Paratë e ngrira në Bankë janë të sigurta
Ministri Bode prononcohet për ngrirjen e parave të fondacioneve
PS, parti e fatkeqësisë
Termeti i fortë i biznesit të fajdeve, falimentimi i firmës “Sude” dhe ngrirja e fondeve të fondacioneve “Populli”, “Xhaferri” dhe firmës “Gjallica”, sepse kërcënoheshin depozitat e mijëra e mijëra qytetarëve shqiptarë në kampin e dështuar të opozitës së majtë është pritur me fërkime duarsh. Pasi kanë dështuar në alternativën e vetme të tyre anti-President dhe anti-demokraci kreu konservativë të PS, po edhe sharlatanët e tipit Ceka e Gjinushi prej polit të të cilëve ka mbetur vetëm vula, nxituan të përdorin tensionin e mijëra e mijëra njerëzve, i krijuar nga rrezikimi i depozitave të tyre, për të kompensuar humbjen e tyre të pashpresë, atrofizimin dhe fosilizimin e tyre në skenën e politikës shqiptare. Kjo përpjekje e ekstremistëve të majtë shqiptarë për të përdorur për kapital politik dhimbjen dhe fatkeqësinë e njerëzve është shprehja më e patup[r]shme e cinizmit, ligësisë shpirtërore, helm[it] që ata kanë të depozituar në shpirt, urrejtjes njerëzore që ata kanë për demokracinë dhe vlerat e saj, për qytetërimin dhe vlerat e tij, për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, për njeriun shqiptar dhe të ardhmen e tij.
Nuk mund të ketë fatkeqësi më të madhe për një forcë politike, politikan apo grup politikëanësh se sa të ndërtoh platformën tënde politike, ta supozosh suksesin tënd politik mbi fatkeqësinë e të tjerëve, mbi fatkeqësinë e qytetarëve të tu, mbi dhimbjet, vuajtjet dhe sakrificat
Vendimi i qeverisë për ngrirjen e përkohshme të depozitave të fondacioneve, të cilat janë kontrolluar paraprakisht nga një komision jash[t]ë parlamentar ose thënë ndryshe komisioni i transparencës është një masë preventive e qeverisë në favor të qytetarëve. Kjo ngrirje konsiston në atë që depozitat që ndodhen aktualisht nga këto fondacione në bankat e nivelit të dytë, Banka Tregtare që është e nivelit të dytë të bllokohet në interes të depozituesve deri në sqarimin përfundimtar të çështjes, ç’ka do të thotë që nëse këto firma, këto fondacione zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me statusin e tyre, nuk mbështeten aktivitetin e vet në format piramidale të grumbullimit të parave, ato do të lejohen për të vazhduar aktivitetin e konform rregullave, ashtu siç mund ta kenë zhvilluar edhe deri më sot. Në rast të kundërt do të sqarohet se si do të veprohet më tej. Gjithsesi është fjala për ngrirjen e përkohshme të parave të depozituara, bllokimin përkohësisht në bankë deri në sqarimin e situatës në interes të depozituesve të këtyre 250 milion dollarëve. Kjo është një masë mbrojtëse duke u nisur dhe nga situata që është krijuar, kur opinioni është shqetësuar për fatin e ard[h]shëm të këtyre firmave dhe aq më tepër kur ne kemi një precedent që është rasti i falimentimit i firmës Sude ku kanë humbur paratë e tyre depozituesit. Dua të theksoj se pavarësisht se shum[a] që është bllokuar ka të bëjë me buxhetin e shtetit dhe deficitin buxhetor të vitit që shkoj, gjë që janë hamendje krejtësisht të pabazuara, sepse paratë nuk janë në buxhetin e shtetit por janë në bankat shtetërore të nivelit të dytë, të cilat menaxhojnë këto para konform rregullave dhe ligjeve që rregullojnë aktivitetin e tyre. Unë do ti siguroja të gjithë depozituesit në këto fondacione se paratë e tyre të ngrira në bankë janë tepër të sigurta. Këto para do të vihen në dispozicion të depozituesve kundrejt rregullave e ligjeve dhe në rastin më të keq nëse këto fondacione mbështeten në skemën piramidale.
Pra garancia për të marrë paratë që ne bllokojmë nga qytetarët depozitues është e plotë.
e saj,
për njeriun sigurinë më të madhe për një forcë politike, politikan apo
grup politikansh se sa të ndërosh platformën tënde politike, ta
supozoësh e qytetarëve të tu, mbi dhimbjet, vuajtjet dhe sakrificat
e tyre. Po për fat të keq, ekstremi i majtë shqiptar, e ashtuquajtura
Parti Socialiste dhe satelitët e saj të tredhur trushë, që në fillimet
e lëvizjes demokratike e deri më sot, politikën e tyre janë përpjekur
ta ndërtojnë mbi vuajtjet, dhimbjet, tragjedinë, vështirësitë e
secilit individ në këtë periudhë të vështirë që përballuam me
guxim të gjithë së bashku pas rënies së përbindëshit të komunizmit,
ndoshta njerëz prej fatkeqësive më të mëdha që kanë përjetuar
shqiptarët gjatë gjithë historisë së ekzistencës së tyre mijëra
vjeçare. Kur shqiptarët dolën në rrugë dhe filluan të protestonin
paqësishëm por vendosmërisht kundër diktaturës për një shoqëri
të lirë dhe demokratike, kukalashtë staliniste shqiptare provokuan
djegie dhe shkatërrime, eksode, kriminalitet dhe terror për të
komprometuar vlerat e lirisë dhe të demokracisë. Nga ky kurs
politik, këta pinjollë të së keqes, nuk hoqën dorë as pas rënies nga
pushteti. Shqiptarët janë dëshmitarë se si në krimet më të rënda
që kanë ndodhur gjatë këtyre katër viteve kanë qenë të implikuar
strukturat e ish-policisë sekrete komuniste, ndërkohë kur shefi i
fundit i kësaj policie famëkeqe, mbante postin e sekretarit të
përgjithshëm të Partisë Socialiste. Gjatë këtij pesë viti vetë
qeverisjes së demokratëve, kur në Shqipëri përmes shumë
vështirësish, ndodhen transformime të jashtëzakonshme, për çka
janë të vetëdijshëm të gjithë qytetarët e këtij vendi, vetëdije që e
dëshnuan në dy zgjedhjet e fundit elektorale, ku në mënyrë
plebishitare u votua për Partinë Demokratike dhe alternativën e
saj, kukuvajkat socialiste nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm kanë
qarë, vetëm kanë derdhur lot krokodili për hallet e popullit. Ata
janë përpjekur paçipërisht që edhe për një fatkeqësi të motit edhe
për një tragjedi automobilistike, edhe për një vëzhgim të
dhimbshëm ta fajësojnë PD-në, Presidentin, Qeverinë e
demokratëve. Si korba ata kanë krakitur për çdo fatkeqësi
individuale të çdo qytetari, si korba kanë ndjellur zi për muaj e
vite. Alternativa e PS dhe e impotentëve satelitë të saj, ka qenë
alternativa e zisë, alternativa e fatkeqësisë së shqiptarëve dhe
pikërisht për këtë Partia Socialiste u shndërrua në një fatkeqësi.
Zija dhe fatkeqësia që u ndodhën shqiptarëve për katër vite
rresht mbështolli kokën e tyre. Shqiptarët e përbuzën dhe refuzuan
me dinjitet të bëheshin pjesëtarë në fatkeqësinë socialiste.
Por socialitet, duke qenë kokëtrashë, prapë janë këmbëngulës
në alternativën e fatkeqësisë. Fundi i fundit duke qenë fatkeqë të
historisë ata nuk mund të krijojnë dhe përkrahin alternativë
tjetër. Ata gëzohen dhe përkëdhejnë duart kur falimenton një firmë,
gëzohen dhe përkëdhejnë duart kur Shqipëria përballohet me një
vështirësi, gëzohen me fatkeqësinë dhe dëshpërimin. Po për një gjë
socialistet dhe eunukët e tyre të jenë të sigurt; shqiptarët kurrë
d'ao pranojnë për liderësh të tyre ndjellësit e fatkeqësisë.