23/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 gusht 1996

Qeveria italiane 30 milion USD falas

Miratohet në Romë financimi i qeverisë italiane për projektet e rëndësishme të manaxhimit të pyjeve dhe të rrugëve ushqyese Në datën 26 korrik 1996 Komisioni Drejtues i Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme miratoi financimin me fonde falas prej 11 dhe 19 milion USD respektivisht për projektet e rëndësishme të Manaxhimit të pyjeve dhe të Rrugëve Ushqyese. Në datën 26 korrik 1996 Komisioni Drejtues i Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme miratoi financimin me fonde falas prej 11 dhe 19 milion USD respektivisht Rrugëve Ushqyese. Projektet në fjalë mbështesin zbatimin e programit afatmesëm të Qeverisë dhe do të kenë impakt të veçantë në zhvillimin me përparësi të zonave rurale. Në këtë mënyrë Roma bashkohet me Bankën Botërore për t’i dhënë një impuls të ndjeshëm fuqizimit të bujqësisë në Shqipëri. Zbatimi i projekteve do të ketë fillim të shpejtë sepse ndërkohë janë krijuar të gjitha strukturat e nevojshme për zbatimin e tyre.

BE për Shqipërinë 175 milionë USD

Miratohet programi shumëvjeçar i bashkëpunimit për vitet 1996 - ’99 dhe programi operativ i vitit 1996 Programi Shumëvjeçar i Bashkëpunimit 1996-’99, përfshin një financim falas prej 140 milionë ECU (175 milionë USD), që do t’i akordohet Shqipërisë për të mbështetur në mënyrë të gjithanshme programin ekonomik të Qeverisë dhe inkuadrimin e vendit në bashkësinë Evropiane. Në bazë të njoftimit zyrtar nga Brukseli në datë 26 korrik 1996 Komiteti Manaxhues i Programit PHARE (Program ndihme i Bashkimit Evropian për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore) shqyrtoi dhe aprovoi Programin Shumëvjeçar të Bashkëpunimit 1996-’99 dhe Programin Operativ të vitit 1996 për Shqipërinë. të Qeverisë dhe mbrojtja e mjedisit, etj.). Gjithashtu do të mbështetet zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile, kuadrit legjislativ, administratës dhe agjencive publike, etj., duke synuar t’i jepte vendit dimension Evropian në të gjitha këto aspekte. Programi Operativ i vitit 1996, i cili është zbërthim dhe detajim për vitin në vazhdim i Programit Shumëvjeçar të Bashkëpunimit 1996-’99 kap shumën 33 milionë ECU (41.25 milionë USD) dhe konkretizohet në projektet e mëposhtme: - Përmirësimi i infrastrukturës - Përmirësimi i legjislacionit Shqiptar me atë Evropian; (0.8 MECU) - Mbështetje për forcimin e kapaciteteve manaxhuese të administratës publike në fushën e investimeve; 1.7 MECU) - Modernizimi i sistemit të statistikave; (1 MECU) - Përmirësimi i sistemit të drejtësisë në të gjitha hallkat e tij; (2.8 MECU) - Mbështetje për furnizimin me ujë dhe probleme të ruajtjes së mjedisit (1.5 MECU) Aprovimi i Programit Shumëvjeçar të Bashkëpunimit të konkretizohet në projektet e mëposhtme: -Përmirësimi i infrastrukturës së transportit (17 MECU) -Ndihmë për zhvillimin e bujqësisë (1.7 MECU) -Mbështetje për arsimin e lartë dhe arsimin e trajnim profesional; (4 MECU) si dhe -Modernizimi i doganave Shqiptare; (2.5 MECU) Bashkimit Evropian me Shqipërinë është padyshim një mbështetje për realizimin e programit të reformave të Qeverisë demokratike e njëkohësisht një shtysë e fuqishme për realizimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Evropë. të Qeverisë dhe inkudrimin e vendit në bashkësinë Evropiane. Do të përkrahet fuqimisht zhvillimi i bazës produktive (bujqësia, transporti, sektori privat, sektori financiar, etj.) dhe zhvillimi i burimeve natyrore e njerëzore (arsimi, shëndetësia,

Kongresi i krizës së pashpresë

Nëse mblidhet faza e dytë e kongresit të dytë të Partisë Socialiste, Partia e Punës së Shqipërisë me emrin e saj të ndryshuar mbyll ciklin e vet përtejqë duke sistemuar historinë e saj që është historia e dështimeve dhe krizave të njëpasnjëshme. Pasi u bë faza e disfatës në muajin mars tani socialistët kanë kohë që janë në përgatitje e sipër të fazës së dytë së në notë që do të mbyllet me identifikimin e kësaj partie si një formacion politik i përjashtuar politikisht nga jeta e shqiptarëve qoftë edhe për shkak të bojkotove të njëpasnjëshme të saj. Përgatitjet e fazës së dytë identifikuan tek PS-ja fuqinë e shtrembër politike dhe tharjen e saj elektorale, mungesën e vazhdueshme të alternativave dhe konceptimin e luftës politike si shmangie prej saj. Partia Socialiste vetdeklaroi reduktimin e saj si një parti pa shpresa dhe mundësi për të justifikuar një elektorat sicioz po aq sa edhe verifikoi një rrjedhje të shpejtë të elektoratit të saj. Pothuajse në të gjitha rastet, konferencat e PS-së në rrethe u zhvilluan me pjesëmarrjen e gjysmës së delegatëve kurse një pjesë e konsiderueshme e radhëve të PS-së shpalosi hapur mungesën e besimit të atyre segmenteve lokale që drejtoheshin nga kandidaturat e PS-së. kandidatura e PS-së. Ky është vetëm akti i fundit i kësaj partie. Historia e saj e filluar që nga krimet e luftës kur u vranë pas shpine qindra e qindra luftëtarë, vazhdoi me një gjenocid të paparë kundër të gjithë shqiptarëve që ndjenin ndryshe nga komunizmi dhe kriminelët që drejtonin pushtetin diktatorial. Biografia e tyre antidemokratike dhe antishqiptare u shtri deri në majat e këtij viti. Largimi i tyre nga zgjedhjet dhe sabotimi i tyre bënë edhe shumicën e fundit kundër demokracisë dhe aspiratave të shqiptarëve për të. Kjo njëkohësisht ishte edhe përpjekja e fundit e tyre për të dekonspiruar shtetin demokratik shqiptar. Periudha pas zgjedhjeve parlamentare pasqyroi tek kjo parti mungesat e shumta të elementëve demokratikë për të përballuar një parti të tërë Shqipërisë. Po aq sa edhe mungesat e mëdha në një debat brendapartiak për të siguruar një start të ri të partisë apo nisur një reformim qoftë edhe të përciptë. Gjithçka e nisur si reformim brenda saj përfundoi si një luftë klanesh në të cilat është përfaqësuar tërë kontributi antidemokratik i përbërësve të kësaj partie. Asnjëra palë e tyre nuk kanë konfirmuar tendencën e tyre për të bërë një analizë të pastër të tyre por thjesht eliminimin e tipit stalinist bile pa marrë parasysh as të dhënat në elementët e tjerë të cilëve iu lejohet të shmangën nga partia. Nga presioni i brendshëm sa edhe nga presioni i jashtëm ata kanë deklaruar se do të ndahen nga Marksi, nga Enveri dhe nga Ramizi. Por gjithçka është një demagogji. Ata kanë dënuar Marksin por kanë mbajtur brena vetes marksistët. Kanë sharë Enverin por kanë ruajtur enveristët, janë shprehur për një ndarje me Ramizin por brenda PS-së kanë mbetur të paprekshëm ramizistët. Ata vetë sa kanë përmbysur të vdekurit dhe djegur ata. Gjithçka që mund të mbetet gjallë prej tyre ka mbetur në të njëjtat forma, me të njëjtat fjalë, me të njëjtat qëllime edhe brenda Partisë Socialiste. Kjo është thyerja e vetme e vërtetë e kongresit të dytë të saj.

Ligji i lokaleve është një ligj i mirë

Shehu priti z.Hainc Shvarc Kryetari i Partisë Demokratike priti dje në selinë e kësaj partie z.Hainc Shvarc (Heinz Schwarz) Përfaqësues i Fondacionit “Konrad Adenauer” në kuadrin e organizimit të një cikli seminaresh në rrethet e ndryshme të Shqipërisë. Temat e këtij cikli do të përfshijnë një sërë çështjesh të pushtetit lokal si “Media dhe politika komunale”, “Financa lokale”, “Politika komunale dhe kërkesat ekonomike”, “Politika komunale në rrafsh europian”, etj. Gjatë takimit z.Shvarc theksoi se ligji i zgjedhjeve lokale është një ligj i mirë, i cili faktikisht më 1992 ka favorizuar opozitën. Z. Shehu nga ana e tij e falenderoi mikun nga Gjermania dhe përshëndeti iniciativën e Fondacionit Adenauer, duke shprehur dëshirën për thellimin dhe forcimin e këtij bashkëpunimi. Takimi kaloi në frymë miqësore dhe të ngrohtë.

Mocionistët më afër Berishës?

Në prag të përplasjes së madhe mes klaneve socialiste Lëvizja që socialistët e të dy klaneve kanë bërë nga statukuoja e “kënetës” së tyre, është gjithësesi më e ulët se ato që u ka sugjeruar atyre disa muaj më parë Berisha. Pasi denimi që ata po shpallin se do t’i bëjnë kohës së Enver Hoxhës, është thjesht një hipokrizi kur në të njëjtën kohë po largohen nga partia si të padëshirueshëm të rinjtë e FRESH-it. Largimi i Marks-it nga Partia Socialiste nuk ka asnjë kuptim po të kihet parasysh se në krye të antimocionistëve qëndron një marksisto-dogmatik i vjetër, dhe në krye të mocionistëve lideri real i bojkotimit dhe papërgjegjshmërisë politike

Ndal korrupsionit në mjekësi

Ministri i Shëndetësisë paralajmëron për masa ekstreme ndaj mjekëve që marrin ryshfete Faqe 2

Zhvillimet demografike në fokus

Nga dita e katërt e Seminarit të XVIII per Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare Faqe 5

Klanet kërkojnë pronësi mbi partinë

Në PS kryhet vetëm procesi i ndarjeve Kastriot Islami, Sabit Brokaj, Ylli Bufi, Maqo Lakrori, Fatmir Kumbaro, Dhimitër Agolli dhe ndonjë tjetër i vonuar që po nxiton të radhitet krah Nanos janë njerëzit që fatkeqësisht kujtojnë të fundit e diktatorëve që provuan shqiptarët Faqe 3

Integrimi i gruas, politikë emancipiuese e PD

FLUTURA HASKO Kryetare e LDG Faqe 3

Kontrata afatgjata për kromin me firma të huaja

Faqe 6

Tiranë - Durrës 30 minuta

Së shpejti : Tiranë - Durrës 30 minuta Faqe 6