01/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 nëntor 1996

Një fitore e thellë e mbresëlënëse e PD-së

Kryetari të PDSH Tritan Shehu i vijnë urime Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Tritan Shehu ka marrë dje disa përshëndetje lidhur me fitoren e thellë të PD-së në zgjedhjet lokale të 20 tetorit. Pierre Lelouche, parlamentar francez dhe këshilltar i Presidentit Shirak, shkruan ndër të tjera se “jam i vetëdijshëm për rëndësinë që mbart kjo fitore për Shqipërinë dhe popullin shqiptar dhe dua t’ju siguroj z.Kryetar se do të keni të gjithë mbështetjen time për politikën e partisë tuaj, e cila e prin vendin tuaj në rrugën e zhvillimit, siç është dhe vullneti i shqiptarëve”. Po ashtu z.Alois Mock, Kryetar i Unionit Demokrat Europian dhe Alexis Wintoniak Sekretar Ekzekutiv i këtij Unioni dërgojnë përshëndetje të ngrohta për fitoren e thellë e mbresëlënëse të Partisë Demokratike, siç shkruajnë ata në mesazhin e tyre. Në këtë urim bashkohen dhe znj. Maria Rauch - Kallat, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Popullore Austriake dhe Dr. Walter Schwimmer - Kryetar i Grupit Parlamentar Demokratian në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Partisë Demokratike vazhdojnë t’i vijnë përshëndetje nga të gjithë partitë e spektrit të qendrës së djathtë, bashkëanëtare me të në Unionin Kristian Demokrat dhe në Unionin Demokratik Europian.

Përgjegjësia e fitores

Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 20 tetorit është në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi e përmasave të fitores. Tani Partia Demokratike është në përgjegjdi për të marrë në përgjegjësinë e saj rreth 90 për qind të pushtetit lokal. Është e domosdoshme të kihet parasysh arritja e madhe e 20 tetorit në mënyrë që edhe qeveria e re lokale e çila përfaqëson ata parametra elektoralë që përdori partia në fushatë, të jetë e përpiktë për një zgjerim të mëtejshëm të suksesit të reformave në Shqipëri. Nëse fitorja është merita e Partisë Demokratike, pasojat e fitores janë kombëtare. Në këtë kuptim sjellja e organeve të reja lokale është në funksion kombëtar. Po aq më shumë vihet në dukje kjo kur edhe parallla kryesore e fushatës “Të fitojmë sëbashku, mirëqënie, siguri, qeverisje më të mirë”, nuk ishte në kufij partiakë por përfshinte interesa të madhësive kombëtare. Kjo do të thotë se secili ka pjesën e vet në fitoren e 20 tetorit, edhe ata që votuan kundër PD-së. I rëndësishëm është fakti se sjellja e shqiptarëve ndaj të ardhmes është e përgjegjshme dhe progresive. Nëse para katër vitesh ishte fjala për një fillim tani bëhet fjalë për vazhdim të mëtejshëm. Përvoja e fituar është një bazë që verifikon cilësinë e qeverisjes së re lokale. Pikërisht këtu duhet të përqendrohet vëmendja e insancave të PD-së që të paraqesin alternativat e tyre drejtuese si në politikë edhe në proceset teknike të reformës. Nëse fitorja ishte e thellë, Partia Demokratike ka edhe një fushë më të madhe operuese. I duhet të justifikojë votat e mira e mijra shqiptarëve në një mënyrë perfekte. Vëmendja emadhe është ndaj fitores së madhe. Kështu që fusha e tolerancës është më e vogël. Në asnjë rast nuk duhet krijuar mundësia që dikush të mendojë se fitorja në demokraci i vlen vetëm fituesit. Nëse fitoi Partia Demokratike kjo do të thotë se fitoi vullneti i proceseve demokratike në Shqipëri, fitoi mundësia për të zgjedhur dhe lirinë e zgjedhur, po aq sa fitoi edhe Shqipëria. Identifikimi i fitores së një partie me fitore kombëtare është plotësisht i justifikueshëm në të kemi parasysh konkurrencën kryesore të PD-së ishte beteja elektorale. Por asnjeri i fitores është i vazhdueshëm. Në një vend si yni demokracia është në proces dhe elementët e tjerë të mirëqenies që në ndërtim e sipër, fitorja duhet përdorur me kujdes të madh dhe me një respekt të madh. Njerëzit kanë ëndërruar nga PD-ja një qeverisje të re lokale, po aq sa edhe presin maksimumin e përmirësimeve në jetën e tyre të përditshme. Momenti i konvergimit të interesave të njerëzve me qëllimet e qeverisë është një përvojë tashmë e fituar nga katër vitet e shkuara. Tani këkohet pështime cilësia e qeverisjes dhe kontrolli i fitores. Kjo do të thotë se të gjitha duhet të kalojnë përmes pasojave pozitive si të 26 muajt ashtu edhe të 20 tetorit, dhe askush të mos e ndjejë veten të humbur në aspektin ekonomik. Duhet kuptuar s’alternativat e socialistëve dhe të majtëve të tjerë ishin inegzistente, shin alternativa të pasioneve të shkuara dhe reminishencave, ndërsa alternativa e demokratëve ishin refleksët e modernizimit të jetës shqiptare dhe përgatitjes së saj për shekullin tjetër.

Kohl, kancelar i paqes

Mesazh i Presidentit Berisha dërguar kancelarit Kohl Presidenti i Republikës Sali Berisha i ka dërguar një mesazh Kancelarit Kohl, si kancelari me kohë qëndrimin më të gjatë në këtë post në historinë e sotme gjermane në të cilin thuhet: [teksti vazhdon, pjesërisht i prerë në skajin e poshtëm] Shqiptarët, që kanë tek kombi gjerman mikun e tyre të madh dhe të natyrshëm dhe në personalitetin tuaj mikun dhe mbështetësin kryesor në përpjekjet e tyre për liri, demokraci dhe integrim, bashkohen me mua në këtë ditë për t’ju dërguar përshëndetjet më të përzemërta juve dhe kombit mik gjerman. bashkimit dhe integrimit në kontinentin tonë. Gjermanët dhe miqtë e tyre çmojnë dhe do të çmojnë gjithnjë e më shumë vlerën tuaj sublime, bashkimin paqësor të Gjermanisë. kanë njohur dy unifikatorë të mëdhenj, Kancelarin Bismark dhe ju Kancelari Kohl. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, burri i madh i kombit gjerman Bismark bashkoi trojet gjermane, ndërsa Presidenti i Republikës Sali Berisha i ka drejtuar në të cilin thuhet: Dita e sotme përbën për ju dhe për kombin e madh gjerman një ngjarje të veçantë. Ju sot shënoni kohëqëndrimin më të gjatë si Kancelar i Republikës Federale Gjermane, por unë do të thoja edhe dhe më të suksesshmin. Në historinë e tyre Gjermania dhe kombi gjerman ndërsa në gjysmën e dytë të këtij shekulli, burri tjetër i madh i këtij kombi ribashkoi trojet e ndara gjermane. Por dallimi me Bismarkun qëndron në atë se ju në misionin tuaj të madh në vend të gjakut përdorët paqen në vend të hekurit integrimin, ndaj dhe ju nuk jeni vetëm kancelari i bashkimit të Gjermanisë por kancelari i paqes, veprën tuaj sublime, bashkimin paqësor të Gjermanisë. përshëndetjet më të përzemërta juve dhe kombit mik gjerman. Presidenti i Republikës Sali Berisha dhe kancelari Kohl.

Parlamenti rifillon punimet

FAQE 3 Miratohen disa projektligje

Konsiderata reciproke për zhvillimet pozitive midis parlamenteve

Takime të kryetarit të kryesisë Kuvendit Popullor Arbnori - Rozhen FAQE 3 Takime të kryetarit të kryesisë Kuvendit Popullor Arbnori - Rozhen Konsiderata reciproke për zhvillimet pozitive midis parlamenteve FAQE 3

Mashtimet ”argumentet” e humbjes se PS

I plagosuri ne Fan te Mirdites deklaron ne TV se grindja ka qene per arsye personale, “Zeri i Popullit” e paraqet si atentat politik FAQE 3

Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme

E dështuar strategjia e të majtëve për të justifikuar humbjen Insistimi i krerëve të majtë për të përdorur të njëjtat metoda e mjete për të komprometuar me çdo mënyrë korrektësinë shembullore të zgjedhjeve lokale, nuk bën gjë tjetër veçse rrëzon automatikisht pretendimet e kësaj opozite ekstremiste ndaj mënyrës se si u zhvilluan rreth pesë muaj më parë zgjedhjet parlamentare FAQE 3

Gjendja në Kosovë është e rrezikshme

Intervistë e Bujar Bukoshit dhënë radios BBC FAQE 2

Shqiptarët e Kosovës bojkotojnë zgjedhjet për të tretën herë

Zgjedhjet e organizuara nga Beogradi nuk na interesojnë aspak, ato nuk janë tonat, shqiptarët e Kosovës i kanë zhvilluar zgjedhjet e tyre në vitin 1992, - deklaron Ibrahim Rugova, kryetar i lidhjes demokratike te Kosovës (LDK), partia kryesore e opozitës shqiptare FAQE 2

Tirana e gjelbëruar

Brojka premton: Nuk do te shemben kioskat e ndertuara per te mbjelle pemë dhe bar jeshil pasi ato jane investimi i vetem i familjeve dhe nese nuk do ti rezistojne ekonomise se tregut ato do te shemben vete, por ne planin e ri rregullues urbanistik si bashkepunim tresh i Institutit te urbanistikes, i Ministrise se Turizmit dhe Rregullimit te Territorit te Bashkise se Tiranes eshte planifikuar mes ndertimeve te reja do te behet gjelberimi i kultivuar dhe i detyruar - ka deklaruar Kryetari i sapozgjedhur i Bashkise se Tiranes, Albert Brojka. FAQE 3

Reformatorët parashikojnë shpërbërje brenda Partisë Socialiste në pushtet

Bullgari - Flasin anëtarë të krahut reformator FAQE 3

Tani i djathte!

Përdredhja e fundit e Cekës FAQE 3

zhvillimet pozitive midis parlamenteve