24/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 shtator 1996

Marrëdhëniet tona do të ecin edhe më mirë

Shehu komenton fitoren e PASOK-ut Unë jam i bindur se Simitis do të jetë një njeri i cili do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke siç ka kontribuar në mandatin e kaluar. Jam i bindur se marrëdhëniet tona do të ecin edhe më mirë, optimistë, sepse kemi mjaft interesa të përbashkëta që padyshim lidhen jo vetëm me lidhjet midis dy vendeve tona, por edhe me stabilitetin në zonë. FAQE 2

Të fitojmë së bashku

PD hapi fushatën elektorale për zgjedhjet lokale Me një koncert të madh popullor në kodrat e liqenit artificial të Tiranës, ku ishin të pranishëm mijëra banorë të kryeqytetit, Partia Demokratike çeli pardje fushatën elektorale për zgjedhjet e pushtetit lokal të 20 tetorit, nën moton të fitojmë së bashku, mirëqenie, siguri, qeverisje më të mirë. E konceptuar si një festë mbarëpopullore, aktivitetet e ditës së sotme ishin konceptuar të ndara në dy faza kohore. Faza e parë e festës, e cila filloi që në orët e para të mëngjesit, përmblodhi një sërë aktivitetesh sportive, kulturore, artistike, panaire tregtare dhe kano­tazh në Liqenin artificial. FAQE 2 BERISHA: Partia Demokratike, vjen e sigurt me fitore saj, si lokomotivë politike perëndimore e Shqipërisë. Ajo është forca e konsolidimit dhe e forcimit të demokracisë, ajo është forca e integrimit të Shqipërisë në Europë, ajo është forca e sigurtë e stabilitetit të vendit, ajo ka provuar se meriton besimin e shqiptarëve. Partia Demokratike, iu ofron zgjedhësve shqiptarë alternativën më të mirë dhe qeverisje lokale moderne, në përputhje me gjitha parimet e qeverisjes lokale europiane. Ajo është e vendosur të decentralizojë pushtetin lokal, të konceptojë një qeverisje, e cila do të jetë për individin dhe që do të ketë në qendër hallet, dertet dhe interesat e lokalitetit.

Zhvilloi punimet Kuvendi IV i FRPD

Vizioni juaj 2000, Shqipëria demokratike Presidenti Berisha përshëndeti Kuvendin e IV-të të FRPD-së Vizioni për të ardhmen e rinisë dhe të vendit -Të rinjtë shprehin entuziazmin e tyre për fitoren e PD më 20 tetor -Presidenti Berisha përshëndet Kuvendin e IV të FRPD -Zoti Afrim Krasniqi rizgjidhet kryetar i FRPD Pas një dite entuziaste, plot muzike, art dhe debate politike, për të ardhmen më të mirë të rinisë dhe vendit, ka përfunduar mbremë Kuvendi i IV i FRPD, i cili zhvilloi punimet në ambientet e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Tiranë. Kongresi i demokratëve të rinj shqiptarë, ndërsa bëri një analizë të veprimtarisë 2-vjeçare të FRPD, përcaktoi raportin e mbajtjes nga kryetari Krasniqi, konfirmoi edhe një herë se ky forum, do të jetë faktor i rëndësishëm në emancipimin e shoqërisë politike dhe shoqëror të vendit. Kongresi vendosi dhe rezolutë, sipas së cilës e tij për fitoren e PD në zgjedhjet e 20 tetorit, duke u shprehur me entuziazëm se është, për një jetë më të mirë në PD dhe me këtë zgjedhje. Në Kuvend u përshëndetën edhe Presidenti i Republikës Berisha, kryetari i PD Sali Berisha dhe të ftuar të tjerë nga vendi dhe bota, si dhe përfaqësues të simpatisë për FRPD. Në atë u përgjigjën e Europës dhe duke qenë se është, që për të rinjtë e vendit si dhe përkushtimin e tyre, për të ardhmen e vendit. Vizioni juaj 2000, Shqipëria demokratike Presidenti i Republikës, Sali Berisha, duke përshëndetur Kuvendin e katërt të FRDSH e quajti atë “një ngjarje të shënuar për rininë shqiptare”. “Unë mendoj, tha Berisha, se tek besimi juaj qëndron forca e atyre që ju realizuat në këtë vit. Ju, më shumë se çdo gjeneratë tjetër, vulosët fatin e Shqipërisë, fatin e kombit shqiptar. Ju dëshmuat se jeni një gjeneratë e madhe dhe një brez i madh. Dashuria juaj për Shqipërinë në këto momente ka qenë eliksiri më i shkëlqyer për shërimin e plagëve”. Berisha e quajti dashurinë e rinisë shqiptare për vendin si më të “sinçertën”. “Ju jeni gjeneratë e madhe, nënvizoi Berisha, se ju i besoni lirisë me kurajon, mençurinë, bujarinë, me virtytet tuaja më të arrira”. Duke ju referuar rolit të rinisë në përmbysjen e diktaturës, Presidenti i Republikës tha se “ju vetëm pak vite më parë u kacafytët, në rrugët e Shqipërisë, në shesh e në çdo njëri diktaturave më të egra të Europës. Ju triumfate mbi të, besimi juaj tek liria ka bërë bashkëngjitjen e Shqipërisë dhe shqiptarët, ka lënë kundër, historinë e lirisë dhe e rinisë të jetë një e pandarë. Ju keni patur dhe keni besim të madh tek demokracia. Pas përmbysjes së diktaturës, rinia shqiptare para së gjithash ishte subjekt i një agresioni të vërtetë ideologjik të pushtetit të përmbysur. Me mjetet e veta dhe duke shfrytëzuar vështirësitë, ata bënë gjithçka për t’iu zhgënjyer juve, ndërsa ju me entuziazëm, me përkushtim, me atdhetarizëm, sinqeritet dhe mençuri ju përveshët ndërtimit të demokracisë. Shqipërinë që gjetët në varfëri dhe në mjerim të madh e shndërruat në këta katër vjet në vendin e rritjes më të shpejtë ekonomike”. Besim tjetër juaj i madh, tha Berisha, ishte Europa. Me besimin tek Europa ju dëshmuat se jeni rinia e besimeve të mëdha dhe pikërisht ju para së gjithash përcaktuat edhe njëherë rikthimin e Shqipërisë aty ku kishte lindur, në formimin e kombeve perëndimore. Me veprën tuaj me kurajon tuaj, me mençurinë tuaj, dijet tuaja, ju çdo ditë po punoni dhe kontribuoni në integrimin e Shqipërisë në Europë. Vizioni juaj 2000 është Shqipëria në Europë. Në pranverë të këtij viti ju dolët me vizionin tuaj, vizioni 2000. Ju me këtë vizion vulosët të ardhmen e Shqipërisë. Ju e kuptuat se forca atavike, regresive, kërkonin të mbanin dhe të përtërinin në Shqipëri, lidhjet aksidentale komuniste lindore. Vizioni juaj 2000 është Shqipëria në perëndim, vizioni juaj 2000 është Shqipëria në demokraci. Më 26 maji një çerek milioni të rinj shqiptarë firmosën demokracinë. Unë ju garantoj se të gjithë ata që vinë pas jush, do të firmosin si ju, do të firmosin me votën e tyre të lirë, demokracinë”. “Shqipëria humbi shumë kohë, vazhdoi Berisha, por ajo tani ecën me hap shumë të shpejtë dhe konsolidon demokracinë. E gjitha kjo ka si promotor, ka si faktor përcaktues dijenitë, mençurinë, përkushtimin tuaj në rradhë të parë dhe pastaj të shqiptarëve në tërësi. Pikërisht për këtë arsye ne jemi të vendosur të punojmë së bashku me ju aktivisht, të zgjerrojmë gjithnjë e më shumë shanset, hapësirën, mundësitë e dijeve tuaja. Shqipëria sot përsëri është një vend i varfër por ajo investon për një minimum shumë për ajo investon për një minimum shumë për të gjithë sektorët e tjerë, sepse ajo i beson dijeve dhe energjive tuaja”. Duke folur për projektin e qeverisë demokratike në të ardhmen, Berisha nënvizoi faktin se “sot dhe në të ardhmen qeveria demokratike do të angazhohet vazhdimisht për një rol gjithnjë e më të madh”. “Ne, tha Berisha, do të angazhohemi së bashku me ju të krijojmë kushte gjithnjë e më të favorshme për rolin tuaj gjithnjë e më të madh në zhvillimin e vendit. Në këtë drejtim pa dyshim që arsimi dhe shkollimi juaj brenda dhe jashtë vendit, mbetet një nga përparësitë kryesore të tonat. Kam shumë kënaqësi t’ju konfirmoj se këtë vit ne kemi rritur 25 për qind numrin e studentëve dhe vitin 2000 ky numër do të dyfishohet për të shkuar drejt tre- fishimit, katër-fishimit në vitet që vijnë”. Punësimin e rinisë Berisha e konsideroi si “një nga përparësitë më të mëdha për të ardhmen”. “Punësimin tuaj, tha ai, ne e shohim para së gjithash përmes krijimit të shanseve për punësim, zgjerimit të hapësirës së iniciativës së lirë, sepse kjo iniciativë jo vetëm që do të krijojë vende të lira për ju, por edhe për gjeneratat që vijnë. Ne jemi të vendosur që bashkërisht të konsolidojmë institucionet demokratike me angazhimin tuaj gjithnjë e më të madh në këto institucione”. Përshëndetja e kryetarit të PDSH-s Tritan Shehu Fitorja jonë, fitore e Shqipërisë Fjala e Kryetarit të FRPD Afrim Krasniqi Vizioni ynë 2000 - Shqipëria moderne Përshëndetje nga DEMYC (Rinia e Komunitetit Europian) drejtuar Kuvendit të 4-t të FRPD FRPD - forcë aktive për ndërtimin e Europës së re FAQE 3

Albert Brojka jep dorëheqjen nga posti i ministrit

Dorëheqjen e tij nga detyra e ministrit z.Brojka e motivoi me faktin se ai është kandiduar nga Partia Demokratike si kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Tiranës. FAQE 2

Ruffy: Socialistët të hyjnë në parlament

Asambleja Parlamentare e KE-së pranon kredencialet e delegacionit shqiptar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës pranoi dje me unanimitet kredencialet e delegacionit të ri parlamentar pranë kësaj organizate. Kështu Shqipëria vazhdon të mbajë me dinjitet vendin e saj në familjen e madhe europiane. Parlamentarët europianë vlerësuan edhe njëherë hapat e mëdha Shqipërisë drejt instalimit të një demokracie të shëndoshë dhe zhvillimin e suksesshëm të reformave të shumanshme për krijimin e një ekonomie të lirë, sipas standardeve europiane. Raporti i delegacionit parlamentar të KE-së, që konstatoi situatën pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale, u pa zgjedhjeve parlamentare. Asambleja Parlamentare sigurinë me të mirë Shqipëri për aprovar para Asamble të parlamentarëve si në rrugën e demokracisë. Socialistët Haack dhe Ruffy përshëndetën programin e Shqipërisë, që sipas tyre garanton zhvillimin e fushave të shpejta të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të një mirëqenieje më të lartë për shqiptarët. Në raportin e tyre të përfaqësuar nga delegacioni i KE-së kanë vlerësuar gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për të përmirësuar ligjin elektoral për funksion të krijimit të kushteve të domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të drejta. Europarlamentari Ruffy, në emër të Komisionit Politik të KE-së dënoi bojkotin e të majtëve ndaj procesit elektoral si “një mjet në pamundësi faktik me shkrimin e një strategjie të caktuar”. Socialisti shqiptar, tha ai, raport, duhet të hyjnë sa më parë në parlament dhe në përbërje të delegacionit shqiptar të Këshillit të Europës. Ruffy shprehet se Shqipëria gjendet në fazë të lartë përgjejësie dhe bashkëpunimi me autoritetet shqiptare. “Nuk mund të Kolumburg u shpreh se raporti i përfaqësuesit shqiptar në Shqipëri …” Shqipëria të marrë me përparësi politikat që marrin pjesë në zgjedhjet lokale, si një kontribut i përbashkët në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. ARTUR KOP?