21/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

21 mars 1997

Kushtetuta të hartohet nga një komision parlamentar

Komisioni Juridik i Këshillit të Europës, aprovoi raportin për Shqipërinë Komisioni Juridik i Këshillit të Europës, aprovoi në mbledhjen e djeshme, raportin për Shqipërinë, të paraqitur nga deputeti zviceran Columberg. Projekt-rezoluta nuk pati ndryshime, me përjashtim të një paragrafi që u shtua dhe dhe që i bën thirrje partive politike të bashkëpunojnë me institucionet e vendit me qëllim që të vazhdojë me sukses reforma. Pjesëmarrësit, ndër ta edhe zv. Presidenti i Senatit Italian Contestabile, vlerësuan përparimet e Shqipërisë. Raporti i Komisionit Juridik, kërkon që kushtetuta të hartohet nga një komision parlamentar. Në mbledhjen e djeshme, nga delegacioni shqiptar mori pjesë deputeti Genc Pollo.

Dështon mitingu i bojës së kuqe

Socialistët provokojnë të dëmtuarit e fajdeve Strucët socialistë Socialistët provokojnë të dëmtuarit e fajdeve Dështon mitingu i bojës së kuqe Strucët socialistë Dje, në konferencën e shtypit të Partisë Socialiste sekretari i Përgjithshëm i saj mohoi faktin që partia e tij ka qenë iniciatore e protestave në Tiranë ditën e dielë. Ishte një deklarim që shkaktoi habi tek pjesëmarrësit por edhe tek vetë folësi që i hapi vetes të drejtën e vendit të parë në opozicion ndaj qeverisë dhe shtetit. Antikonformizmi i liderit socialist është shumë i vonuar. Asnjë nga njerëzit që kishte ndërmend të protestonte për problemin e fajdeve nuk ka bërë një deklaratë se do të protestonte ditën e dielë, në orën 12 pranë sheshit “Skënderbej”. Të paktën një gjë e tillë nuk është botuar në asnjë nga organet e shtypit dhe nuk është emetuar në asnjë nga radiot e vendit dhe ato të huaja apo media të tjera. Kjo gjë është deklaruar vetëm nga liderë socialistë në gazetat e tyre. Po ashtu nuk është kërkuar nga organet kompetente, prej asnjë personi që ka lënë paratë në fajde apo grup personash që ndodhen brenda këtij problemi, që të jepet leje për të protestuar në ndonjë nga sheshet e Tiranës. Këtë gjë e ka bërë vetëm kryesia e Partisë Socialiste me një bashkëvendim me partitë e majta. Ajo ka përpiluar të premten një kërkesë për miting që e ka paraqitur në organet kompetente dhe në ato jokompetente për ta dhënë këtë leje. Socialistët e kanë botuar atë në shtypin e tyre dhe e kanë propaganduar atë. Socialistët kanë zgjedhur edhe parullat. Me deklarimin e djeshëm Mejdani nuk mund të fshehë mungesën e njerëzve që e kanë pësuar nga fajdet në mitingun e tyre ashtu si edhe nuk mund të justifikojë përqeshjen dhe ironinë që e përshkoi protestën. Entuziazmi i Gjinushit, Mejdanit, Majkos dhe krerëve të tjerë socialistë i shprehur në fjalët: “se do ta shohë Berisha kur do të derdhet gjak në sheshin Skënderbeji” i paralajmëruar në gazetat e mëngjesit, u kthye në një falsifikim tragjik. Njerëzit e tyre, u detyruan lanin me ujë të gazuar, duart e fytyrat e skuqura nga boja e derdhur mbi ta Faqe 3 njerëzve që e kanë përsuar nga fajet justifikojë përqeshjen dhe ironinë që e përshkoi protestën e pardjeshme me atë fat të keq që pësuan të abonuarit në disa firma huamarrëse. Mejdani është mjaft i vetmuar në pacipësinë e tij për të për të bashkuar fatkeqësinë e të tjerëve me dëshirën e socialistëve për pushtet, destabilizim dhe pengim të reformës ekonomike në Shqipëri. Vendosja e partisë së vet në një vend ku shmanget dhe përgjegjësia është një mungesë force e serioziteti e partisë ku ai drejton. Kjo do të thotë se disa njerëz mund të dalin në shesh nëse u thotë kryesia e PS-së për të nesërmen flaken dhe harrohen prej tyre. Thënia e Mejdanit se ne vetëm i mbështetëm protestuesit është një largim i zakonshëm i socialistëve nga vendi i parë. Mbështetësit nuk dalin në tribunë dhe mbajnë fjalime. Edhe nëse e bëjnë këtë nuk e bëjnë të parët. Madje ka grisar autoparlantët të dielën. Po ashtu Gjinushi e ndonjë struc tjetër. Protesta e së dielës edhe pse e dështuar ishte që në fillim e paligjshme. Ajo po bëhej në një vend ku nuk kishte leje për miting si paligjshëm. për miting si dhe aq sa u bë u ndërtua në kundërshtim me sa thuhej në kërkesën e socialistëve për këtë miting. Vetëm një herë është thënë se njerëzit duan paratë e tyre. Pastaj thirrjet e tjera ishin për lirimin e Fatos Nanos apo diçka që është njësuar me të. Mejdani nuk ka qenë aq afër thirrjeve pasi në atë kohë po dëgjonte artikujt e “Koha Jonë” në qendrën e zërit të selisë së PS-së ose po pikaturonte me të kuq dorën e tij apo kuqalashëve të tjerë.

Zgjidhja e problemit nuk na intereson

PS në konferencë shtypi për fajdet Faqe 3 - Krerët socialist nuk i përgjigjen asnjë pyetjeje të gazetarëve - Duke e ditur që është vjedhje (sipas deklaratës së tyre) krerët e PS jo vetëm nuk e kanë ngritur zërin kundër fajdeve por përkundrazi

Zgjidhja e çështjes kombëtare - çështje parësore

Ministri Shehu priti nënkryetarin e LDK Hydajet Hyseni Ne i përmbahemi gjithnjë respektimit të së drejtës së popullit të Kosovës për vetëvendosje, duke respektuar njëkohësisht edhe mosndryshimin e kufijve me dhunë. Çështja e Kosovës zgjidhet në radhë të parë nëpërmjet një pjesëmarrjeje aktive dhe paqësore në këtë proces, për realizimin e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të vetë shqiptarëve të Kosovës - u shpreh Shehu Faqe 4

Islami: “Nuk e zbatojmë ligjin e tubimeve sepse nuk na pëlqen si ligj”

Faqe 3

Policia ndalon organizatorët

Mitingu i së dielës ishte i paligjshëm Janë shpallur persona në kërkim disa drejtues të PS-së, sëbashku me ish-shefin e Sigurimit të Shtetit, Saliko Saliun

Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor të përbëjë një sistem të vetëm dhe funksional

Tezat kryesore të programit të Qeverisë Demokratike në fushën e arsimit të lartë dhe Kërkimeve Shkencore për vitin 1996-2000, në mënyrë fare të përpiktë përputhen edhe me problemet bazë që kërkojnë zgjidhje gjatë kohës së mandatit të ri Faqe 3

Parlamenti diskuton për fajdet

“Të presim rezultatet e Komisionit jashtëparlamentar të Transparencës” Faqe 2

600 studentë “i shpëtojnë” ushtrisë

Deputetët e PD-së përkrahin iniciativën e Krasniqit

Arbnori: Marrëdhëniet Shqipëri Gjermani - të shkëlqyera

Zoti Riedl nënvizoi perspektivën pozitive të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Pikërisht për këtë theksoi ai unë kam sjellë me vete një ekip biznesmenësh të fushave të ndryshme ekonomike në mënyrë që në të ardhmen të ketë më shumë investime gjermane në Shqipëri Dje mbërriti për një vizitë dyditore në Shqipëri një delegacion gjerman i kryesuar nga zoti Erich Riedl (Ridl), Kryetari i Komisionit Ekonomik në Parlamentin Gjerman. Ai së bashku me një grup afaristësh gjermanë zhvilloi dje pasdite një takim me deputetët, anëtarët të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani. Në takim ishte i pranishëm Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor zoti Pjetër Arbnori. Duke iu uruar mirëseardhjen miqve gjermanë Kryetari Arbnori i cilësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, marrëdhënie të cilat në të ardhmen u shpreh zoti Arbnori padyshim që do të vijë duke u zgjeruar edhe më tej jo vetëm në planin diplomatik por edhe në fushat ekonomike. Marrëdhënie të shkëlqyera kanë ekzistuar mes Bundestagut gjerman dhe Parlamentit shqiptar dhe në këtë kuadër Parlamenti shqiptar është i mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme në fushën juridike, por edhe për ndihmën konkrete materiale. gjermane në Shqipëri. Premisat për të investuar në Shqipëri nuk janë të këqija, por duhen propaganduar më shumë kushtet favorizuese që ekzistojnë në këtë vend. Në takim u bisedua edhe një herë përparësia që duhet të ketë vendi ynë në planet e ardhshme investuese gjermane.

Parlamentarë gjermanë në Shqipëri