Zoti Gjongecaj mbi tavolinën e sotshme të Presidentit të Republikës me forcat politike të vendit
“Tryeza e thirrur nga Presidenti i Republikës për të zhvilluar dialog me partitë politike është e domosdoshme dhe në përputhje të plotë me rekomandimin e delegacionit të fundit të Këshillit të Europës në Shqipëri”
FAQE 3
Bojkoti stalinist dëmtoi rëndë vetë opozitën
Në Komisionin Juridik të Asamblesë Parlamentare të KE
Socialistëve s’ka kush t’u shkruajë Partia Socialiste, pas kongresit të saj të dështuar është më e vetmuar se kurrë. Asnjë përshëndetje për mbarëvajtjen e punimeve të Kongresit. Asnjë përshëndetje për ata që u zgjodhën në krye të forumeve të partisë, pas puçit që u bënë liderëve të PS kryetari i burgosur Fatos Nano me mbështetësit e tij. I vetmi përfaqësues i majtës europiane, që mori pjesë në kongres e informoi Europën dhe në veçanti të majtën demokratike për karakterin e vërtetë të Partisë Socialiste që nëpërmjet fazës së dytë të kongresit të saj, pretendon të reformohej, por degradoi edhe më keq në një moçal të stalinistëve dhe enveristëve shqiptarë, fosili i fundit i komunizmit tragjik në Europë. Në Europën pa komuniste, stalinistët shqiptarë, nuk gjetën më asnjë aleat që t’i përkrahë, asnjë aleat që t’i përshëndesë. Sepse në Europën demokratike nuk mund të gjesh sot asnjë lider politik, asnjë përfaqësues partie, që të përshëndesë dhe të mbështesë përpjekjet e socialistëve për të bojkotuar demokracinë, përpjekjet e tyre për të bojkotuar institucionet e shtetit demokratik. Në Europën demokratike nuk mund të gjesh sot kërkënd që të përshëndesë një kongres që mblidhet për të dënuar Marksin dhe sjell në krye të saj stalinistët, që mblidhet për të dënuar Enverin dhe sjell në forumet drejtuese enveristët, që mblidhet për të dënuar diktatorin e fundit komunist shqiptar, Ramiz Alinë dhe ua dorëzon partinë ish-ministrave dhe këshilltarëve të tij. Europa nuk mund të përshëndetë një parti politike që e ka linjë konstante të politikës së saj antieuropianizmin. Janë të njohura sulmet e socialistëve shqiptarë ndaj personaliteteve të shquara të jetës politike të Europës. Sulmeve dhe shpifjeve të tyre të ulta nuk u kanë shpëtuar as personalitete të shquara si Leni Fisher dhe as përfaqësuesit e delegacionit të fundit të KE. Finsberg dhe Kolumberg. Në kongresin e tyre vetë socialistët pohuan se në parti kanë shumë njerëz që i ndajnë diplomatët amerikanë në të mirë dhe në të këqinj, në spiunë të CIA-s dhe agjentë të shërbimeve të tjera sekrete. Europa natyrisht nuk mund të përshëndesë stalinistë të tillë neurotikë. Socialistët shqiptarë, që u mblodhën në kongres për t’u reformuar, dëshmuan jo reformim, po konfirmimin në parti të mbetjeve të gjalla të diktaturës staliniste shqiptare. Ata u mblodhën në Kongres dhe dënuan eurosocialistët nuk mund të gjenin përkrahjen dhe mbështetjen e Europës. Dhe aq më pak të përgëzoheshin për këtë akt nga më regresivet. Socialistët shqiptarë, që aplikuan një fushatë elektorale të frikshme, që i kujtoi elektoratit tmerrin e viteve të zeza të diktaturës dhe humbën thellë në zgjedhjet e 26 Majit, zgjodhën bojkotin për të justifikuar humbjen dhe për të sfiduar demokracinë. Me linjën e bojkotit stalinist përmanent ata u përpoqën të mbanin peng demokracinë shqiptare. Por linja e bojkotit që aplikoi PS ishte diskreditimi i tyre i fundmë. Ata tashmë i janë kthyer njëri-tjetrit, sulmojnë njëri-tjetrin, kërkojnë kush e kush të eliminojë shokun, sipas modelit që pati aplikuar babai i tyre shpirtëror, Enveri. Por tashmë realiteti brenda PS është bërë i njohur jo vetëm për shqiptarët, por edhe për Europën, edhe për të majtën europiane, që përfundimisht ia ka kthyer shpinën PS. Kupa e PS, tash është rrethuar nga dimri i vetmisë së thellë. Edhe socialistët e ndershëm, të majtët e vërtetë, që aspirojnë idealet socialdemokrate u tërhoqën dhe po tërhiqen masivisht nga PS ose PN, se realisht Partia Socialiste u shndërrua në Partinë e Nanos dhe të klanit të tij. Fenomeni i tërheqjes përfshiu edhe përfaqësuesit e forumeve. Tashmë në PS askush nuk do të marrë në poste përveç Fatos Nanos dhe ish-ministrave e këshilltarëve të tij. Kësaj bande që ka futur në kthetrat e veta partinë e socialistëve, nuk ka se kush t’i shkruajë.
Zoti Kolumberg ka vënë në dukje se ndërsa po vijnë sinjale pozitive dhe të qarta nga partitë e pozitës për dialog, partitë e opozitës nuk pranojnë të shkojnë në Parlament dhe po vazhdojnë bojkotimin. Kolumberg ka theksuar se bojkoti nuk është mjet demokratik.
FAQE 3
Zoti Kolumberg ka vënë në dukje se ndërsa po vijnë sinjale pozitive dhe të qarta nga partitë e pozitës për dialog, partitë e opozitës nuk pranojnë të shkojnë në Parlament dhe po vazhdojnë bojkotimin. Kolumberg ka theksuar se bojkoti nuk është mjet demokratik.
Sot takimi në Presidencë - Partitë dakort
- Socialistët e pranojnë ftesën pas pesë orë debatesh
- Forcat politike hedhin poshtë ftesën e “Polit Q”
Kryesia e PS ka vendosur në orët e vona të ditës së djeshme të marrë pjesë në tryezën e bisedimeve mes 14 forcave politike të vendit. Tryeza e iniciuar nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha ka ftuar forcat kryesore politike për të diskutuar lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për pushtetin lokal, të cilat do të mbahen më 20 tetor.
FAQE 3
Lak rori: Intrigë e Arta Dades
Pas letrës akuzuese të Fatos Nanos
Akuzat e poshtra të Fatos Nanos ndaj meje kanë qenë në mes një femër, ka
dhe të shpjegohet Lakrori ka thënë se të gjitha mllefet dhe duftet e Fatos
Pushtet lokal të standardeve perëndimore
Impenjim total i PD për të realizuar një fitore të thellë edhe me 20 tetor
FAQE 3
Xhaferri u takua me përfaqësues të strukturave të PD Durrës
e Arta Dades
Akuzat e poshtërta të Fatos Nanos ndaj meje kanë në mes një femër, ka komentuar Maqo Lakrori dje para miqve të tij akuzat e bëra nga Fatos Nano, ndaj tij. Lakrori, që pas mbledhjes së fundit të Komitetit Drejtues të PS mban postin e sekretarit ndërkombëtar, u shpreh i zhgënjyer se ka bërë gabim që e ka pranuar postin e rëndësishëm në këtë parti që ia kanë zënë frymën intrigantët, prej të cilëve po bie vazhdimisht edhe kryetari Fatos Nano. Lakrori, duke iu rikthyer akuzave të bëra ndaj tij, jo pa shqetësim u ka kujtuar miqve të tij shprehjen franceze “Cherches la femme”. I pyetur që të jetë më i qartë dhe dufet e Fatos Nanos ndaj tij, janë një intrigë e poshtër e Arta Dades. Ajo është si një meritamangë që e ka çorientuar Fatos Nanon në rrjetin e intrigave të saj helmuese. Ajo nga shokët njihet si intrigante e pacipë dhe vazhdimisht na ka ngatërruar me njëri-tjetrin, kurse tash se fundi ka zënë me rrjetën e saj Fatos Nanon dhe i shpif jo vetëm për mua po edhe për shokë të tjerë. Por gjithsesi, ka shtuar Lakrori, është e pafalshme për Kryetarin që t’i gjykojë në shokët, i bazuar në intrigat e një të poshtre si Arta Dade.
Ar. Da.
Shqipëria terren i mirë bashkëpunimi
Për delegacionin e Bundestagut Gjerman
FAQE 2
PSD tërhiqet - do të marrë pjesë në zgjedhje
“Për inat të Berishës” PSD vendosi të bojkotojë zgjedhjet lokale, tani po “për inat të Berishës” do të marrë pjesë në zgjedhje
FAQE 3
Do të rritet më tej bashkëpunimi ushtarak
Zhulali takohet me parlamentarët gjermanë
- Shqipëria është në rrugë të mbarë. Ndryshimet që keni bërë janë të mëdha, ato shikohen me një sy realist në Gjermani.
Këto synohet të vazhdojnë më tej. Kjo do të realizohet më mirë kur edhe opozita të marrë përgjegjësi serioze mbi vete
FAQE 2
Socialistët (a)normalë
Rreshtimi i pandershëm i kryesisë së socialistëve në një konferencë shtypi që dha në selinë e saj në Tiranë të kujtonte ekipin ramizist të kësaj partie në vitin 1991. Mungonte vetëm Nano që ndryshe nga herët e tjera nuk ndodhej në mendjet dhe fjalët e tyre sipas një diagramë që përshkruante vazhdimisht apo po t’i referohemi një diskutimi të Vukajt në kongresin socialist vend e pa vend edhe aty ku nuk fut politikë e aq më pak Nano
FAQE 3