1996- Viti i vlerave të mëdha
Viti 1996 ishte një vit në të cilin shqiptarët parandalluan të këqija të mëdha.
Në zgjedhjet e reja parlamentare të 26 majit dhe zgjedhjet lokale të 20 tetorit, ata u ndanë përfundimisht nga komunizmi. Afirmuan pa lëkundur orientimin e tyre demokratik perëndimor, ndryshe nga shumë popuj të Europës Lindore u krijua qeveria e re demokratike me koalicion katër partish, e cila paraqiti një program dinjitoz për Shqipërinë e viteve 2000. Edhe ky vit shënoi për politikën tonë të jashtme një veprimtari shumë aktive. U shkëmbyen shumë vizita të rëndësishme ndërkombëtare. Shqipëria sponsorizoi rezoluta të rëndësishme për çështjen e Kosovës. Konkludoi rolin e saj si faktor paqeje dhe stabilitetit në rajon. Shënoi hapa të rëndësishëm drejt integrimit të saj në Europë. Bashkëpunimi me Këshillin e Europës, BE dhe NATO-s, kanë njohur nivele të reja dhe cilësore. Parlamenti shqiptar miratoi 64 ligje. Miratimi i Kartës Europiane të të drejtave të njeriut, Konventës Europiane kundër torturave, Paketës antikrim dhe antikorrupsion, janë ngjarje të rëndësishme për krejt demokracinë shqiptare. Rendi ka patur një arritje të pamohueshme në identifikimin e kriminelëve dhe zbulimin e organizatave kriminale, siç ishte zbulimi i organizatës “Hakmarrja e drejtësisë së popullit”. Kriminaliteti ka patur rënie prej 16 %, ndërsa vrasjet kanë rënë 3 %. Ushtria shqiptare ka thelluar reformën në tërësi. Shqipëria mori pjesë në trupat e IFOR-it dhe tani mori pjesë në Bosnjë. U realizuan manovra të përbashkëta me vendet mike në të cilat ushtarakët tanë demonstruan përgatitje të lartë. Viti 1996 mund të konsiderohet si vit i konsolidimit dhe rritjes së shpejtë ekonomike dhe thellimit të reformave. Shqipëria ka rritjen më të shpejtë ekonomike në Europë. Rrogat e punonjësve buxhetorë u rritën 30 %. U zbatua sistemi i taksës së vlerës së shtuar në masën 12.5 % që është edhe më i ulët në Europë. U liberalizuan çmimet e grurit dhe të bukës. Shteti është angazhuar për taksa më të ulëta për vitin 1997. Është përgatitur strategjia e privatizimit të bankave. Ndërkohë që ka filluar kompensimi i ish-pronarëve me troje në bregdet. Edhe në fushën e infrastrukturës pati zhvillime. U shtuan 60 % numri i telefonave. U vendos sistemi celular. Janë kryer të gjitha përgatitjet dhe në fillim të Vitit të Ri do të shpallen tenderat për fillimin e punimeve të aksit kombëtar trugor, Lindje-Perëndim Veri Jug. 300 milion dollarë janë siguruar nga Banka Europiane e Investimeve, Banka Botërore, Programi PHARE, Qeveria Italiane dhe Qeveria shqiptare. Gjatë këtij viti u privatizuan 2000 ndërmarrje të mesme dhe të vogla dhe 47 shoqëri aksionere me një vlerë tre herë më të madhe se viti 1995. Eksportet janë rritur 20 %. U zgjidh problemi i arit të trashëguar nga Lufta e Dytë Botërore. Në sektorin e naftës janë investuar 80 milion dollarë. Filluan punimet në aeroportin e Rinasit. Investime të rëndësishme bënë firmat dhe kompanitë e mëdha të vendit dhe të huaja. U hapën dy panaire të rëndësishme në Tiranë, Shqipëria 75 % të tregtisë së jashtme e realizon me vendet e BE-së. Kultura, spektakli dhe zhanret e tjera të artit njohën nivele cilësore dhe me përmasa paneuropiane. U rrit numri i studentëve 25 %. Në vitin 1996 shteti social njohu dimensione të reja. U rrit buxheti për arsimin. U falën tatimet për tokën bujqësore për vitin 1994-'96. U krijua Këshilli Kombëtar i Punës. U miratua statusi i jetimit invalidit, i të verbërit. Shqipëria aderoi në tre konventa ndërkombëtare janë dëshmi e shkëlqyer e drejtësisë, e suksesit të programit të PD e Qeverisë si dhe forcës së sinqertë të tyre të shqiptarëve. Siç është shprehur Presidenti Berisha, viti 1997 do të jetë vit i konsolidimit të demokracisë dhe strukturave të saj, i zbatimit të ligjit dhe luftës së suksesshme kundër kriminalitetit. I rritjes dyshifrore ekonomike, privatizimit masiv dhe influencës ndërkombëtare. Viti 1997 do të jetë një vit i zgjidhjes së mëtejshme të çështjes së Kosovës. Viti i integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në Europë.