Kam pranuar të kem fatin e popullit që i përkas
Fjala e shkrimtarit Ismail Kadare në ceremoninë e pranimit në Akademinë Franceze të Shkencave Morale dhe Politike
FAQE 5
Pa demokraci lokale nuk ka demokraci të vërtetë
Intervistë e Kryeministrit Aleksandër Meksi
PS inekzistente
Intervistë e Kryeministrit Aleksandër Meksi Pa demokraci lokale nuk ka demokraci të vërtetë PS inekzistente PS tashmë është kthyer plotësisht në parti inekzistente. Këtë fakt e rikonfirmoi së fundi jo vetëm rezultati i zgjedhjeve të 20 Tetorit por edhe vetë zhvillimet e fundit brenda strukturave më të larta të kësaj partie. Mbledhja e djeshme e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS e bëri në një farë mënyre nekrologjinë e kësaj partie. I tërë debati që u zhvillua këtu dëshmoi se përçarja në këto pak eksponentë që i kanë mbetur kësaj force politike ka arritur në ato përmasa saqë ajo mund të quhet parti inekzistente. Loja me maska që kanë bërë grupet rivale brenda kësaj partie për hir të ruajtjes së unitetit fals tanimë ka marrë fund. Klanet e grupe rivale tanimë kanë dalë hapur e janë sulur egërsisht kundër njëri-tjetrit. Konsrvatorët e epituar ma porosi të Ramiz Alisë në krye të kësaj partie pasi kanë realizuar skenarët e eliminimit dhe asfiksimit të çdo lloj tendence rinovimi real, dhe kanë dalë përfundimisht hapur me thirrjet e tyre për të gjetur aleatë të ri tek partitë socialiste që mund ti mbështesin dhe jo tek ato parti socialiste europiane që i kanë kritikuar. Pra lidershipi i vetmuar i PS tanimë kërkon hapur aleanca me PS-në e Serbisë apo dikujt tjetër në lindje duke mos ngurruar të anatemoje hapur institucionet më prestigjoze europiane vetëm e vetëm pse këto institucione kanë shprehur vlerësim pozitiv për zgjedhjet e pushtetit lokal në Shqipëri duke i vlerësuar ato si të lira dhe demokratike. Dhe ndodhe që qeveria e re ... Ka ndodhur ajo që pritej të ndodhte në PS. Pas erozionit të madh të bazës tani është shpallosur hapur edhe dëshira e zjarrtë e kastës së lartë të kësaj partie për tu larguar nga strukturat e saj. Janë gati të japin dorëheqje të ikin të largohen pothuajse të gjithë ata që e çuan partinë më këtë pikë. Të gjithë ata që vetëm e vetëm për hir të inkriminimit të tyre, egove apo porosive që kishin marrë prej atit të tyre, së bashku me Alia, realizuan mbylljen, bllokimin e asfiksimin e strukturave më të larta të partisë dhe e drejtuan PS-në drejt humbjes plotësisht të merituar tanimë preferojnë të largohen prej saj, sikur të mos kishin patur asnjë lloj roli apo përgjegjësie në këtë parti e cila tanimë mund të themi se është në prag të shpërbërjes së plotë. Të gjithë akuzojnë njëri tjetrin për ato gjëra që i projektuan dhe realizuan sëbashku. Të gjithë janë gati të anatemojnë shajnë e përgojojnë jo vetëm Alinë, Nanon, Agollin Islamin, Rucin, Mejdanin etj, por dhe njëri tjetrin, vetëm e vetëm për të treguar se nuk kanë përgjegjësi në humbjen e thellë që pësuan. Këto eksponentë të cilët nuk mund të përbëjnë më parti me kaosin e deklaratave që lëshojnë poshtë e përpjetë shpalosin krizën e thellë dhe përçarjen e papariparueshme që jo vetëm është kristalizuar por dhe është përfunduar e shpallur në këtë forcë politike misioni i së cilës tani i përket përfundimisht së shkuarës. Ajo që u ka mbetur tani këtyre “gjeneralëve” të dëshpëruar e të pa ushtruar është të shkruejnë kujtime nostalgjike për kohën e mbretërimit të tyre përmes dhunës, burgjeve e vrasjeve politike. T’i dërgojnë më pas këto kujtime për botim, në ZP apo KJ për të përfituar honorare të majme... Vetëm kështu mund të gjejnë ngushëllim duke e ushqyer vetëm me idenë se mësimet e tyre janë ende të “vlera”.
Pa demokraci lokale nuk ka demokraci të vërtetë
Intervistë e Kryeministrit Aleksandër Meksi
Detyra e qeverisë është që të plotësojë të gjithë planin e rindërtimit, të ristrukturimit të vendit që të mund të hyjnë me kokën lart në Europën e shekullit 21.
Por në të nuk mund të hyhet, nëse nuk do të ketë rrugë moderne, ujësjellësa, gjelbërim, telekomunikacion, aeroporte, porte, etj. Për të gjitha këto ka plan mjaft të mëdha në B. Botërore e atë Europiane, investitorët private, buxheti i shtetit, etj. Ne tashmë i kemi projektet në dorë, kemi studimet për to, kemi grupet e ngritura. Në muajt e para të vitit fillohen në disa drejtime për ndërtimin e korridorit të Përendim Lindje, nga Durrësi në drejtim të Elbasanit pasataj Qafë Thanës nga Kakavija në drejtim të Tepelenës, si dhe nga Miloti drejt Lezhës e Shkodrës. Këto janë projekte më të rëndësishme krahas atij Vorë - Tiranë që synon kompletimin e autostradës. Në të njëjtën kohë po bëhen studime për rrugën Tepelenë - Vlorë që do të lidhë portin me Qegrinën e Veriut e Shqipërinë e Jugut dhe rrugë të tjera siç është rruga Tiranë - Dibër e Madhe duke tërhequr në tregjet kryesore të Shqipërisë jo vetëm pjesën verilindore të Shqipërisë por edhe territoret e banuara nga shqiptarët dhe me tej jashtë kufijve të Shqipërisë. FAQE 3
“KJ” mashtron për “paratë dhe drogën e vëzhguesve”
Sqarojnë opinionin 2 kryetarët e qendrave të votimit, Kotë
Se pari lexuam “KJ”, lidhur me vëzhguesit italianë të cilëve u paskemi ofruar para dhe drogë. E vërteta u qendron kështu:
Ne të dy njohim si gjuhë vetëm shqipen. Erdhën italianët. Ishin vëzhgues. Gjithsej 3 veta, 2 meshkuj dhe 1 femër. Kishin me vete përkthyesen. Biseda që është bërë. Na pyetën për zgjedhjet. Mbëlo këtu nga procedurat e votimit. Ata u ndanë 2 meshkuj, qëndruan tek qendra nr. 1 dhe femra tek qendra e votimit nr. 2.
Tek qendra e votimit nr. 1, në pyetën: a mund të qëndrojmë në numërimin e votave, ka problem. Jo u thamë, s’ka problem qëndroni deri në fund. Ata qëndruan. Ne kemi komunikuar vetëm me përkthyesen. Për sa shkruan “KJ” kemi mbetur të befasuar. Gjithashtu ne si kryetar të qendrës së votimit, nuk kemi dëgjuar të flitet për as ngre apo tjetër fjalë të huaj, për të komunikuar. Komunikimin brenda rregullave e kemi bërë në shqip. Drejtk vëzhguesit italiane kanë komunikuar vetëm me përfaqësuesin e PS dhe të një partie tjetër opozitare, që e njihnin këtë gjuhë të huaj.
EDMOND ZENELI
THOMA KAPURANI
Drejtuesit kryesorë ndëshkojnë bazën socialiste
Komiteti Drejtues i socialistëve shkarkon “de facto” kryesinë e PS-së
-Meta, Hajdaraga dhe dhjetra të tjerë kërkojnë dorëheqjen e kryesisë
-Jupe, Braçe, etj deklarojnë zgjedhje të lira lokale dhe fajësojnë për humbjen e PS-së Nanon dhe kryesinë e re të socialistëve
-Dokle gati të japë dorëheqjen por nëse pasohet edhe nga Mejdani e të tjerë
Mbledhja e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste e dërgoi përgjegjësinë në bazën socialiste. Në fundin e përleshjes së djeshme ata kanë miratuar një deklaratë e cila sugjeronte që analiza e humbjes të bëhet fillimisht nga “njësitë” e PS-së në rrethe, siç i thërret Mejdani organizatat e PS-së atje, e pastaj në formën piramidale të ngjitet deri në kryesinë e partisë.
Pavarësisht se kjo gjë u arrit nëpërmjet sistemit të votimeve dhe dihet se vota më e shumti është konsumuar nga njerëzit e kryesisë së tanishme të manipuluar që përpara mbledhjes, nuk është arritur të shmanget përleshja e madhe midis palëve.
Kryetari i FRESH-it, Ilir Meta, ka propozuar ashtu si edhe kishte deklaruar në shtyp dorëheqjen e kryesisë së tanishme të Partisë Socialiste të cilën ai e ka konsideruar si shkaktarin kryesor të humbjes së thellë në zgjedhjet lokale. Kjo kërkesë e tij është mbështetur edhe nga një pjesë e mirë e anëtarëve të Komitetit drejtues socialist jo vetëm në qendër por edhe në bazë. Kështu përveç Metës dhe Hajdaragës është kërkuar dorëheqja e kryesisë edhe nga drejtuesit e PS-së në rrethet e Korçës, Lezhës, Pogradecit, Elbasanit, etj.
Teza e Agasit për një humbje për shkak të regjimit të Berishës është hedhur poshtë nga njerëz të Komitetit Drejtues. Agasit të Durrësit, Aulish të Vlorës apo Sankajt të Shkodrës iu është kujtuar se kanë tre herë që kandidohen dhe asnjëherë nuk kanë fituar. Kështu që humbja e përsëritur ngurtësohet si e tillë.
Shkaktarë për humbjet në zgjedhjet lokale është konsideruar kryesia e zgjedhur nga kongresi i dytë dhe Nano, ndërsa është theksuar fakti nga shumë diskutantëve se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të rregullta. Komentatori i “ZP” që është edhe anëtar i Komitetit Drejtues Hamdi Jupe ka deklaruar se ka qenë në disa qendra votimi ditën e zgjedhjeve dhe ka qenë në një rregullsi të madhe. Asgjë nuk është e vërtetë lidhur me manipulime apo diçka tjetër kërkohet duke kërkuar më keq dorëheqjen e kryesisë dhe krijimin e kushteve për një ripërtëritje të partisë së tij.
Mbledhja e cila zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes është shoqëruar vazhdimisht me debate të ashpra por asnjëherë nuk ka arritur të zhbllokojë ngurtesimin e mesucit të fizikës Mejdani. Gjatë gjithë kohës ai është stacionuar vetëm në rolin e dëgjuesit edhe pse herë pas here ka përsëritur se regjimi i Berishës është shkaktar që partia e tij korri humbjen më të madhe që mund t’i ketë ndodhur një partie politike.
Braçe është deklaruar për një largim të kryesisë dhe zgjedhjen e një kryesie të re, ndërsa është shprehur se kryesia ka ardhur e papërgatitur në mbledhje. Pjesa e mesit në PS, Namik Dokle, ka deklaruar se është i pari që do të japë dorëheqjen por nëse veprimin e tij do ta ndiqte edhe pjesa tjetër e kryesisë së partisë. Veprimi i Dokles duket se ka konturuar përfundimisht faktin se përfundimisht është e pavetëdijshme një përplasje e madhe institucionale në parti pasi do të kryhen analizat në “njësitë” e PS-së në rrethe.
Gjetja e një zgjidhjeje që konsiston tek shpërndarja e përgjegjësive në një sipërfaqe sa më të madhe të PS-së nuk mund të shpjegojë drejtuesit e saj. Nga një pjesë e mirë e bazës është kompletuar opinioni se partia e tyre është një gërmadhë. Analizat në rrethe do të jenë më të ashpra në drejtim të kryesisë sepse tani më shumë se kurre e kanë parasysh se modeli elektoral “Nano-Mejdani-Islami”, ashtu si modeli “Nano-Pellumbi-Meta”, në zgjedhjet e 26 majit është plotësisht i konsumuar dhe jashtë çdo praktike politike në një vend reformator dhe demokratik.
Mbledhja e djeshme ka zhvlerësuar deri në minimum pretendimin socialist për debat fraksionues brenda partisë ndërsa ka përjashtuar “de facto” çdo vendim o kongresi të dytë të PS-së.
Mbledhja e djeshme e Komitetit Drejtues të PS-së është pasqyruar me o mer e gjendjes së sotme të PS-së nga nuk mund të dilet me mbledhje gjatë dhe as nuk mund të shprehet nga baza tërësisht e reduktuar për shkak të mungesës së alternativave e natyrisht edhe të ftores së socialistëve.
Korresp. 1 “RD”
Shqipëria përqafon politikën
Komiteti Drejtues i socialistëve shkarkon “de facto” kryesinë e PS-së
Shqiperia përqafon politikën energjitike europiane
Seminari përcakton strategjitë e zhvillimit
Përfundoi seminari politika shqiptare e energjisë për një të ardhme të përbashkët
Universiteti nëntokësor, në 100 ndërtesa
Shqiptarët bojkotojnë ligjërimin e sundimit serb
Panorama Kulturore
FAQE 5-7