Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 janar 1997

Qeveria do të kryeje qytezë të re studentore

Ministri Gjonçaj për kushtet e studentëve Me iniciativën e Presidentit të Republikës, tha Gjonçaj, zhvilluam takimin me anëtarët e grevës. Kërkuam prej ekselencës së tij dhe me ndërmjetësimin e tij vendosëm që të pezullojmë grevën. Ne kërkuam edhe përfaqësimin tonë në takimin që bisedohej për zgjidhjen e problemit dhe kjo u realizua. Studentët arritën që, përmes ndërmjetësimit të Presidentit, të fitonin të drejtën e studimit në universitet dhe filluan praktikën mësimore. Ne humbëm dieça vitesh studimi, por ama fituam një të drejtë morale tepër të rëndësishme. Kështu shkruante gazeta “Studenti” e 1 janarit, në lidhje me pezullimin e grevës së urisë. Duke vlerësuar me seriozitet dhe korrektësi kërkesat e studentëve, kryeministri Aleksandër Meksi në një intervistë të posaçme për televizionin shqiptar më 1 janar nënvizoi edhe njëherë se kërkesat e studentëve familjarë do të trajtohen me përgjegjësi dhe po kësaj i janë përkushtuar ministritë përkatëse të qeverisë. Ministri i Arsimit dhe Sporteve, Ylli Vejsiu gjatë takimit me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, në lidhje me bllokimin e rrugëve shprehet se ata s’kanë vepruar mirë, madje edhe vetë shteti nuk ka mundësi t’i përballojë me efektivitet të gjitha këto vështirësi. Shpresat e tyre për një zgjidhje nuk janë fort të vakëta, përkundrazi, zoti Vejsiu bëri të ditur se qeveria po punon për të gjetur mjete të cilat do të mundësojnë gjetjen e një rrugëdaljeje nga kjo situatë e vështirë. Ministri Ylli Vejsiu, i ka bërë të ditur dje se qeveria ka angazhuar fonde për studentët. Sikurse bëhet e ditur prej zyrës së tij, qeveria do të akordojë 4.5 milionë dollarë për studentët e ngujuar në qytezën “Studenti”. Fonde të tilla do të jepen jo vetëm për studentët e Tiranës, por edhe për të gjitha qytetet universitare të tjera. Gjithashtu ministri Vejsiu deklaroi se subvencionimi i nevojshëm për studentët të cilët kanë sukses në mësime. Vejsiu i referohej deklaratës së njërit student, i cili kishte bërë të ditur se shteti i cili ka shpenzuar para për ish të burgosurit politikë, nuk ka mundësi të subvencionojë studentët. Kjo politikë, sipas ministrit, nuk është aspak meritokraci. Ministri ka saktësuar se shpërblimi për ish të burgosurit politikë bëhet në bazë të një ligji të qartë. Ndaj, sipas tij duhet bërë dallimi midis shpenzimeve për studentët dhe pagesës së detyrimeve ndaj ish të burgosurve politikë. Ai kërkoi në këtë takim që studentët të mos ngatërrojnë situatën aktuale me atë të ish të përndjekurve politikë. Duke folur për familjarët e studentëve ai nënvizoi edhe njëherë faktin se qeveria po përpiqet të bëjë diferencime në kategoritë e studentëve. P.sh. do të ketë mbështetje edhe për fëmijët e mësuesve që punojnë në zonat malore të thella, ashtu si për familjet me të ardhura shumë të ulëta. Në lidhje me qytezën e re studentore, ministri Vejsiu tha se së shpejti do të nisë projekti për ndërtimin e saj. Sipas tij, në projekt do të përfshihen të gjitha ndërtesat e ish shkollës së bashkuar. Ky projekt do të mbështetet edhe nga fondacioni “Soros”, i cili do të japë 4 milionë dollarë. Në qytezën e re do të vendosen jo vetëm studentët e familjarëve, por edhe për studentë të tjerë. Në përfundim të fjalës së tij ai tha se “shkolla e bashkuar” do të mbyllet. Faqe 3
Gjonçaj Aleksandër Meksi Ylli Vejsiu Tiranë

Kurse specializimi në shkollat e larta

Qeveria ngre sistemin e njëhsuar të specialisteve të lartë U vendos që tërësia e të ardhurave të Universitetit për një kurs specializimi të përdorur për organizimin e shtypi ardhor dhe lokalet të jenë të gjitha me tarifat e palimituara familjare Faqe 2

Datëlindje për shtypin pluralist në Shqipëri

RD festoi 6-vjetorin e saj “Rilindja Demokratike”, tha në përshëndetjen e tij Vjollca Taçi, “ka qenë tribunë e shtypit të pavarur. Tirazhi i saj u rrit shumë shpejt. Ajo nuk i takon vetëm PD-së demokratike, por ajo është pjesë e demokracisë shqiptare”. Me emrin “Rilindja Demokratike” vitin e kaluar Sami Neza, kryeredaktori i “Rilindjes Demokratike”, me rastin e 6-vjetorit në mënyrë korresponduan me me botuar në RD? shkruan zija Çela
Vjollca Taçi Sami Neza Zija Çela Shqipëri

Studentët janë dishepuj të lirisë

Flamugat e Azem Hajdarit i vënë “barrikadë” portave të dijes Të gjithë kërkesat e janë të drejta do t’u plotësohen studentëve, por, nuk do të pranojmë provokatorët si Azem Hajdari dhe nipi i tij Faqe 3
Azem Hajdari

Dekreti tjetër i ashpër

Emergjencat shqiptare i shohin me realizëm kriteret dhe praktikat që do të përdoren për vlerësimin e formularëve Faqe 2

Njëqind mijë manifestues marshojnë në rrugët e Beogradit

DEGOS AD, gazetar/ATSH-AFP - Rreth një qind mijë simpatizantë të opozitës serbe, demonstruan dje në Beograd në një manifestim në qendër të kryeqytetit duke marrë pjesë në një protestë kundër një vendimi gjyqësor, që kundërshton fitoren e opozitës në zgjedhjet e 17 nëntorit në shumicën e komunave. Policia anti-trazirë serbe shpërndau në heshtje turmën pa përdorur forcë dhe ashtu si në manifestimet e caktuara të qytetarëve serbë kundër pushtetit të presidentit Millosheviç, policia mbeti në prapavijë. Demonstruesit kaluan para selisë së Partisë Socialiste të Serbisë dhe brohoritën “dorëheqje”. Në krye të manifestimit gjendej lideri i koalicionit “Zajedno” Vuk Drashkoviç, i cili tha para demonstruesve se Jugosllavia (RFJ) ndodhet nën një diktatë të pastër postkomuniste. Sipas tij të gjithë qytetarët e Jugosllavisë (RFJ), duke filluar nga bankierët e deri te mjekët, nuk mund të jetojnë të qetë, pasi njerëzit do të dëbohen nëse lufta në Ballkan nuk ndalet. Faqe 1
Millosheviç Vuk Drashkoviç Beograd Jugosllavia (rfj) Ballkani Serbia

Taksa për produktet e importit

Qeveria mori në mbrojtje prodhimet e fermerëve shqiptarë Pas privatizimit te bujqësisë dhe rritjes se gendrueshme te prodhimit bujqësor te bujqësoreve dhe tregut te vendase ne vitet e fundit, vendi nuk varet me nga ushqimi i huaj Faqe 2

Ujë e dysheme e furrnove

Funaristëve te Viti të Ri. Nis “vula” e tregtareve