PS kundër dialogut me pozitën dhe të tjerët
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Mejdani në takimin e tij të dytë me kryetarët e organizatave të Tiranës ka sulmuar Presidentin Berisha dhe Në takimin e parë me krerët e seksioneve të PS- Mejdani i tronditur nga gjendja në të cilën ndodhet partia që ka pranuar të drejtojë, konfirmoi se “kryesinë dy muajsh”. E ndodhur para një krize të thellë politike duket se Mejdani gjen si dalje prej saj bojkotimin jo vetëm të parlamentit por edhe të dialogut me PS-së, për kryetarin që ka pranuar të drejtojë konfirmoi se partia me madhë opozitare po shkatërrohet si pasojë e keqkuptimeve. Pothuajse në të njëjtin përfundim ka arritur dhe ish-drejtuesi i PS-së, Pellumbi, i cili është shprehur se kriza në PS po thellohet duke fajësuar për këtë “kryesinë dy muajshe”. Parlamentit por edhe të dialogut me kundërshtarët kryesorë politikë ndërsa shprehet se socialistët duhet të dinë si të bisedojnë e çfarë të thonë kafeneve.
PS nën teorinë e konspiracionit
Vazhdon komunikimi tjetër ndër socialistët. Marrëdhëniet e krerëve të PS-së me bazën e tyre dhe anasjelltas janë konceptuar sipas parimit të funksionerëve zbritës.
Sa më në distancë nga drejtuesit e PS-së aq më pak duhet të dish e rrjedhimisht aq më pak ke të drejtë të interpretosh apo shpjegosh rreth Partisë Socialiste dhe veprimeve të saj. Kjo është një nga parimet e shpallura ditët e fundit por jo veç në funksionim ditët e fundit. Shqiptarëve në përgjithësi, por kryesisht komunistëve u është bërë e mundur të kujtojnë edhe disa vite pas luftës kur partia e socialistëve të sotëm mbante sekret emrin dhe anëtarësinë e si rrjedhim tërë veprimtarinë e saj. Ky alogjizëm politik organizativ mund të vlerësohet si konditë ekzistence për këtë parti në nivelet e zhdukjes së saj të plotë. Nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë rast ekstrem të funksionimit të partive politike edhe atëherë kur dyshohej më shumë se sa niveli apo domosdoshmëria e ekzistencës së saj, që anëtarët e një partie të porositeshin si të silleshin në kafe apo në restorante, deri në ç’masë mund të bisedohet me gruan, vëllain, motrën apo kushëririn rreth politikës apo grimasa të saj brenda PS-së. Rehep Mejdani, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, para tre ditësh kishte porositur njerëzit e bazës së partisë së tij që të kishin kujdes kur të bisedonin për partinë. Mejdani thërriste në ndihmë psikologjinë e tij që e ka të ushtruar tash kaq vjet kur rekomandonte mënjanë e biseda të anëtarëve të thjeshtë të PS-së. Ç'ju duhet të dini aq shumë se ç'do të ndodhë me Nanon apo cili do të jetë qëndrimi i ardhshëm i partisë për filan problem. Nëse ai e konsideronte të rëndësishëm ruajtjen e distancës së të vegjëlve ndaj të mëdhenjve apo më drejtë distancën mes njerëzve dhe problemeve që kanë gërryer PS-në, dje rekomandoi pistën tjetër të lajmeve rreth partisë. Njerëzit u udhëheqjes duhet të shkojnë pranë njerëzve të partisë dhe t'u shpjegojnë atyre diversitetin dhe diversionin thote ai. Ndryshe pasi ka aplikuar heshtjen dhe degjueshmërinë e bazës tani vë në rresht njerëzit para Islamit, Brokajt, Legisit, Majkos, Dokles dhe vetes për të dëgjuar se si është përgjigjja rreth enigmave që ndodhin në PS. Kështu socialistët e thjeshtë dhe të tjerë që kanë ngene të dëgjojnë histori me socialiste, do të vështrojnë shqisat e tyre me versionin e Mejdanit për rinovimin e Partisë Socialiste, versionin e Majkos për ngjarjet brenda eurosocialistëve apo versionin e Dokles për mundësinë e manipulimit të votave nga shteti. Askush nuk ka të drejtë të mendojë ndryshe. Për gjithë gjërat e tjera që nuk mund të bëhen publike ka vetëm një mendësi konspirimi i tyre sa më gjatë të jetë e mundur për të arritur deri tek harresa apo shmangia e saj. Konspiracioni i aplikuar nga socialistët kohët e fundit është krijimi i modelit unik të menduarit brenda partisë. Ai u thirr si rruga e fundit nëpërmjet së cilës do të mundësohej fshj... e problemeve të mëtejshme pasi u pa se përçarja e tyre është aq e madhe sa edhe një rreze drite do të mund t'i vënte në dukje parapambetjen e tyre politike dhe sjelljen anakronike të kësaj partie në demokraci. Momenti i konspiracionit nuk ekziston më në ata parametra që mund të zbatohej teoria marksiste disa vite më parë. Shumë pak njerëz kanë mbetur socialistë si Mejdani, Dokle apo Majko. Ky numër po zvogëlohet çdo ditë dhe është në një rënie të vetë ideatore e rinj teorisë së konspiracionit në politikën shqiptare të konsumohet sa më shpejt dhe sa më brenda selisë së PS-së. Çfarëdo që të bëjnë liderët që pulli ramizmi, ata nuk mund të krijojnë më shumë perde për njerëzit sa mund të krijojë transparenca e përditshmërisë së tyre arn e anemike.
Pamje nga një prej mitingjeve të PS
Pamje nga një prej mitingjeve të PS
Miku përfundon misionin në Shqipëri
Ministri Shehu priti ambasadorin rumun
Me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Rumanisë në Tiranë, zoti Gheorghe Miku u prit në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm z. Tritan Shehu.
Zoti Shehu e falënderoi z. Miku për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme dhe miqësore midis Shqipërisë e Rumanisë, dhe në të njëjtën kohë për rolin e tij si Dekan i Trupit Diplomatik.
Zoti Miku, duke shprehur konsideratën më të lartë për bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, theksoi nevojën e vazhdimësisë në rrugën e nisur, pasi ndjenjat miqësore midis dy popujve tanë kanë gjetur tashmë konkretizim në marrëveshjet e shumta të arritura në mjaft fusha të ekonomisë, arsimit, kulturës etj.
Projektligji për huamar[r]jen
Një komision jashtë parlamentar për të kontrolluar fajdenë ?
Pavaroti do të këndojë për Gjirokastrën
Koncert i madh bamirësie në Zyrih
Të ardhurat e siguruara nga ky koncert do të përdoren për realizimin e projekteve të kësaj shoqate për rrethin e Gjirokastrës, përmbledhur në dosjen “Eveniment ’97”
DEMYC e FRPD partner seriozë në zhvillimin e politikave europiane mbi rininë
Intervistë me Afrim Krasniqin, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike
Nga data 14-17 nëntor 1996 u zhvillua në Tiranë seminari i DEMYC me temë “Migrimi i të rinjve në Europë” si dhe mbledhja e 71 e Komitetit Politik të Organizatave anëtare të DEMYC.
Organizatore e këtij aktiviteti, të parë për nga lloji në vendin tonë, ishte Forumi Rinor i Partisë Demokratike Shqiptare. Për t'u informuar më tepër për tematikën e mbledhjes, rolin e DEMYC dhe të vetë FRPD-së në këtë aktivitet ndër-europian, i morëm një intervistë kryetarit të FRPD-së deputetit Afrim Krasniqi.
Mesazhet kryesore të një demokracie perëndimore janë zhvillimi i demokracisë, tolerancës dhe të drejtave të njeriut, pra janë ato prioritete madhore mbi të cilat u ngrit dhe fitoi mandatet radhazi Partia Demokratike, të cilës ne i përkasim. Por jashtë kësaj, nuk ruan kode komunikimi veçanta, të cilat për ne janë domosdoshmëri. Këtu përfshihen nxitjen dhe zhvillimin e komiteteve ndërmjetëse, realizimin e projekteve dhe shkëmbimeve, rritjen e përgjegjësisë morale në angazhimin për zgjidhjen e problemeve në shoqëri, nxitjen e dukurive progresiste dhe lënien pas të metodave dhe mentaliteteve të periudhës komuniste ose postkomuniste. FRPD me projektet e veta, aktivitetin, autoritetin e fituar, angazhimin dhe drejtuesit qendrorë e lokalë të përzgjedhur nga ai, do të jetë padyshim lokomotiva e madhi i procesi transformues dhe integrues, për të cilin mentaliteti dhe shoqëria jonë kanë shumë nevojë.
Hajdari shkon dhe .... ikën nga Korça
Lajmërimet e shumta në qytet për takimin e Hajdarit arrijnë të bindin rreth 20 korçarë kuriozë për të dëgjuar aventurën sindikaliste të Hajdarit.
“Sindikalisti” Hajdari i vë impresionuar jashtë deri në marrëzi nga ky epitet u aventurën e tij për të bindur njerëzit se është sindikalist dhe është për sindikata, për bisede me disa gazetarë, pensionistë dhe gjimnaziste në Tiranë udhëheq për në Korçë. Edhe në këtë rast Hajdari shkon në Korçë jo se donte vetë apo kishte kërkuar për të vajtur, po sepse e kishin marrë në telefon dhe i kishin thënë se Korça është krejt sindikaliste. Argument për këtë lajmërim e shumta ne gjuhura neperv e ndryshe prej një takimi të lirë me 20 nëntor rreth sindikatave dhe sindikalizmit. Hajdari arriti në Korçë dhe kishin menduar që fatimin e tij të nisë me mazën e famshme se sindikalizmin nuk e solla unë, por e gjeta midis jush. Por gjithçka që kishte menduar Hajdari nuk shkoi plotësisht ashtu, sepse në hotelin e planifikuar për të çuar mesazhe sindikalizmi u mbodh aq shumë njerëz (rreth 15 deri 20 veta) saqë ishte tepër e vështirë për t'u mbajtur pa një fjalim sindikalisti. Në këto rrethana Hajdari zgjedh mënyrën më interesante për të shpëtuar sindikalizmin e tij duke u thënë të pranishmëve se ka dalë në një punë private (po për çështje sindikalizmi), prandaj është detyruar të largohet për në Tiranë. Të pranishmit e shumtë duartrokitën gjatë duke brohoritur: rroftë sindikalizmi privat.
Sektorët strategjikë investitorëve strategjikë
Ministria e Privatizimeve institucionalizon procesin e privatizimeve
FAQE 2
Vesështa: Shpejtësia e realizimit të procesit të privatizimit do të jetë një nga tiparet bazë të punës së Ministrisë së Privatizimeve
Projektligji për huamarrjen në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë
Një komision jashtë parlamentar për të kontrolluar fajdenë ?
FAQE 3
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, BashkimKopliku, thekson se Parlamenti dhe komisioni ka miratuar një sërëligjesh, që garantojnë veprimtari të tilla, që po të zbatohen merigorizitet janë të mjaftueshme. Ndërsa Albina Karamitri, që është një nga iniciatoret e projektligjit thotë se ai nuk bie ndesh me asnjë ligj tjetër që ka aprovuar më parë parlamenti, por vetëm siguron edhe më shumë qytetarët rreth sigurisë së tyre për fajdet.