Senatori Porçari: Programi i PD-modern dhe perëndimor
Dy takime të Ferdinant Xhaferit në Romë
Sot zoti Xhaferi do ta përshëndesë Kongresin e Partisë Popullore të Italisë
Faqe 3
Mirëkuptim i plotë midis studentëve dhe përfaqësuesve të qeverisë
Dje në tryezën e rrumbullakët
Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve
Dje në Pallatin e Kongreseve Tiranë me inisiativën e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) është mbajtur një tryezë e rrumbullakët mes përfaqësuesve studentorë që veprojnë në qytetet studentore dhe përfaqësuesve të dikastereve qeveritare që kanë lidhje me kërkesat e studentëve, të bëra publike nëpërmjet një peticioni dërguar kohë më parë Qeverisë. Siç dihet kërkesat kishin të bënin me përmirësimin e kushteve ekonomike dhe të jetës në qendrat studentore, të cilat qenë bërë objekt në një takim të inicuar ditë më parë nga Presidenti i Republikës z. Sali Berisha, Ministri i Arsimit të Lartë Gjoncaj, kryetari i Bashkisë Brojka, drejtuesve të qendrave studentore, specialistëve etj.
Nga ky takim dikasteret përkatëse dolën me një vendim të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe jetësore në Qytetet studentore. Pikërisht dhe dje i dehura e drejtuar nga Kryetari i FRPD-së, z. Krasniqi organizoi një debat të gjerë dhe konkret rreth kërkesave kryesore të studentëve.
Përfaqësuesit e qeverisë u angazhuan për zbatimin urgjent të vendimeve të marra, ndërsa studentët shprehën mirënjohjen e tyre për mirëkuptimin, seriozitetin dhe gatishmërinë e Qeverisë, Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera demokratike, posaçërisht të Ministrisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore. Në fund të tryezës të dyja palët ranë dakord për një deklaratë të përbashkët, lidhur me rezultatet e takimit.
Faqe 2
Emërohen prefektë të rinj
Me vendim të Këshillit të Ministrave
Dje Këshilli i Ministrave ka vendosur zëvendësimin e disa prefektëve.
Në mbështetje të ligjit “Për Prefekturat”, Këshilli i Ministrave ka vendosur:
-Z. Rexhep Karapici lirohet nga detyra e Prefektit të Tiranës pasi është zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor.
-Z. Agron Milaj lirohet nga detyra e Prefektit të Prefekturës së Beratit pasi është zgjedhur Kryetar i Bashkësisë së Fierit. Në vend të tij emërohet z. Kamber Elezi.
-Z. Afrim Haci lirohet nga detyra e Prefektit të Prefekturës së Dibrës dhe në vend të tij emërohet z. Vasillaq Papaj.
-Z. Bahri Shanaj lirohet nga detyra e Prefektit të Prefekturës së Vlorës dhe do të ngarkohet me një detyrë tjetër. Në vend të tij emërohet z. Afrim Haci.
-Z. Thanas Merkuri lirohet nga detyra e Prefektit të Prefekturës së Elbasanit dhe në vend të tij emërohet z. Tonin Alimehilli.
-Z. Fatos Gjyrezi lirohet nga detyra e Prefektit të Prefekturës së Gjirokastrës të tij emërohet z. Thanas Merkuri.
-Z. Iliaz Vrioni lirohet nga detyra e Prefektit të Prefekturës së Shkodrës pasi është zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor. Në vend të tij emërohet z. Elban Shabani.
-Z. Esat Hasani lirohet nga detyra e Prefektit të Prefekturës së Lezhës tij emërohet z. Saadin Balla.
-Z. Selman Agolli lirohet nga detyra e Prefektit të Prefekturës së Kukësit të tij emërohet z. Gjovalin Bzheta.
Prefektët Pjertrin Kiri dhe Haki Mustafa të Prefekturave të Korçës dhe të Fierit do të vazhdojnë në funksionet e tyre.
Kryeministri Aleksandër Meksi falenderon prefektët e liruar nga detyra për kontributin e tyre në proceset demokratike dhe i uron sukses në detyrë prefektëve të emëruar.
[…] në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, dhe i shtrin prefektët që nga
Rritje e besimit publik tek policia
Intervistë e Ministrit të Brendshëm z. Halit Shamata
Viti 1996 ka dëshmuar vitin e ngjarjeve nga më të tronditëset në jetën e vendit dhe veçmas të policisë
, siç janë vendosja e autobombës tek supermarketit “VEFA”, vjedhja e disa bankave, vrasjet e njëpasnjëshme të disa oficerëve madhorë dhe policëve etj. Megjithatë, në këtë vit që sapo u mbyll qytetarët e Shqipërisë gradualisht përfituan shijen e një viti të veçantë përsa i përket rehabilitimit të qetësisë publike e private të besimit tek forcat e rendit, dhe përgjithësisht konsolidimit të konfidençës së tyre tek PD-ja, Presidenti Berisha, problemi i demokracisë. Ndërsa për strukturat e policisë, viti ’96 ka qenë vit i përballimeve të vështira, që kanë diktuar më shumë profesionalizëm real, bashkëkohës, kanë inkurajuar dhe dimensionuar vetëdijen për misionin human të policisë. […] Balanca midis ashpërsisë së kriminalitetit dhe forcës goditëse të policisë ka anuar pozitivisht nga e dyta. Në krahasim me vitin e kaluar rezulton se shkalla e goditjes së kriminalitetit është rritur, për rrjedhojë edhe dhënia e masës së arrestit për autorët e veprave penale është rritur në 17 %. Në krahasim me vitin 1995 numri i krimeve të ndodhura gjatë vitit 1996 ka pësuar rënie në 1026 krime më pak ose 16 %, ç’ka lidhet me aspektin parandalues
Mungesa e luftës civile është meritë e shqiptarëve
Që prej shtatë vjetësh krahinat autonome e ish Jugosllavisë është shndërruar në një fuçi baruti e Ballkanit por ka qenë meritë e shqiptarëve që puna nuk ka ardhur deri në luftë civile
Ditët e fundit shtypi gjerman u ka kushtuar një hapësirë të posaçme zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Gazeta “Stuttgarter Zeitung” shkruan se që prej shtatë vjetësh krahina autonome e ish Jugosllavisë është shndërruar në një fuçi baruti e Ballkanit por ka qenë meritë e shqiptarëve që puna nuk ka ardhur deri në luftë civile. Me tej në shkrim thuhet se aktualisht në Kosovë sundon një sistem aparteidi të cilën e kanë ndërtuar okupuesit serb, kundër shumicës shqiptare. Debimet nga puna, bastisjet e shtëpive, arrestimet përbëjnë të përditshmen e ngjarjeve në Kosovë.
Faqe 4
Bethurem: Shqipëria po ecën shpejt përpara
Ministri Zhulali takohet me ushtarakun e lartë amerikan të NATO-s
Bethurem: Shqipëria po ecën shpejt përpara
Vendi ynë në rrugën e demokracisë, me një stabilitet të qëndrueshëm, me poziten e favorshme gjeostrategjike synon integrimin në strukturat Euro-Atlantike të Sigurimit, tha ministri shqiptar i Mbrojtjes
Faqe 2
Mali i Zi do të bojkotojë parlamentin jugosllav
Sipas kryetarit të parlamentit malazez
Ndërkohë që gjykata njeh fitoren e opozitës në qytetin e Lapovos, diplomatë perëndimorë i tremben përdorimit të forcës nga Millosheviçi - Ka një kufi, deri ku Millosheviçi mund të shkojë pa u bërë qesharak në Beograd, - citon Rojteri një të dërguar të lartë perëndimor
Kryetari i parlamentit të Malit të Zi, të cilit i referohet agjensia e lajmeve AFP, tha të martën se deputetët e kësaj republike (që së bashku me Serbinë formon RFJ-në) do të bojkotojnë parlamentin jugosllav nëse presidenti serb, Slobodan Millosheviç, nuk do të njohë fitoren e opozitës në zgjedhjet bashkiake të 17 nëntorit.
Sipas Setozar Maroviçit, në këtë mënyrë, republika e tij do të manifestonte “mungesën e saj të besimit ndaj atyre që nuk respektojnë vullnetin demokratik të shprehur nga populli, rezultatin e zgjedhjeve dhe që injorojnë parimet demokratike”. Ndërkohë, po sot, Gjykata e Lartë e Serbisë njohu fitoren e opozitës në qytetin e Lapovos (120 km në jug të Serbisë). Po të kihen parasysh rekomandimet e OSBE-së, pas misionit që kjo organizatë kreu në vend, disa ditë më parë, gjatë të cilit konfirmoi fitoren e opozitës në 14 qytete të Serbisë, një veprim i tillë mund të merret si zbatim i këtyre rekomandimeve. Megjithatë, në një korrespondencë të agjensisë Rojter nga Beogradi, pasqyrohet frika e diplomatëve perëndimorë në vend, se Millosheviçi, pas pushimeve per festat dhe të përdorë dhunën. “Ka një kufi, deri ku Millosheviçi mund të shkojë pa u bërë qesharak në Beograd”, citon Rojteri një të dërguar të lartë perëndimor.
“Autoriteti i tij po bëhet ndërkohë që ne flasim, si në radhët e ushtrisë, në polici, në vetë partinë e tij Socialiste dhe madje edhe në radhët e publikut jopolitik. Kredibiliteti i tij në Perëndim thuajse është shuar. Ai duhet t’i japë fund kësaj me një rrugë ose një tjetër”, tha ai.
Diplomatët janë të mendimit se nëse Millosheviçi nuk u bën një grumbullimin e djeshëm të opozitës, manifestim që u zhvillua në petkun e kremtimit të Krishtlindjeve, mund ta ketë më të lehtë ta bëjë në një ditë të zakonshme.
Në këtë drejtim, njëri prej tri liderëve të koalicionit të opozitës Zajedno (së Bashku Zoran Gjingjiç, citoi informues të qeverisë, të cilët ishin thënë se grumbullimet në sheshe do të ndalohen më 12 janar.
Një gjë e tillë do të pengonte edhe grumbullimet e opozitës në shëtitoret e këmbësorëve, por Gjingjiç i quajti gazeta Rojteri, tha se lëvizja manifestuese do të gjente mënyra të tjera për t’u zhvilluar. Zajedno, nga ana tjetër, po kalon një provë lidhur me imazhin e saj paqësor. Bomba që shpërtheu mbrëmë natën jashtë selisë së partisë së majtë JUL, e cila drejtohet nga e shoqja e Millosheviçit, Mirjana duke e lënë keqësuar Zajednon për të mos e humbur imazhin e vet paqësor e demokratik.
Ndërkohë Millosheviçi ende nuk po zgjedh mes dy mundësive që i kanë mbetur: ose një njohje tërësore të rezultatit të zgjedhjeve ose përdorim të dhunës. Kjo e fundit do të ishte vdekjeprurëse, jo më për Millosheviçin, por për vetë Serbinë, e cila do të gjendej e izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.
Kosova - prioritet i diplomacisë gjermane edhe në këtë vit
Konferencë shtypi e ministrit të jashtëm gjerman, Kinkel
Kosova - prioritet i diplomacisë gjermane edhe në këtë vit
Z. Kinkel theksoi se “për Gjermaninë është një pikë me rëndësi mjaft të madhe edhe situata në Kosovë. Nga atje për çdo ditë shtohet numri i azilkërkuesve për në Gjermani, të cilët arratisen për shkak të shtypjes prej qeverisë së Beogradit
Faqe 4