12/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 shtator 1996

Ligji nga më liberalët në Evropë

Miratohet projektligji “Për të drejtën e tubimeve” Standart europian i lokaleve Miratohet projektligji “Për të drejtën e tubimeve” Ligji nga më liberalët në Evropë Standart europian i lokaleve Mbi tavolinat e deputetëve gjendet sot për shqyrtim dhe miratim projektligji për disa ndryshime në ligjin ekzistues të zgjedhjeve për organet e pushtetit lokal. Këto ndryshime në këtë ligj, që do të ligjësojë sot vota e Parlamentarëve, synojnë krijimin e hapësirave të reja demokratike në procesin zgjedhor, synojnë përsonin dhe konsolidimin e procedurave zgjedhore konform standarteve Evropiane e Ndërkombëtare, bazuar në rekomandimet e Komisionit AD-HOC të KE-së dhe propozimet e tavolinës së rrumbullakët të partive politike që organizoi Presidenti i Republikës Sali Berisha para disa ditësh. Përmes këtyre ndryshimeve realizohet përsonja e rregullave materiale proceduriale të zgjedhjeve me synimin për të thelluar garancitë politike e ligjore në drejtim të zhvillimit të zgjedhjeve të qeta, të lira dhe demokratike. Në të janë shkrirë organikisht dhe në mënyrë funksionale kërkesat e partive politike shqiptare. Ndryshimet sjellin përmirësime të dukshme në drejtim të dispozitave që kanë të bëjnë me formimin, organizimin dhe kompetencat e komisioneve, mënyrën e hartimit dhe të nënshkrimit të procesverbaleve, marrëdhëniet e komisioneve me punonjësit e policisë që do të vihen në shërbim të tyre, raportin e partive politike me ... - Ligji është mbështetur në legjislacionin e vendeve të tilla si Franca, Italia, Gjermania etj Ligji jep një përkufizim më të plotë të kuptimit dhe llojeve të tubimeve duke dalluar tipet e tubimeve, manifestimet, procesionet, demonstratat, mbledhjet, parakalimet, ai bën dallime ndërmjet tubimeve “në vende publike” dhe atyre “në vende të hapura për publikun”. Ligji përcakton më saktë dhe në mënyrë të plotë kushtet që duhet të plotësohen për dhënien e lejes për tubimet publike, rastet, kur kjo leje mund të refuzohet etj. Sipas ligjit në tubimet në vendet e mbyllura nuk është më e nevojshme të kërkohet leje në polici dhe as të përcaktohen paraprakisht që do të hidhen edhe në rastin e tubimeve në vende publike. në vende publike. Vejsiu dhe Krasniqi pranë aleatëve të PD-së në Itali qeta, të lira dhe demokratike. Të jetë një shkri[?] organizisht të tyre, raportin e partive politike me njëra-tjetrën sidomos në drejtim të propagandës elektorale, televizive dhe të financimit të fushatës së tyre nga buxheti i shtetit, etj. Në vend të rëndësishëm në ndryshimet që janë reflektuar në këtë ligj i është kushtuar strukturës së fletëvotimeve dhe mënyrës së votimit. Pra janë vendosur rregulla të reja që bëjnë thjeshtimin e tyre dhe që përmbajnë elementët e nevojshëm të njëfajtshëm ligjorë për garantimin dhe vlerësimin e drejtë të vullnetit të zgjedhësve. Sot është rasti që deputetët e të gjitha partive politike të gjejnë konsensusin në miratimin e këtij ligji sepse në ndryshimet që pasqyrohen në të çohet lart roli që luajnë përfaqësuesit e partive politike në mbikëqyrjen e procedurave të votimit, (anëtarët e komisioneve, vëzhguesit), duke dhënë garanci të plota ligjore për sigurimin e të drejtave të plota në këtë drejtim dhe njëkohësisht duke rritur rëndësinë që ka realizimi i tyre brenda mekanizmit të kontrollit e drejtimit të procesit të votimit. Përmes këtyre ndryshimeve garantohet në mënyrë të detajuar marrja në mbrojtje e vullnetit të zgjedhësve duke e mbrojtur atë nga çdo abuzim i mundshëm nga ana e anëtarëve të Komisioneve. Të gjitha këto realizohen duke përcaktuar një formulë të saktë e të hollësishme për ndarjen e vendeve për këshillat lokalë midis subjekteve elektorale pa ndryshuar aspak karakterin proporcional të sistemit të zgjedhjeve. Në ndryshimet e pasqyruara në këtë ligj i është kushtuar një vëmendje e veçantë edhe afateve ligjore të procesit të zgjedhjeve dhe është bërë harmonizimi i tyre me qëllim që të sigurohet vijueshmëria e procesit, të lehtësohet veprimtaria e komisioneve dhe të mos u paraqiten pengesa subjektëve të ndryshme elektorale dhe organeve shtetërore të ngarkuara me detyra nga ky ligj për realizimin e procesit zgjedhor. Ndryshimet janë bërë konform sugjerimeve të tavolinës së partive dhe rekomandimeve të KE-së, kështu që sot konsensusi do të jetë lehtësisht i realizueshëm. Bllokimi, bojkoti dhe nihilizmi politik kanë të ekstremit të majtë nuk ka më asnjë argument. Ndryshimet në këtë ligj përbëjnë një sfidë të re dhe përfundimtare për ta, duke shpallosur njëkohësisht konsekuencën dhe predispozicionin e PD-së, Oeveris[?] dhe Parlamentit për përsosjen dhe konsolidimin e procesit zgjedhor konform normave juridike që aplikojnë vendet me demokraci të zhvilluar.

“Deputeti mund të jetë në të njëjtën kohë edhe i zgjedhur në pushtetin lokal”

Dje në Parlament Pas diskutimeve Parlamenti me 83 vota pro 2 kundër dhe 1 abstenim miratoi variantin e përpunuar sipas të cilit, “Deputeti mund të jetë në të njëjtën kohë edhe i zgjedhur në organet e pushtetit lokal”. Pas diskutimeve Parlamenti me 83 vota pro 2 kundër dhe 1 abstenim miratoi variantin e përpunuar sipas të cilit, zgjedhur në organet e pushtetit lokal”. Për këtë u përmendën edhe precedentë në Francë, Gjermani apo Irlandë. FAQE 2

Forza Italia: Kontribuojmë për fitoren e demokratëve

Vejsiu dhe Krasniqi pranë aleatëve të PD-së në Itali - Taiani në emër të partisë së tij, duke uruar për fitoren e PD-së në zgjedhjet e 26 majit, shprehu interesin dhe gatishmërinë e partisë së tij për të vazhduar bashkëpunimin me PDSH-në Liderët e lartë të Partisë Demokratike, Ylli Vejsiu dhe Afrim Krasniqi morën dje garanci nga aleatët e tyre në Itali për të vazhduar bashkëpunimin politik në mbështetje të fitores së demokratëve në zgjedhjet lokale të 20 tetorit. Në kuadrin e vizitës që po bën në Itali, delegacioni i PDSH-së i përbërë nga z. Ylli Vejsiu dhe z. Afrim Krasniqi u prit dje nga anëtari i Presidencës së “Forza Italia”-s z. Antonio Tajani. Në këtë takim, Tajani PDSH-në për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE në institucionet mesdhetare, për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare dhe aspekteve të ndryshme me interes bilateral. Duke vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve për pushtetin lokal në Shqipëri z. Tajani nënvizoi domosdoshmërinë e fitores së PD-së dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë fitore. Gjithashtu përfaqësuesit e PDSH-së morën konsiderata të tilla edhe nga takimet që patën me senatorin Anxhelo Bernasole, Partia Unioni Kristian Demokrat i Rocco Butiglionës, dhe Alessandro Forlani, drejtues i Politikës së Jashtme të Qendrës Kristian Demokrate, drejtuar nga Casini. Delegacioni i PDSH vazhdon vizitën e tij në Itali, e cila po vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të Partisë Demokratike me forcat politike, aleatë të fuqishme në Itali.

Stilografët e Ramizit mbushin faqet e shtypit të partisë

Propaganda e PS-së sulmohet nga Mejdani - Deri tani burime të PS-së kanë paralajmëruar si kandidat të mundshëm të gazetës “ZP”, zv.kryeredaktorin e gazetës “Koha Jonë” Martin Leka, ish-anëtarin e këshillit presidencial Kiço Blushi, ish-këshilltarin për shtyp i Alisë, Guro Zeneli dhe zëvendëskryeredaktorin e tanishëm të “ZP”-së Luan Rama - Kush nga të katër ata është më në gjendje të asimilojë lëvizjet politike të kryesisë së PS-së. Kush prej tyre është më në gjendje të mbështesë më vonë Mejdanin nëse i duhet të mbështesë vetëm atë dhe askënd tjetër në udhëheqjen e lartë. Bie në sy se në shkrimet e test të tyre rrethohen në fund për nga numri i pikëve faktori Nano duke u ngjitur faktori Mejdani gjë që do të thotë rikthehet koha e gazetës “Shqip” që të pudrosë krejt “ZP”-në FAQE 3

Diktat i plotë ndaj gazetës “ZP”

Pas “reformimit” të PS - Organi i PS që sot e tutje do të veprojë vetëm sipas urdhërave të kryesisë - Islami do t’ju tregojë gazetarëve të “ZP” edhe me kë duhet të pijë kafet e se sa herë duhet të shkojnë në WC FAQE 3

Kush përfiton subvension dhe kredi nga shteti

Një miliard lekë për strehimin -Fillimisht përfitojnë familjet që banojnë në shtëpitë e ish pronarëve dhe ato në banesat e emigrantëve. -Paketa e fundit të dhënë nga qeveria përmban 25 përqind subvension, pra ndihmë financiare falas për qytetarët dhe 75 përqind kredi pa interes. FAQE 2

PD e përgatitur për një fitore të thellë

Në përfundim të aktiveve - PD ka programin më real dhe perspektiv për një zhvillim të shpejtë rajonal. Vendosmëria e saj për fitore buron nga forca organizuese, mbajtja e premtimeve si dhe kandidaturat më të spikatura për çdo nivel të pushtetit lokal FAQE 3

Propaganda e PS-së sulmohet nga Meidani

Bukuroshja e Evropës

Sot në Tiranë Sot do të “zbarkojnë” bukuroshat e Evropës. Nga mesdita do të fillojnë në aeroportin e Rinasit Misset e të gjitha vendeve evropiane të cilat do të konkurrojnë për Miss Europa 1996.