24/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 janar 1997

Parlamenti: Burg piramidave mashtruese të huamar­rjes

Parlamenti: Burg piramidave mashtruese të huamarrjes

Pranga për piramidat

Dje Kuvendi Popullor aprovoi një ligj të emergjencës lidhur me firma huamarrëse piramidale mashtruese. Kjo është një nga masat më shtrënguese që ka marrë shteti shqiptar dhe përbërësit e tij lidhur me fenomenin e huamarrjes në Shqipëri i cili ka rrezikuar një sasi të mëdha kursimesh të shqiptarëve. Ligji parashikon dënime si për drejtuesit e firmave të tilla ashtu edhe për ata që bashkëpunojnë në ngritjen e piramidave të grabitjes së parave të njerëzve. Për nga reptësia dhe penalizimi që siguron në rastet e mashtrimit ai mund të konsiderohet si një nen aksi i paketës së ligjeve antikorrupsion dhe antikrim që aprovoi pak ditë më parë Kuvendi Popullor. Dënimi i përcaktuar në nenet dy dhe tre vendos njëherë e përgjithnjë ndarjen e disa njerëzve nga përvetësimi i madh i pasurisë së tjetrit në format e huamarrjes dhe funksionimit të saj sipas piramidës. Qeveria shqiptare është koshiente për shqetësimin e njerëzve lidhur me pasuritë e tyre që kanë depozituar në firma të tilla. Gjithashtu ajo është koshiente se paratë e vendosura në fondacione. janë të pastra dhe verifikojnë punën e katër pesë viteve dhe kursimet e tyre. Është pikërisht kjo bashkëjetesë mes qeverisë dhe problemit që ka shkaktuar fenomeni i huamarrjes piramidale që ka realizuar një përkushtim të përditshëm të kabinetit qeveritar. Para pak ditësh në mënyrë elektrike u ngritë tërë depozitat që ishin të vendosura nga këto fondacione në bankat e vendit dhe filialet e tyre, veprim që arriti të shpëtojë nga shpërdorimi i mundshëm një sasi të shpërderimi i mundshëm një sasi të madhe parash e cila për një kohë optimale do të shkojë në duart e atyre që janë pronarë të vërtetë. Po ashtu qeveria aprovoi edhe ligjin që u miratua dje pasdite në parlament, ligj i cili e penalizon përfundimisht procesin e piramidave duke e fokusuar atë në rrethin e veprave kriminale që cenojnë shoqërinë dhe të drejtat e shtetasve. Ndërkaq qeverimet ligjore janë intensifikuar në maksimum për një periudhë pakorëshme është arritur që nëpërmjet një operacioni të forcave të policisë të rikthehen në duart e shtetit për të kaluar tek depozituesit edhe një shumë tjetër që kalon vlerën e 100 milionë dollarëve. Pothuajse ka ndodhur rritmi i plotë i fajdeve duke krijuar një atmosferë sigurie se shumat e depozituara mund të arrijnë në vlera të kënaqshme vlerën e depozitimeve. Qeveria i ka shikuar masat e saj të lidhura ngushtë me mirëqenien e njerëzve. Ato nuk drejtohen kundër kësaj mirëqenie për përkrahjen e sigurinë apo shtojnë parametrat e sigurisë së mirëqenies dhe pasurisë së qytetarëve. Asnjë qeveri nuk do të zgjidhte një alternativë ligjore e cila do të dëmtonte interesat e qytetarëve të saj. Në këtë kontekst, qytetarët që kanë depozituar para të tyre në firmat huadhënëse të tyre që janë edhe interesat e vendit, interesat e ekonomisë shqiptare pikërisht asaj ekonomie që ndërlidhet nga ekonomia e secilit. Opozita as nuk është funksionale në zgjidhjen e problemeve financiare dhe as nuk ka mundësinë dhe kapacitetin e duhur për të ofruar zgjidhje. Çdo përpjekje e saj synon drejt interesave politike dhe shfrytëzimit të rastit dhe nuk ka asnjë lidhje logjike dhe politike mes interesave të mëdha dhe interesave të njerëzve që kanë rrezikuar pasuritë e tyre në piramida. Jo më pak se 20 - vjet burgim dhe konfiskim i pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme do të jetë dënimi për organizatorët e skemave piramidale të huamarrjes, të cilat tashmë konsiderohen si krim në nenin 2 të ligjit të miratuar nga parlamenti. Burgim jo vetëm për organizatorët, por edhe për bashkëpunëtorët e piramidave mashtruese, të cilët sipas ligjit nuk do të dënohen me më pak se 10 vjet burgim dhe me konfiskim të përfitimeve ose të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të vënë prej saj. “Huamarrja e organizuar në bazë të skemave piramidale është veprimtari e paligjshme”. Parlamenti ka reaguar me ashpërsi brenda të ashtuquajturave firma të fajdeve. Në mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave i ka paraqitur dje parlamentit projektligjin për ndalimin e skemave piramidale të huamarrjes duke e konsideruar atë si një domosdoshmëri për marrjen në mbrojtje të interesave pasurore të individëve. Jo më pak se 20 - 2 të ligjit të miratuar nga parlamenti. Pas kësaj relacione të kryeministrit Meksi vendosja e një mase të tillë dënoimi jo vetëm që është në përputhje me reformat e veprës penale, por rezikshmërinë e tyre e përputhje me synon të luajë rolin e nevojshëm preventiv me qëllim që t’i ripërtërit ruga formave të tilla të cenimit të interesave pasurore të individëve, të cilat njëkohësisht formojnë forma mjaft të dëmshme e destabilizuese në këndvështrimin ekonomik-social.

Jo më pak se 20 - vjet burgim dhe konfiskim i pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme do të jetë dënimi për organizatorët e skemave piramidale të huamarrjes, të cilat tashmë konsiderohen si krim në nenin 2 të ligjit të miratuar nga parlamenti

Rregulla rigoroze në përpilimin e listave

Komisioni nismëtar për çdëmtimin nga firmat e falimentuara i shkruan Presidentit Berisha Ju falenderojmë për brengosjen dhe interesimin tuaj për personat e dëmtuar nga veprimtaria e firmave huamarrëse të falimentuara thuhet në kërkesën e këtij komisioni . Një komision nismëtar për çdëmtimin nga firmat e falimentuara i ka dërguar një kërkesë Presidentit të Republikës Sali Berisha. kërkesën e këtij komisioni. Angazhimi Juaj për këtë problem në Aktivin Kombëtar të Partisë Demokratike ka shtuar besimin se personat e dëmtuar do të ndihmohen për të zbuluar pasojat që rrjedhin nga falimentimi i këtyre firmave. Me këtë rast sugjerojmë që pasi të bëhet prej organeve shtetërore verifikimi i listave me emrat e huadhënësve dhe shumat e derdhura prej tyre për firma të ndryshme, të njihen gjendja reale ekonomike dhe shkalla e dëmtimit të secilit huadhënës, ku të ndihmohen së pari familjet që janë të dëmtuara më shumë. Për ata persona, që për arsye të vështirësive ekonomike kanë shitur shtëpitë, mendojmë që me përparësi të bëhet zëvendësimi i tyre nga pasuria e firmave të falimentuara. Dhe të gjithë të dëmtuarit e zhvendosja e tyre nga pasuria e firmave të falimentuara. Dhe të gjitha të dëmtuarit e tjerë të ndihmohen financiarisht dhe në forma të tjera për të zvogëluar deri në minimum humbjet e tyre. Me këtë rast kërkojmë nga organet shtetërore që të vendosë rregulla rigoroze në përpilimin e listave të personave të dëmtuar dhe të përcaktojë kohën optimale për shlyerjen e dëmtimeve. Për nga rëndësia sociale ekonomike e fenomenit të krijuar, nga ana e qeverisë të hartohet një buletin periodik për problemet e mësipërme.

Europ parlamentarët: Mbështesim integrimin europian të Shqipërisë

Pollo në Parlamentin Europian Në datë 21-22 janar 1997 kryetari i Delegacionit Popullor për Marrëdhëniet me Parlamentin Europian, Deputeti Gen Pollo, zhvilloi bisedime me z.v. Presidentët e Parlamentit Europian Joan Lucas, Sir Edward Coudjo me z.v. Presidentët e Parlamentit Europian Joan Lucas, Sir Edward Coudjo ... Në datë 21-22 janar 1997 kryetari i Delegacionit Popullor për Marrëdhëniet me Parlamentin Europian, Deputeti Gen Pollo, zhvilloi bisedime me z.v. Presidentët e Parlamentit Europian Joan Lucas, Sir Edward Clark, e zotin Guido Podesta me kryetaren e delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Shqipërinë zonjën Doris Pack, me kryetaren e Komisionit të Parlamentit Europian zonjën Monika Baldi si dhe eurodeputetët Otto von der Karl von Habsburg, van Velzen dhe Oudakker. Gjatë takimeve u bisedua për zhvillime politike dhe ekonomike në Shqipëri si dhe për situatën në rajon. Europarlamentarët u shprehën për një mbështetje nga ana e tyre për integrimin europian të Shqipërisë e të marrëveshjes së ardhshme me BE. Zonja Pack konfirmoi vizitën e Delegacionit të Parlamentit Europian gjatë muajit të ardhshëm në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Bruksel z. Pollo pati takime me z.v. sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Sergio Balanzino, Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit Europian-Përendimor, z. José Cutileiro, si dhe me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian. Ai u takua e priti në Komitetin për Çështje Europiane të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës.

Islami: Jemi kundër sigurimit të kreditorëve

Partia Socialiste mbetet në krah të strukturave të ish-Sigurimit të Shtetit Ekstremistët i socialistëve që herë pas here kërcënojnë shqiptarët për thyerje kafkash dhe kampe përqendrimi, pati kohë të konfirmonte se partia e tij do të vazhdonte të qëndronte në krye të nismave që synojnë destabilizimin e vendit Faqe 3

Për socialistët nuk pyet askush

Gazetarët injorojnë konferencën e PS-së Asnjë pyetje për liderët socialistë dhe vetëm një deklaratë e parapërgatitur ka shoqëruar 30 minutëshin e të ashtuquajturës konferencë për shtyp.

Piramida mashtruese e PS

-375 milion lekë dhe 22 milion dhrahmi ju janë mbledhur qytetarëve përpara zgjedhjeve të majit me biletat e ndara nga PS duke ju premtuar kthimin e tyre me dyfishin e vlerës mbas zgjedhjeve

Konfirmohen mundësitë investuese në Shqipëri

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Tritan Shehu përfundoi vizitën në Portugali Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Tritan Shehu përfundoi vizitën në Portugali Konfirmohen mundësitë investuese në Shqipëri Arritja e një marrëveshjeje të re me Bashkimin Europian, theksoi Ministri Shehu, konsiderohet si një përparësi e rëndësishme e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në BE, ç’ka do të shtonte edhe shkëmbimet bilaterale me Portugalinë, si një vend anëtar i saj Në vazhdim të vizitës zyrtare në Portugali, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Tritan Shehu u prit në Agjensinë Qeveritare të Investimeve, Tregtisë dhe Turizmit nga Zv. Presidenti i saj, z. Diogo Tavares. Kjo agjensi, me 51 qendra jashtë Portugalisë, mbulon import-eksportin, turizmin, si dhe investimet e huaja në Portugali e gjithashtu investimet portugeze jashtë vendit. Përsa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, pala portugeze theksoi se vullneti i tyre politik duhet t’i përgjigjet një bashkëpunimi direkt konkret, i bazuar mbi një informacion koherent për njohjen e kapaciteteve të të dy vendeve tona. Ministri Shehu, duke qenë dakord me sugjerimet e palës portugeze, identifikoi rezervat potenciale që ofron Shqipëria si partnere në fusha të tilla si ajo e agrikulturës, minerare, turizëm, infrastrukturë, etj. Ministri Shehu, konsiderohet si një hap i rëndësishëm i i saj. Pas negociatave në rang specialistësh, u ra dakord mbi parafimin e Marrëveshjes për nxjerrjen dhe mbrojtjen e investimeve midis dy vendeve tona. Në mbyllje të vizitës zyrtare në Portugali, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Shehu u prit në Parlamentin portugez nga Kryesia e Asamblesë. Në këtë takim të përzemërt e miqësor, Ministri Shehu u informua rreth punës së Parlamentit portugez, e për më tepër për krijimin e Grupit Parlamentar të miqësisë Portugali-Shqipëri. Në përgjigje të këtij interesimi, Ministri Shehu shprehu gadishmërinë e Parlamentit shqiptar për një bashkëpunim më të ngushtë me Parlamentin portugez në të ardhmen. Pala portugeze u tregua e gatshme për të shkëmbyer eksperiencën rreth problemeve të integrimit në strukturat europiane që Shqipëria po përballon, një sfidë që Portugalisë i është dashur të përballojë rrjedhën e dekadave më parë. Në mbyllje të takimit, Ministrit Shehu iu transmetua ftesa për Kryetarin e Parlamentit Shqiptar, z. Arbnori, për të vizituar Portugalinë në një afat sa më optimal. Gjatë gjithë vizitës zyrtare në Lisbonë, Ministri Shehu shoqërua nga Ambasadori Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Shqipërisë për Francën e Portugalinë, Besnik Mustafaj. Dje, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Prof. Dr. Tritan Shehu, u kthye në Atdhe.

Shkelje të ligjit në dogana, privatizim, tendera e në Komisionet e Kthimit të pronave

Kontrolli i shtetit raporton për buxhetin e vitit 1995 e aktivitetin financiar të vitit 1996 Faqe 7

Ligji: “Për ndalimin e skemave piramidale mashtruese të huamarrjes”

NENI 1 e paligjshme. NENI 2 Organizimi dhe vënia në funksion e skemave piramidale mashtruese të huamarrjes përbën krim dhe dënohet me jo më pak se 20 vjet burgim dhe me konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. NENI 3 Personat që punojnë a ndihmojnë për realizimin e skemave piramidale mashtruese të huamarrjes, kur për shkak të kësaj pune krijojnë, kanë qenë për këtë veprimtari dënohen me jo përfitimeve ose të pasurisë së dhe të paluajtshme të vënë prej saj. NENI 4 Organet e prokurorisë, kur fillojnë çështjen penale, kryesisht ose në bazë denoncimi, ndaj personave për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se janë anëtarë të veprave penale të përmendura në nenet 2 dhe 3 të këtij ligji, vendosin sekuestrimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, me qëllim mbrojtjen e interesave pasurore të personave të dëmtuar dhe sigurimin e zbatimit të vendimit penal.