Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 dhjetor 1996

Deshmi e mbeshtetjes se SHBA per Kosoven

Presidenti Berisha përshëndeti takimin Rugova Christofer Presidenti Berisha përshëndeti takimin e Presidentit Rugova me Sekretarin e Shtetit Christofer si një ngjarje shumë të rëndësishme në marrëdhëniet miqësore të Kosovës me SHBA-në dhe si një dëshmi të qartë të interesit dhe mbështetjes së palëkundur të SHBA-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Sali Berisha Ibrahim Rugova Christofer Kosovë

Stercken: keni bërë miq të mëdhenj dhe të shumtë në Gjermani

Presidenti Berisha priti personalitetet gjermane Ai vuri në dukje se Shqipëria dhe Presidenti Berisha kanë bërë miq të mëdhenj dhe të shumtë në Gjermani. Dje në mesditë, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti Hans Stercken, ish-kryetar i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut të shoqëruar nga personaliteti gjerman Rudolf Decker. Presidenti Berisha dhe z. Stercken u shprehën të kënaqur me nivelin e lartë të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy popujve dhe vendeve tanë. Z. Stercken, pasi i përcolli Presidentit Berisha përshëndetjet e Presidentit Herzog, vlerësoi ndryshimet e thella dhe ritmin e shpejtë të zhvillimit të Shqipërisë në rrugën e reformave. Ai vuri në dukje se Shqipëria dhe Presidenti Berisha kanë bërë miq të mëdhenj dhe të shumtë në Gjermani. Gjithashtu të dy bashkëbiseduesit u ndalën në zhvillimet e fundit në Ballkan. Zotërinj të Stercken dhe Decker vlerësuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në këtë rajon të trazuar. Presidenti Berisha u tha miqve gjermanë se aktualisht paqja dhe stabiliteti në Ballkanisht [?] të kërcënuara nga një federatë nga Millosheviçi e cila bazohet mbi dhunën, shtypjen dhe diskriminimin si komb ndaj një kombi tjetër. Ai theksoi se për fat të keq, dhuna po kthehet qartë në bashkësi ndërkombëtare rreziku i madh shpërthyes në vetë federatë dhe po kështu gjendja e rëndë në Kosovë.
Sali Berisha Herzog Rudolf Decker Millosheviçi Tritan Shehu Gjermani Shqipëri Ballkani Kosovë

Synimi ynë madhor: integrimi i Shqipërisë në strukturat Europiane e Euroatlantike

Fjala e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Tritan Shehu në Konferencën e Shoqatës Shqiptare të Atlantikut Ne mendojmë se zgjerimi i Aleancës në Ballkan jo vetëm që e shtrin zonën e sigurisë në një hapësirë normale por edhe është kontribut shumë i rëndësishëm për të vendosur baza të shëndosha të sigurisë afatgjatë. FAQE 3
Tritan Shehu Shqipëri Ballkani

NATO dhe Partneriteti për Paqen elementë të domosdoshëm të arkitekturës evropiane të sigurisë

Dje në konferencën e dytë ndërkombëtare “Ballkani pas marrëveshjes së Dejtonit” FAQE 3 SHOQATA SHQIPTARE E ATLANTIKUT KONFERENCA E 2-TE NDERKOMBETARE BALLKANI PAS MARREVESHJES SE DEJTONIT 12-13 DHJETOR 1996 THE BALKANS AFTER THE DAYTON ACC[?] TIRANA, 13 ISH DHJETOR-DECEMBER
Ballkani Tiranë

Bashkia: Do të plotësohen edhe kërkesat ekonomike

Arrihet mirëkuptimi me studentët. Pezullohen policët që tejkaluan kompetencat Rektori i universitetit, Ilir Bozgo, u shpreh se "ndërhyrja e policisë është e dënueshme. Ndërkohë, mendoj se ngjarja është fryrë nga organe të veçanta të shtypit". FAQE 2 Studenti Artan Merkaj që u arrestua nga policia, pyetjes se a u keqtrajtua, iu përgjigj: "Absolutisht jo. U kerkua vetem sqari[m] për kete ngjarje dhe pas kësaj u lashë i lirë"
Artan Merkaj Hamid Uka

Presidenti Berisha përgëzon ekipin e boksit

Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti dje ekipin e boksit “Shqiponja” të Gardës së Republikës. Sipas njoftimit zyrtar, shtypi dhe informacioni pranë Presidentit të Republikës, Presidenti Berisha përgëzoi ekipin e boksit “Shqiponja” për rezultatet e larta dhe fitimin e Kupës së Republikës “Demokracia”. Ai e vlerësoi këtë si një arritje të re pas pjesëmarrjes dinjitoze të kësaj skuadre në Kampionatin “Doreza e Artë” në Beograd, ku njeri prej boksierëve mori edhe medaljen e artë. Trajneri Hamid Uka dhe gjithë pjesëtarët e ekipit falënderuan Presidentin Berisha për vlerësimin e tij dhe shprehën angazhimin e tyre për përkushtim dhe rezultate të larta në këtë sport burrëror.
Sali Berisha Osman Mula Beograd

Luftë, korrupsionit e krimit të organizuar

Konferencë Ndërkombëtare e vendeve të Europës Qendrore e Lindore FAQE 3 Luftë, korrupsionit e krimit të organizuar Ministri i Drejtësisë Peçi i pranishëm në konferencë ka theksuar domosdoshmërinë e luftës ndaj korrupsionit në veçanti në dogana, bordet e tenderave, ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të implikuar.
Parashqevi Simaku Europës Qendrore E Lindore