14/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 mars 1997

Zgjidhen të gjitha kërkesat e studentëve

Qeveria merr vendime për riorganizimin e jetës studentore Bashkëpunim i studentëve me qeverinë Qeveria shqiptare ka marrë dhe në konsideratë një pjesë të konsiderueshme të kërkesave të studentëve lidhur me kushtet e jetës dhe studimit. Duket se një bashkëpunim i mirë mes qeverisë demokratike dhe Partisë Demokratike me studentët është i pandryshueshëm që nga dhjetori ’90-ës duke bërë prezente në forma apo mënyra të ndryshme kujdesin qeveritar për një jetesë sa më normale të një prej mbështetësve të saj më të mirë. Tani do të krijohet një drejtori e Përgjithshme e trajtimit të studentëve si edhe do të jetë brenda parametrave të buxhetit të shtetit një sasi parash që do të përdoren për rehabilitimin e godinave të vjetëruara. Ndërkohë është futur parasysh edhe komoditeti i studentëve që përveç rehabilitimit të godinave do të plotësohet edhe me shpalljen qytetë e studentëve të ambientëve të ish-shkollës së partisë, pak a shumë e përshtatur për një klientelë të tillë që në momentin e ndërtimit. Pallati i Kulturës i “Qytetit Studenti do të bëhet pronë e tyre duke lënë kështu varësinë nga bashkia ndërsa një unazë e qytetit është parashikuar ta përshkojë atë për të realizuar një qarkullim të të rinjve në kushte sa më normale. Qeveria me vendimet e djeshme ka shpallur interesin e saj për një brez të mësuar në kushte sa më të mira. Studentët në grupin e kërkesave të tyre kanë pasur edhe të tjera të cilat qeveria nuk e ka parë të arsyeshme t’i trajtojë në mbledhjen e djeshme por sidoqoftë vendimet e saj prekin në tërësi qëllimin e kërkesave të tyre që kishin të bënin me mirëtrajtim të tyre. Duke u thek se studentët kanë qenë kërkesa të tilla si rritja qind… rritja gjithnjë për qind e bursës së tyre që do të thotë barazim i kësaj të fundit me pagat e pedagogëve që u japin leksione ose fare afër vlerave të këtyre pagave. Por nuk ka mbetur pa u prekur në tërësi ajo që është detyrim i qeverisë rehatia e studentëve dhe qetësia e tyre. Në pesë vitet e fundit bashkë me rritjen e kushteve të jetesës së studentëve kanë ardhur duke u rritur edhe kërkesat e tyre çfarë është krejt e natyrshme dhe në proporcion me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Mirëqenia e tyre është brenda logjikës që sjellin standartet e tjera të jetesës së shqiptarëve. Po ashtu kjo nuk has as edhe një grimë refuzim në tërë aktivitetin e qeverisë demokratike jo vetëm si funksion të mirëqenies së studentëve por të krejt shqiptarëve. Kërkesat e tyre të realizuara tashmë janë në koherencë me atë çfarë është ofruar në programin ekonomik të Partisë Demokratike dhe si dhe në pjesën e tij për arsimin. Studentët kanë qenë dhe mbeten aleatë të demokracisë dhe Partisë Demokratike ashtu si edhe e realizojnë këtë aleancë përmes debateve, kërkesave dhe komunikimit në forma të ndryshme duke filluar nga mbështetja për të deri tek opozicioni ndaj saj. Dje paradite, nën drejtimin e z. Aleksandër Meksi, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave. U diskutua dhe u mor vendim për riorganizimin e veprimtarisë jetësore të studentëve. Vendimi përmbledh disa momente të rëndësishme të kësaj veprimtarie: 1. Krijimin e Drejtorisë së Trajtimit të Studentëve të Tiranës, në varësi të Ministrisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore dhe riorganizimin e gjithë veprimtarisë jetësore të studentëve. 2. Pallati i Kulturës së Studentëve kalon në varësi të Drejtorisë së Trajtimit të Studentëve. 3. Në buxhetin e investimeve të vitit 1997, për Ministrinë e Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore të përcaktohet fondi i investimeve për rikonstruksionin e godinave të vjetëruara të Qytetit Studenti. 4. Ndërtimin e Unazës së Qytetit Studenti në Tiranë. 5. Krijimin e një qendre të re studentore duke vënë në dispozicion godinat dhe mjediset e ish-shkollës së Partisë në Tiranë. Për zbatimin e tyre, Këshilli i Ministrave ngarkoi një sërë dikasteresh shtetërore. Me vendim të veçantë, mjetet më të domosdoshme jetike dhe ato për t’u arsimi për përmirësimin e institucioneve të arsimit special publik me dhe pa konvikt sigurhen falas nga shteti. Faqe 2

Rënia e bustit të Stalinit sinjal i shëmbjes së diktaturës

Protestat e dhjetorit dhe rrëzimi i bustit të diktatorit në Shkodër, momentet e prillit të vitit 1991, gjaku i heronjve të demokracisë kanë hyrë tashmë në historinë e re të qytetit si pjesa më e mirë dhe ma krenare e saj Faqe 3

Sëbashku në rrugën e demokracisë

Sekretari për marrëdhëniet publike të PD-së, Ferdinand Xhaferri në kongresin e PPI-së Në ditën e dytë të kongresit të tretë të Partisë Popullore Italiane përshëndeti edhe i deleguari i Partisë Demokratike, sekretari për marrëdhëniet publike, deputeti Ferdinand Xhaferri. Në fjalën e përshëndetjes z. Xhaferri vlerësoi ndihmën dhe dhënien demokratike shqiptare nga forca politike italiane dhe nënvizoi afërsinë e Partisë Demokratike me gjithë forcat demokratike të Italisë. Ai i uroi gjithashtu suksese punimeve të kongresit të PPI. Përshëndetja e z. Xhaferri u ndërpre disa herë nga duartrokitjet dhe u vlerësua pozitivisht nga drejtuesit e PPI dhe përfaqësuesit e medias. Gjatë kësaj dite zoti Xhaferri mori pjesë edhe në tavolinën e rrumbullakët me delegacionet e huaja të ftuara dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Romë dhe u diskutua për vlerat e partive me bazë demokratike dhe krishtiane. Z. Pandeli Pasko ambasador i Shqipërisë në Itali, diskutoi për vlerat ke të demokracisë në Shqipëri, për linë e besimeve të ndryshme fetare të rikthyra nga demokracia dhe respektin reciprok ndërmjet feve, si dhe për vlerat demokratike të qëndrës paqësore të popullit shqiptar të Kosovës. Gjatë konferencës z. Xhaferri pati kontakte dhe me përfaqësues të partive të ndryshme italiane dhe të vendeve të tjera, si p.sh. me presidentin e Partisë së Qendrës Demokratiane të Bashkuar të Italisë, Prof. Roko Butilione, me presidentin e Internacionales Demokristiane, z. Kalderon, me presidentin e Partisë nacionaliste të së Majtës, z. Adami, me ishkryetaren e dhomës së Parlamentit, znj. Irene Piveti, etj.

Studentët e UT ndërpresin grevën

Studentët e fakulteteve të ndryshme të kryeqytetit kanë nisur dje normalisht ciklin mësimor duke ndërprerë grevën e iniciuar nga një shoqatë studentore. Vendimi për ndërprerjen e grevës ka ardhur menjëherë pas garancive që qeveria ka dhënë për realizimin e kërkesave të drejta ekonomike të studentëve. Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme studentët kanë hyrë në auditorët e mësimit duke bojkotuar grevën e lajmëruar nga Unioni i pavarur Studentor, i cili më pas është bindur që kërkesat e studentëve janë drejt realizimit të tyre. Duke parë dhe mbështetjen fare të vogël që të “Pavarurit e Unionit Studentor” kishin ndër studentët ata iu bashkuan shoqatave të tjera që kishin bërë thirrje për fillimin e mësimit. Në një tryezë të rrumbullakët pak ditë më parë të iniciuar nga FRPD-ja me përfaqësues të shoqatave të ndryshme studentore si dhe përfaqësues të qeverisë ishte rënë dakort për realizimin e të gjitha kërkesave ekonomike të studentëve duke lënë dhe afatet kohore për realizimin e tyre. Ndërsa dje në mbledhjen e qeverisë është marrë vendimi “për riorganizimin e veprimtarisë jetësore të studentëve”, i cili i hap dritën jeshile realizimit të kërkesave të studentëve. Greva e studentëve të UT-së, e cila nuk ka pasur vetëm disa orë më shumë ka bashkuar grevën e studentëve të Universitetit të Gjirokastrës. Ashtu sikurse dhe në Gjirokastër kërkesat ekonomike të studentëve u vlerësuan krejtësisht të drejta. Gadishmëria e qeverisë për t’iu përgjigjur pozitivisht studentëve është dhe vlerësim që i bëhet emrit të studentit. Studentët dhe Qeveria demokratike kanë gjetur gjuhën e përbashkët që ka çuar në zgjidhjen e problemeve kryesore të jetës së studentëve. Tendencat e ndokujt për të shfrytëzuar studentët për interesat politike kanë dështuar me zgjedhjen nga ana e qeverisë të kërkesave të tyre.

Dëmtohen rëndë 70 shtëpi

Tërmet në Shqipërinë jugore Faqe 2 Ngriten komisione në ndihmë të familjeve dhe për të evidentuar pasojat e tërmetit

Çoku: Ekstradimi do të fillojë së shpejti

Delegacioni i lartë i administratës së burgjeve përfundoi vizitën në Greqi Faqe 2 Kontaktet e javës së ardhshme mes specialistëve shqiptarë dhe grekë do të sheshojnë të gjitha problemet që vazhdojnë të pengojnë ekstradimin e rreth 700 shqiptarëve, që tashmë në vendin fqinjë kanë marrë edhe dënimet e shkallës së dytë të sistemit gjyqësor

Emërohet drejtori i shkollës së Magjistraturës

Dje, në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, bazuar në kompetencën që i jep ligji “Për shkollën e magjistraturës” me propozim të Bordit Drejtues të kësaj shkolle, emëroi dje në detyrën e drejtorit të shkollës së magjistraturës, zonjushën Karmen Qineti.

Socialistët kërkojnë t’i afrohen të “Djathtës”

Faqe 3 Sekretari i Marrëdhënieve Publike të PS-së, P. Majko ka kërkuar përmes një interviste afrimin e partisë së tij me të “Djathtën e Bashkuar Shqiptare” duke parë të mundshëm një bashkëpunim në të ardhmen mes dy ekstremeve të politikës shqiptare. Reagimi i të djathtëve mbi deklaratën e Majkos ka qenë i ashpër duke e hedhur poshtë pretendimin e liderit socialist. “Kur’re alencë me PS-në, na ndau historia” ka qenë përgjigja e njërit prej dy drejtuesve të së “Djathtës”, Selfo, i cili shprehet kundër aleancës me PS-në për të dështuar herë që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 20 tetorit.

Shqipëria, Tajvani, përtej brigjeve të Adriatikut

Gazeta “La Repubblica” për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë Faqe 3

[?] diktaturës

Faqe 3 diktaturës busti të diktatorit në Shkodër, Monumentet e prillit të vitit 1991, gjaku i heroinëve të demokracisë kanë hyrë tashmë në historinë e të qytetit si pjesë

Socialistët bullgarë bien dakord për zgjedhje të parakohshme

Faqe 3

Vjesna Pesiç: Komuniteti Ndërkombëtar duhet të veprojë me Millosheviçin ashtu si me Karaxhiçin

Vjesna Pesiç: Komuniteti Ndërkombëtar duhet të veprojë me Millosheviçin ashtu si me Karaxhiçin Faqe 6