26/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 shtator 1996

Do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Zv. kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme Tritan Shehu u nis për SHBA Zv. kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme Tritan Shehu u nis dje në krye të një delegacioni zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 51-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork të SHBA-së. Sipas programit të miratuar të punimeve, shefi i diplomacisë shqiptare prof. dr. Tritan Shehu pritet të marrë fjalën përpara Asamblesë së Përgjithshme, ditën e hënë dt. 30 shtator. Gjithashtu, në emër të Republikës së Shqipërisë z. Shehu pritet të nënshkruajë Traktatin e ndalimit të Provave Bërthamore. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, zv. Kryeministrit dhe Ministër i Punëve të Jashtme Tritan Shehu i janë programuara takime të shumta bilaterale homologë të tij, si dhe do të ketë takime të veçanta me bashkëatdhetarë në Nju Jorkut, Bostonit, etj. Në vazhdim të vizitës, shefi i diplomacisë shqiptare do të pritet në Uashington D.C. nga zyrtarë të lartë të administratës amerikane dhe kongresmenë.

Angazhim total për zgjidhjen e problemeve

Intervistë me z. Albert Brojka, kandidat i PD për kryetar bashkie në Tiranë Tirana është qyteti për të cilin do të dëshiroja të bëja gjithçka që të mundja Elektorati kur shpreson tek kandidati për kryetar bashkie, shpreson pikëspari zgjidhjen e problemeve të tij jetike. Është e vërtetë që populli i Tiranës pret zgjidhjen e furnizimit me ujë, furnizimin me energji elektrike, pastrimin e qytetit, ndriçimin, strehimin etj. N egoftëse kërkohet angazhimi im në zgjidhjen e këtyre problemeve ky do të jetë maksimal. FAQE 3

Socialistët para humbjes

Fushata elektorale për pushtetin lokal është një dilemë tjetër e qëndrueshmërisë politike të Partisë Socialiste. Dy ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Mejdani është deklaruar për humbjen e partisë së tij fare rallë ndodh të deklarohet edhe kur në të vërtetë nuk pretendon më shumë se sa 4 për qind. Alarmi elektoral rreth kësaj partie ka përfshirë edhe fraksionet brenda saj të cilët janë mbledhur pa marrë parasysh strukturave të partisë së tyre dhe kanë gjykuar të vonuar tërë funksionimin elektoral të drejtimit të partisë. Si shihet në fushatën për zgjedhjet e pushtetit lokal do të kemi një parti socialiste të filtruar nga proceset separatiste që po ndodhin brenda saj përmasat e së cilës do ta kenë mjaft të vështirë të shtrihen në tërë strukturat lokale. Që tani vihet re kriza e kësaj partie. Kështu deri tani kemi vetëm disa konferenca të veçuara të PS-së në rrethe të cilat më së shumti janë marrë me fenomenin “Nano” apo “kryesi” apo kanë shërbyer si tavolina prezantimi të Mejdani me partinë se sa kanë shtjelluar problemet e fushatës. Partia Socialiste futet në fushatën për zgjedhje lokale tërësisht e segmentizuar dhe në një periudhë mjaft të errët të aspektit organizativ. Gjatë procesit të evidentimit të grupeve brenda saj ka ndodhur një rrjedhje e madhe e kësaj partie që nga forumet drejtuese e deri tek ... anëtarët e thjeshtë të saj. Janë të shumta rastet kur persona ish-drejtues të kësaj partie nuk kanë pranuar të kandidohen në funksionet drejtuese një veti e re kjo për këtë parti. Shtrirja e saj deri në forumet më të larta drejtuese dha frytet e saj edhe në disfunksion të fushatës. Kështu një nga drejtuesit kryesorë të PS-së dhe i dyti në listën e Komitetit drejtues të kësaj partie Namik Dokle nuk pranoi drejtimin e fushatës dhe kjo për shkakun se ai nuk pranonte drejtimin e një fushate ku humbja është e sigurtë. Me sa duket atakimi i kësaj partie me probleme që lidhen me reformimin politik ka përcaktuar tashmë pozicionin e saj atavik në politikën shqiptare. Fenomenet reformuese që mund të kalojnë në forma të ndryshme brenda një partie politike të këtij momenti mund ta çojnë në ekzekutimin politik të saj edhe në rastin e një përfaqësimi kaq të madh sa ç’është përfaqësimi lokal. Ndër rreth katër mijë kandidatura socialistët të cilët mendojnë për humbje ende pa filluar mirë përplasja elektorale mund ta fitojnë fare pak. Kështu edhe kryesia e re e grupit Nano apo ajo e Klosit Kapo është e destinuar të fundoset nga një humbje e re që do të sjellë variante të reja të luftës klanore në PS. Determinimi i sloganeve ende me shije ideologjike në propagandën e tyre, krijimi i figurave që është normale për një parti në destruksion dhe tërëmua organizative në fillim të fushatës tregojnë për një kundërshtart të majtë që ndodhet në prag të kapitullimit elektoral pa qenë në gjendje as të testojë pjesën e mbetur pro partisë. Imitimi në disa raste i elementëve të fushatës së PD-së nuk e nxjerr PS-në nga implikimi i madh që ka kundër reformës në Shqipëri dhe zhvillimeve antidemokratike që mund të sjellin format dhe metodat e saj drejtuese që nga ato brenda partisë së tyre e deri tek ato që i predikojnë ata për drejtimin e pushtetit lokal.

Mesazhi që mbart kurora juaj është mesazhi i miqësisë

Presidenti Berisha pret konkurueset e Miss Europë Fjala e Presidentit të Republikës Sali Berisha mbajtur në koktejin e organizuar me rastin e “Miss Europa ’96” në pallatin e Brigadave Së pari dëshiroj të falenderoj përzemërsisht z. Zejler, President i Komitetit Ndërkombëtar të Organizatës së Eventeve Botërore, anëtarët e Komitetit Organizues dhe të gjithë ata që kontribuan në përzgjedhjen e Shqipërisë si vendin organizator dhe organizimin në Tiranë të Konkursit “Miss Europa ’96”, si dhe sponsorisuesit e këtij spektakli. Por, gjithashtu, kam kënaqësinë e veçantë të përshëndes sot nga zemra përfaqësueset e bukurisë, hijeshisë dhe elegancës të kombeve të kontinentit tonë. Prania e tyre këto ditë me kurorat e bukurisë që sollën me vete në Shqipëri, e ka shndërruar Tiranën në kryeqytetin e mbretëreshave të bukurisë dhe ritmet më të gjalla, i kanë abritur ringjallje dhe përjetësi. Por megjithatë këto, tek ne mungon një fjalë e veçantë e Bukur... [teksti i prerë] Për regjisorin e talentuar Vera Grabocka dhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj ky ogur i bardhë ... europiane, në qytetin e bukurive të Europës, hyjnive të saj. Me këtë rast unë dua të përshëndes familjet tuaja të nderuara kombet dhe vendet mike që ju përfaqësoni. Një vajzë që ka fituar kurorën e Missit në vendin e vet, është krenari e një simbol të bukurisë për vendin e saj, ndaj dhe me të krenohet para së gjithash familja, miqtë dhe të afërmit si dhe mbarë kombin dhe vendin e saj. Dua t’ju siguroj se edhe të gjithë shqiptarët, ndjehen shumë krenarë që ju kanë këto ditë në mes tyre. Ata kanë përcjellë me admirim, respekt dhe dashuri grupin e shtojzovalleve të Europës që është këto ditë në Shqipëri. Një Miss është padyshim një hyjni hireplotë që bashkon në admirimin ndaj të bukurës, por është gjithashtu simbol i shpresës, miqësisë, mirëkuptimit, harmonisë dhe të ardhmes. Mesazhi që mbart kurora juaj është mesazhi i miqësisë, respektit dhe dashurisë midis njerëzve, vendeve dhe popujve. Ne shqiptarët, sikundër dhe popujt e tjerë, kemi admiruar dashur dhe respektuar shumë të Bukurën tonë të Dheut, e kemi ruajtur në tërësinë e shpirtit, në të fshehtat e zemrës, në ëterin e legjendave, në valët e detërave, në ujvarat e kristalta të bjeshkëve, i kemi kushtuar asaj vargjet më të mira, këngët më melodioze, vallet apo kryesi apo kanë shërbyer si tavolina prezantimi të Mejdanit me partinë se sa kanë shtjelluar problemet e fushatës. Për regjisorët ky organizim artistik nuk mund të ishte tjetër veçse zhvillimi më i Bukurës së Dheut që flinte në legjendat e shqiptarëve. Dhe kështu ata i dhanë jetë sfilatës valles së Missëve shqiptare simbolëve të shpresës dhe të një të ardhme tjetër për kombin e tyre. Me këtë rast unë përgëzoj dhe falënderoj zonjën Vera Grabocka dhe ekipin e saj për risinë e shumëpritur që sollën në jetën artistike shqiptare. Dëshiroj të përshëndes përzemërsisht zonjushat Selimmari, Kola, Zguro, Sako dhe të gjitha vajzat në mbarë Shqipërinë që u angazhuan në këtë konkurse, në vallet e bukurisë duke shpalosur hiret, dhuntitë dhe virtytet e tyre dhe krijuan missin shqiptar, që do të konkurojë dhe përfaqësojë me dinjitet vajzën shqiptare në sfilatat ndërkombëtare. Dhe ne të gjithë sot krenohemi me to. Gjej rastin të përshëndes të gjithë artistët e skenës dhe të ekranit shqiptarë të tëra zanrave të tjera të artit të pranishëm në këtë sallë si dhe të gjithë ata që mungojnë, të cilët, trashëgimtarë të denjë të një arti dhe kulture që mbijetuan në mijëvjeçarë, janë sot me dhuntitë, talentin dhe krijimtarinë e tyre protagonistë të shpirtit krijues të kombit shqiptar dhe që me krijimtarinë e tyre e kanë bërë më të bukur, më kuptimplotë jetën e shqiptarëve. Dhe një herë dëshiroj t’ju uroj spektaklit “Miss Europa ’96”, organizatorëve, konkuruesve dhe fitueses së tij sukses të plotë.

Pse PD është e sigurtë në fitore?

-Deklaratat për manipulime imagjinare do të mbeten justifikimet e humbësve të përjetshëm Padyshim që edhe në këto zgjedhje PD është partia që paraqitet jo vetëm me programin më të mirë për dhe me programin më realist e më të argumentuar. Mbas katër viteve të vështira qeverisjeje PD ka arritur të krijojë jo vetëm eksperiencën e duhur në drejtimin e vendit por duke njohur më nga afër problemet ka arritur të gjejë dhe zgjidhjet më optimale të cilat tani i ofron në programin e saj. Kandidatët e zgjedhur janë pika tjetër e fortë e PD. Katër vitet e kaluara përveç eksperiencës në qeverisje evidentuan dhe njerëzit, krijuan personalitetet që sot respektohen nga populli. Pikërisht këta njerëz, më të zgjedhurit do të jenë dhe kandidatët e PD duke i dhënë një avantazh tjetër për fitoren në këto zgjedhje. FAQE 3

Problemi i vëzhgimit të zgjedhjeve legjislative shqiptare

ODIHR ra pre e një manipulimi politik Nga deklarata e profesor Victor-Yves Ghebali i Institut de Hautes Etudes Internationales në Gjenevë para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Zvicerian

Arrestohet krimineli Nehat Kulla

Dje në orën 03.30, pas një operacioni të suksesshëm të forcave speciale të Ministrisë së Brendshme, në kushtet e forcave të komisariatit të policisë nr. 1 në Tiranë u bë rrethimi dhe kapja e kriminelit Nehat Kulla. Dje në orën 03.30, pas një operacioni të suksesshëm të forcave speciale të Ministrisë së Brendshme, në kushtet e forcave të komisariatit të policisë nr. 1 në Tiranë u bë rrethimi dhe kapja e kriminelit Nehat Kulla, në banesën e shtetasit Mustafa Reshi Koka, në rrugën Sali Kodra nr. 250, në një ditë zhdukën i Policisë së Bashkisë. Nehat Kulla kërkohej nga policia prej disa muajsh. Ai njihet si kreu i një bande të, vrasjen e shtetasit Petrit Meksina nga Durrësi, rrëmbimin e një personi të ... [teksti i paqartë] në marsin e vitit 1996 tek vendi i quajtur kalaja e ... Ky person ka qenë i dënuar 6 herë për plagosje të rënda, vjedhje, grabitje, përdhunime dhe dy herë për vrasje. Nehat Kulla ishte në kërkim nga Interpoli dhe Falot Nanos. Gjatë operacionit u arrestuan ... [teksti i imazhit i paqartë] Dy kriminelët ordinerë Fatos Nano dhe Nehat Kulla (dajatuhan) në burg

Kandidatët e PD përfaqësojnë të ardhmen

Shkodër-Fillon fushata elektorale e zgjedhjeve lokale të 20 tetorit FAQE 2

Viti 2000: Do të dyfishohet numri i studentëve

Konferencë shtypi e z. Besnik Gjongecaj Ministër i Arsimit të Lartë dhe të Kërkimit Shkencor FAQE 2

Pse PD është Problemi i vëzhgimit të zgjedhjeve legjislative