28/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 gusht 1996

Shqetësohet për shpenzimet e shtrimit në spital

Nënë Tereza flet për herë të parë pas sëmundjes Nënë Tereza, misionaria e Zotit në ndihmë të njerëzve nevojtarë në të gjithë botën, foli dje për herë të parë, që pas sëmundjes së saj, bën të ditur agjensia e lajmeve Rojter. Nënë Tereza, e cila para një jave u shtrua në një spital të Kalkutës, me çrregullime në zemër dhe ethe malarike, shprehu dje shqetësimin për faturën e shpenzimeve të shtrimit të saj në spital dhe për shtëpinë e bamirësisë që drejton ajo, bërë të ditur mjekët, që kujdesen për shëndetin e saj. “Unë dua të shkoj në shtëpi. Jam e shqetësuar se kush do të paguajë shpenzimet e spitalit, tha ajo. Nënë Tereza, që duke ndjekur shembullin e Jezu Krishtit, u kujdes gjatë jetën për të uriturit, të sëmurët dhe nevojtarët që mbushin rrugët e botës, thotë se çdo qenie e mjerë njerëzore është një Jezu Krisht, i veshur me petkun e tij të mjerimit dhe citon fjalët e tij nga Bibla: “Çfarëdo që t’i bëni njerëzve të përvuajtur ma keni bërë mua”. Nënë Tereza dhe pasuesit e saj nuk kanë asnjë pronë dhe hanë vetëm një herë në ditë, sikurse ata për të cilët kujdesen.

PS, parti me imazh të nxirë

Agjensitë e huaja mbi kongresin e fundit të PS Një koment i DPA-së si dhe dielës thotë se partia më e madhe opozitare, ajo Socialiste është zhytur në një luftë të brendshme dhe të ashpër për pushtet, në ditën e dytë të fundit të kongresit të saj në Tiranë, sipas burimeve. Kongresi dyditor ku morën pjesë 614 delegatë u thirr për të diskutuar reformat gjëra në përpjekje për t’u ndarë nga trashëgimia komuniste dhe për të përmirësuar imazhin e saj, të nxirë në Shqipërinë demokratike. Njëri prej zëvendësliderëve, Ilir Meta, tha për televizionin shtetëror shqiptar se kongresi kishte mbetur prapa në arritjen e qëllimit për aprovimin e reformave. Imazhi i nxirë i Partisë Socialiste e ka zanafillën qysh në kohën e diktatorit stalinist, Enver Hoxha i cili sundoi me grusht të hekurt, vendin e vogël ballkanik, për gati një dekadë deri në vdekje më 1985, shpërtheu agjencia DPA.

Lokalet - përsëri fitore për PD-në

Zgjedhjet lokale do të fitohen me rezultat të thellë. Ky është vlerësimi i demokratëve përballë fushatës elektorale për pushtetin lokal. Infrastruktura e fitores pothuajse është e formuluar. Ekzistojnë të gjitha rezervat për një fitore të fortë dhe të qëndrueshme. Aktivi i PD-së e quan bajat dhe të mirë përcaktuar e parametrat e kësaj fitoreje. Njerëzit do të binden në rezultatet e deritanishme të qeverisjes demokratike ndërsa vetë programet lokale do të ndërtohen sipas kërkesave dhe mundësive të realizimit të tyre. Shihen se kërkesat tentojnë të bazohen me mundësitë e qeverisë për aq sa dhe përpunimi i mëtejshëm dhe konkretizimi ekonomik i mundësive individuale. Pushteti lokal në ato zona që është drejtuar nga demokratët ka qenë një model i qeverisjes lokale për të gjithë të tjerët. Pikërisht në ato zona kemi dhe intensifikimin e mundësive në favor të mirëqenies, bllokimin e korrupsionit dhe krijimin e mentalitetit demokratik të qeverisjes. Shumëkush që ka përjetuar qeverisjen lokale socialiste ka një mundësi ta heqë atë fat. Kësaj radhe nuk mund të kalohet pa verifikuar mundësinë tjetër që ka dhënë rezultatet e veta në tërë piramidën drejtuese të shtetit shqiptar. Socializmi i pjesshëm lokal është një nga pjesët më të papërgjegjshme në tërë segmentet ku është sjellë dhe sjell ideologjia socialiste shqiptare. Kontributi i saj në varfërimin e popullit është një dëshmi më se shumti në ato komuna dhe qytete ku ata kanë qenë shumicë dhe pse për fakt të mirë kjo shumicë ka qenë e vogël. edhe pse për fat të mirë kjo shumicë ka qenë e vogël. Konferencat e PS-së në rreth në shumë raste shërbyen edhe si tavolina llogarie për socialistët lokalë. Jo në pak raste socialistët e thjeshtë kanë nxjerrë në shesh vjedhjet dhe korrupsionin që pushtetarët lokalë socialistë kanë kryer në qeverisjen e tyre të vogël. Kështu në shumë raste është përmendur përdorimi i keq i fondeve shtetërore për investime, ndihma për të varfërit, ndihma për drithërat etj. Kontrolli i shtetit jo pak ka dhënë vendime ndëshkuese për pushtetarët socialistë lokalë, që nga pushime nga puna e deri tek ndjekjet penale. Vetë instancat më të larta shtetërore kanë detyruar bazën ligjore ekstreme për të eliminuar korrupsionin socialist në segmentet lokale të shtetit. Pasqyra e qeverisjes së keqe socialiste janë në përgjithësi komunat ku në koritë që ’92 fituan socialistët por në zgjedhjet parlamentare Partia Demokratike fitoi me rezultate të thella. Duket padurimi i njerëzve për të shprehur emocionet e tyre të vjetra që u kushtuan shumë. Pavarësisht sabotimit socialist në disa zona, ndërtimi i demokracisë ka sedimentuar në të gjithë vendin. Qeverisja demokratike në përgjithësi ka arritur të reduktojë në maksimum këtë efekt negativ që vinte nga socialistët lokalë, duke krijuar një program ekonomik për zona të ndryshme. Zgjedhjet lokale nuk mund të konsiderohen në distancë. Ato janë fare pranë duke pasur parasysh momentet politike të tanishme dhe domosdoshmërinë e një fitoreje po aq të thellë sa në zgjedhjet parlamentare. Demokratët janë të bindur në mundësitë e tyre qeverisëse aq sa edhe në alternativat më cilësore se çdo forcë tjetër politike. Askush me mirë se PD nuk ka mundësi të sigurojë mundësi për secilin drejtim të veprimit, afirmimit personal si në ekonomi ashtu edhe në drejtësi. Përballë njerëzve tani do të jenë përsëri kandidaturat e PD-së dhe atyre që janë fryt i një përgjegjësie të përgjegjshme dhe të rëndësishme për shkak të vetë rëndësisë së madhe që ka qeverisja lokale për vendin dhe anëtarin e demokracisë së madhe që ka qeverisja edhe në qeverisjen e komunave, bashkive etj.

Nano po përpiqet të ngrejë në poste njerëz që i shërbyen Ramiz Alisë

“Ne duhet të besojmë më të vërtetë dhe të kryejmë reforma, jo të heqim qafe disa njerëz”, citohet nga agjencia Rojter ditën e shtunë, Ilir Meta, nënkryetar i partisë, 27 vjeç. Por, Nano i cili duhet të kryejë edhe tre vjet burg pas një dënimi për përvetësime, u akuza nga disa delegatë se nuk ishte në dijeni të gjërave dhe i kishëshuar qyq vazhdon komenti i kësaj agjencie. Një socialist i rangut të lartë deklaroi se, megjithëse Nano e ka kritikuar lidershipin aktual për rezistencë ndaj ndryshimeve, ai ka rekomanduar që kongresi të emërojë zyrtarë të kupolës nëpër organizëm të fundit komunist në një organizëm të lartë politik. “Nano ka të drejtë kur na kërkon shpejtimin e procesit të reformimit, por unë mendoj se ai po bën një gabim të madh kur përpiqet të ngrejë në poste njerëz që i shërbyen në regjimin e fundit të Ramiz Alisë”, deklaroi socialisti i rangut të lartë, i cili kërkoi të mos identifikohej. Meta i cili është gjithashtu lider i rinisë së partisë, theksoi se socialisti e moshuar, të cilëve u janë mohuar postet publike për shkak të bashkëpunimit me ish-regjimin komunist, po përpiqeshin të vinin nën kontroll partinë. Berisha i dërgoi një mesazh kongresit të socialistëve, duke e cilësuar përpjekjen e tyre për reforma si diçka më shumë se një farsë. Agjencia Rojter citon Berishën të ketë thënë se “Duke përshëndetur vendimin tuaj për heqjen e Marks it nga programi dhe për të dënuar diktaturën e Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë... unë do të thoja me keqardhje se kjo nuk është reformë, por vetëm një farsë”. Ai deklaroi se socialistët duhet të shpërndajnë partinë e tyre dhe të ngrejnë një forcë të re politike, me ide socialdemokrate. përvetësimeve, u akuzua dhe i këshilluar keq emërojë zyrtarët që kanë shërbyer në regjimin komunist dhe përpiqen të vinin nën kontroll partinë. Metai i cilështë gjithashtu lider i rinisë së partisë, theksoi se socialistët nën kontroll partinë. Berisha. se kjo nuk është retorikë, shpërndajnë partinë e tyre dhe të ngrënë një forcë të re politike, me ide socialdemokrate.

Internacionalja Socialiste dënon bojkotin

Brojka priti zotin Roberto Kuilo të PDSI PDS italiane, por edhe internacionalja Socialiste e dënon bojkotin, i ka deklaruar Roberto Kuilo, Albert Brojkës në një takim që ata patën në Hotel Tirana, një ditë para fillimit të Kongresit të dytë të PS-së, që siç dihet përfundoi me fitoren e konservatorëve të kryetarit të burgosur Fatos Nano

Islami shpërblehet për veprimet e tij mafioze

60 vota falso e

Planet për t’i dhënë fund trashëgimisë komuniste u dogjën

Presidenti shqiptar Sali Berishai kërkon partisë opozitare që të shpërbehet . Edhe ditën e dielë agjencia gjermane e lajmeve DPA i kushtonte një koment kongresit të socialistëve. Kështu pasi lajmohet fillimi i punimeve të kongresit komenti thotë se planet për të futur reforma në PS që synojnë t’i japin fund trashëgimisë së tyre komuniste, u dogjën posa doli në shesh një luftë e fuqishme ndërmjet liderit të burgosur të partisë Fatos Nano dhe pjesës tjetër të udhëheqësisë. Udhëheqësi i Partisë Demokratike në fuqi, Sali Berisha e quajti konferencën një farsë. Në një mesazh të publikuar në shtypin qeveritar, ai tha se partia socialiste nuk është e aftë të reformojë vetveten. “Kongresi juaj është vetëm një farsë...” Partia Socialiste nuk mund të reformohet kurrë derisa të udhëhiqet për së pari të përfshirë në krime kundra popullit shqiptar në periudhën e regjimit komunist”, tha Berisha. Ai tha se rruga më e mirë për socialistët është shkrirja e partisë dhe themelimi i një partie të re me ideale të vërteta socialdemokrate. “Një akt i tillë do të ishte një ngjarje e rëndësishme për demokracinë shqiptare”, tha Berisha. (vijon faqe 3)

Nano i diskretituar dhe në partinë e tij

Kongresi i PS bën diskretitimin e plotë të Nanos dhe e rizgjedh kryetar Faqe 3

60 vota fallso e bëjnë anëtar të Komitetit Drejtues

Islami shpërblehet për veprimet e tij mafioze Ramiz Alia: Kastrioti na duhet se di të bëjë sofizma Islami shpërblehet për veprimet e tij mafioze 60 vota fallso e bëjnë anëtar të Komitetit Drejtues Ramiz Alia: Kastrioti na duhet se di të bëjë sofizma I cilësuar nga Ramiz Alia, si njeriu që na duhet se di të bëjë sofizma, Kastriot Islami i ka tejkaluar edhe parashikimet e shefit të tij, me lëvizjet e tij të muajve të fundit, tipike prej mafiozi politik. Askush nuk mund ta merrte me mend se vajtja e tij në Konferencën e PS të Fierit dhe çorba që gatoi atje do ta bënte Kastriot Islamin anëtar të Komitetit Drejtues të PS. Faqe 3

Takime me të gjitha nivelet zyrtare

Komisioni i AD-HOC i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës vjen sot në Shqipëri Faqe 2

MELO: “Reformimi që pritej nuk u bë” MINGOMATAJ: “PS mbeti besnike e ramizizmit”

Liderët e partive politike të zhgënjyer nga kongresi i PS Faqe 3