Austria dhe Italia mbështesin afrimin e Shqipërisë me BE-në
Kryeministri Meksi takohet me homologët e tij në Samitin e Gracit
Kryeministri Prodi deklaroi se Italia do të zhvillojë bashkëpunimin me Shqipërinë në një nivel të ri, më të lartë se me vendet e tjera, pasi jemi të destinuar të jemi pranë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin
FAQE 2
Shqipëria vë veton për anëtarësimin e Jugosllavisë
Takimi i CEI-t mbyllet me thirrjen për më shumë ndihmë për Bosnjën dhe Kroacinë
Meksi, duke shpjeguar veton e Shqipërisë për anëtarësimin e Jugosllavisë së mbetur, theksoi se kjo pikë përmbledh në vetvete dy momente, atë të trajtimit të Jugosllavisë së mbetur si shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë dhe respektimin prej saj të normave ndërkombëtare, e në këtë kuadër, zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Kryeministri Meksi bëri dhe një herë të njohur situatën kritike në Kosovë dhe qëndrimin zyrtar shqiptar për këtë problem.
FAQE 2
Kryeministri Meksi përshëndet samitin e Grac-it
NEQ-i, rruga e përbashkët drejt integrimit në BE
Shqipëria e konsideron nismën si një grupim rajonal shumë të vlefshëm, si një nismë e cila nxit në një shkallë më të gjerë rritjen ekonomike dhe stabilitetin, forcon bashkëpunimin dhe ndihmon në integrimin e vendeve tona në proceset europiane, forcon marrëdhëniet me organizatat e institucionet e tjera ndërkombëtare.
Keqtrajtohet sekretari rinor i LDK-së
Shqiptarët nën torturat e sigurimit serb
Keqtrajtohet sekretari rinor i LDK-së
E drejta e pluralizmit rëndon mbi socialistët
Humbja e thellë e PS-së nuk mund të implikojë politikën shqiptare
Nuk është mungesa e socialistëve dhe derivimi i statusit të saj në politikën shqiptare ajo që përcakton institucionalizimin ose jo të pluralizmit në Shqipëri por është pikërisht ekzistenca e këtij pluralizmi dhe dinamizmi i tij që arriti të ngjizëlojë mazhorancën e hershme të PS-së deri në nivel e një partie anësore.
Akuzat që vijnë nga ata pak socialistë që kanë mbetur deri tani në Shqipëri se asgjësimi politik i PS-së është eliminim i pluralizmit përbën një nga elementët më të dobët të luftës së tyre politike. Nëse socialistët e gjykojnë si indikacion për institucionin e pluralizmit, largimin e tyre nga politika, janë ata që e mbajnë në kurriz një faj të tillë. Në maj të këtij viti ata sapo gjetën e fortë duke u përgjigjuar në parlament krahasuar me atë të vjetrit ndërsa në zgjedhjet lokale thyerja ishte edhe më e madhe. Pra gjithçka ka shkuar sipas një grafiku vijëdrejtë dhe sado vëmendje të kesh nuk mund të gjesh artificë në formulimin e këtij grafiku përveç natyrës së tij që është e drejtë dhe në zbritje.
FAQE 3
Hajdari: Do të divorcohem me PD
Pretendenti për president i sindikatave dhpërkrahësit e tij futen në Estradë
Xheka injoron rrezikun Hajdari për BSPSH-në
Pretendenti për president i sindikatave dhpërkrahësit e tij futen në Estradë
Hajdari: Do të divorcohem me PD
Xheka injoron rrezikun Hajdari për BSPSH-në
Kjo histori ka marrë fund
Duke hedhur poshtë supozimet e para pak ditëve për gjoja “prag diktature” në Shqipëri, Xheka vlerësoi qëndrimin e shtetit dhe të segmenteve të tij në mbrojtje të institucioneve dhe legjitimitetit të tyre
FAQE 3
Marshi i virusit në fundin e tij
Ja historia e virusit (‘54-’96, 605 raste)
1. Tek fëmijët nga 5-6 vjeç i formës së egër
1954-1859 257 raste
1960-1969 147 raste
1970-1979 140 raste
1954-1979 544 raste
2. Tek fëmijët e vegjël i formës vaksinale
1980-1985 rreth 20 raste
3. Tek të rriturit nga 20-35 vjeç, i formës vaksinale
1996 në rreth 50 raste
Nesër, faza e dytë e vaksinës antipoliomielit
FAQE 9
Investimet në ndërmarrjet e vogla - më shumë linja buke e pijesh alkoolike
Biznesi ushqimor në tre vjet 300 subjekte prodhuese
Biznesi ushqimor në tre vjet
300 subjekte prodhuese
Investimet në ndërmarrjet e vogla - më shumë linja buke e pijesh alkoolike
FAQE 9
Tentativë ogurzezë për të përcarë shkodranët
Bisedime të rëndësishme për bashkëpunimin dypalësh
Mbërriti në Tiranë Zv/kryeministri dhe Ministër i Financave të Polonisë, Prof.Kolodko
Zv/kryeministri dhe Ministri i Financave i Polonisë, Prof. Grzegorz W. Kolodko, mbërriti paradite në Tiranë për një vizitë zyrtare që do të vazhdojë deri më 11 nëntor.
Për ta pritur atë në aeroportin e Rinasit kishin dalë Ministri i Financave, Ridvan Bode, kështu ambasadorë të tjerë të këtij kabineti si dhe...
Në bisedimet me homologun e tij, z. Bode, në axhendën e vizitës së Prof. Kolodko parashikohet takime të veçanta me autoritetet e larta të shtetit shqiptar, me presidentin e Republikës Sali Berisha, Kryeministrin Aleksandër Meksi dhe zëvendëskryeministrin e Ministrin e Jashtëm Tritan Shehu.
Gjatë qëndrimit miku polak do të shkojë në kantierin detar Gdanski në Durrës, në universitetin e Tiranës, ku do të mbajë një ligjëratë e bisedojë me auditorin, si dhe do të vizitojë vende historike.