05/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 janar 1997

Kërkojmë protektorat të përkohshëm civil ndërkombëtar

Intervistë e kryetarit Rugova dhënë gazetës franceze “Figaro” Unë nuk e dua shprehjen pakiçë, për shkak të saj ne kemi vuajtur shumë në Jugosllavi. Kemi qenë kombi i tretë me madhësi, por kemi pasur statusin e pakicës. Në Kosovën neutrale dhe të pavarur, të gjitha garancitë, historike dhe ekonomike, do t’u jepeshin serbëve dhe interesave të tyre. Faqe 4

Përmirësohet struktura e përdorimit të parasë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kristaq Luniku, mbi emisionin e ri të monedhës kombëtare Zëdhënëse e shpresës për shqiptarët Faqe 2 Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kristaq Luniku, deklaroi dje për RD-në se hedhja në qarkullim e një emisioni të ri të monedhës kombëtare synon përmirësime rrënjësore të strukturës së parasë në qarkullim, për krijimin e një strukture të plotë, të harmonizuar dhe efektive. Emisioni i ri i monedhave metalike, që përbëhet nga prerjet 50 lekë, 10 lekë, 5 lekë dhe 1 lekë, sipas Lunikut është hapi i parë i realizimit të një projekti që është studiuar që në fillim të vitit 1995 nga Banka e Shqipërisë. Ndërkaq, guvernatori Luniku, nuk e quan të logjikshme të mohojë se këto ndryshime në strukturën e parasë kanë të bëjnë me ndryshimin e shifrave të deficitit buxhetor, apo të inflacionit. Liberalizimi i çmimeve përmbysi çmimet fiktive jashtë vlerës reale të mallrave e shërbimeve që mbarte ekonomia e centralizuar dhe u krijuan çmime me bazë koston dhe vlerën reale të tregut të lirë, që çoi në rritjen disa herë të kërkesës dhe ofertës së parasë në qarkullim. Është kjo arsyeja që krijoi konceptin e ri të fuqisë blerëse të parasë, vlerëson Luniku. Në këtë moment nuk mendohet më për vlef të këmbimi të një njësie minimale malli apo shërbimi me prerjet ekzistuese të metalmonedhave 5, 10, 20 dhe 50 qindarka, prej të cilat nuk ekzistojnë më sipërbërës të çmimeve. Kjo gjë argumenton plotësisht pavlefshmërinë e këtyre prerjeve në strukturën e emisionit të ri. Pikërisht vlera e re e këmbimit të mallrave dhe e shërbimeve ka krijuar kushtet e kalimit nga kartmonedhat në monedhë metalike të prerjeve 1, 5, 10, 20, 50 lekë. Duke u nisur dhe nga shpejtësia e lartë e qarkullimit dhe sasia e madhe këto elemente gjejnë zgjidhje praktike dhe ekonomike vetëm me prerjen metalmonedhë. Privatizimi i ekonomisë shtetërore si një element kryesor në reformë, krijimi i subjekteve private, sasia dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes së vlerave materiale midis tyre ka përmbysur konceptet e prerjeve të vogla të sasive dhe vlerës së parasë, shprehet guvernatori. Krijimi i tregut të lirë dhe valutator ka sjellë një nxitje dhe lëvizje të pakrahasueshme në monedhën tonë në qarkullim, gjë e cila dikton ndryshime të menjëhershme në drejtim të strukturës së prerjes dhe sasisë së monedhës. Guvernatori Luniku thotë se, shumë shtete strukturën e prerjeve e kanë të trashëguar dhe mendimet e ndryshimet nuk bazohen në ndonjë formulë konkrete, por janë thjesht ndryshime empirike për t’iu përgjigjur dhe plotësuar kërkesave të kohës. Duke iu referuar një pyetësori të zhvilluar me të gjithë degët e bankave në nivel të ditës, për një strukturë të preferuar dhe sa më funksionale të prerjeve kërkohet gjithashtu ndryshime. Nga 84 degë banke, komenton Luniku, vetëm tri prej tyre kanë kërkuar prerjet 1 dhe 2 lekë. Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim një emision të ri të monedhës kombëtare. Ky emision i monedhave metalike përbëhet nga prerjet 50 lekë, 20 lekë, 10 lekë, 5 lekë ... Emisioni i monedhave kombëtare 1996 Karakteristikat e monedhave metalike 50 LEKE (1996) Materiali: bakër - nikel (Cu Ni 25) diametri: 24,25 mm, pesha: 5,5 gr, pajisja e baldës. Pamje e portretit: vlera nominale dhe mbishkrimi artistik, pamje e prapme është e shkruar Republika e Shqipërisë, viti i prodhimit dhe është e shënuar emblemë e lidhur. (Teksti vazhdon jashtë kornizës.) 20 LEKË (1996) Materiali: bakër - alumin-nikel (Cu Al 6 Ni 2)

Zëdhënëse e shpresës për shqiptarët

Gjashtë vjet më parë gazeta “Rilindja Demokratike” u bë një zëdhënëse e fuqishme e shpresës për shqiptarët, një mbështetje e fuqishme e lëvizjes demokratike në Shqipëri, e Partisë Demokratike, e të gjithë atyre shqiptarëve që vendosmërish, të bashkuar rreth idealit të lirisë u rreshtuan kundër diktaturës, e cila në agoninë e saj shfaqte një egërsi të jashtëzakonshme. Me dhjetëra intelektualë të shquar, shkrimtarë, artistë dhe gazetarë u bashkuan dhe bashkëpunuan me gazetën “Rilindja Demokratike”, sepse ata panë tek RD një tribunë të lirisë, një tribunë të shpresës për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Gjashtë vjet në historikun e një gazete nuk janë shumë, po për rrethanat në të cilat doli gazeta “Rilindja Demokratike”, për misionin që ajo mori përsipër dhe për kontributin që ajo ka dhënë për denoncimin e diktaturës komuniste njërës prej diktaturave më të egra dhe më përbindëshe në historinë e Europës së pasluftës për kontributin që ka dhënë për përmbysjen e kësaj diktature dhe fitoren e demokracisë në Shqipëri për kontributin që ka dhënë për institucionalizimin e fjalës së lirë, të demokracisë, të shtetit ligjor, për reformën ekonomike, për mbrojtjen që ajo i ka bërë çështjes shqiptare, vlerave qytetare dhe njerëzore bëjnë që kjo periudhë e shkurtër kohe që kur doli numri i parë i gazetës “RD” të marrë rëndësi të jashtëzakonshme, dhe u shndërrua në histori të vërtetë për gazetën tonë. Sepse historia e Shqipërisë dhe e gazetës “Rilindja Demokratike” në këto gjashtë vjet ndryshimeve të thella dhe të zhvillimeve të mëdha janë të lidhura ngushtë. Sot, kur kanë kaluar gjashtë vjet nga dalja e numrit të parë të gazetës, ne nuk mund të mos shikojmë e si të mos shikojmë se si edhe vetë gazeta është rritur, është pjekur, është qytetëruar, ka fituar tipare të një gazete të vërtetë, duke zënë një vend tejet të rëndësishëm në hapësirën informative shqiptare. Me rritjen e saj të vazhdueshme profesionale me korrektësinë dhe përkushtimin e saj për mbrojtjen e fjalës së lirë, të drejtës për t’i informuar dhe me pasqyrimin dhe interpretimin me korrektësi të ngjarjeve që përcjellin nga dita në ditë jetën tonë ajo ka luajtur dhe luan edhe sot e kësaj dite një rol tejet të rëndësishëm për emancipimin e shtypit të lirë shqiptar. Viti gjashtë i saj përjetoi momentet të rëndësishme të jetës politike në Shqipëri. Për të dhe për tërë ata që kontribuan në fitoren e demokracisë në zgjedhjet e 26 majit dhe ato të 20 tetorit do të mbetet i paharrueshëm viti 1996. Sot në gjashtëvjetorin e gazetës sonë, e gazetës së demokracisë, gazetës së fjalës së lirë dhe mendimit progresiv bilanci është mjaft pozitiv. Produktiviteti i misionit demokratik të gazetës sonë ka qenë mjaft i madh, në përmasat e demokracisë dhe rindërtimit në Shqipëri

BANKA E SHQIPËRISË

Lëvizje paqësore aktive në Kosovë

Urime për zgjedhjen e Adem Demaçit, Kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës Ju urojmë për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës dhe shprehim besimin që angazhimi i n politik i juaj do të ndikojë në forcimin e Lëvizjes paqësore aktive të Shqiptarëve në Kosovë për realizimin e të Drejtës për vetvendosje të shprehur në referendum, për zhvillimin e arsimit Kombëtar dhe për gjallërimin e konsolidimin e veprimtarisë së institucioneve demokratike në Kosovë. Shoqata ishtë përcjellëse politike demokratë Fuqizim i lëvizjes

Fuqizim i lëvizjes kombëtare në Kosovë

demokrakie në Kosovë e Shoqata e ish të përndjekurve politike demokrate Me rastin e angazhimit tuaj në veprimtarinë e partive politike të Kosovës dhe të zgjedhjes si Kryetar i Partisë Parlamentare, ju urojmë që veprimtaria juaj si dhe e intelektualëve të tjerë të shquar të Kosovës të ndihmojnë në fuqizimin e lëvizjes Kombëtare në Kosovë, të drejtuar nga Presidenti i nderuar Dr. Ibrahim Rugova. Forumi i pavarur i intelektualëve për denoncimin e krimeve të diktaturës komuniste

Këmbëngulja për mua është kryesorja

Me karikaturistin Medi Belortaja Çmimi i Artë në Konkursin e 15-të Ndërkombëtar të Karikaturës Yomiuri, Tokio, Japoni - 1994 Çmimi i Artë në Ekspozitën e 5-të Ndërkombëtare të Karikaturës të Seulit, Koreja e Jugut - 1995 Çmimi i Dytë në Ekspozitën e 2-të Ndërkombëtare të Karikaturës të Kiotos, Japoni - 1996 Çmimi i Nderit në Ekspozitën e 17-të Ndërkombëtare të Karikaturës Yomiuri, Toko, Japoni - 1996 Çmimi i Suksesit në Konkursin e 13-të Ndërkombëtar të Karikaturës Hyrriet, Ankara, Turqi - 1996 Çmimi “Nastradin Hoxha” në Ekspozitën e 1-rë Ndërkombëtare të Karikaturës në Antalia, Turqi. Faqe 5

1997-ta vit i reformës fiskale në Shqipëri

Intervistë me z. Ridvan Bode, ministër i Financave Është plotësisht e vërtetë që politika jonë fiskale është një politikë tepër e zbutur, dhe do të vazhdojmë të ndjekim këtë politikë për të nxitur investimet e brendshme, për të mundësuar që një pjesë më e madhe e kursimeve të popullatës të kalojnë për investime dhe të mos kalojnë në formën e taksave dhe tatimeve në buxhetin e shtetit i cili do ti përdorë për investime etj etj. Në shtetin tonë është përcaktuar se strategjia ekonomike është në duart e privatëve. Dhe ne do të bëjmë ç’është e mundur që ata të kenë të gjitha mundësitë ekonomike dhe ligjore për të zhvilluar veprimtarinë e tyre ekonomike private në Shqipëri Faqe 3

Emisioni i monedhave kombëtare 1996

prerjet 50 lekë, 20 lekë, 10 lekë, 5 lekë dhe 1 lekë. Këto prerje do të hidhen në qarkullim dhe do të kenë kurs ligjor duke filluar nga data 1 Janar 1997. Njëherësh, edhe monedhat e emetuara më parë do të vazhdojnë të jenë në qarkullim dhe do të kenë kurs ligjor deri në një Njoftim të dytë të Bankës së Shqipërisë. Monedhat 50 lekë, 20 lekë dhe 10 lekë të këtij emisioni të ri, emetohen për herë të parë nga Banka e Shqipërisë. Hedhja në qarkullim e këtij emisioni të monedhës metalike bëhet në një kohë të përshtatshme për ekonominë tonë. Monedhat e reja do të ndikojnë për një përmirësim të strukturës së parasë në qarkullim midis prerjeve si dhe në raport me kartëmonedhat. Këto monedha nga karakteristikat e tyre, janë mjaft të përshtatshme për përdorim nga popullata. Karakteristikat e monedhave metalike 50 LEKE (1996) Materiali: bakër - ngjyra e bardhë. Pamje e përparme: vlera nominale artistike, i prodhimit dhe është gdhendur mbreti Ilir Gent. 20 LEKE (1996) Materiali: bakër - alumin-nikel (Cu Al 6 Ni 2) diametri 22,5 mm, pesha 5 gr, ngjyra e verdhë. Pamje e përparme: vlera nominale dhe një pamje artistike në formë kurore, pamje e prapme është shkruar Republika e Shqipërisë, viti i prodhimit dhe është gdhendur anije Liburn. 10 LEKE (1996) Materiali: bakër - alumin - nikel (Cu Al 6 Ni 2) diametri 21,25 mm, pesha 3,6 mbushje artistike në formë kurore, pjesa e prapme është Kështjella e Berat[it?], dhe është shkruar Republika e Shqipërisë, viti i prodhimit. 5 LEKE (1995) Materiali: hekur - nikel, zemër çeliku e veshur me elektrolizë (Fe Ni 6) diametri 20 mm, pesha 3,12 gr, ngjyra e bardhë. Pamja e përparme: vlera nominale dhe një degë ulliri, ndërsa pjesa dhe është gdhendur Shqiponja e Flamurit. 1 LEKE (1996) Materiali: bakër-zink (Cu Zn 5), diametri: 18 mm, pesha: 3 gr, ngjyra e kuqërremtë. Pamje e përparme: vlera nominale dhe një mbushje artistike në formë kurore, ndërsa në pjesën si dhe është gdhendur një pelikan.