Presidenti Berisha u nis për në Itali
Dje në mesditë, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, u nis për në Itali, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të FAO-s, që po zhvillohet në Romë.
Sot Presidenti Berisha do të mbajë një fjalim të veçantë në këtë Samit.
Në aeroportin e Rinasit, Presidenti Berisha u përcoll nga Kryeministri, Aleksandër Meksi, anëtarë të tjerë të qeverisë etj.
Mbështetje e vazhdueshme e Italisë për Shqipërinë
Presidenti italian, Skalfaro, priti Presidentin Berisha
Skalfaro: Është koha për një vizitë të tretë në vendin tuaj
Presidenti italian, Skalfaro, priti Presidentin Berisha
Mbështetje e vazhdueshme e Italisë për Shqipërinë
Skalfaro: Është koha për një vizitë të tretë në vendin tuaj
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, që mbërriti dje në Romë për të marrë pjesë në Samitin e FAO-s, u prit nga Presidenti i Republikës italiane, Oskar Luixi Skalfaro.
Skalfaro dhe Berisha, në mjediset e gazetareve, shkëmbyen mesazhe miqësie e bashkëpunimi mes dy popujve e dy vendeve tona, ju pres si president i Shqipërisë, dhe juve si mik i vendit tuaj, personal, i tha Skalfaro Berishës. Ne jemi dy popuj që kemi ndarë shumë në vlera e në histori, gjatë së cilës ne kemi vendosur lidhje miqësie e bashkëpunimi. Por kohët moderne, tha Skalfaro, po na lidhin akoma më shumë, kam qenë dy herë në Shqipëri, ju njoh dhe ju admiroj veçanërisht dhe tha Skalfaro. Italia ju ka mbështetur e ju mbështet, vazhdimisht, ajo sheh me kënaqësi një vend mik përtej detit, i cili po rimëkëmbet me shpejtësi.
Nga ana e tij, Berisha vlerësoi mbështetjen e Italisë e veçanërisht të Presidentit Skalfaro, në zhvillimet demokratike në Shqipëri e në përpjekjet e saj në integrimin europian. Populli shqiptar, i tha Berisha Skalfaros, i është mirënjohës Italisë, qeverisë italiane, familjeve italiane, taksapaguesve italianë, për solidaritetin e treguar ndaj Shqipërisë.
Nga ana e tij, Skalfaro u angazhua për miqësi e mbështetje të mëtejshme për Shqipërinë.
Ndërkohë, në Samitin Botëror të FAO-s, po i ndjek punimet
Sukses i projekteve në Shqipëri
Banka Botërore shpall në raportin e saj
Afro 350 projekte për përmirësimin e infrastrukturës të zonave rurale në Shqipëri.
6000 kredi të vogla në mbështetje të fermerëve shqiptar, të cilat deri tani rezultojnë të kthyera në masën 100 përqind, njofton BBC.
- Afro 350 projekte për përmirësimin e infrastrukturës të zonave rurale në Shqipëri.
- 6000 kredi të vogla në mbështetje të fermerëve shqiptar, të cilat deri tani rezultojnë të kthyera në masën 100 përqind, njofton BBC.
Banka Botërore prej një viti e gjysëm ka mbështetur në Shqipëri. Ajo ka shpërndarë gjatë kësaj periudhe afro njofton BBC.
Në buletinin e saj javor, Banka Botërore njoftoi për suksesin e realizimit të projekteve të saj në Shqipëri, ajo e zgjodhi Shqipërinë si shembull, ndër vendet e rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, për projektin e zhvillimit rural.
Në shkurt të vitit 1995, Banka aprovoi një kredi prej gjashtë milion dollarësh për të ndihmuar qeverinë shqiptare në financimin e një projekti të zhvillimit rural. Ky projekt i kishte paraprirë një financim prej 2.4 milion dollarë i Bankës Botërore për lehtësimin e varfërisë në zonat rurale të Shqipërisë i nisur që prej vitit 1993.
Dy komponentët kryesorë të projektit, përmirësimin e infrastrukturës të fshatrave dhe huatë e vogla për fermerët u shoqëruan me një pjesëmarrje të gjerë, të kombinuar në projekte të ndryshme ato u realizuan nga 350 syresh të përhapura në 28 rrethe të Shqipërisë.
Projekte njofton Banka Botërore nëpërmjet buletinit të saj javor u përzgjodhën nga fshatrat dhe komunat dhe përfshinë rifreshtimin e rrugëve të prishura. Furnizimin me ujë të fshatrave, skemat e vogla të ujitjes, urat, shkollave dhe qendrave mjekësore, në komponentin e kredive të shkallëve të vogla u krijuan rreth 150 fonde të kredive së fshatrave, janë shpërndarë më shumë 6000, me një mesatare afro 400 dollarë secila. Vendimi për kredinë merret një komitet i vogël prej tre anëtarësh i zgjedhur nga fshatarët, sipas buletinit të lajmeve të Bankës Botërore kredite rezultojnë të kthyera 100 përqind
Mbështetje për investimet nga BEI
Presidenti Berisha priti zv/Presidentin e Bankës Europiane të Investimeve, Panagiotis Gennimatas
Duke vlerësuar ndihmën dhe mbështetjen e Bankës Europiane të Investimeve për Shqipërinë, Presidenti Berisha e vlerësoi bashkëpunimin me këtë bankë shumë të mirë dhe theksoi se intensifikimi i bashkëpunimit bilateral përbën prioritet të një rëndësie të veçantë.
Jam i kënaqur, tha Presidenti Berisha, që vini në këtë moment kur Shqipëria ofron mundësi të shumta për investitorët e huaj dhe do t’ju kërkojë lehtësi sektorët e ekonomisë më të leverdishëm për ju, që padyshim janë me interes dhe për zhvillimin e ekonomisë sonë.
Zoti Gennimatas duke e cilësuar Shqipërinë vendin e ndryshimeve të mëdha dhe të shpejta u shpreh optimist se mund të investohet me fitim në shumë sektorë si infrastrukturë, energjitikë, turizëm, etj. Duke vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur kriteret për marrëveshjen e asociimit me BE, ai siguron Presidentin Berisha se Banka Europiane e Investimeve është e angazhuar t’ju mbështesë dhe të kontribuojë në këtë drejtim.
BEI do i japë impuls zhvillimit ekonomik
Kryeministri Meksi mbi marrëdhëniet Shqipëri-BEI
Shqipëria dhe BEI. (Banka Europiane e Investimeve) kanë nisur bashkëpunimin e frytshëm mes tyre në një investim prej 12 milion ECU, në një investim prej 12 milion ECU që do të bëhet nga BEI për nënstacionin që do të bëhet nga BEI për nënstacionin 220 kv të Vlorës dhe linjës Fier-Vlorë. Ndërkohë janë nënshkruar dhe projekte të rëndësishme të infrastrukturës për rrugën Tiranë-Durrës, Portin e Durrësit dhe rrugën Durrës-Qafthanë në të cilën ka bashkëfinancime mes Bankës Europiane dhe programit PHARE të Qeverisë Italiane.
Bisedimet e suksesshme mes Kryeministrit Aleksandër Meksi dhe zëvendës Presidentit të BEI-t Gennimatas që kanë zgjatur deri në orët e vona i kanë çelur rrugën për rrugën dhe një sërë investimesh të tjera në Shqipëri nga BEI, si dhe për mjaft interesuar të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
Kryeministri Meksi pas takimit me Gennimatas shprehu për RD-në optimizmin për të ardhmen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe BEI duke deklaruar se projektet e nënshkruara mes të dy palëve do të kenë një impakt në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
BEI vlerësohet sot si një nga ekspertët ekonomikë të vendeve të ndryshme si një nga institucionet më të rëndësishme në ndihmën e ofruar për ekonominë e vendeve të Europës Lindore e Qendrore. Negociatat mes Shqipërisë dhe BEI-t kishin nisur muajin e kaluar për një kredi në fushën energjitike e cila u konkretizua me vizitën e zëvendës Presidentit Gennimatas në Shqipëri.
Ajo që vlerësohet më tepër në marrëdhëniet mes BEI-t dhe Shqipërisë nga Kryeministri Meksi nuk janë vetëm marrëveshjet e konkretizuara por dhe perspektivat e mëtejshme të investimeve ekonomike të BEI-t në Shqipëri. Nga ana tjetër veç Gennimatas ka shprehur kënaqësinë për marrëveshjen e nënshkruar dhe planet 3-4 vjeçare të ardhmes mes BEI-t dhe Shqipërisë.
Z. Kryeministër, cili është qëllimi i vizitës së zëvendës Presidentit të BEI-t në Shqipëri. Çfarë u arrit dhe cila është perspektiva e kësaj bashkëpunimi?
- Banka Europiane e Investimeve është përfshirë në një sërë programesh në Shqipëri. Arsyeja kryesore e ardhjes së tyre në Shqipëri ka qenë firmosja e një marrëveshjeje në fushën energjitike dhe programet e tjera të rëndësishme është bashkëfinancimi me programin PHARE të rrugës nga Vora deri në Durrës që është dhe një nga rrugët kryesore dhe më të ngarkuara të infrastrukturës shqiptare. Projekti për portin e Durrësit si dhe diskutimi për projekte të tjera të mundshme për Shqipërinë për t’u përfshirë në marrëveshjen kuadër që do të hartohet gjatë vitit që vjen mes Bankës Europiane për një afat 3-4 vjeçar. Në diskutim projekte të tjera të infrastrukturës siç mund të ishin terminali i Aeroportit të Rinasit i cili paraqiti interes nga pala e tyre. Aeroporti në Sarandë, Porti në Vlorë, si dhe projekte të tjera të së ardhmes si rruga për në Dibër dhe rruga për në Prishtinë përmes luginës së lumit Fan, si dhe projekte të tjera mbi investimet e kësaj Banke në telekomunikacion por dhe projekte që kanë një impakt ekologjik si ai i pyllëzimit të mbrojtjes së rezervuarëve ujore dhe furnizimit me ujë të qyteteve. Unë mendoj se këto janë projekte të cilat Përvoja e deritanishme në këtë bankë ka qenë mjaft pozitive.
Projektet që miratohen tani janë ai i energjisë dhe projekti për rrugën Tiranë-Durrës dhe portin e Durrësit me rrugën Durrës-Qafthanë të cilën ka bashkëfinancime me Bankën Europiane dhe programin PHARE të Qeverisë Italiane.
B.KASMI
Kryeministri Meksi priti delegacionin DEMYC
Kryeministri Meksi vlerësoi rolin e rëndësishëm të PRPD-së në proceset e zhvillimit dhe konsolidimit të demokracisë përkrah PD-së.
Gjithashtu ai shprehu mirënjohje ndaj forumit DEMYC i cili ka përkrahur dhe ndihmuar PD me eksperiencën e saj. Përfaqësues e DEMYC nëpërmjet otit Reifold shuan rolin e fuqishëm të PD-së në proceset e konsolidimit dhe zhvillimin e suksesshëm të Shqipërisë ku një kontribut të veçantë dhe të PRPD. Ata shprehën kënaqësinë nivelin amiësor të urimeve të lëna dhe të lëhën më tej. Në takim ishin të pranishëm kryetari i PRPD, Krasniqi, dhe anëtarë të tjerë të kryesisë.
Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali përfundoi vizitën në Poloni
Pas takimeve dhe bisedimeve me ministrin polak të Mbrojtjes dhe me zyrtarë të lartë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes delegacioni u nis për në Austri.
Kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali pati aktivitete të tjera. Pardje, në ditën e fundit të vizitës, Ministri i Mbrojtjes Zhulali dhe anëtarët e delegacionit vizituan Flotiljen ushtarake në Gdynje, portin e Marinës ushtarake si dhe objektet e tij.
Dje Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali u kthye në atdhe.
Integrimi i Shqipërisë në BE dhe NATO-kontribut për paqen në rajon
Fjala e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme Prof.Dr. Tritan Shehu në Akademinë Diplomatike të Vjenës
FAQE 3