25/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 janar 1997

Parlamentarët zhvillojnë miqësinë mes dy vendeve

Dje në mesditë, Presidenti i Republikës Sali Berisha, priti delegacionin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Deputetëve të Italisë të kryesuar nga zv. Presidenti i këtij Komisioni, z. Vito Leceze. Presidenti Berisha priti delegacionin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Deputetëve të Italisë Parlamentarët zhvillojnë miqësinë mes dy vendeve Dje në mesditë, Presidenti i Republikës Sali Dhomës së Deputetëve të Italisë të kryesuar nga zv. Presidenti i këtij Komisioni, z. Vito Leceze. Presidenti Berisha vlerësoi këtë vizitë dhe kontributin që parlamentarët italianë kanë dhënë dhe japin në miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy popujve dhe dy vendeve tona. Ai foli për zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe për përpjekjet që bën Partia dhe Qeveria Demokratike për të zhvilluar dialogun dhe bashkëpunimin me forcat e ndryshme politike. Në lidhje me gjendjen në Kosovë, Presidenti theksoi domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje për të shmangur një shpërthim të rrezikshëm për të gjithë rajonin. Deputetët italianë u angazhuan që të punojnë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e frymës së bashkëpunimit midis dy popujve dhe vendeve tona.

Paratë do t’u rikthehen njerëzve

Takim pune i Presidentit Berisha me drejtuesit e Kuvendit Popullor dhe Qeverinë shqiptare Në vijim të takimeve të këtyre ditëve të fundit me qeveritarët më të lartë, dje Presidenti Berisha zhvilloi përsëri një takim pune ku ishin të pranishëm Kryetari i Parlamentit Arbnori, Kryetari i Këshillit të Ministrave Meksi, Prokurori i Përgjithshëm Dragoshi, ministrat Bode, Shamata, Pëçi, Halili, Sekretari i Shtetit për Pushtetin Lokal Kosovrasti, Guvernatori i Bankës Kombëtare Luniku, drejtues të bankave dhe këshilltarë të tij. Në këtë takim Presidenti Berisha kërkoi që pushtetarët e të gjitha niveleve të gjenden pranë njerëzve të goditur nga mashtrimi dhe t’u shpjegojnë atyre me një dialog të qartë dhe bindës se vendimet e Qeverisë, ligjet e Parlamentit, ndërhyrjet efikase të Prokurorisë, forcave të Rendit dhe Shërbimit Informativ Kombëtar kanë shmangur me efikasitet dhe sukses një fatkeqësi me përmasa shumë të gjera që do të krijonin skemat piramidale dhe kanë shpëtuar nga grabitja paratë e qindra mijëra familjeve shqiptare. Kështu, vetëm nga ngrirja në kohë e 25 ... [?] ... ato, së bashku me interesin bankar, do t’u rikthehen atyre. - Të ngrihet një komision me ... [?] në mbarrë vendin të identifikojë familjet më të dëmtuara dhe të përcaktojnë masat imediate për të ndihmuar këto familje. ... alternative tjetër përveç falimentimit, atëherë të ndërmerren me procedura transparente ligjore falimentimi i tyre dhe vlerat e ... [?] ndërhyjet shumë të gjera që do të krijonin skemat piramidë shqiptare. Kështu, vetëm nga ngrirja në kohë e 25 miliardë lekëve, të cilat në skemën e mashtrimit gjatë muajit shkurt, do të duheshin shpërndaheshin vetëm 1/3-ës së kreditorëve, sepse ishin vendosur interesa 300% duke qenë duar bosh, viktima të mashtrimit, 2/3 e huadhënësve të tjerë, tani do të përfitonin të gjithë huadhënësit, duke marrë para nga shpërndarja e parave të ngrira. Gjithashtu Presidenti Berisha kërkoi - T’u shpërblehet huadhënësve se të gjitha paratë e depozituara në banka, janë paratë e tyre dhe se - Të ngrihet një komision me juristë, përfaqësues depozituesve, ekspertë të financave bankare për të vendosur format e ndryshme konkrete të parave dhe pasurive të tjera huadhënësve. Ky komision që do të punojë në varësi të Komisionit qeveritar, duhet t’i paraqesë propozimet e tij Qeverisë, e cila do të hartojë ligjin për këtë qëllim dhe do t’ia paraqesë Parlamentit. Dhe me një procedurë tërësisht ligjore dhe transparente ajo do të fillojë dhënien e parave. - Të gjitha komunat, bashkitë e mbuluara të identifikojnë të ndihmuar këto familje. - Komisioni Qeveritar të vendosë dialogun me kompanitë që krahas veprimtarise rentiere, nga e cila duhet të dalin, kanë edhe veprimtari të tjera ekonomike e investime në fusha të ndryshme, dhe pasi të jetë bërë vlerësimi nga ekspertët i fuqisë së tyre ekonomike karshi detyrimit që kanë, të merren vendimet, gjithnjë në interes të huadhënësve dhe të zvogëlimit të dëmit ndaj tyre. - Për rastet kur nuk ka asnjë alternativë falimentimi i tyre dhe vlerat e përfituara nga ky proces në përputhje me ligje dhe vendime transparente, t’u kalojnë të gjitha huadhënësve të këtyre kompanive. - Në të gjitha rastet e tjera me vendime transparente qeveritare dhe në raste nevoje dhe me ligje të caktuara, të përcaktohen masat lehtësuese shtetërore që këto kompani të kapërcejnë vështirësitë momentale, të rrisin fitimet së pari, në interes të shlyerjes së borxheve që u kanë huadhënësve. Të gjitha këto bën të mundur që edhe kjo ide më e drejtë dhe e përcaktuar të gjitha mënyrat e kthimit të parave. Së dyti ka një spekullim të madh në shtyp në lidhje me kufizimet që bën banka jonë në dhënien e jo më shumë se 30 milionë lekë në ditë depozituesve. Unë mendoj se një masë e tillë është jetike. Së pari për vetë depozituesit, sepse në rast se Bankat e Shqipërisë do të lëvronin në një kohë të shkurtër lirshëm paratë e këtyre depozituesve, duke lënë qindra mijëra depozita... e tyre, një inflacion të vetë menjëhershëm dhe galopant. Së dyti do të ishte një përgjegjësim i menjëhershëm i nivelit të jetesës në mbarë vendin, një shkatërrim i institucioneve, të cilat kanë krahas rentiere të cilat kanë edhe veprimtari të tjera (nga e cila ato duhet gjithë dispozitat ligjore në fuqi të krijojnë lehtësirat e mundshme dhe të shmangshme në të gjitha ato raste kur firmat nëpërmjet fitimit ka mundësi të zvogëlojnë dëmin ndaj huamarrësve të vet. Në raste të tjera, sigurisht që do të mbetet metoda e njohur, metoda klasike e falimentimit të tyre dhe sigurimit të vlerave monetare të tyre të cilat do t’u kthehen tërësisht huadhënësve shqiptarë.

Masë në dobi të huadhënësve

Prononcim i Presidentit Berisha për Televizionin Shqiptar Si konkluzion unë mund të them se në këtë mbledhje i kërkova edhe një herë Qeverisë dhe Parlamentit dhe të gjitha institucioneve të marrin masa energjike dhe të shpejta për të minimizuar sa të jetë e mundur e më shumë dëmin e krijuar huadhënësve shqiptarë nga falimentimi i skemave piramidale. Në këtë aspekt unë e konsideroj së pari si shumë të rëndësishëm vendosjen e një dialogu intensiv ndërmjet pushtetarëve dhe qytetarëve për t’u shpjeguar mirë efikasitetin e veprimeve të fundit. Shoh se ka një keqkuptim dhe ka një tendencë për të manipuluar me fatkeqësinë e të tjerëve. Unë kam mirëkuptim për protestat e qytetarëve dhe për zemërimin dhe hidhërimin e tyre dhe nuk e çënoj këtë aspak ata që përpiqen t’i manipulojnë dhe duhet t’u them këtyre Vllahosove se nuk ka më proletariat në Shqipëri. Vërtet këta qytetarë kanë pësuar një fatkeqësi dhe një humbje dhe Qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta lehtësuar, por është domosdoshmërisht të kuptohen disa masa që u morën. Le të marrim ngrirjen e fondeve, 25 miliardë lekë të cilat u ngrinë në dy fondacionet e fundit janë tani pronë tërësisht e huadhënësve të tyre. Nëse këto nuk do të ishin ngrirë me interesin 300% këto brenda majit shkurt do t’i jepeshin jo ... [?] ... alternativa falimentimi i tyre dhe vlerat e huadhënies u huamarrjes dhe t’i propozojnë sa më shpejt Qeverisë që t’i kërkojë të gjitha firmave të vogla që janë në Shqipëri. Asnjë vend dhe asnjë bankë nuk mund të ndërmarrë një veprim të tillë i cili do të ishte shkatërrimtar për të gjithë firmat dhe investitorët. Ndaj dhe dhënia graduale e tyre duke paguar gjithnjë interesin për vonesën është rruga e vetme, rruga më e sigurtë e kapërcimit të këtyre vështirësive. Po në këtë mbledhje i kërkova qeverisë, komisionit qeveritar, parlamentit dhe të gjitha institucioneve, që me firmat rentiere (nga e cila do të dalin) edhe investime ekonomike rentiere (nga e cila të ndodh të dalin) edhe investime ekonomike të rëndësishme në fusha të ndryshme, të vendosin dialog intensiv. Qeveria, institucionet duke shfrytëzuar të gjitha dispozitat ligjore në fuqi të krijojnë lehtësirat ... [?]

Kthimi i parave në një kohë sa më të shkurtër

Meksi krijon dy nënkomisione teknike për problemin e huamarrjes Për paratë e ngrira do të përcaktohet brenda një afati shumë të shkurtër mënyra se si do të shpërndahen këto të holla. Dëshira jonë është që kjo ndarje të fillojë sa më parë për të mënjanuar çdo keqkuptim, çdo keqinterpretim. Paratë ju takojnë atyre që ua kanë dhënë këtyre fondacioneve mashtruese, keqbërëse. Ato do t’u kthehen të zotërve të tyre në një kohë sa më të shkurtër. Në kohën më të shkurtër teknikisht të mundshme. Pra ne do të gjejmë një strukturë të tillë të administrimit të parave që ato të shpërndahen sa më parë. Ministri Kryetar i Këshillit të Ministrave, Aleksandër Meksi, në një intervistë dhënë televizionit, dje pas një mbledhjeje të Komisionit Qeveritar për huamarrjen, lajmëroi krijimin e dy nënkomisioneve të cilët do të bëjnë mbylljen e ciklit të kthimit të parave të ngrira si dhe do të mundësojnë transparencën e problemeve dhe zgjidhjen e tyre për firmat investuese por që kanë edhe huamarrje. Komisioni qeveritar u mblodh për të vënë në jetë disa porosi që u dhanë para disa orësh në takimin me Presidentin Berisha. Kryeministri në fillim të intervistës. Qëllimi i takimit të sotëm është krijimi i dy nënkomisioneve, theksoi ai, njëri që do të merret me problemin e

Fajdet djegin bashkinë

Grumbullime të dhunshme në qytetin e Lushnjës Ndërsa asnjë nga pjesëmarrësit në grumbullimet e paligjshme nuk është dëmtuar, mësohet gjenden të shtruar në spital në gjendje të rëndë tre policë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe 12 të tjerë të plagosur lehtë Faqe 2

Dosja Xhaferri e fshehur në sirtarët e Dacit

Prel Martini përgënjeshtron “KJ” Aktpadia ishte bërë nga Shërbimi Informativ Kombëtar Zoti Prel Martini shpjegon se: “Siç rezulton nga verifikimi që iu bë dje në kryesinë e Gjykatës së rrethit Tiranë, kjo dosje civile me paditës, siç thamë më lart Shërbimin Informativ Kombëtar dhe i paditur Rrapush Xhaferri është mbajtur nga gjykatësi i çështjes Luan Daci nga data 30.IV.1996 deri më dt.2.10.1996”. Faqe 3

Raporti i Komisionit Jashtëparlamentar të Transparencës i dorëzohet Komisionit Parlamentar të Ekonomisë

Faqe 3