryetari i PSD-së në një mbledhje të kryesisë deklaroi se partia e tij duhet të synojë elektoratin socialist. Me një fjalë përçarja në PS është në marrëdhënie për partinë e tij e cila mund të zgjohet në paranatër të rinj me elektorat që do të rridhte nga PS për shkak të debateve të mëdha që kanë lindur atje. Po ashtu edhe nga ana e aleancistëve ka patur një qëndrim përgjues ndaj lëvizjeve në PS. Të dy partitë e Polit duken se janë gati të sigurojnë municionin e duhur për të shkatërruar sipas mënyrës së tyre Partinë Socialiste. Të gjitha deklaratat e miqësisë me PS-në të bëra nga politistët bëhen vetëm për shkak të avantazhit politik që sigurojnë politistë kur kanë në krah PS-në. Inisiativat e tyre për tavolina në të cilat pjellin deklarata me firmat e të gjitha partive fantazma të Tiranës bëhen vetëm për të neutralizuar një tavolinë me parti të mëdha si PD dhe PS.
Në një rast si ky ata do të mbeteshin si peshku në zall.
Hipokrizia e politistëve ndaj miqësisë së shfrytëzuar prej tyre tani është bërë evidente. Socialistët tani ndodhen nën vëzhgimin e egër jo më për të qenë një partner kryesor në të majën shqiptare por për të shërbyer si furnitor në të gjithë spektrin ku është vendosur kjo parti politike.
Megjithatë ende mbeten në ajër dy mundësi për të ardhmen e PS-së. Njëra është shkatërrimi i saj dhe shpërndarja e socialistëve sipas mundësive në parti të tjera ose krijimi i një partie të re që reflekton në emrin parti e progresit, ose ndryshimi në presionin e Nanos dhe grupit të tij brenda PS-së do të sponsorizonte një udhëheqje e PS-së nga drejtues të tjerë të partive politike të majta. Dër tani është shfaqur si pretendenti Çeka por ndoshta numri i tyre do të rritet sa më shumë të shkaktohet drejt hendekut mes dy krahëve në Partinë Socialiste.
Bojkotimi shprehie
Poli i Qendrës kërcënon me bojkotimin e zgjedhjeve lokale
Kritikat për zgjedhjet e 26 majit - të paargumentuara
Shtypi diplomatik austriak në një botim të posaçëm për Shqipërinë
Shtypi Diplomatik Austriak në numrin e posaçëm të saj për muajt, qershor, korrik-gusht 1996 boton një mbledhje të veçantë mbi Shqipërinë përgatitur nga Kryeredaktori i saj Dr. Eduard Knapp.
Botimi i veçantë mbi Shqipërinë çelet me një intervistë me Ambasadorin e Shqipërisë në Austri z. Albert Alicaj.
Më tej jepet një informacion i gjerë mbi rolin vendimta të Austrisë gjatë formimit të shtetit të parë shqiptar, ku përmendet fakti dhe dridh mbi përkrahjen e fuqishme të prandorisë së atëhershme Austro-Hungareze ndaj Shqipërisë duke u rënë ndesh interesave të sllavëve dhe grekëve për të copëtuar Shqipërinë.
Duke e kthyer fokusin në situatën ekonomike të Shqipërisë, shtypi diplomatik Austriak ravijëzon në mënyrë të qartë arritjet e reformës ekonomike, treguesi pozitiv të saj, “FAR” dhe “TACIS” bashkëpunimin me Bankë botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe strategjinë e qartë të Qeverisë shqiptare për të
Austrisë dhe Shqipërisë konsiderohen të shkëlqyera, ku veçanërisht përmenden kulmet e vizitave të Presidentit të Austrisë Dr. Thomas Klestil, Presidentit të Parlamentit Austriak në Tiranë Dr. Heinz Fischer, Ministrit të jashtëm dhe zv. Kancelari Austriake Wolfgang Shüssel në Tiranë.
Gjithashtu jepet një tablo e plotë e investimeve austriake në Shqipëri si dhe të projekteve për të ardhmen.
Tërheq vëmendjen gjithashtu edhe vështrimi mbi politikën e jashtme të shtetit shqiptar, prioritetet e saj e cila përshkruhet me mjaft kujdes duke i dhënë botimit të veçantë për Shqipërinë vlera të veçanta për mënyrën analitike të trajtimit të problemeve.
Kritikat ndaj zgjedhjeve të 26 majit në Shqipëri, Shtypi Diplomatik Austriak i cilëson të paargumentuara, duke botuar raportet e Deputetëve të Parlamentit Austriak Dr. Kapral si dhe të drejtorit të Marrëdhënieve me jashtë të Partisë Demokratike e Re të Greqisë Christos Ealtadorus të cilët
të Qeverisë shqiptare për të kaluar vështirësitë e mëdha të trashëguara. Një vend i veçantë i kushtohet edhe privatizimit të gjerë të ndërmarrë nga Qeveria në bashkëpunim me Bankën Botërore i cili rezulton i suksesshëm.
Marrëdhëniet aktuale ndërmjet të Parlamentit Austriak Dr. Kapral si dhe të Greqisë Christos Ealtadorus të cilët e konsiderojnë zhvillimin zgjedhjeve plotësisht të rregullt.
Botimi i posaçëm i Shtypit Diplomatik Austriak për Shqipërinë është pritur mjaft mirë në qarqet diplomatike të Kryeqytetit të Austrisë Vjenë dhe jashtë saj.
Bojkotimi shprehje e disfatës së thellë
Poli i Qendrës kërcënon me bojkotimin e zgjedhjeve lokale
shprehje e disfatës së thellë
Dy partitë përbërëse të Polit të Qendrës nuk kanë ndonjë histori të rëndësishme të përfaqësimit të tyre lokal sa të mendojnë se variante të ndryshme të komisioneve elektorale do të kishte ndikim në një përfaqësim më të mirë të tyre. PAD nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në zgjedhjet lokale edhe pse kishte mundësinë e përfaqësimit në korrik të ‘92. Po ashtu Partia Socialdemokrate ka një përqindje të vogël që ka fituar në zgjedhjet e para katër viteve që gjithnjë është nën shifrën 4 për qind. Duhet theksuar fakti se në zgjedhjet e pjesshme të vitit 1994 Partia Socialdemokrate nuk e kaloi shifrën 2 për qind.
Faqe 3
Përfaqësim i ulët i shqiptarëve në ushtrinë Magedonase
-Sipas zvëndësministrit të ministrisë së mbrojtjes së maqedonisë, Ramadan Ceroi, përfaqësimi i shqiptarëve në radhët e oficerëve më të lartë deri në gradën e kolonelit është 3.4%. Ndërsa i nënofficërëve 5.13 5, bën të ditur radio Zëri i Amerikës
Faqe 2
Drejtësia të mos tolerojë krimin dhe terrorin komunist
Protestë e forumit të pavarur kombëtar të intelektualëve për denoncimin e krimeve të diktaturës enveriane
Nëpërmjet kësaj proteste nuk dëshirojmë të ndikojmë në veprimet normale të organeve të drejtësisë.
Por nuk mund të konsiderojmë veprimet e organeve juridik kur bëhen ndryshime të mëdha dhe dhënien e masës së dënimit nga instancat e ndryshme të gjykatave tona.
Faqe 2
Lëkundje tërmeti në vendin tonë
Dje më datë 06.08.1996, ora 00.46 minuta (lokale) rrjeti sizmologjik i Shqipërisë ka regjistruar një goditje tërmeti me magnitudë 4.6 sipas shkallës Rihter dhe intensitet me epicendër VI ballë MSK-64.
Epiqendra paraprake e këtij tërmeti është lokalizuar 200 km në juglindje të Tiranës, në territorin grek.
Tërmeti është ndjerë fort (V ballë MSK-64) në Leskovik, ku njerëzit në tërmetur e kanë dalë jashtë nga banesat.
Njoftimet për dëme nuk ka.
Arka e Klosit, “buxhet” për xhepin e socialistëve
Kryetari i Komunës, Përgjegjësja e Financave dhe arkëtari skileto(s)in arkën por jo vetëm
Faqe 3