Në tribunë përkrah amerikanit John White ministri i Mbrojtjes Zhulali
Organizohet ceremonia e fillimit të stërvitjes në Camp Lejeune
Ata që sot stërviten për ruajtjen e paqes, janë të parët që punojnë për një botë më të qetë për një botë pa luftëra, tha White
Faqe 2
Socialistët godasin Partinë Socialiste
Konferencat e PS-së në rrethe heqin qafe unitetin
Nga Konferenca e PS në Elbasan
NAMIK DOKLE:
Vendimi për bojkotimin e zgjedhjeve të 26 majit u mor në bazë të informacioneve të pjesshme. Në momentin që është marrë vendimi politik nga partia në një zonë elektorale timen në Kuçovë nuk kishte një informacion të plotë nga ajo zonë se si është puna, por informacione kishim nga Elbasani, Tirana, Durrësi
ÇERMA, kryetari i PS Elbasan:
Aparati i PS nuk u shkëput nga puna nëpër zyra nga ajo burokraci partiake e ndikuar nga PP-ja tek krerët e saj. Janë krijuar vakume, mpirje për veprime politike.
Elementët e Partisë së Punës ende ruhen në strukturat e PS-së. Tek shumë anëtarë e simpatizantë të PS-së, tha ai, akoma ndihet ajo frymë e ndrydhjes dhe e pritjes së porosive nga lart.
HUSHI, ish kandidati për deputet i PS:
Politika e jashtme nuk i garantoi PS-së kredibilitet. Drejtuesit e PS në kontaktet me jashtë nuk janë paraqitur dinjitoz e me platforma të qarta.
Një dorëheqje e Prof. Servet Pëllumbit do të duartrokitej nga shumë
Partia Socialiste në kaos
Zhvillimi i konferencave të Partisë Socialiste në rrethe ka shfaqur në opinionin politik shqiptar problemet e mëdha që ekzistojnë në këtë parti. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që partia e unitetit të madh të sillet në vorbullën e madhe të orientimit duke krijuar një amalgamë problemesh që nuk lidhen më me probleme reformimi por me probleme të ekzistencës politike të saj. Kështu në të gjitha konferencat e zhvilluara deri tani duken qartë variacionet negative që shoqërojnë aktivitetin e kësaj partie si dhe distancë e madhe midis drejtuesve të saj dhe bazës. Në asnjë problem nuk vërehet një konvergim mendimeve por një amalgamë propozimesh dhe konkluzionesh që rrallë mund të paraqiten në një ambient normal politik. Klanet e PS-së dhe përçarja e madhe që është paralajmëruar me kohë nga Partia Demokratike tani ka sedimentuar në të gjitha gjymtyrët e kësaj partie. Asnjë lloj gjimnastike nuk do të arrinte të rregullonte funksionimin normal të organizmit të domosdoshëm politik të saj. Kurë më parë nuk është vënë re një shfaqje në të tilla forma e krizës politike të një partie dhe po aq një çfazim kaq i madh midis vetë atyre që janë zyrat ngjitur me njëri-tjetrin. Vetë kryesia e partisë me ngarkesën e madhe morale që nuk ka arritur të justifikojë besimin e bazës së saj është socialiste shfaqet si një realitet politik i dëshmuar pas nis[mave?] negative që janë marrë kaq vite rresht. dështuar pas nismave negative që janë marrë kaq vite rresht. Sikur të mos ishte e mjaftueshme vaniteti i kryesisë së Partisë Socialiste, siç shprehet edhe kryetari i kësaj partie, vijnë në radhë tërë akuzat e këtij të fundit për partinë e vet. Nëse kryesia është e modluar tek dëshmit e partisë dhe tek anëtarja aut e kryetarit ky i fundit ka një shkruar të mplefin e tij në të gjitha segmentet e Partisë Socialiste. Rrëfej që vijnë nga Bença po aq sa të pamunduri e kryesisë socialiste kanë krijuar kaosin e madh në të gjitha formacionet e partisë më të mëdha të opozitës. Të dy palët konkurruese në shkatërrim të partisë, si klani i Nanos ashtu edhe klani i Pëllumbit përpiqen të ndajnë veten e tyre nga ky shkatërrim. Nëse kryesia është hedhur mbi kryetarin dhe rolin e tij negativ në prishjen e unitetit të partisë ky i fundit ka bërë ata me faj për gjithçka është dashur në nismat e PS-së. Pikërisht në këtë rreth janë futur elektorati socialist i cili në konferencat e rretheve dëgjon gjëra të çuditshme nga drejtuesit e tij. Shumë prej tyre gjenden të shokuar nga fakti se Nano në mocionet e tij nuk përmend moton elektorale që erdhi nga qelia e vet për monitorimin e vlerave të demokracisë, moto që përbënte edhe një nga pikat më të sigurta për dështimin elektoral të kësaj partie. Po ashtu është e pakuptueshme për ta se pse Nano nuk përmend emrin e ministrave e Alisë në drejtimin e PS-së po aq sa nuk janë në gjendje të shpjegojnë denoncimet edhe gjëra të tilla të thjeshta si mospranimin e PS-së në Internacionalen, trazat e kryetarit Nano dhe citatet e tij për kryesinë në përgjithësi, për persona të veçantë të kryesisë dhe për partinë në përgjithësi. Kryesia nuk është në gjendje të shpjegojë fajet e saj dhe, sikur Nano të mos kishte thënë shumë më tepër se sa i lejohet unitetit socialist, ata ende nuk do të kishin kuptuar kënetën dhe kryetarin e kënetës. Kaosi ka përfshirë tërë jetën e kësaj partie. Por nuk është e falshme që në këtë kaos të kërkohet shpëtim tek krijimi i antivlerave të reja politike në vend. Sidomos kaosi tani është në kulmin e të plotë. Kjo tregon se politika shqiptare ende është në konsolidim dhe ende parti e majta si Partia Socialiste kanë nevojë për përmbysje të plotë.
Asnjë mëshirë për “tradhtarët” e kryesisë
Kërcënimi i katërt i Fatos Nanos
Ndërkohë që ata po i flasin bazës me dykuptime dhe me frikë, Fatos Nano dhe të tjerët nuk e kanë për gjë të përkëdhelin “veteranët” në kulmin e debatit për “reformimin”, dhe ta quajnë kryesinë komplote, kur vetë Dritëro Agolli, që është njeri i Nanos, ka qenë i detyruar që ta quajë komplot mocionin. Me këtë karshillëk që po shfaq tani, Nano po tregon se ai është më afër se të gjithë të tjerët për bazën e Partisë Socialiste, që ende dominohet nga kontigjentet e fanatikëve Faqe 3
Qëllimi i PD zgjerimi i bazës politike të dialogut
Zoti Gjongecaj mbi tryezën e sotshme të forcave politike
17 parti do të diskutojnë rreth ligjit të zgjedhjeve lokale si dhe për probleme të tjera që kanë të bëjnë me këto zgjedhje
“Ideja e PD është zgjerimi i bazës politike të dialogut në vend” ka komentuar mbrëmë për “RD” sekretari i përgjithshëm i PD zoti Besnik Gjongecaj, kur tema e tavolinën e sotshme të forcave kryesore politike të vendit, që do të mbahet në orën 12 në Pallatin e Kongreseve Tiranë.
“Do të diskutohet rreth ligjit të zgjedhjeve lokale këto zgjedhje” tha zoti Gjongecaj, duke shpjeguar objektivin rreth të cilit do të diskutojnë (sig prill) 17 forca politike në tavolinën e rrumbullakët të iniciuar nga PD.
“Jemi ftuar në tryezë edhe një parti të vogla, shpjegoi sekretari i Përgjithshëm i PD, megjithëse ato nuk kanë pasë shanse që të bëjnë publike pikëpamjet e tyre lidhur me ligjin e zgjedhjeve lokale. Por edhe parti të tjera që nuk bëjnë pjesë në pushtetin lokal”.
Për zotin Gjongecaj kjo është një mundësi që të afirmojë pikëpamjet e tyre politike, lidhur me ligjin e zgjedhjeve lokale, por edhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.
Ndërsa lidhur me refuzimin që i bën Partia e Aleancës Demokratike dhe ndonjë parti tjetër, tavolinës së sotshme, Sekretari i Përgjithshëm i PD, e vlerëson atë si “snobizëm dhe humbje shansi”.
“Duke refuzuar pjesëmarrjen PAD, nuk përgjigjet rekomandimeve të Këshillit të Europës vlerësoi Prof. Gjongecaj.
Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gjongecaj, konfirmoi më këtë rast se PD është e vendosur që të punojë për zgjerimin e dialogut politik në vend për zgjidhjen e të gjitha problemeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet edhe rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare.
MUJE BUCAPAJ
Ceka dhe Kalakulla sërish Don Kishote
Bojkotimi, alternativë e krerëve të partive inekzistente
Dy donkishote shikojnë ëndrra në beze. Shohin vetveten dhe japin spektakle pa pa para të bindur se bota rrotullohet rreth kapeles se tyre te marre hua nga Namik Hoti.
Faqe 3
PS nuk ka bërë pagesat e telefonave
Sqarim i Telekomit të Tiranës
Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Partisë Socialiste në mënyrë arbitrare e të njëanshme, i jep të drejtën vetvetes të likuidojë ato numra telefoni për të cilat ajo është dakort, duke përjashtuar nga numëratori telefonik në dispozicion sipas kontratës disa numra të tjerë.
Njoftim
Me iniciativën e Partisë Demokratike sot në orën 12 00 në Pallatin e Kongreseve organizohet një tryezë e rrumbullakët e forcave politike shqiptare që nuk bëjnë pjesë në parlament. Qëllimi i këtij takimi është diskutimi i problemeve që lidhen me ligjin elektoral për zgjedhjet lokale si dhe probleme të tjera që lidhen me këto zgjedhje.