Strategji e qartë për modernizimin e sistemit energjetik kombëtar
Intervistë me z. Abdyl Xhaja Ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetike
Viti 1997 është vit i privatizimit të sektorit energjetik kombëtar.
Kemi miratuar në Parlament kuadrin e plotë ligjor, ligjin e energjitikës, ligjin e privatizimit të energjitikës në bazë të të cilit kemi bërë dhe përgatitjet e para. Objektivat kryesore do të jenë kryerja e proceseve të nevojshme të ristrukturimit dhe të privatizimit, rritja e efektivitetit të prodhimit nëpërmjet rehabilitimit të burimeve elektroenergjetike ekzistuese dhe negocimit për burime të reja, thellimi i aksionit të humbjeve jo teknike në rrjet, rehabilitimi i rrjeteve ekzistuese dhe ndërtimin e rrjeteve të reja, fuqizimi dhe modernizimi i drejtimit të sistemit, plotësimi me inovaje gjithnjë në rritje të vendit për energji elektrike, në mënyrë të vazhdueshme, me cilësi të lartë dhe kosto të ulët
Faqe 3
Ja dekreti i shumëpritur
Në janar, Stefanopullos pritet të firmosë legalizimin e emigrantëve
Viti i konsolidimit të institucioneve
Në janar, Stefanopullos pritet të firmosë legalizimin e emigrantëve Ja dekreti i shumëpritur Viti i konsolidimit të institucioneve Viti që sapo lamë pas ishte vit historik për shqiptarët. Nëpërmjet votës së tyre të lirë shqiptarët u ndanë përfundimisht nga e kaluara dhe përcaktuan veten me mënguri për demokracinë, ekonominë e tregut dhe integrimin e vendit në Europë dhe strukturat euroatlantike. Partia Demokratike me alternativën që i paraqiti elektoratit shqiptar i fitoi thëllë zgjedhjet për pushtetin qendror dhe lokal. Kësaj force politike që përmbysi diktaturën më të egër në historinë e Europës së pas luftës dhe e futi vendin në rrugën e reformave të thella, shqiptarët në mënyrë plebishitare ia besuan të ardhmen e tyre, ia besuan Shqipërinë e viteve 2000, Shqipërinë moderne plotësisht të integruar në Europë. Natyrisht që fitorja e Partisë Demokratike ishte fitore e të gjithë shqiptarëve, ishte fitore e kombit tonë, ishte fitore e perspektivës dhe e shpresës për një jetë normale, të qytetëruar, për një jetë krahas kombeve të tjera, që principi(al)isht bartin vlerat e modernitetit. Votimi plebishitar i elektoratit për Partinë Demokratike, besimi që ky elektorat deshmoi me votën e tij të lirë për të, bën që përgjegjësia e demokratëve shqiptarë për institucionalizimin definitiv të demokracisë, reformën, rritjen e shpejtë ekonomike, integrimin në Europë dhe prosperitetin e kombit tonë të jetë e jashtëzakonshme. Gjithçka në Shqipëri deri në vitin 2000 varet krejtësisht se sa do të jetë e aftë Qeveria e Partisë Demokratike të realizojë programin e saj ambicioz. Dhe ky program është tejet i gjerë, përfshin brenda vetes të gjitha projektet më të rëndësishme të zhvillimit. Por për realizimin e këtij programi, të cilit shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre, rëndësi të dorës dorës së parë ka konsolidimi institucional. Një shtet pa institucione solide e funksionale, nuk mundet të jetë shtet i veprimit ligjor, nuk mundet ta kryejë misionin e tij. Në këtë vit që shkuan u realizua një reformë e thellë institucionale. Parlamenti miratoi ligje të standartit europian që mundësojnë funksionimin adekuat të institucioneve. Megjithatë në katër vitet që shkuan jo të gjithë mekanizmat e shtetit funksionuan siç duhet. Kjo shprehet edhe me dukuritë negative që u vërejtën, me mangësitë që u konstatuan, të cilat gjithsesi ishin të pashmangshme në tranzicionin e shpejtë që realizua, në transformimet e thella që ndodhën brenda një afati kohor tepër të shkurtër. Por tani pas katër vjetësh korrigjimi i defekteve bëhet imperativ i domosdoshëm. Dhe për korrigjimin e këtyre defekteve konsolidimi i mëtejshëm i institucioneve dhe funksionimi i zhvillet ligjor është kusht sine qua non. Sot Shqipëria ka legjislacionin përkatës që të ketë institucione të standartit europian. Edhe koncepti për institucionet në shtetin demokratik dhe rëndësinë e funksionimit të tyre konform ligjeve është tanimë i qartë. Por aftësia e njerëzve që i drejtojnë këto institucione, ose punojnë në këto institucione, mentaliteti, kompetenca, ndërgjegjja profesionale kanë një diskordancë të ndjeshme me atë çka vetë ligji u garanton institucioneve. Koha në Shqipëri është shumë e shpejtë dhe ruajtja e standartit të kohës është një problem jo i vogël dhe kur nuk i përballueshëm për të gjithë. Pikërisht për këtë është i domosdoshëm freskimi i përhershëm i nomenklaturave të këtyre institucioneve mbi kriterin bazë profesionalizmin. Përndryshe ne do të kemi institucione të plakura, të paafta për t’ju përgjigjur dinamikës së jetës tonë.
TIRANE - Nje dekret presidencial, i cili pritet të shpallet brenda muajit janar, do të shënojë fillimin e procedurës së legalizimit të emigrantëve të huaj në Greqi dhe integrimit të tyre në shoqëri, me të drejta të njëjta me punonjësit grekë, deklaroi sipas radios BBC, ministri grek i Punës, Miltiadhis Papajanu. Sipas dekretit, çdo shtetas i huaj jokomunitar, që jeton e punon në Greqi ose që dëshiron të punësohet atje, duhet që brenda tri muajve, qysh nga hyrja në fuqi e dekretit, të paraqitet në degën më të afërt të entit të punësimit. Ai duhet të deklarojë pranë këtij enti të dhënat e plota të identitetit, specialitetin e tij, adresën ku banon, adresën e punëdhënësit dhe kërkesën për t’u punësuar, duke specifikuar sektorin ku mendon se mund të punësohet.
Faqe 2
TIRANE - Nje dekret presidencial, i cili pritet të shpallet brenda muajit janar, do të shënojë fillimin e procedurës së legalizimit të emigrantëve të huaj në Greqi dhe integrimit të tyre në shoqëri, me të drejta të njëjta me punonjësit grekë, deklaroi sipas radios BBC, ministri grek i Punës, Miltiadhis Papajanu.
“Retorikë e pa sinqertë”
Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Shehu komenton letrën e Milutinoviçit
I pyetur nga gazetarët për të komentuar letrën e Ministrit të Jashtëm të Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbi-Mali Zi) z. Milutinoviç,
drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme Danez Nils Peterson si Kryetar i Ri i radhës së OSBE-së, z. Ylli Shehu u shpreh se Gonzales, ngazëllimi i menjëhershëm për rikthimin e misioneve afatgjatë të OSBE në Kosovë dhe përmbushja e kërkesave të tjera të shprehura në dokumente të aprovuara nga OSBE-komentoi më tej z. Shehu-janë ato çështje themelore për të cilat Beogradi duhet të reflektoar dhe njoftuar komunitetin ndërkombëtar”.
Beogradi të njohë rezultatet e lokaleve të 17 nëntorit
Mbledhje e posaçme e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së
Dje u zhvillua në Vjenë mbledhja e posaçme e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së për të diskutuar rreth raportit të të dërguarit personal të Kryetarit të radhës së OSBE-së, Flavio Cotti në Beograd.
I dërguari personal, ish-kryeministri spanjoll Felipe Gonzales, pas kthimit nga Beogradi, ka paraqitur një raport, i cili përshkruan situatën në të cilën u zhvilluan zgjedhjet lokale në Serbi si dhe bën konkluzionet dhe jep rekomandimet përkatëse.
Në këtë mbledhje, shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së pasi dëgjuan të dërguarin z. Gonzales dhe ambasadorin spanjoll Deskajar, diskutuan gjerësisht rreth raportit. Në diskutime mbizotëroi mendimi se gjetjet e z. Gonzales janë me vlerë dhe se rekomandimet e paraqitura prej tij duhet të zbatohen menjëherë dhe plotësisht nga autoritetet e Serbisë dhe nga folës të tjerë u theksua se në kushtet është zbatimi i vendimeve të OSBE-së për situatën e shqiptarëve në Kosovë.
OSBE-ja nuk e gjeti me vend as të ftojë një përfaqësues të Beogradit në këtë mbledhje për të dhënë shpjegime rreth raportit të z. Gonzales siç është pritur dhe shpresuar nga Beogradi dhe sic mund të këtë dëshiruar edhe ndonjë mbështetës i Beogradit, po ashtu ajo nuk e gjeti me vend as të fillojë proceset e dialogimit në Këshillin e Përhershëm, i cili do të paragjykonte statusin aktual të pazgjidhur nga kjo Organizatë.
Këshilli i Përhershëm mbajti shënim edhe letrën e Ministrit Milutinoviç, dërguar Ministrit Danez Nils Petersen, si Kryetar i radhës. Ndaj kësaj letre
Në diskutime mbizotëroi mendimi se gjëja e z. Gonzales janë me vend menjëherë dhe plotësisht nga autoritetet e Beogradit. Ato përfshijnë njohjen e rezultateve të zgjedhjeve lokale të datës 17 nëntor.
Në mbledhje u diskutua edhe rreth marrëdhënieve të RFJ (Serbisë dhe Malit të Zi) me OSBE-në. Ndonëse mendimet shteteve rreth kësaj pike janë të ndryshme, në mbledhje mbizotëroi mendimi se është shumë herët për të rishikuar statusin e këtij vendi në këtë organizatë. Kjo duhet të vijë kur ai vend të ketë plotësuar detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i parimeve, normave, standarteve dhe vendimeve të OSBE-së, të cilat duhet të zbatohen me vepra.
paragjykonte statusin aktual të nënvlerësuar e Ministrit Milutinoviç, drejtuar letre reaguan disa delegacione, por mendimi i përgjithshëm ishte se ajo do të studiohet.
Në fund të mbledhjes, Kryesia Daneze bëri konkluzionet, të cilat taksojnë se OSBE-ja miraton rekomandimet e raportit të Gonzalesit dhe bën thirrje për zbatimin e menjëhershëm dhe të plotë të tyre. Kryesia jo OSBE-ja është e gatshme të vazhdojë dialogun dhe të propozojë një ndihmë të mëtejshme për qëllime të demokratizimit, të lirës së shtypit, të pavarësimit të drejtësisë dhe të përmirësimeve në sistemin elektoral.
Kosova ka nevojë për Ju
Kryetari Arbnori përshëndet zgjedhjen e Demaçit në krye të Partisë Parlamentare
Faqe 2
Vrioni: Këtë vit privatizohen sektorët strategjikë
Qeveria shqiptare gati për fazën e fundit të privatizimit
Për kalimin në pronë private të minierave, bankave, furnizimit me ujë dhe telekomunikacioneve është përgatitur kuadri i nevojshëm legal
Faqe 2
Shqipëria - treg i fuqishëm konsumi
Zhvillim i vrullshëm i marrëdhënieve ekonomike me Italinë
Sipas Qendrës Ekonomike Italiane, rreth 110 milionë dollarëve të investuar deri tani nga sipërmarrësit italianë në Shqipëri, do t’u shtohen edhe më shumë investime të reja
Faqe 2
Starton strategjia e strehimit
Këshilli Bashkiak miraton 150 emrat e para për kredinë
Një pjesë e mirë e këtij kontigjenti të pastrehësh do të kenë mundësinë të tërheqin kredinë në ditët e para të këtij muaji
Faqe 2
Interviste e fundvitit me lideret e tre partive politike shqiptare ne Maqedoni
Faqe 4