28/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 shtator 1996

Shqipëria: Përparim impresionues

Presidenti Berisha priti z. Xhef ri Pat[?] Pardje erdhi për një vizitë në vendin tonë Nënkryetari i Partisë Konservatore Angleze dhe Kryetari i Shoqatës Britani-Shqipëri z. Xhef ri Pat[?]. Presidenti Berisha pati një takim me të, në të cilin u diskutuan gjërat më të rëndësishme midis dy vendeve tona dhe perspektiva e tyre. Presidenti Berisha falënderoi z. Xhef ri Pat[?] për kontributin e tij të shquar për fitimin e demokracisë në Shqipëri, zhvillimin dhe konsolidimin e saj, për interesimin që tregoi për hapjen e ekspozitës “Edit Durham” në Londër dhe sjelljen e saj në Tiranë. Gjithashtu gjatë takimit Presidenti Berisha e njohu mikun anglez me zhvillimin e reformave në Shqipëri. Nënkryetari i Partisë Konservatore Angleze shprehu vlerësimin e tij për përparimin impresionues të Shqipërisë si dhe vendosmërinë e tij për të kontribuar aktivisht në bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve tona. Presidenti Berisha shtroi një darkë për mikun anglez.

Mejdani: Të përdorim taktikat e luftës partizane

Kryesia e PS-së në kërkim të shpërndarjes së përgjegjësive për humbjen e pritshme Kryesia e re e Partisë Socialiste duket se arrin dje në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues që ta shpërndajë përgjegjësinë e humbjes së ardhshme në zgjedhjet e 20 tetorit. Socialistët e çoroditur nuk kanë guxuar të rendojnë problemet e shumta që kanë mbërthyer ekipin drejtues të dalë nga një kongres që bëri hapa të ndjeshme prapa në rinovimin dhe reformimin e krahut të majtë të politikës shqiptare. Askush nga të pranishmit nuk ka provuar të godasë dilettantizmin dhe paaftësinë që po udhëheq Partinë Socialiste në garën më të re elektorale, e cila vjen menjëherë pas humbjes së thellë të 26 majit, ku socialistët arritën të fitojnë vetëm 10 nga 140 vendet e mundshme në parlament. Të gjithë, të bindur se po futen në një garë të humbur qysh në start, kanë preferuar të dëgjojnë me vëmendje leksionet e sekretarit të përgjithshëm, Rexhep Mejdani, që i porosiste vazhdimisht që të dokumentojnë me kujdes përmasat e kësaj humbjeje. FAQE 3

Socialistët-joelektoralë

Propaganda e PS-së dhe drejtuesit socialistë kanë filluar të bëjnë thirrje elektoratit të vet për realizimin gjatë fushatës elektorale. Kuptimi i këtij realiteti kur je edhe në PS, në një periudhë ndjeshme elektorale është pak a shumë deklarimi i pasigurisë për të qenë i zgjedhur në këtë terrë zhvillimet e një ballafaqimi të tillë politik. Realizimi i socialistëve në këtë rast është thjesht një premtim për të falur drejtuesit e socialistëve që rrinin në Tiranë të cilët veçse e kanë ndërruar këtë drejtim dhe njerëzit e tyre drejt humbjes. Socialistët kryesorë që përbëjnë edhe kryesinë e re të partisë e kanë artikuluar me në mënyrë mundësinë e humbjes. Kjo është pjesa realiste që vjen nga kupola e socialistëve. Por se si tingëllon një recitim i socialistëve të tjerë, merret vesh se ky tingëllim është krejt i panatyrshëm për çfarëdo parti politike që ka pretenduar të jetë parti elektorale. Realistët e bazës do të jenë të detyruar të durojnë përseri, edhe pa një humbje jo të vogël të partisë së tyre në zgjedhje, po të njëjtit drejtues e po ashtu të qëndrojnë gjithashtu në poligonet e mërparshme politike edhe pse inspiruesit e tyre politikë i dërgojnë këto njerëz nga humbja në humbje. Realizimi i bazës i kuptuar nga kryesia si bindje e elektoratit socialist për të gjykuar idesh që buron nga klanet drejtuese të PS-së siguron atyre përsëri karriget partia dhe pas humbjes së 20 majit. Nëse humbja e 26 majit u mbulua deri dikur me reformimin e partisë humbja tjetër do të mbetet zbuluar ose nën fatin e realizmit të bazës socialiste. Tani socialistët mendojnë se nuk kanë më se ç’të reformojnë brenda radhëve të tyre. Ndërkohë Partia Demokratike ka realizuar pothuajse të gjitha rekomandimet e KE-së për ligjin dhe zgjedhjet lokale. Çila arsye mund të jetë mbartësi i justifikimit se pse socialistët humbën këtë edhe në ballafaqimin për pushtetin lokal. Për ta nuk ka një arsye shpresuese që gjenden jashtë radhëve të socialistëve. Kështu që duhet të gjejnë rrugën e shpëtimit vetën brenda vetes së tyre. Në këtë rast duke abuzuar me socialistët e thjeshtë. Megjithatë nuk vihet re se ka për të pasur një realizim të tyre përmasa e garë argumentojnë ndonjë humbje të socialistëve si aleatë të majtë. Qëllim tjetër e votimit më 26 maj u mor vesh se realizimi i tyre nga kryesia e socialistëve, qe barazhohet me tolerimin e tyre lejuese e papërgjegjshme politike që ata kryejnë, nuk u zbatua në një masë të madhe. Kështu atdhe të një pjesë e anëtarëve socialistë të komisioneve nuk u larguan nga qendra e votimit, ndërsa në ditët që vijuan shumë socialistë braktisën radhët e partisë së tyre. Fenomeni i tërheqjes u masiv gjë që është paralajmërim i tërmeteve brenda një formacioni politik. Socialistët kanë disa ditë që bëjnë një përgatitje intensive për të futur dekoratën e tyre në atmosferën e humbjes. Ndryshe nga herë të tjera ata as nuk e kanë ndërmend t’i lodhin ata me idenë e një fushatë madhështore, bile as edhe t’u kujtojnë atë qëf[?] si nëndër.

Shehu vazhdon takimet me homologët e tij

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së FAQE 2

“Luftë për çdo votë” - “Çdo i ri në votim”

Dje u mb was? Mblidhet Këshilli Kombëtar i Forumit Rinor “Luftë për çdo votë” - “Çdo i ri në votim” Zgjidhet Kryesia e re e FRPD-së Dje u mblodh Këshilli i ri Kombëtar i FRPD, nën drejtimin e Kryetarit Afrim Krasniqi. Në fjalën e hapjes Kryetari Krasniqi uroi anëtarët e rinj të këtij Këshilli për zgjedhjen e tyre dhe premtoi bashkëpunim të frytshëm në mandatin dy vjeçar. Duke vlerësuar përvetë[?] të rëndësishme për Partinë Demokratike dhe Forumin e zgjedhjet e 20 Tetorit, Krasniqi kërkoi imponimin maksimal të gjithë strukturave të FRPD për të realizuar obligimet që përcaktoi Kuvendi i IV Kombëtar i FRPD-së, do të jenë slogane ku do të mbështetet gjithë veprimtaria lokale elektorale e degëve dhe aktiviteteve të FRPD. Qëllimi ynë - u theksua në aktiv - është jo vetëm pjesëmarrja aktive e të gjithë të rinjve në tërë strukturat në zgjedhjet e procesit elektoral, por edhe puna e tyre me familjen për një votë unanime ashtu si më 26 Maj, për progresin, kandidatët e PDSH. U evidentua domosdoshmëria e vazhdimit të punës në fushën e aktiviteteve rinore duke iu rikthyer përsëri “Vizion 2000” në mënyrë më moderne dhe më rinore. Gjithashtu do të vazhdojnë edhe aktivitetet e tjera rinore me synim afrimin e rinisë dhe nxjerrjen e interesave të tyre të gjithanshme në funksion të angazhimit të tyre elektoral. Çdo degë e FRPD do të organizojë takime të kandidatëve për Kryetar Bashkie dhe Komune me të rinjtë aktivistë dhe simpatizantë. Në vazhdim Këshilli Kombëtar propozoi dhe zgjodhi me votim të fshehtë Kryesinë e re të Forumit Rinor të PDSH të përbërë nga 24 anëtarë përkatësisht: 1. Agim Paliaku 2. Ilirian Peco 3. Nora Prozhmi 4. Lorenc Ligori 5. Flamur Shkoza 6. Besnik Lulaj 7. Kolin Gjoja 8. Bislim Ahmetaj 9. Klodian Pajuni 10. Myslim Murri 11. Ilva Zajmi 12. Gjergji Dako 13. Ardi Haci 14. Dritan Nasi 15. Ada Hyso 16. Dritan Osmani 17. Agim Ymeri 18. Ejvis Grezda 19. Gent Strazimiri 20. Bledar Islami 21. Sonila Tomorri 22. Altin Qoshja 23. Erald Bakalli 24. Shpend Jeshnica Të gjithë anëtarët e kryesisë janë të diplomuar, 8 prej tyre vazhdojnë studimet e larta. Në mbledhjen e saj të parë Kryesia e FRPD zgjodhi Sekretarin e Përgjithshëm z. Agim Parr[?]kalli, Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare znjsh. Nora Prozhmi dhe Sekretaren Organizative z. Ilirian Peco. KLOTILDA FERHAT

Shqipëria e favorizuar për anëtarësim në NATO

Deklaron përgjegjësi për Partneritetin për Paqe për vendet Ballkanike Xhorxh Kasidakis Xhorxh Kasidakis, përgjegjës për Partneritetin për Paqe për vendet Ballkanike u shpreh për radios Dojçe Vele: Duke se Shqipëria është një nga vendet e para që e ka kapërcyer stadin inicial të Partneritetit për Paqe dhe ka avancuar në dialogun individual për këtë organizatë, dhe kjo në masë të madhe është falë e vetë lidershipit shqiptar. Shtetet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut do të mobilizohen për të kaluar vendet e para që do të fillojnë bisedimet për anëtarësi në NATO. Shqipëria po avancon me hapa të mëdha në një anëtarësi në aktive të programit të NATO-s Partneritetit për Paqe. Ajo po integrohet gjithnjë dhe më e interesuar dhe me dialogun individual, intensiv në organizatën tonë dhe në shpresojmë se në vitin 1997 ajo do të jetë shanset e luajë një rol edhe më të ndjeshëm në këtë aleancë. Nuk është përcaktuar ende se kush do të anëtarësohet i pari dhe se kur do të fillojnë bisedimet. Megjithatë dihet se ato do të nisin pas mbledhjes së shefave të shteteve anëtare në verën e vitit të ardhshëm. Në raundin e parë të bisedimeve numri i vendeve që do të ftohen në të do të jetë shum[?] i vogël. Anëtarësimi do të bëhet duke pasur parasysh, në radhë të parë, kriteret politike, pra do të përfshihen në vendet me demokraci të konsoliduar dhe që janë integruar gjithnjë në programin e Partneritetit për Paqe. Po ashtu, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe paqja e çdo vendi për të mbajtur detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një anëtarësim i tillë janë, gjithashtu, kritere të rëndësishme për një anëtarësim të ardhshëm në këtë organizatë. Unë me të vërtetë nuk shoh asnjë arsye madhore që mund të pengojë një anëtarësim të mundshëm të Shqipërisë në NATO. I vetmi problem, siç thashë, është, se zgjatimi i NATO-s do të bëhet me grupe të vogla. Nuk është e mundur! Të përfshihen 27 vende njëherësh në një grup. Në të gjithë anëtarësimin e vendeve të para që do të anëtarësohen në zgjerim e Aleancës, unë nuk k[?] nëse Shqipëria do të jetë në grupin e vendeve të para që do të anëtarësohen në zgjerim e Aleancës. Pra, mund të them se Shqipëria ka shumë pika në favorin e saj.

Socialistët të shkojnë në Parlament

Intervistë e Lordit Finsberg dhënë radios Dojçe Vele - Cilat janë përshtypjet tuaja për gjendjen politike në Shqipëri pas vizitës suaj të fundit atje? -Përshtypjet e mia ishin të favorshme. Në patëm diskutime shumë të dobishme me disa seksione të jetës politike shqiptare me Presidentin, socialistët, partinë e të tjerët. Ministrat dhe thosha se vijë në një dëshirë të vërtetë që të bëni të gjitha përpjekjet që të zgjedhjet e 2 tetorit të jenë të lira dhe të drejta dhe të ... FAQE 3

Përgënjeshtrim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të përhershëm të Zgjedhjeve përgënjeshtron shkrimin e sotëm të gazetës Shqiptare me titull: “Komisioni Berisha në fushatë”, sipas të cilit, përfaqësuesit e partive opozitare, përfshirë këtu PS, PSD dhe PAU kundërvënun shuminë, duhej thënë se ai është i pasaktë, pasi, përfaqësuesi i Partisë Agrare, z. Fatmir Xhamallari ka votuar në favor të humbjes. Dje Komisioni Qendror i Përhershëm i Zgjedhjeve i dha një përgjigje ankesës së PS. Në këtë përgjigje shumicë votash 1 me me 6 komisioni quan të kushtetuese pjesëmarrjen e figurave të larta shtetërore Presidenti dhe Kryeministri në fushatën elektorale.