12/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 janar 1997

Privatizim drejt një sistemi bankar konkurrues

Riorganizimi i sistemit bankar në mbështetje të zhvillimit të shpejtë të ekonomisë Data 1 janar e këtij viti i ktheu funksionimin e degëve, agjensive dhe zyrave bankare te Bankes Kombetare Tregtare (BKT) dhe Bankes Tregtare Agrare (BTA) në varesi te Bankes se Kursimeve (BK). Sipas këtij riorganizimi Banka Kombetare Tregtare do te kete 8 dege nga 31 ekzistuese dhe 8 agjensi nga 14 ekzistuese. Ndersa Banka Tregtare Agrare do te kete 7 dege nga 33 ekzistuese dhe 2 agjensi nga 31 ekzistuese. “Jane 22 dege te BKT-se, 23 dege te BTA-se si dhe 53 agjensi e 120 zyra bankare, te cilat i kalojne BK-se, me qellim rritjen e vleres ne treg te ketyre bankave, nderkohe qe ne 8 rrethe kryesore te vendit BKT dhe BTA do te kene deget e tyre” thote drejtori i Pergjithshem i Bankes se Kursimeve Vebi Bakalli. Sipas tij “ristrukturimi i ketyre bankave kryhet brenda nje kuadri ligjor te percaktuar me synim primar pershpejtimin e privatizimit te rrjetit shteteror bankar, drejt nje pergjegjie me atraktive te bankave per investitoret strategjike potenciale”. Drejtori i Pergjithshem i BK theksoi gjithashtu se ristrukturimi nuk ka per qellim te reduktoje sherbimet bankare por “ti zgjeroje dhe te rrite cilesine e tyre.” Faqe 2 Banka e Kursimeve

“Kurajo dhe pasioni më kanë bërë kjo që jam”

Parashqevi Simaku, kthehet nga Amerika pas pesë vjetësh “për të larë borxhet” me vendin që e bëri këngëtare Si e priti Amerika Simakun? Amerika është një “friendly country”(vend miqësor). Atymiçet mund ti gjesh menjëherë. Nëqoftëse ke këmbëngulje dhe je tërësisht i fokusuar drejt një qëllimi të caktuar, dyert të hapen. Dua të theksoj se çdo fillim është shumë i vështirë. Mjafton të përmendësh se shkon në një vend që nuk e ke parë kurrë. Mua mu desh të filloja çdo gjë nga e para, por meqë nga Amerika më ka mbetur shikimi pozitiv i gjërave, dua të jap anën pozitive dhe të mos merrem shumë me gjërat negative. Asnjëherë, jo asnjëherë shikim prapa, dhe gjithnjë të shpresosh e të kërkosh idealin tënd. Dua të shtoj këtu një fakt që nuk mund të anashkalohet: vështirësitë e mia kanë qenë të tmerrshme, por kur ke pranë një komunitet të mrekullueshëm siç është ai shqiptaro-amerikan, ato gjen forca ti kalosh. Faqe 5 SIMAKU SIMAKU Faqe 5

Presidenti i Bullgarisë shprehet për zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Bullgarisë Zhelju Zhelev, theksoi sot, se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugëdalje prej krizës së madhe, me të cila po rëndon tani vendin e tij. “Dalja nga gjendja shumë serioze, me të cilën ne përballemi mund të arrihet vetëm nëpërmjet organizimit të zgjedhjeve të parakohshme,” - i deklaroi Zhelevi gazetës së Parisit “Le Monde”. “Vendi ynë ka nevojë për reforma, të cilat duhet të jenë shumë më të gjera se ato të propozuara nga forcat e tanishme politike,” - tha ai. Intervista u botua ndërsa protestuesit e opozitës, të vendosur për të shpalluar pushtetin e Parisë ish-komuniste dhe të përleshen me policinë në Sofje mbasi forcat e sigurisë mundën të canin rrethimin prej 10 orësh të parlamentit. Një udhëheqës i opozitës atje theksoi se bisedimet e jashtëzakonshme midis Zhelevit dhe shefave politikë të sigurimit, përfshi udhëheqës të opozitës, përfunduan pa marrëveshje. Në intervistën e tij, Zhelevi u shpreh duke se “gjëja e parë që duhet të bëjmë është rregullimi i kushtetutës sepse ne rast se dështon tranzicioni ekonomik, atëherë kjo ndodh pjesërisht për shkak se veprimtaria e regjimit nuk është më e përshtatshme”. “Bullgaria është një republikë parlamentare njësoj si ato që ekzistojnë në Evropë midis luftërave botërore. Ajo që ne nevojitet neve, është regjimi gjysmë-presidencial, i njëjtë me atë që ekziston në Francë.” “Në Bullgari, njerëzit janë të uritur dhe pa shpresë. Çdo gjë është e mundur dhe veprimtaria e popullsisë është e pamundur të parashikohet,” - theksoi Zhelevi. ATSH

Në “RD” nuk është vjedhur asnjë pikturë

Trillim absurd i gazetës “Koha Jonë” Në një titull bombastik “Baza e ‘VOA’ vjedh pikturën e ‘RD’ gazeta “Koha Jonë”, e specializuar tanimë për shpifje të ndryra, i shtoi historikut të vet edhe një akt tjetër të urpshëm, kësaj radhe duke shpifur ndaj një kolegu, që punon prej një kohe të gjatë në gazetë. Autori i tekstit, një pervers që ka humbur parasinë socialiste të prindërve të tij, i cili më kot përpiqet cili më kot përpiqet cili më kot përpiqet që të jetë, sajon histori banale për humbje pikturash me vlera të mëdha dhe përpiqet të implikojë një emër me halucinacione të veta. Ne e sqarojmë besimin e “KJ” se piktura për të cilën flitet ndodhet në magazinat e “RD” dhe se është hequr nga muri pasi po bëjmë disa riparime në godinë. Herë dhe së godinë. Herë dhe se jemi të kujtojmë lexuesit se nuk kemi ndërmend të merremi me banalitetet e tij, që s’janë të denja as për mehanet e jo më për një gazetë serioze.

Shqipëria brenda ritmeve që çojnë në BE

Xhaferri në Romë Në vazhdim të vizitës së tij në Romë, Sekretari për Marrëdhënie Publike i PD-së, Ferdinand Xhaferri u prit nga Ambasadori Umberto Vatani, Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë. Në takim mori pjesë dhe ambasadori i Shqipërisë në Itali z. Pandeli Pasko. Xhaferri bëri një paraqitje të shkurtër të ndryshimeve kryesore demokratike në Shqipëri dhe falënderoi për ndihmën e gjithanshme e të vazhdueshme të dhënë Shqipërisë nga Qeveria Italiane dhe nga forcat politike të këtij vendi. Ai theksoi se një nga kryetimet kryesore të punës së Partisë Demokratike në Shqipëri është konsolidimi i institucioneve dhe vazhdimi i reformave në gjithë fushat. Sekretari i PD-së, sqaroi se parlamenti i mëparshëm shqiptar ka miratuar mbi 400 ligje dhe se aktualisht me paketën e ligjeve kushtetuese ekzistuese nuk ka vakuum në këtë fushë, por theksoi rëndësinë që po i kushtohet përgatitjes së kushtetutës dhe paraqitjes pikëpamjen e PD për hartimin e kushtetutës së re në parlament e më pas për ta miratuar me referendum. Në këtë pikë Ambasadori Vatani vërejti ngjashmërinë e kësaj procedure me ato që zbatohen në Itali për raste të tilla. Ambasadori Vatani konfirmoi rëndësinë e madhe që i kushtohet nga ana e Italisë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë në fusha të ndryshme. Ai foli edhe për ndihmën ekonomike që i duhet dhënë Shqipërisë në mënyrë që të shfrytëzohen si pozicioni gjeografik i favorshëm, ashtu edhe pasuritë natyrore të saj. ndryshme, tha se me këto ritme Shqipëria i afrohet me shpejtësi familjes së Bashkimit Evropian. favorshëm, ashtu edhe pasuritë natyrore të saj. Lidhur me gjendjen në Kosovë ambasadori Vatani theksoi presionet që duhet të ushtrojë diplomacia ndërkombëtare ndaj serbëve. Ndër të tjera ambasadori Vatani foli edhe për përgatitjet që po bëhen për vizitën e ardhshme në Romë të kryeministrit Meksi. natyrore të saj.

Fitorja e PD-së ishte fitore e demokracisë

Brojka në Bruksel - EUCD në mbledhjen e saj në Bruksel dy fitoret e PD-së në zgjedhjet qendrore dhe lokale i vlerësoi si fitore të demokracisë shqiptare dhe asaj europiane - Presidenti i EUCD do të vizitojë së afërmi Shqipërinë Pardje përfundoi punimet mbledhja e radhës e EUCD-së në të cilën merrte pjesë Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i PDSH-së, zoti Albert Brojka. Në këtë mbledhje të partive të djathta europiane u diskutua raporti i presidentit Vin Van Velzen, i cili ishte i përqendruar kryesisht në vizitat e tij në Poloni, Hungari dhe Republikën Çeke. Gjithashtu u diskutua dhe raporti i Sekretarit të Përgjithshëm Klaus Vele, u diskutuan rezultatet e Kongresit të 25 të EUCD-së që u zhvillua në Lubjanë në tetor të vitit të kaluar. Një nga temat kryesore mbi të cilat u përqendruan punimet e kësaj mbledhjeje ishin zhvillimet e demokracisë në vendet Europës Qendrore dhe Lindore. Me këtë rast fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet qendrore dhe lokale u cilësua si një fitore e madhe e demokracisë shqiptare dhe më gjerë. Kjo fitore u përshëndet prej të gjithë pjesëmarrësve, të cilët nga ana e tjetër kërkuan një mbështetje më të madhe për forcat demokratike në vendet Europës Qendrore dhe Lindore, sidomos në Bullgari e Poloni, ku në fuqi janë të majtët. U kërkua një mbështetje më e madhe për forcat e djathta në Rumani pas fitores së Konstandineskut. Në fjalën e tij të rastit, Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë i PDSH-së, zoti Albert Brojka bëri një ekspoze të situatës politike në Shqipëri. Ai tha se fitorja e PD-së në zgjedhje ishte fitore e demokracisë dhe e gjithë shqiptarëve, një fitore e reformave të zhvilluara deri tani dhe programeve të PD-së për vitet 2000. Mbledhja ishte konfirmim i arritjeve të grupeve politike europiane EPP, EUCD, EDU dhe CDI gjatë vitit që kaloi. Në këtë kuadër u vlerësua fitorja e PD-së në zgjedhje. Në këtë mbledhje u caktua takimi i kryetarëve të partive për Europën Qendrore dhe Lindore në Luksemburg në korrik të këtij viti. Gjatë qëndrimit në Bruksel, zoti Brojka pati një takim me kryetarin e bashkisë së Brukselit, zotin Fransua de Donnea. Me zotin Donnea u diskutuan probleme të pushtetit lokal, siç është problemi i decentralizimit financiar dhe juridik të këtij pushteti, varësia me pushtetet e tjera. I ftuar nga zoti Brojka, kryetari i Bashkisë së Brukselit do të zhvillojë një vizitë në Tiranë.

Shqipëria në rrugën e integrimit të shpejtë euroatlantik

Viti ’96, vit i transformimeve të rëndësishme në reformimin e ushtrisë shqiptare Faqe 3

Shqipëria

Xhaferrt në Romë

Brajka në Bruksel