Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Portugalisë
, z. Gama, dje u nis për një vizitë zyrtare në Lisbonë Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Prof. Dr. Tritan Shehu.
Gjatë bisedimeve zyrtare do të diskutohet rreth rritjes dhe forcimit të shkëmbimeve bilaterale si dhe mbi bashkëpunimin në planin shumëpalësh.
Gjithashtu Ministri i Jashtëm Shehu dhe homologu portugez Gama, pritet të nënshkruajnë Marrëveshjen për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve.
Ligj nga Qeveria kundër piramidave
Kryeministri Aleksandër Meksi mbi vendimet e fundit të Qeverisë
Antipiramidë e Qeverisë
Qeveria bëri hapin tjetër në drejtim të problemit të fajdeve. Dje ajo ka vendosur krijimin e një komisioni qeveritar në të cilin do të angazhohen ministra dhe specialistë të qeverisë për të vëzhguar fenomenin e fajdeve në Shqipëri. Pas ngritjes së depozitave të fondacioneve kjo është masa e dytë e emergjencës qeveritare kundër humbjes apo përvetësimit të depozitave dhe kursimeve të qytetarëve shqiptarë.
Detyrat e këtij komisioni janë të formës preventive ndërkohë që eliminojnë mundësitë e vazhdimit të këtij fenomeni aq vulgar në vend. Qeveria Meksi shfaq kështu edhe njëherë hapësirën e saj për të realizuar sa të jetë e mundur mirëkuptimin e njerëzve që kanë lënë paratë në mëshirën e rastësisë si dhe për të shpërndarë informacionin e nevojshëm për atë çfarë ndodh ose mund të ndodhë në botën sedentare të fajdeve.
Ndërkohë që opozita e majtë me në krye socialistët ka bërë thirrje për të dalë në rrugë, veprim që nuk ka lidhje me botën e financave dhe për më tepër nuk është veçse një tjetër zbutur problem e të dëmtuarve, qeveria shqiptare dhe Partia Demokratike kanë ofruar rrugët e mundshme për të kapërcyer sa më me pak dhimbje humbjet e kursimeve të njerëzve.
Çdo veprim i ndërmarrë deri tani nga qeveria ka vetëm një formulë shpjegimi, mundësinë e shmangies së humbjeve të parave të njerëzve. Çdo shpjegim tjetër është dashakeqas dhe ka për qëllim së afirmimin politik të ndonjë force apo partie që ndjehet politikisht në Shqipëri më pak se sa një grup njerëzish që janë bërë rentierë.
Aty bëhet fjalë se do të dalë një ligj që do të shpërndajë këto pasuri të ngrira dhe të bllokuara dhe paraqet që kanë ngrirë para per bankä. Kjo do të jetë e vetmja mase?
Se pari brenda te henes, Qeveria do te paraqese nje ligj per ndalimin dhe penalizimin e te gjithe atyre qe krijojne skema piramidale, per te parandaluar qe ne te ardhmen te mos ndodhin dukuri te tilla dhe ato qe ndodhen e praktikojne ta dine nga ka qysh jane duke shkelur ligjin.
Sa do te zgjasë operacioni i verifikimit dhe i ndarjes se lekeve?
Se pari percaktohen sa leke jane, pastaj mbi bazen e ligjit do te ndahen nga gjykata dhe çdo qytetar ka te drejte te apeloje. Po te mos behet ky ligj mund te ndodhe qe te veprohet jo mbi baze te njejta per te gjithe.
Faqe 3
Komisioni i
Këshilli i Ministrave shton vëmendjen ndaj firmave huamarrëse
Qëndresa aktive paqësore përcaktuese për çështjen e Kosovës
Presidenti Berisha priti nënkryetarin e LDK Hydajet Hyseni
Dje në mesditë Presidenti i Republikës Sali Berisha priti nënkryetarin e LDK zotin Hydajet Hyseni
Dëshiroj që nëpërmjet jush të përshëndes Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Presidentin Rugova, për një përshëndetje të veçantë dua t’ua dërgoj, tha Presidenti Berisha, të gjithë të burgosurve politikë shqiptarë në ish Jugosllavi, sakrifica dhe vuajtjet e të cilëve përbëjnë epikën dhe simbolin e gjallë të qëndresës sonë kombëtare për liri, dinjitet dhe demokraci.
Shqipëria ka patur dhe ka një politikë konstante për çështjen kombëtare shqiptare e cila buron tërësisht nga parimet kombëtare dhe vlerat mbi të cilat mbështetet shoqëria e sotme në Shqipëri. Nisur nga këto parime ne kemi mbështetur dhe do të mbështesim të gjitha përpjekjet, protestat dhe mjetet e tjera aktive paqësore të shqiptarëve në Kosovë dhe kudo që janë, tha Presidenti Berisha, për garantimin e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe kombëtare që u përkasin sipas standardeve ndërkombëtare. Shqipëria ka mbrojtur dhe do të mbrojë këto të drejta dhe liri në të gjitha kancelaritë e mëdha dhe institucionet ndërkombëtare. Ne nuk jemi pajtuar dhe nuk pajtohemi me dhunën dhe aparteidin që ushtrohet në Kosovë dhe as me disinformimin nga mashtrimin ndaj popullit të Kosovës dhe shqiptarëve kudo që janë.
Duke respektuar parimin e mosndryshimit të kufijve me dhunë dhe zgjidhjes paqësore të çështjes kombëtare, ne kemi insistuar dhe insistojmë në konstituimin e parlamentit dhe gjithë institucioneve legjislative në Kosovë si dhe përdorimin e gjithë mjeteve dhe formave të qëndresës aktive paqësore, kjo si para fillimit të demonstratave në Beograd ashtu dhe të drejtat që u përkasin si të qytetarëve të vetë Europës. Janë miopë politika ata që projektojnë Kosovën si kartë në duart e Millosheviqit apo mit në koncept e ndonjë tjetri. Kosova është tokë e zotërve të saj që meritojnë të jenë qytetarë plotësisht të lirë.
Përkrahja jonë për demonstratat e Beogradit është përkrahje për një lëvizje paqësore demokratike.
Ne kemi vlerësuar dhe vlerësojmë lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Presidentit Rugova dhe përpjekjet e tyre në zgjidhjen e drejtë dhe paqësore të çështjes së Kosovës dhe ndërkombëtarizimin e kësaj çështjeje. Por ne mendojmë se në rast se mbështetja ndërkombëtare është shumë e rëndësishme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, faktor përcaktues me rëndësi për këtë zgjidhje dhe ndikimin pozitiv të mbështetjes ndërkombëtare në këtë zgjidhje janë dhe do të jenë përpjekjet e vetë shqiptarëve, qëndresa e tyre aktive paqësore për liri, dinjitetin dhe demokracinë.
Zoti Hyseni i solli Presidentit Berisha përshëndetjet e Presidentit Rugova dhe e falënderoi atë për mbështetjen e plotë që Shqipëria ka dhënë dhe jep zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës si kundër u theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Presidenti Rugova janë tërësisht të vendosur dhe të angazhuar për respektimin e plotë të vullnetit të lirë të shqiptarëve në Kosovë.
Parlamentarë francezë mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian
Ne do të mbështesim dhe mbështetim përpjekjet tuaja për bashkëpunimin dhe integrimin në Europë si dhe marrëveshjet që ka në plan të nënshkruajë Shqipëria me Bashkimin Europian, deklaruan Senatorët Jacques Genton, President i delegacionit të Senatit francez për Bashkimin Europian dhe deputeti Robert Pandraud President i delegacionit të Asamblesë Kombëtare për Bashkimin Europian.
Këtë qëndrim ia kanë shprehur deputetit Genc Pollo, Kryetar i Komisionit për Integrimin europian në Kuvendin Popullor, gjatë dy takimeve të veçanta që ai pati me ta në Paris. Ata vlerësuan krijimin e këtij institucioni të veçantë të Parlamentit Shqiptar si një sinjal të rëndësishëm të vullnetit të politikës nga Parlamenti për t’u integruar drejt Europës. Në këto takime u diskutua dhe përpjekjet tona për të ecur drejt Europës. Në këto takime u diskutua dhe për bashkëpunimin midis komisioneve dhe pala franceze u angazhua për të ndihmuar kolegët shqiptarë, me shkëmbime dokumentacioni e informacioni si dhe me staf specialistësh pranë institucioneve franceze.
Afaristët gjermanë interesohen të investojnë në Shqipëri
Berisha priti Kryetarin e Komisionit Ekonomik në Bundestagun Gjerman Erik Ridell
Zoti Ridell pasi vuri në dukje arritjet e Shqipërisë në reformën ekonomike vlerësoi legjislacionin shqiptar i cili kishte krijuar premisa shumë të mira për ardhjen e kapitalit të huaj
Dje në mesditë Presidenti i Republikës Sali Ridell i cili shoqërohej nga përfaqësues firmash të njohura gjermane, të interesuara për të investuar në Shqipëri.
Presidenti Berisha vlerësoi interesimin dhe angazhimin e Kryetarit të Komisionit Ekonomik të Bundestagut Gjerman ndaj Shqipërisë që në ditët e para të demokracisë si kontribues i çmuar në miqësinë dhe bashkëpunimin konstant dhe në rritje midis popujve dhe vendeve tona, bashkëpunim që përfshin dhjetra projekte të shtrira në të gjithë vendin. shumë të mira për ardhjen e kapitalit të huaj. Veçanërisht, tha ai, vizita juaj në Gjermani si dhe ajo e Presidentit Gjerman Herzog në Shqipëri hapën një perspektivë të re të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Afaristët gjermanë të pranishëm në takim i folën Presidentit Berisha për projektet që destinuan për Shqipërinë dhe e siguruan se afaristët gjermanë gjithnjë e më shumë po interesohen të investojnë në Shqipëri.
Dëshiroj që nëpërmjet jush të përshëndes Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Presidentin Rugova, për një përshëndetje të veçantë dua t’ua dërgoj, tha Presidenti Berisha, të gjithë të burgosurve politikë shqiptarë në ish Jugosllavi, sakrifica dhe vuajtjet e të cilëve përbëjnë epikën dhe simbolin e gjallë të qëndresës sonë kombëtare për liri, dinjitet dhe demokraci.
Komisioni i posaçëm qeveritar për fajdet
Çështja e fajdeve — Shteti ofron zgjidhje, opozita rrugën
Çështja e fajdeve
Shteti ofron zgjidhje, opozita rrugën
Page 2
qeveria shqiptare dhe Partia Demokratike kanë bërë… nga qeveria ka vetëm një formulë shpjegimi, mundësimin e shmangies së humbjeve të parave së afrimim bërë rentierëve.
Socialistët nuk mund të ndërtojnë imazhin e humanitetit duke përmbysur hallet e të tjerëve dhe duke i asimiluar ato politikisht. Loja e tyre me ata që janë prekur nga fajdet është antisociale dhe shkon në të kundërt të rezultateve pozitive, pra të atyre rezultateve që do të çonin në kthimin e parave të njerëzve. Mënyra e zgjedhur prej tyre është joefektive dhe nuk mund t’i mbajë gjallë ata as edhe një ditë të vetme. Ata që kanë humbur paratë kanë nevojë për ato që humbën dhe jo për iluzionin e Nanos, i cili u kujton atyre Suden apo ndonjë tjetër rentier.
Është e mundur që socialistët mund të thërrasin për paratë dhe është krejt normale të thirret edhe për paratë e partisë së tyre nëse nuk kanë dëshirë të publikojnë ato që janë vënë në emrin e secilit nga drejtuesit e kësaj partie. Por nuk është normale edhe etiketimi te konfondojnë Fatos Nanon të futur në burg për vjedhje dhe korrupsion me ata që janë vjedhur apo mashtruar.
Rruga është modeli i keq për të arritur një rezultat çfarëdo, në kushtet demokratike dhe në një situatë demokratike. Aq më keq kur rruga është zgjedhur prej njerëzve që drejtojnë Partinë Socialiste. Qeveria shqiptare tregoi dje gadishmërinë e saj për të zbatuar apo mënjanuar plotësisht pasojat e fajdeve dhe papërgjegjshmërinë e atyre që mblodhën paratë e njerëzve.