19/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 janar 1997

Mobilizim total për realizimin e programit tonë

Fjala e zotit Tritan Shehu Kryetar i PDSH Faqe 2

Një shtet i fortë për njerëzit e lirë

Fjala e kryeministrit Aleksandër Meksi

Viti ’97-vit përcaktues për reformat në Shqipëri

Fjala e Presidentit Berisha në Këshillin Kombëtar të zgjeruar të Partisë Demokratike -Qeveria duhet të studiojë, me një komision të posaçëm, përmasat e dëmtimit të shkaktuara në çdo grup social dhe familje të veçantë dhe të përcaktojë format e mundshme të lehtësimit të problemeve të krijuara nga këto humbje. Familjet e dëmtuara duhet ta dinë mirë se do të kenë solidaritetin tonë, do të ndihmohen nëpërmjet punësimit në sektorin publik apo në sektorin privat, në bashkëpunim me këtë sektor. Këtyre familjeve duhet t’u krijohen dhe t’u afrohen kushte lehtësimi për veprimtari private, duke përfshirë edhe kreditimin e këtyre veprimtarive të tyre private nga ana e bankave shtetërore, autoritetet lokale duhet t’i lehtësojnë dhe favorizojnë në këtë drejtim veprimtarinë private të këtyre familjeve. Për depozitat e ngrira dhe pasuritë e tjera, në rast se aktiviteti, provohet primar apo mashtrim, atëherë me procedura tërësisht ligjore, transparente t’u rikthejë së bashku me interesat çdo qindarkë qytetarëve dhe t’u krijohen atyre, në rast se dëshirojnë, veçan sesë në grupe, lehtësira të mëdha për investimin në ekonomi të parave të depozituara. Gjithashtu, është e domosdoshme të asistohen iniciativat vetjake për hapjen e bankave private shqiptare apo krijimi i fondeve për investimit. Shqipëria do të ketë ... ishin të përmasave të Parlament, të dëgjoni zërin e përmirësimin e tyre dhe berjen e ligjeve të reja, edhe organizimit të zonave të lira, të cilat unë mendoj se duhet të shtrihen jo në një apo dy, por në

Shqipëria do të ketë

Shteti solidarizohet me familjet e goditura nga fajdet

Vendimet e Aktivitetit Kombëtar të PD-së 1. Të paraqiten në parlament në fillim të shkurtit ligjet për decentralizimin dhe rritjen e autonomisë së pushtetit lokal në aspektet e vendim-marrjes, administrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të projekteve etj; 2. Shqipëria, vendi i taksave më të ulta të shënojë brenda tre muajve të ardhshëm një kthesë të plotë në vjeljen e taksave dhe tatimeve në vend, në përputhje me parashikimet e buxhetit të shtetit. 3. Brenda këtij viti të përfundojë privatizimi i ndërmarrjeve të mesme dhe të fillojë privatizimi i të gjitha ndërmarrjeve të mëdha: bankave, energjisë, minierave dhe Telekomit. 4. Këtë vit numri i studentëve në shkollat e larta të rritet 5 % në krahasim me vitin 1995. Territori i Ish-shkollës së partisë të shndërrohet në një qendër të re universitare; të riorganizohet i gjithë organizmi i qytetit studentor. 5. Të realizohet programi për rritjen e pagave të punonjësve si dhe ndërtimi i tyre në përputhje me rritjen e çmimeve. Të krijohet Komisioni qeveritar për të studiuar përmasat e pasojave të falimentimit të ndërmarrjeve piramidale dhe të përcaktojë masa të shumë-anshme për lehtësimin e këtyre pasojave në familjet dhe grupet e goditura nga ky fenomen. 6. Të shpallen qytetet në të cilat do të krijohen zonat e lira, të përcaktohen territorët e tyre, ligjet dhe rregulloret për këto zona si dhe të fillojë veprimtaria në këto zona. 7. T’i propozohet parlamentit për të shpallur 9 Majin Ditën e Nënës. 8. Të gjitha strukturat e Partisë Demokratike si dhe institucionet shtetërore të angazhohen në një luftë të gjerë kundër kriminalitetit dhe për zbatimin e ligjit. 9. Të forcohet roli i strukturave të PD-së në të gjitha nivelet për një rol më aktiv të tyre në shpejtimin e zhvillimit të reformave dhe shpjegimit të tyre kudo. 10. Të realizohet një ndërthurje më e mirë bashkëpunimi midis strukturave të partisë dhe të gjitha niveleve shtetërore të zgjedhura me votën e elektoratit tonë, duke qenë gjithmonë e më tepër të ndërgjegjshëm e përgjegjës për realizimin e programit tonë. 11. Periudha e tanishme dy-mujore të jetë një periudhë pune intensive për kompaktësimin dhe zgjerimin e tërë strukturave tona duke filluar nga seksioni më i largët si kusht përgatitor i fushatës së zgjedhjeve në nivelet e degëve, që duhet të fillojë në pranverë.

Shqipëria do të ketë Kushtetutën që meriton. Bojkoti është vetëpërjashtim, është vetbllokim

Unë së pari shfrytëzoj këtë rast për t’u shprehur mirënjohjen më të thellë gjithë atyre qindra mijëra aktivistë, anëtarë dhe zgjedhësve të Partisë Demokratike të cilët me angazhimin dhe përkushtimin e tyre shndërruan vitin 1996 në vitin e fitores më të thellë të demokracisë, fitore e cila kurorëzoi jo vetëm suksesin e programit katër vjeçar të Partisë Demokratike që Shqipërinë e nxori në krye të rritjes ekonomike të Evropës, por me fitoret e mëdha elektorale, hapi tërësisht portat e demokracisë dhe prosperitetit të Shqipërisë së viteve 2000. Shqiptarët, gjatë vitit 1996, si asnjë popull tjetër, në dy votime plebishitare votuan për të njëjtën forcë politike, për Partinë Demokratike dhe programin e saj. Por në rast se besimi dhe vlerësimi i elektoratit shqiptar për Partinë Demokratike dhe programin e saj ishin të përmasave të pakrahasueshme, duhet të them sot se përgjegjësia jonë, e Qeverisë, e Parlamentit dhe e të gjitha institucioneve, Partisë Demokratike dhe të gjitha strukturave të saj nga kryesia te seksionet është jashtëzakonshme. Në këta vjet ne ndërtuam infrastrukturën e ligjeve të shtetit të së drejtës. Tani është imperativë të konsolidojmë ligjet, t’i zbatojmë dhe të realizojmë funksionimin e zhdërvjellët të shtetit. Në këta vjet, me programin tonë, ne u shkëputëm nga mjerimi dhe hymë në ekonominë e tregut. Në vitet që vijnë ne duhet të përfundojmë nga varfëria dhe të gëzojmë prosperitetin që meritojmë. Në këta vjet ne kemicur drejt Evropës me hapa vigane. Këta vite që vijnë duhet të jenë vitet e integrimit tonë të shpejtë në kontinentin të cilit i përkasim. Viti 1997 është viti i përcaktues për realizimin e këtyre objektivave. Për këtë qëllim është vendimtare të angazhohemi në zbatimin me rigorozitet të reformave, ligjeve, përmirësimin e tyre dhe bërjen e ligjeve të reja. Viti 1997 është viti vendimtar shumë të rëndësishëm dhe përcaktues për kushtetutën e vendit. Ne jemi të vendosur të bëjmë vendin me kushtetutë, jemi të vendosur të respektojmë ligjet tona kushtetuese, të jemi të hapur, të bashkëpunojmë me Këshillin e Evropës, të gatshëm për kompromis me forcat e tjera politike. Por, në rast se këta vjet më parë, partitë e ekstremit të majtë vendosën që të provokojnë zgjedhje të parakohshme, duke bllokuar nëpërmjet Kushtetutës Parlamentin, ata u gabuan. Asokohe, ne iu bëmë të qartë se parlamenti do të punojë deri ditën e fundit të mandatit të tij. Koha provoi vërtetësinë e asaj që thamë. Ndërsa sot u themi mos shpresoni të provokoni zgjedhje nëpërmjet bllokimit të Kushtetutës. Jo. Ne jemi të vendosur të bëjmë vendin me Kushtetutë përëndimore dhe nga ky proces nuk duam të përjashtojmë asnjëri. Përkundrazi, ju ftojmë të zini vend në Parlament, të dëgjoni zërin e elektoratit që votoi për ju, apelin e mijëra të rinjve të Shqipërisë, ju ftoj të merrni pjesë në këtë akt madhor për demokracinë, për Shqipërinë dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm, bashkëhartues të miratojmë Kushtetutën. Bojkoti është vetëpërjashtim, është vetbllokim. Shqipëria do të ketë Kushtetutën që meriton. Demokracinë e ndërtojnë vetëm ata që e duan dhe marrin pjesë në ndërtimin e saj. Viti 1997 do të jetë për ne viti i privatizimeve të mëdha. Të gjitha ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha duhet të përfundojnë gjatë këtij viti dhe të fillojë privatizimi i energjisë, bankave, naftës, telekomit. Ne kemi shpallur privatizimin e plotë si alternativë të programit tonë. Në këtë proces, ne shohim një nga burimet më të fuqishme të energjisë së iniciativës së lirë dhe zhvillimit të shpejtë të Shqipërisë. Ky proces duhet të dalë nga viskoziteti elektoral dhe duhet të shënojë hapa të mëdha përpara. Viti 1997 do të jetë viti i krijimit dhe shumë qytete të Shqipërisë. Kyçi i një zhvillimi të shpejtë të rëndësishëm që kemi realizuar në këta katër vjet qëndron tek liria dhe hapja, e cila është dhe mbetet faktor përcaktues për shfrytëzimin e të gjithë potencialit financiar të vendit, energjive krijuese të tij dhe tërheqjes së investitorëve të huaj. Në krijimin e këtyre zonave duhet të përdorim tarifat dhe standardet më liberale që janë njohur gjer sot. Për investimin në këto zona duhet t’u ofrohen shanse të njëjta shqiptarëve dhe të huajve. Ato duhet të konsiderohen para së gjithash si pole të fuqishme zhvillimi dhe punësimi. Vijon faqe 3

Pushteti Lokal të shkojë drejt vetqeverisjes

Fjala e Albert Brojkës, kryetar i Bashkisë Tiranë “Reformat ligjore duhet të sigurojnë përmirësimin e sistemit financiar të pushtetit lokal në mënyrë të atillë që të përballojë përgjegjësitë e tij” Faqe 4

Policia garanton rendin dhe qetësinë e qytetarëve

Thirrjet për të pushtuar sheshet janë antikushtetuese Për të organizuar miting policia ka ofruar vendet e caktuara për tubime proteste si aneksi i stadiumit “Selman Stërmasi”, fusha “Ali Demi”, pallati i Sportit “Asllan Rusi”, fusha e Sportit në Qytetin e Nxënësve, etj. Faqe 4